 |
Mire se vini ne web faqen zyrtare te Dr. Bedri
Selmani |
|
|
|
|
Profesor Dr. Bedri
Selmani |
|
Çka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise
kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe
te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe
ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni,
duke klikuar ketu! |
|
|
|
|
Projektligjet e propozuara nga Dr. Bedri
Selmani në Kuvendin e Kosovës |
|
|
|
|
|
 |
|
Projektligji per rregullimin e veprimtarive
energjetike |
Zotri Kryetar!
Zonja dhe Zotrinje deputet
Zotrinje Ministra
Projektligji per rregullatorin e energjis qe eshte
paraqit nga sponzoruesi per leximin e pare, eshte
i gabuar qysh me emertimin e tije, ky projektligj
me qellim te permbushjes se detyrave qe do t’i
kete ai duhet te quhet “Projekligji per
rregullimin e veprimtarive energjetike”, pra
sponzoruesi ee ne fillim jep me kuptuar se nuk ka
poseduar informata te mjaftueshme dhe per kete ka
bere gabim profesional.
Prandej qe ne kreun e pare ne nenin 1. sponzoruesi
nuk e definon drejt se me çka ne te vertet duhet
te mirret ky projekligj. Definimi eshte konfuz dhe
i pa qarte po citoj, vetem nje fjali nga ky nen,
“kompetencat, detyrat dhe funksionet e zyra te
rregullatorit per energji” e tere fjalija na jep
me kuptuar konfuzionin e plote dhe plotesisht jo
funsional si duhet me u definu drejt ky
projektlijg.
Kry projektligj duhet te definohet ne kete menyre:
“Me qellim te kryerjes se puneve ne dhenjen e
lejeve (licencave) per kryerjen e veprimtarive
energjetike, te puneve te mbikqyrjes dhe veprimit
te paanshem te tregut te energjis, puneve per
sigurimin e mbykqyrjes dhe kryerje e paanshme te
veprimtarive energjetike te cilat kryhen si
sherbime publike, per kryerjen e puneve lidhur me
rregullimin e çmimit te energjis te cilat
llogariten ne baze te sistemit tarifor, si dhe ne
kryerjen e puneve tjera te cilat ju kane lene ne
baze te Ligjit jper energji dhe ligjeve tjera me
te cilat rregullohet kryerja e veprimtaris
energjetike ne treg ose si sherbime publike, me
kete ligj formohet Keshilli per rregullimin e
veprimtarive energjetike i cili eshte personi i
pavarur juridik me seli ne Prishtine.
Ne nenin dy dhe perkunder perpjekjeve per te
sqaruar qellimin e ketij ligji sponzoruesi bene
gabimin elementar kur thote se ky ligj eshte
korniz rregullative per sektorin e energjis “ata
harrojn se egezistojn veprimtarit energjetike ne
te cilat veprojn subjektet energjetike te cilat
per kryerjen e veprimtaris energjetike duhet te
posedojn lejen te cilen e leshon keshilli per
rregullimin e veprimtarive energjetike, qe
formohet ne baze te ketij ligji.
Ne nenin 3 sponzoruesi fare nuk bazohet ne
shprehjet qe jane dhe duhet te sqarohen ne Ligjin
per energji, ne Ligjin per tregun e energjis
elektrike, ne Ligjin per tregun e naftes dhe
derivative te naftes dhe ne Ligjin per tregun e
gasit natyror, e te gjitha keto ne baze te ketyre
ligjeve kryhen si veprimtari energjitke ne treg.
Prandej ata pa nevoj dhe ne menyre joracionale
sqarojn diqka qe eshte sqaruar njeher.
Kreu i dyte, eshte plotesisth i paqarte dhe
konfuze, qe ne emertim, si mund te kuptohet ky
titull po citoj: “Organizimi i zyra te
Rregullatorit per energji te rregult otorit per
energji” kjo eshte plotesisht gabim dhe kjo duhet
te riformulohet drejt dhe kuptueshem siq vijon:
“Organzimi i keshillit per regullimin e
veprimtarive energjetike” dhe metutje duhet te
definohet organizimi i mirefillte i keshillit per
rregullim, siq vijon: “Keshilli per rregullim i ka
shtate antare, nga te cilet njeri ushtron detyren
e kryetarit te keshillit per rregullim, kurse
njeri detyren e zavendes kryetarit te Keshillit
per rregullim. Kryetarin, nenkryetarin dhe antaret
tjere te kshilit per rregullim me propozim te
Qeveris se Kosoves ne kohezgjatje prej dy vjeteve,
me ate ee mund te emrohen ne te ardhmen dhe per
pes vjete tjera. Tre antare i emron PSSP-ja,
gashte antare tjere i propzon Qeveria dhe i
miraton Kuvendi, dhe emrohen nga PSSP-ja. Me
statutin e Keshillit per rregullim do te caktohet
ee te gjithe anetaret e Keshillit per rregullim
detyren e vete do ta kryen ne menyre profesionale”
Mandej ne nenin 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, dhe
14, jane qeshtje qe duhet t’i lihen statutit dhe
akteve tjera qe do t’i sjelle Keshilli per
rregullim me pelqim paraprak te Qeveris se Kosoves
dhe PSSP-se.
Ne baze te statutit Keshilli per rregullim ka te
krejtat dhe obligimet. Keshilli per rregullim e ka
sherbimin per kryerjen e puneve administrative
teknike.
Kreu i trete, gjithashtu eshte konfuzitet i plote,
si munde te kuptohet titulli i ketij kreu, po
citoj: Kompetencat e Zyres terregullatorit per
energji te rregullatorit per Energji” prandej edhe
ne nenet 15, 16, 17, 18, duhet te riformulohen
shume prej te cileve edhe te fshihen per arsye se
jane qeshtje e statutit te Keshillit per rregullim,
dhe qeshtje e ligjit per energji dhe ligjeve tjera
per kryerjen e veprimtarive energjetike.
Kreu i katert, prap i pa kuptueshem titulli, si
mund te kuptohet, po e citoj “Financimi i Zyra te
Rregullatorit per Energji te Regullatorit per
Energji” ne vend se ti thuhet “Financimi i
Keshillit per rregullimin e veprimtarive
energjetike” kjo eshte drejte.
Prandaj neni 19, 20, 21, 22, jane plotesisht
qeshtje te statutit dhe gabime profesionale dhe te
pasihronizuara.
Kreu i pest, dhe nenet 23, 24, jane qeshtje qe do
te percaktohn me statut te keshillit per rregullim
dhe qeshtje e ligjit.
Kreu i gjasht, procedurat administrative
gjithashtu jane qeshtje e statutit dhe akteve
tjera te cilat i sjelle Keshilli per rragullimin e
veprimtarive energjetike, prandej neni 25, 25, 27
duhet te fshihen.
Kreu i shtate, Licencat, plotesisht do te eshte e
panevojshme te perseritet, ajo percaktohet ne
Ligjin per energji qe baza themelore e kryerjes
dhe i cili percakton rregullat e dhenjes se lejeve
(licencave) dhe gjithashtu me statut te Keshillit
per rregullim do te percaktohen detajet
administrative.
Kreu i tete, i adhtuquajtur “Ndertimi i
kapaciteteve te reja prodhuese, rrjetave te gasit,
linjave direkte elektroenergjetike dhe linjave
gypore direkte” eshte plotesisht konfuze dhe jo e
sakt per arsye se kete pikeqeshtje e rregullojn
Ligjet perkatese per veprimtari energjetike, siq
eshte ligji per energji, Ligji per tregun e
energjis elektrike, Ligji per tregun e naftes dhe
derivateve te naftes, dhe Ligji per tregun e gasit,
kurse disa pikeqeshtje tjera rregullohen me
statutin e Keshtillit per rregullim dhe me akte
tjera. Prandaj tere kreu i tete duhet te fshihet.
Kreu i nente, i ashtuquajtur Rregullimi i çmimeve,
gjithashtu eshte konfuze jo kompatibil dhe jo mire
i percaktuar sepse kjo qeshtje rregullohet me
Lijin per energji dhe ligjet tjera te cilat
rregullojn kryerjen e veprimtaris energjetike.
Edhe kreun e 10, 11, 12, 13, e percjellin te
njejtat anomali dhe jane qeshtje e ligjeve per
kryerjen e veprimtarive energjetike ose te
statutit dhe akteve tjera te Keshillit per
rregullimin e veprimtarive energjetike.
Prandaj duke u bazuar ne te gjitha keto argumente
profesionale, propozoj qe ky Projektligj te
shtyhet dhe si i tille te korigjohet.
Ju faleminderit! |
|
Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke
klikuar Ketu! |
|
|
 |
|
|
|
|
|