 |
Mire se vini ne web faqen zyrtare te Dr. Bedri
Selmani |
|
|
|
|
Profesor Dr. Bedri
Selmani |
|
Çka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise
kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe
te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe
ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni,
duke klikuar ketu! |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
Çka po ndodhe me zhvilimin e qendrueshem ekonomik
ne rrethanat e reja globale? |
Horizontet e zhvillimit te elitave politike dhe te
ndermarrseve ne nivel global, qofte ne kufijt
nacional apo internacional, shume qarte jane te
percaktuar per rritjen materiale si qillim kryesor
i reproduksionit shoqeror. Zhvillimi i qendrueshem
praktikisht ende nuk eshte bere qellim i
aktivitetit te ,,rrymave kryesore’’te ketyre
elitave,qe qendrueshmeria e ardheshme te behet ,,vlere
dhe interes’’,perball ,,rritjes dhe profitit’’,
apo me mire me e thene nuk eshte bere ,,force
motorrike’’ per bazen e qeverisje se marrdhenjeve
shoqerore-ekonomike?!.
Rritja ekonomike e krijuar ne rezonin ekonomik per
te prodhuar, per te shitur, per te shpenzuar... me
shume se te tjeret, me se shumti qe eshte e
mundimshme, me me efikasitet, eshte e krijuar ne
inperativin e padiskutueshem ekonomik te
krijimtaris, si dhe i udhehequr ne garen per
maksimalizim te profitit, ka krijuar polarizimin
ne shtete te pasura dhe te varfura, si dhe
hendekun gjithnje e me te madh ekonomik dhe
teknologjik ne mes te tyre dhe ne iluzionin e vete
gares se pakufi, ka ngritur mistifikimin e rritjes,
hiperproduksionin e mallit dhe sherbimeve,
imperine e shoqeris konsumuese, kultin e shteteve
nacionale si dhe pasurin apo varfrine e tyre.
Keshtu eshte krijuar ,,paradigma e rritjes
ekonomike’’, e cila eshte ngritur ne etike te
efikasitetit dhe ne perkrahje te saj me çdo çmim.
Me “rritje ekonomike” shpeshe eshte nenkuptuar
edhe “zhvillimi i qendrueshem eknomik” dhe nuk
eshte shtruar dallimi kualitativ ne mes te ketyre
koncepteve, te cilat nuk e perjashtojn njera
tjetren por plotesohen ne mes veti ne menyre
kualitative. Shum autore me te drejte kane
konstatuar qe rritja ekonomike eshte perhapje
kuantitative e dimensioneve te struktures
ekonomike qe shpesh nuk eshte ne drejtepeshim me
rrethinen.
Çeshtje me rendesi te posaqme tek zhvillimi i
qendrueshem bashkohore eshte padyshim çeshtja e
kualitetit te zhvillimit. Pergjegjja per kete
çeshtje kerkon njohuri dhe respektim te trendeve
globale socio-ekonomike.
Pradigma e ,,rritjes ekonomike’’, edhe pse sot ne
trendet globale dhe me pasojat qe i ka shkaktuar,
ka ardhur ne pikeqeshtje?.. Prap se prap, per
vendet ne transicion me zhvillim jo te mjaftueshem,
po behet shpesh qellim fillestar i zhvillimit.
Mirepo, me rendesi eshte qe te mos behet imperativ
dhe qe rritja ekonomike te konceptohet si
parashtrim fillestar ne funksion te zhvillimit
kualitativ, ate i cili do t’i percjell trendet
globale socio-ekonomike dhe i respekton e i nxite
specifikat vetanake.
Rritja ekonomike vetem nga vetja nuk e zgjedh
problemin e zhvillimit. Kete me se miri e shpjegon
thenja e nje autori i cili me drejte thote:
“Zhvillimi ekonomik eshte diçka shume me i gjere
dhe me i thelle se ekonomia... Rrenjet i ka jashte
sferes ekonomike: ne arsimim, organizim, disiplin,
dhe mbi te gjitha keto, ne pavaresin politike dhe
ne vetedijen nacionale mbi vet besimin. Ate nuk
mund ta “prodhojne” veprimet profesionale te
transplatimit, te cilin do ta benin ekspertet e
jashtem ose elita vendore qe ka humbur kontaktin
me njerezit e rendomte. Ai mund te kete suksese
vetem ne qoftese aplikohet si levizje e gjere
popullore, ,,levizje e ristrukturimit”, qe si
primat e thekson shfrytezimin e energjise,
entuziazmin, intelegjencen dhe aftesin punuese te
te gjitheve. Suksesi nuk mund te arrithet me
ndonje forme te “magjise” qe do ta prodhonin
dijetaret, tekniket, ose planifikuesit ekonomik”...
Te vetedijshem qe ndryshimet jane me dhimbje dhe
veshtersi dhe se nuk eshte e mundshme te ndodhin
mbrenda nate, krijimi i ligjeve te reja, i
industrive te reja dhe aplikimi i tyre, vet
paralajmerimi i ndryshimeve te cilat jane
paraqitur per “te cilat egziston shpresa”,
tregohet si trendi i ri ne zhvillimin e ri boteror
ne te cilin ekonomia eshte vetem pjese e saj
integrale.
Ne brendine e vet ,,zhvillimi i qendrueshem’’
eshte proces i ndryshimeve ne cilin eksploatimi i
resurseve, drejtimi i investimeve, zhvillimi
teknologjik dhe ndryshimet institucionale jane ne
harmoni me qellimin e permbushjes se nevojave
potenciale te tanishme dhe te ardheshme. Filozofia
e ,,zhvillimit te qendrueshem’’ niset nga kuptimi
i interaksioneve ekonomike dhe ekologjike dhe
preferon pjesemarrjen e politikes mbrojtese.
Prandaj vetem parashtrimi i çeshtjeve per
“zhvillimin e ri”, si, per ke dhe per çka? Na
shpijen ne konceptin e ,,zhvillimit te qendrueshem
ekonomik’’. Per kete, kutpimi i kufijeve te
zhvillimt te ardhemerise tone te perbashket eshte
e rendesishme te kuptojm konceptin e ,,zhvillimit
te qendrueshem’’, i cili paraqet egezistencen e
pardigmes se zhvillimit te ri boteror dhe bazen e
koncenzuesit per zhvillim te ri!..
Trendi i ,,zhvillimit te qendrueshem ekonomik’’,
zhvillimi i ri ne vete inkuadron: zhvillimin
ekonomik (permiresimin e kushteve materiale te
jetes dhe pasurise); zhvilllimin social (mireqenja
ne ushqim, shendetesi, jete te shendosh, arsimim,
punesim, banim); zhvillimin politik, i krijuar ne
pranimin (e te drejtave politike dhe demokratike,
lirive politike, te drejtave njerezore),
zhvillimin kulturor (shprehja autonome specifike e
kulturave te ndryshme); dimensionin ekologjik (mbrojtja
dhe perparimi i ambientit, perkatesisht jete te
plote dhe kualitative) dhe etiken e re globale qe
nenkupton (pergjegjesin e re nderkombetare dhe
prosperitetin, drejtesin dhe te ardhmen e sigurte).
Kjo arrihet me bashkepunimin nderkombetar, ne te
gjitha nivelet dhe ne te gjitha sferat e jetes
shoqerore: ne ekonomi, politike, ekologji, kulture,
etike!..
Prandaj, tere kjo ka te beje me qellimin si ta
rinjohim ,,zhvillimin e ri te qendrueshem’’, ne
format e ndryshme te permendura institucionale dhe
joinstitucionale te ekzistimit ne pjese te
ndryshme te botes dhe ne aspekte te dallueshme te
zhvillimit, si ta rinjohim si shanse objektive te
re te ardhmerise se perbashket, zhvillimi i ri nuk
paraqet utopi, ne qofte se utopine e kuptojm si
vizion te se ardhmes, qe po ndodhe sot,vizionin ne
te cilin civilizimi bashkohore bazohet dhe po
nderton projektin e vet te qellimit te ri!.. |
|
Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke
klikuar Ketu! |
|
|
 |
|
|
|
|
|