|
Para fillimit te bisedimeve nderkombetare per
statusin perfundimtar te Kosoves, ne opinionin
publik nderkombetar dhe ate te vendit, kane
filluar spekulime te ndryshme rreth asaj se si do
te zgjidhet statusi i ardhshem dhe i vonuar i
Kosoves?. Pra fjala eshte, prej atyre te cilet
pavaresine e shohin si zgjidhje te vetme te
natyrshme, gjer te ata te cilet edhe me tutje
spekulojne ne menyra dhe forma te ndryshme kunder
pavaresise, apo varianti me i ri qe eshte jo i
natyrshem dhe i pa aplikueshem, zgjidhja e
ashtuquajtur pavaresi e kushtezuar!?.
Tere kjo dileme rreth statusit final nga ana ,,qendrave
te vendosjes ne diplomacine nderkombetare,
gjendjen aktuale socio-ekonomike dhe politike te
Kosoves e ka bere te paqendrueshme per
institucionet e perkoheshme te Kosoves, qe ne
realitet mund te kete pasoja te pakompenzueshme
per qytetaret dhe perspektiven e tyre?!. Ne te
vertet, keto gjenerata jane ne rrezik te humbin
krejtesisht mundesin e perspektives ne vendin e
tyre, per shkak te papunesise dhe krizes ekonomike
qe e ka kapluar Kosoven. Te vetmen mundesi
qytetaret tani e kane te ikun ne ,, menyre ilegale
ne boten e jashtme per te siguruar ,,kafshaten e
gojes, dukuri kjo e cila po merr permasa gjithnje
e me alarmante!..
Ēka ne realitet po ndodhe me ekonomin Kosoves?
Termi pavaresi e kushtezuar ne rend te par eshte
mjaft i gjere dhe i pakuptueshem, tani per tani
disa qarqe nderkombetare po e kuptojne me teper si
nje shenje te re te statusit kalimtar se sa si nje
permbajtje te sakte. Kjo permbajtje pa dyshim
eshte shprehje jo logjike dhe e panatyrshme nga
aspekti juridik!?. Por,ne tere kete nje eshte
shume qarte rezoluta 1244 e OKB-ar eshte bere e
paqendrueshme, per arsye se ajo nuk i ka dhene
rezultatet e duhura sa i perket zhvillimit
ekonomik ne keto gjashte vite te kaluara, edhe pse
kjo rezolut ka garantuar zhvillimin ekonomik te
Kosoves gjate mandatit te saje...
Ekonomise Kosovare i ka ndodhur deindustrializimi
pothuajse i te gjitha kapaciteteve ekzistuese
industriale. Kurse tani po perballet me mungese te
akumulimit vendor te kapitalit (me pamundesi te
marrjes se kredive te jashtme per shkak te
statusit te pa definuar, UNMIK-u nuk ka mundur te
garantoj per kthimin e ketyre kredive), shkalle jo
reale te kamatave, me papunesi ekstreme, kurse
investimet e jashtme e kane anashkaluar ekonomin
kosovare per shkak se mungon adresa e sigurise
juridike shteterore?!.
Tere kjo ka bere qe ne Kosove reformat e
domosdoshme shoqeroro-ekonomike, ende nuk kane
filluar per shkak te mungeses drastike te mjeteve
financiare. Ndersa procesi i transicionit /transformimit
eshte ne ngecje te plote, kurse pas pese viteve te
rindertimit, (te asaj qe eshte rrenuar nga
agresori gjate roberise dhe luftes ēlirimtare) ne
kete vit Kosova do te kete rritje ekonomike
negative,(vlen te theksohet se per tu arritur
prodhimi industrial i viteve te tetedhjeta,
Kosoves i duhen spaku edhe dhjete vite te
ardhshme). Po thuajse te gjitha keto trende
negative po ndodhin per shkak pse burokracia
nderkombetare tani e gjashte vjet ende po hamendet
dhe po e zvarrit, pa nevoje, qe te pranoj
nderkombetarishte Shtetin e pavarur te Kosoves, si
proces te natyrshem, qe ka ardhur si pasoj e
ngjarjeve ne vitet e nentedhjeta te shekullit te
kaluar ne keto hapesira, per shkak te ndryshimeve
gjeo-politike dhe gjeo-strategjike. Prandaj, ,,qendrat
e vendosjes nderkombetare me ne fund duhet ta
kuptojne qe pavaresia e Kosoves duhet te zgjidhet
shpejt dhe ne menyre konkrete, sepse kjo eshte
bere domosdoshmeri per qytetaret e saj, te cilet
gjithnje e me shume po tregojne lodhje nga pritja
e koherave me te mira ata tani me te drejte po
ndjehen te privuar dhe te getiizuar nga e drejta
per fillimin e zhvillimit normal shoqeror-ekonomik,
per shkak te statusit ende te pazgjidhur?!
Vlen gjithashtu te theksohet se tere kjo gjithnje
e me shume po bien ne kundershtim, me idete
themelore te procesit objektiv te globalizmit qe
drejtperdrejte eshte i lidhur per konceptin per
rendin e ri boteror i cili i ka pranuar dhe i
respekton pese vlerat themelore te cilat jane
themel i lidhmerise dhe bashkepunimit nderkombetar:
paqja ; e drejta per zhvillim shoqeroro-ekonomik ;
respektimi i te drejtave njerezore ; drejtpeshimi
ekologjik dhe demokracia .
Pse pavaresia e plote eshte ēels i fillimit te
zhvillimit ekonomik?
E drejta e lirise se vullnetit qytetar ne Kosove
eshte ne rrezik, per kete misioni nderkombetare
mund do ta humbe besimin e qytetareve, po qe se
edhe me tutje zvarrit te drejten legjitime per
vetevendosje per Shtetin e pavarur te Kosoves. Nga
te gjitha analizat shkencore qe jane bere gjere me
tani, rrjedhe se pavaresia e plote e Kosoves, jo
qe nuk paraqet rrezik per askend por perkundrazi
siguron bazen per fillimin e zhvillimit ekonomik
te vendit, kurse kjo me tutje eshte garanci per
sigurin ushtarako- politike te rajonit, si dhe
siguron funksionimin e demokracise se mirefillte
per te gjithe qytetaret e saj.
Prandaj, vetem pas shpalljes dhe pranimit
nderkombetar te Shtetit te Kosoves, mund te flasim
per nje fillim te zhvillimit te qendrueshem
ekonomik. Me kete Shteti juridik i Kosoves do te
krijonte bazen e sigurise ligjore per investimet
vendore dhe investimet direkte te jashtme, te
cilat do te mundesonin nxitjen e shpejtuar te
zhvillimit ekonomik, punesimin, rritjen e ofertes
konkurruese te ndermarrjeve, mundesin e lehtesimit
te pjesemarrjes ne burimet financiare
nderkombetare (kredit e jashtme), tere kjo do te
ndikonte ne rritjen e prodhimtarise dhe te
eksportit. Nder te tjera, kjo do te mundesonte
fillimin e ardhjes se filialeve te koorporatave
transnacionale, te cilat jane te domosdoshme per
procesin e transformim dhe ristrukturimit modern
te ekonomise kosovare. Nuk duhet harruar qe
korporatat transnacionale jane aktoret global
kryesor per nxitjen e hulumtimeve dhe zhvillimit,
te teknologjive te reja, te veprimtarive te reja
prodhuese dhe sherbyese, jane njeherit edhe bartes
te rregullave te reja organizative te sjelljes. Me
ardhjen e pasurise se tyre te prekshme dhe te
paprekshme te kapitalit, teknologjise, arsimimi
dhe riaftesimi i fuqise punetore, standardet e
mbrojtjes se ambientit... Te gjitha keto ne afat
te gjate munden ti kontribuojne fillimit te
zhvillimit te ri te qendrueshem ekonomik te
Kosoves. Mirepo, kompanite transnacionale
investojne vetem ne ato vende, ku ekziston adresa
e funksionimit te shtetit juridik, sepse vetem kjo
garanton kapitalin e tyre.
Pavaresia e plote e Kosoves eshte e vetmja terapi,
qe u mundeson qytetareve te saje te fillojne te
dalin nga varferia dhe jo perspektiva si shkak i
papunesise se larte. Kurse vendit i garanton
zhvillim dhe dalje te sigurt nga kriza
ekonomike,tere kjo institucioneve shteterore te
Kosoves do tju mundeson qe sa me shpejt ti
fillojn parapregaditjet per plotesimin e
standardeve per integrim ne Unionin Evropian...
|