|
Cila eshte permbajtja shpjeguese e
Projektligjit per nxitjen e investimeve
Arsyet per kete Projektligj
Ky ligj paraqet
bazen per rregullimin e nxitjes se investimeve vendore
dhe investimeve direkte te jashteme, te cilat do te
mundesonin nxitjen e shpejtuar te zhvillimit ekonomik,
punesimin, rritjen e aftesis konkuruese te
ndermarrjeve, mundesin e lehtesimit te pjesemarrjes ne
burimet nderkombetare financiare dhe ne rritjen e
eksportit. Nder te tjera ky ligj do te mundesonte
fillimin e ardhjes te filialeve te kompanive
transnacinale, qe me pasurit e tyre te fuqishme siq
jane kapitali, teknologjia, shkollimi dhe
rikualifikimi i fuqise punetore, standardet per
mbrojtjen e ambientit, me nje fjale ato per nje afate
te gjate mund t’i kontribojne zhvillimit te ri te
qendrueshem ekonomik te Kosoves.
Siq po tregojne
pervojat ekonomis boterore, kapaciteti i qeverive ne
qeverisjen me ekonomi dhe me arritjen e qellimeve
ekonomike nacionale nga politika fiskale gjere te
mbrojtja e ambientit, jane te formuara me forcen e
korporateve tranonacionale.
Per te gjitha keto
trende pozitive qe mund te ndodhin, shpeshehere nga
kolluaret e caktuara krijohet nje lloj skepticizmi apo
me mire me thene konzervatizem ekonomik, “se jemi ne
rrezike qe Kosova t’ju shitet t’huajve” mandej eshte
prezente frika qe arsyetohet, se a thua:
a do te jene
strategjit e kompanive te huaja dhe operacionet e tyre
ne harmoni me qellimet dhe politiken nacionale te
vendit?
a do ta sjellin
korporatat transnacionale kapitalin nga jasht, duke
mos i thithur ne kete rast burimet e mangta vendore?
a do te jene
teknologjit e transferit ne harmoni me mundesit dhe
kushtet lokale?
a do te tregojn
kompanit e huaja fleksibilitet per participin lokal ne
pronesi dhe kontroll?
a do te kontirbojne
ne zhvillimin e resureseve njerezore dhe ne investime
ne infrastrukturen perkatese?
a do ta shpejtojn
kapacitetin eksportues te vendit?
Me nje fjale a do
te sillen si qytetare te mire te koporates?
Pergjegjejet ne
keto çeshtje mund te jene pozitive dhe negative, kjo
eshte shume pak e rendesishme. E rendesishme per
ekonomin e Kosoves (e cila per momentin eshte e varfur
e vogel e deindustrializuar, dhe tani per tani e pa
adres) eshte qe te gjitha keto te rregullohen me ligj.
Qellimi i ligjit
Me kete
praojektligj sigurohen dhe mbrohen investimet vendore
dhe te huajat dhe praktikisht intensiofikohen mundesit
e partneritetit ndermjet Qeveris se Kosoves dhe
investueseve potencial vendor dhe te huajeve. Masat
nxitese per favorizim ose lehtesimi tatimor dhe
doganor, do te sigurojn qe ne veprimtarit ekonomike te
arrihet qellimi kryesore: inkuadrimi i ekonomis
kosovare ne rrjedhat e kembimit nderkombetar. Me kete
do te arrihet qe ekonomia e Kosoves te behet ekonomi e
vogel e hapur, qe do te jete nen ndikimin e proceseve
zhvillimore te ekonomis globale, me kete do te
intesifikoheshin transicioni, transformimi dhe
ristrukturimi, do te fillonin reformat
shoqerore-ekonomike dhe tere kjo do te mundesonte
integrimin me te shpejt te ekonomis kosovare ne UE-ne,
gjitheher duke u mbeshtetur ne standardet e strategjis
integruese evropiane.
Permbajtja e
Projektligjit
Projektligji i ka
pese kapituj:
Ne kapitullin e
pare percaktohen dispozitat e pergjitheshme te
sistemit te masave nxitese permes te cilave arrihen
keto qellime:
krijohet siguria
ekologjike e veprimtarive ekonomike;
vendosja e paisjeve
te reja dhe e teknologjise bashkekohore;
zbatimi i porceseve
te reja te prodhimit dhe te prodhimeve te reja
punesimi me i madh
dhe riedukimi i te punesuareve;
modernizimi dhe
ngritja e afarizmit;
zhvillimi i
prodhimit ne shkalle me te larte te perpunimit;
rritja e eksportit;
rritja e
aktivitetit ekonomik ne rajonet e Kosoves, ne te cilat
rritja ekonomike dhe e punesimit kane mbetur nen
mesataren e vendit;
kursimi i energjis;
forcimi i
veprimtarive informatike;
bashkepunimi me
institucionet financiare nderkombetare;
pershtatja e
ekonomise se Kosoves ndaj standardeve evropiane;
Kapitulli i
dyte, permban masat nxitese
per favorizim tatimor dhe doganor, qe mundesojn
rritjen e investimeve, hapjen e vendeve te reja te
punes, riedukimi profesional ose rikualfikimin e
punetoreve.
Kapitulli i
trete, percakton
favorizimet tatimore dhe ato doganore, me saktesi i
cakton kriteret dhe kushtet qe do t’u mundesohen
investueseve te favorizimeve tatimore dhe doganore, me
kusht qe t’u permbahen dispozitave ligjore sipas ketij
ligji.
Ketu vlen te
permendet lartesia shkalles se lehtesimeve tatimore e
cila mundet me zgjuar diskutim “se a eshte e larte apo
teper e ulte”, lidhur me kete mendimi im eshte se keto
lehtesime tatimore jane ne nivel te konkurences te
masave nxitese e cila eshte mjate e ashper ne te
gjitha ekonomit e vendeve postsocialiste, prandaj çdo
tendence qe keto kritere te ndryshohen (duke thene se
10 vjete eshte shume qe te vlejn favorizimet tatimore
me shkallen 7% mandej 3% dhe zero, mvarsisht nga shuma
e kapitalit te investuar dhe numrit te te punesuarve.
Prandaj, çdo ndryshim i ketyre kritereve ekonomin e
varfur te Kosoves do ta bente jo konkuruese ne
krahasim me ekonomit e rajonit. Duke u bazuar ne kete
une besoj se do te perkrahen keto kritere konkrete te
favorizimeve tatimore per investuesit potencial.
Kapitulli i
katert, perfshin dispozitat
ndeshkimore.
Kapitulli i
peste, perfshin dispozitat
kalimtare dhe te fundit.
Kapaciteti per
hartimin e Projektligjit.
Ne procesin e
hartimit te ketij projektligji jame konsultuar me
ekspert vendore dhe nderkombetar njohes te mire te
kesaj çeshtje, si dhe e kam shqyrtuar edhe literaturen
perkatese. Njiherit kan analizuar edhe ligje perkatese
te disa vendeve ne transicion (qe kryesisht jane te
ngjajshme) qe duke e jetesuar ne praktike kete ligj
kane arritur ta kalojn me sukses fazen e transicionit
shoqeror ekonomik, duke siguruar investime direkte te
huaja, qe u kane mundesuar atyre zhvillim te
qendrueshem ekonomik dhe zvogelimin e papunesise.
Zonja dhe zotrinj
deputet, Projektligji per nxitjen e investimeve eshte
me se i domosdoshem per ekonomin e Kosoves e cila po
perjeton krizen me te thelle te mundeshme ekonomike,
mungesen drastike te akumulimit te kapitalit vendor
shkalla joreale e kamatave, jane disa indikatore qe
procesin e posa filluar te tranzicionit dhe
transformimit ekonomiko-shoqeror e kane ber shume te
gjate, te dhimbshem te mundimshem i cili po shkakton
shpenzime te larta. Prandaj e vetmja alternative per
ringjalljen e ekonomis se rrenuar dhe te
deindustrializuar te Kosoves, jane investimet direkte
te huaja dhe vendore ne kete rast duke u bazuar ne
kapitalin e diaspores.Vlen te veçohet se gjere me tani
potencialin e kapitalit te diaspores tone e kemi
nençmuar gjere ne keqetrajtim per shkak te mungeses
administrativo-ligjore.Me kete Projektligj mundesohet
qe diaspora jone ta kethen besimin e humbur,dhe qe do
te filloj te investoj kapitalin e saj ne ekonomin e
Kosoves.
Jetesimi i ketij
Ligji eshte e vetmja terapi qe u mundeson qytetareve
te Kosoves te fillojn te dalin nga varferia dhe
joperspektiva si shkak i papunesise se larte.
Sipas kesaj qe u
tha me larte, kerkoj nga komisioni perkates pran Odes
Ekonomike qe te shqyrtoj mundesit per projekt
propozimin e Projektligjit per nxitjen e investimeve
ne Kosove, qe i njejti ti propozohet Qeveris apo
parlamentit me qellim te miratimit.
Me respekt,
Dr. Sc. Bedri Selmani
|