 |
Mire se vini ne web faqen zyrtare te Dr. Bedri
Selmani |
|
|
|
|
Profesor Dr. Bedri
Selmani |
|
Ēka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise
kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe
te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe
ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni,
duke klikuar ketu! |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
Ēka po ndodhe me ekonomite ne transicion si pasoje
e globalizmit? |
Globalizmi ne pergjithesi ka imponuar rregulla te
reja te zhvillimit, per ekonomite nacionale.
Qeverite dhe partite opozitare ne tere boten po i
ndryshojne programet e veta politike me qellim, qe
ta inkuadrojn ne keto programe realitetin e ri
global. Posaqerisht duhet thekesuar,qe krijuesit e
politikes dhe analiste te tjere, gjithnje e me
shume po e pranojn modelin neoliberal te
zhvillimit me ekonomi te hapur, me intervenim
minimal te shtetit ne tregun e lire (duke
inkorporuar rrjedhen e lire te kapitalit dhe
tregun fleksibil te punes) si e vetmja paraqitje
frytedhenese ne ekonomin e re globale!...
Shpejtesia e jetesimit te reformave ekonomike
varet gjithashtu edhe nga pikepamjet e partive
politike. Ne rend te pare, eshte padyshim kuptimi
i mirefillte i paradigmes se zhvillimit te ri
ekonomik, nga ana partive politike ne pushtet dhe
e atyre ne opozite!?... Internacionalizimi eshte
duke bere presion ne kualitetin dhe dinamiken e
pershtatjes per te cilat imputet ne sferen reale
ekonomike dhe te sherbimeve, gjithashtu jane te
standardizuara dhe te internacionalizuara. Masat e
vjetra protekcioniste me nuk veprojne. Partit
politike popullistike ne pushtet kryesisht jane
konzervative dhe te papregaditura profesinalishte,
qe ti pranojne trendet e reja te procesit te
globalizmit. Disa prej tyre po behen mjafte
izolacioniste, perderisa te tjerat jane te
izoluara nga bashkesia nderkombetare. Rezultatet e
zgjedhjeve munde te sjellin shkeputje ne jetesimin
e reformave ekonomike... Kurse ne disa raste
reformat jane ndaluar plotesisht. Ngadalesimi edhe
me i vogel ne reforma mund te rezultoj me humbje
te besimit ndaj programit qeveritar, ose krijohen
opinjone negative, ne mos nxitejen dhe favorizimin
e investimeve nga ana e qeverise.Ne kete rast,
investitoret e huaj e humbin besimin per investime
te reja. Rrjedhate e tilla jane te padeshirueshme
per vendet e vogela , te cilat mevaren nga
investimet direkte te huaja, gjate procesit te
transicionit dhe transformimit
shoqeroro-ekonomik.Si dhe te pershtatjes sa me te
shpejte trendeve ekonomike, ne rrethanat e reja
globale!..
Presionet globale ne vendet e transicionit jane te
shumefishta... Vetem nje pjese e tregimit eshte
proces i tranzicionit, qe ka kahje te ekonomise se
tregut e cila po kerkon shpenzime te medha
shoqerore. Per ekonomite ne tranzicion gjithashtu
eshte ne interes, qeshtja e hapjes ndaj tregut
global, si dhe bashkimi i tyre ne integrimet
regjionale (UE, EFTA, CEFTA etj.).Gjithehere e
bazuar ne strategjin integruese evropiane,ku kemi
te bejme me rregulla strikte te sjelljes se
organizuar te sistemit shoqerore-ekonomik te
vendit,keto kritere quhen ,,standardete cilat
duhet te plotesohen me qellim qe keto vende ne
transicion, duke u vleresuar nga Pakti per
stabilizim dhe asociime, do te duhej ti krijojne
parakushtet per integrim ne Unionin
Evropian,(vitin e kaluar tete shtete
ish-socialiste,duke plotesuar keto standarde,
plotesisht jane integruar ne UE-ne.).
Problemi i vendeve te vogela ne transicion, eshte
nevoja per tu pershtatur me shpejte rrethanave te
reja te procesit globalizues, qe eshte duke
ndodhur ne tregjet boterore ,kjo eshte shkaktuar
prej mvaresis shume te madhe nga keto tregje...
Duke pasur per baze se kriteret dhe qeshtja e
pershtatjes, perfundimisht mevaren nga zgjidhja
dhe shpejtesia e realizimit te reformave
shoqeroro-ekonomike ne keto vende.Pervojat po
tregojne, qe prioritetet dhe qendrueshmeria e
masave reformuese ,qe menagjohene nga ana
qeverive,perfundimishte e percaton suksesin e
tyre!?.
Edhe perkunder pozicionimit momental te shumices
se eksperteve dhe analisteve, per natyren e
procesit globalizues, prape do te duhej te
shtrohet qeshtja per mekanizmat e tregut, te cilet
kur jane pa mbikqyrje nga ana shtetit, krijojne
probleme te pabarzise, jostabilitetit dhe
joveprimit shoqerore. Mund te thuhet se keto jane
probleme te udheheqjes dhe kontrolles se procesit
te transicionit,te kokefortesise dhe te
kembeguljes se reformisteve, ose te zgjedhjes se
qendrimit alternativ i cili do te sillej me mire
me tregun e lire, perkatesisht i cili do te
siguronte drejtesi dhe respektim te shtetit ligjor,
ndaj veprimit te reformave.Kjo njiherite, eshte
vendimtare per suksesin e
transicionit(kalimit),ose me drejte me thene
fillimit te zhvillimit te qendrueshem ekonomik te
nji vendi ne rrethanat e reja globale!..
Per vendet ne tranzicion ekzistojne nje mori
problemesh te cilat duhet te zgjidhen... Prane
problemeve standarde lidhur me trendet globale,
problemet kryesore te vendeve ne tranzicion kane
te bejne me zgjidhjen e strategjise se mirefilte
zhvillimore. Kjo zgjidhje do te duhej te bazohet
ne perparesit komperative dhe kompetitive te
vendeve te perkatese. Pervojat gjere me tani, po
tregojn qe edhe perkunder drejtimeve te qarta kah
rritja e konkurences, rezultatet ne mes te vedeve
jane mjafte te ndryshme.Per deri sa, ne njeren ane,
disa shtete e kane kaluar me sukses procesin e
transicionit dhe i kane avansuar reformate
shoqeroro-ekonomike,dhe ato tani po ballafaqohen
me problemet e kapitalizmit si sistem, ne anen
tjeter nji pjese ketyre vendeve po ngecin ne kete
proces.Per shembull: ne Shqipri jane duke ngecure
reformat shoqeroro-ekonomike dhe per kete eshte
ngadalesuar procesi i transicionit dhe
transformimit shoqerore;ne Maqedoni per shkak te
kunderthenjeve politike mbi bazat etnike procesi i
reformave te filluara eshte nderpre dhe egzistojne
mjafte veshtersi te fillojne te rejat;kurse ne
Kosove reformat shoqeroro-ekonomike ende nuk kane
filluar per shkak te mungeses drastike te mjeteve
financiare,ndersa procesi i transicionit/transformimit
ne tersi eshte ne ngecje te plote,per shkak se
byrokracia nderkombetare tani e gjashte vjete ende
po hamendet dhe po e zvarrite, pa nevoje, qe ta
pranoj nderkombetarishte Shtetin e Kosoves, si
proces te natyrshem,qe ka ardhur si pasoje e
rrjedhave globale te cilat kane ndodhur ne vitet e
nentedhjeta te shekulit te kaluar ne keto hapsira
, per shkak te ndryshimeve gjeo-politike dhe
gjeo-strategjike.Ky proces eshte i domosdoshem per
qytetaret e saje,te cilet gjithnji e me shume po
tregojne ,,lodhje nga pritja e koherave me te
miraata tani me te drejte ,, po ndjehen te
privuar dhe te getiizuar nga e drejta per
fillimin e zhvillimit normal shoqerore- ekonomik
,per shkak te statusit ende te pa zgjidhure?..Tere
kjo gjithenji e me shume po bjene ne kundershtim,
me idete themelore te procesit objektiv te
globalizmit qe drejteperdrejte eshte i lidhur per
konceptin ,,per rendin e ri boterore i cili i ka
pranuar dhe i respekton pese vlerate themelore te
cilate jane themel i lidhemerise
nderkombetare:paqja,zhvillimi,te drejtat
njerezore,drejtpeshimi ekologjike dhe demokracia!?. |
|
Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke
klikuar Ketu! |
|
|
 |
|
|
|
|
|