 |
Mire se vini ne web faqen zyrtare te Dr. Bedri
Selmani |
|
|
|
|
Profesor Dr. Bedri
Selmani |
|
Ēka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise
kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe
te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe
ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni,
duke klikuar ketu! |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
Si te fillohet zhvillimi i qendrueshem ekonomik ne Kosove? |
Globalizmi ne fillim te shekullit XXI eshte
thirrje per kombet,. ndermarrjet, vendet e punes
dhe jeten e njerezeve. Rrjedha transnacionale e
lire e ideve, informatave, dijes, njerezeve,
mallerave, kapitalit... po krijon drejtim te ri
ekonomik dhe zhvillim te tersishem.
Posaqerisht eshte ēeshtje e veqant per ekonomite
dhe shoqerit ne tranzicion qe ne harmoni me
rrethanat e veta ekonomike, civilizuese, te
trashigimise kulturore si dhe te specifikave
natyrore dhe prodhuese, te nxisin nje zhvillim te
atille, i cili do te paraqese lidhemirin me
zhvillimin e trendit ekonomik bashkekohor global.
Periudha e tranzicionit dhe transformimit, nuk
eshte thjesht nje vije e drejte, mundet, por nuk
do te thote te kete drejtim te kuptueshem ose
strategji te zhvillimit. Ne qofte se ekziston, ajo
mund te jete e shprehur ne menyre deklarative apo
formalisht, por e paaplikueshme, mund te jete e
imponuar nga larte apo nga jashte, mund te jete e
shkeputur apo e aplikueshme vetem ne nje ose ne
disa nivele te prurjes se vendimeve
zhvillimore.Por shum me racionale do te ishte te
jete e nxitur nga tregu dhe demokracia vendore, ne
te gjitha nivelet e prurjes se vendimeve ekonomiko
zhvillimore.
Ne keto rrethana ēeshtje prioritare per ekonomin e
Kosoves eshte si te fillohet loja e zhvillimit te
ekonomis se tregut?
Ekonomise kosovare i ka ndodhur deindustrializimi
pothuajse i te gjitha kapaciteteve egezistuese
industriale. Kurse tani po perballet me mungese te
akumulimit vendor te kapitalit, shkalle jo reale
te kamatave, jane vetem disa nga indikatoret
kryesor te cilet po ndikojne ne shkallen shume te
ulte te investimeve ekonomike.
Procesi i tranzicionit dhe transformimit, eshte i
gjate i dhimbshem dhe i mundimshem qe shkakton
shpenzime te larta shoqerore. Prandaj e vetmja
terapi ne keto rrethana jane investimet e huaja te
kapitalit si domosodshmeri, pa te cilat ekonomia e
Kosoves as qe mund ta paramendon rritjen dhe
zhvillimin e qendrueshem ekonomik ne kushtet e
ekonomise se tregut. Investimet e huaja
drejteperdrejt ndikojn ne zbutjen e papunesise,
sigurimin e tregjeve te jashteme, ardhjen e
teknologjise me te re ne prodhimtari dhe sherbime,
si dhe permirsojne te hyrat bugjetore te vendit.
Per kete Kosova duhet, patjeter, qe te krijoj
kushte shume te volitshme administrativo-ligjore
me qellim qe investitoret e huaj dhe vendor te
sigurohen ne menyre optimale per investimet e
kapitalit te tyre.
Prandaj, si qeshtje shume e nguteshme pe
legjislacionin e ri te Kuvendit te Kosoves mbetet
patjeter miratimi i Ligjit per nxitjen e
investimeve ne Kosove, ligjislacioni i kaluar i
Kuvendit, edhe per kunder iniciatives qe ka
egzistuar, e ka anashkaluar miratimin e ketij
Ligji ne menyre shume te papergjegjshme.
Vetem pas miratimit dhe zbatimit te Ligjit per
nxitjen e investimeve ne Kosove, mund te flasim
per nje fillim te zhvillimit te qendrueshem
ekonomik. Ky Ligj paraqet bazen per rregullimin e
nxitjes se investimeve vendore dhe investimeve
direkte te jashteme, te cilat do te mundesonin
nxitjen e shpejtuar te zhvillimit ekonomik,
punesimin, rritjen e aftesis konkuruese te
ndermarrjeve, mundesin e lehtesimit te pjesmarrjes
ne burimet financiare nderkombetare dhe ne rritjen
e eksportit. Nder te tjera ky Ligj do te
mundesonte fillimin e ardhjes te filialave te
koorporatave transnacionale, te cilat jane te
domosdoshme per procesin e transformimit dhe
ristrukturimit modern te ekonomis kosovare.
Nuk duhet te harruar qe koorporatat transnacionale
jane aktoret global kryesor per nxitjen e
hulumtimeve dhe zhvillimit, te teknologjive te
reja, te veprimtarive te reja prodhuese dhe
sherbyese, jane njiherit edhe bartes te rregullave
te reja organizative te sjelljes. Investimet dhe
ardhja e tyre ne ekonomin e varfur ne tranzicion
te Kosoves, potencialisht do te shpejtonte rritjen
dhe vellimin e prodhimtarise, e forcon aftesin
konkuruese te ndermarrjeve, ju lehteson qasjen ne
burimet financiare nderkombtare, i sjell gjere te
diverzifikimi i autputit dhe eksportit. Me ardhjen
e pasurise se tyre te prekshme dhe te paprekshme,
te kapitalit, teknologjise, arsimimi dhe
riaftesimi i fuqise punetore, standardet e
mbrojtjes se ambientit. Me nje fjale, ato ne afat
te gjate mund ti kontribojn fillimit te
zhvillimit te ri te qendrueshem ekonomik te
Kosoves.
Siq po tregojn pervojat boterore, kapaciteti i
qeverive ne qeverisjen me ekonomi dhe me arritjen
e qellimeve ekonomike nacionale nga politika
fiskale gjere te mbrojtja e ambientit, jane te
formuara me forcen e koorporatave transinacionale.
Per te gjitha keto trende pozitive qe mund te
ndodhin, shpeshehere nga kolluaret e caktuara e
nen ndikimin e ankthit nacional- patriotik dhe
popullistik'' krijohet nje lloj skepticizmi apo me
mire me thene konzervatizem i pa arsyeshem
ekonomik, se jemi ne rrezike qe Kosova tju
shitet thuajve, mandej eshte prezente frika se
koorporatat mund ta marrin kontrollen e plote ndaj
politikes se Qeveris etj.!?
Pergjegjejet ne keto qeshtje mund te jene pozitive
dhe negative, kjo eshte shume pake e rendesishme.
E rendesishme per ekonomin e Kosoves (e cila per
momentin eshte e varfur e vogel e
deindustrializuar dhe tani per tani e pa adrese),
eshte qe te gjitha keto te rregullohen me Ligj,
konform standardeve evropiane. Argument tjeter per
kete eshte fakti se ne tregun e Kosoves, permes
importit te mallerave te gjitha prodhimet e ketyre
koorporatave transnacionale konsumohen ne Kosove.
Prandaj nuk duhet te jemi shume te menēur, qe te
kuptojm se ardhja e filialave te tyre ne ekonomin
e Kosoves si prodhues te ketyre mallerave,eshte
shume me e dobishme se sa vetem shitja mallrave te
tyre!?...
Ligji per nxitjen e investimeve i siguron dhe i
mbron investimet vendore dhe te huajat, kurse
praktikisht intensifikohen mundesit e
partneritetit ndermjet Qeveris se Kosoves dhe
investueseve potencial vendor dhe te huaje. Masat
nxitese per favorizim ose lehtesimi tatimor dhe
doganor, do te sigurojn qe ne veprimetarit
ekonomike te arrihet qellimi kryesor: inkuadrimi i
ekonomis kosovare ne rrjedhat e kembimit
nderkombtar .Me kete do te arrihet qe ekonomia e
Kosoves te behet ekonomi e vogel e hapur, qe do te
jete nen ndikimin e proceseve zhvillimore te
ekonomis globale, kjo do ta shpejtonte procesin e
transicionit/transformimit dhe ristrukturimit
ekonomik moderrn, do te fillonin reformat
shoqerore-ekonomike te domosdoshme per integrimin
me te shpejt te ekonomise kosovare ne Unionin
Evropian, gjitheher duke u mbeshtetur ne
standardet e Strategjis integruese evropiane.
Prandaj e vetmja alternativ per ringjalljen e
ekonomis se rrenuar dhe te deindustrializuar te
kosoves, jane investimet direkte te huaja dhe
vendore ne kete rast duke u bazuar edhe ne
kapitalin e diaspores. Vlen te veqohet se gjere me
tani potencialin e kapitalit te diaspores tone e
kemi nenēmuar gjere ne keqetrajtim per shkak te
mungeses administrativo-ligjore. Me kete Ligj i
mundesohet diaspores tone ta kethej besimin e
humbur, dhe do te fillojn te investojn kapitalin
dhe dijen e tyre ne ekonomin e Kosoves.
Jetesimi i ketij Ligji eshte e vetmja terapi qe u
mundeson qytetareve te Kosoves te fillojn te dalin
nga varferia dhe jo perspektive si shkak i
papunesise se larte. Kurse ekonomis kosovare i
mundesohet fillimi i zhvillimit te qendrueshem
ekonomik. |
|
Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke
klikuar Ketu! |
|
|
 |
|
|
|
|
|