 |
Mire se vini ne web faqen zyrtare te Dr. Bedri
Selmani |
|
|
|
|
Profesor Dr. Bedri
Selmani |
|
Çka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise
kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe
te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe
ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni,
duke klikuar ketu! |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
Cilat jane konfliktet e mundeshme politike ne bote si pasoje e globalizmit? |
Per shkak te ndryshimit te struktures
ekonomike,shoqerore dhe teknologjike ne pemasa
boterore, njerzite kane filluar te ndahen sa i
perket sqarimit dhe vleresimit te procesit te
globalizmit. Grupet te cilat kane dobi nga keto
ndryshime ose me keto me lehte po i arrijne
qellimet veta,shume shpeshe i perkrahin keto
ndryshime. Kurse ata te cilet per shkak te tyre
humbin dhe nuk jane ne gjendje t’ju qendrojn, jane
kunder ketyre ndryshimeve. Ekzistojne disa grupe
te cilat plotesisht jane te larguara nga ky
“perparim” i ri?.. Ne vendet e industrializuara,
pranuesit e ndihmes sociale te cilet jane te
mvarun nga shteti i mireqenjes sociale jane grupi
i pare i humbesve,(llumperproletariati ose grupi
njerezve te pa adrese) . Nga ky,, perparimi i ri’’
mund te jene te larguar edhe grupi i dyte,
punetoret e krahut te punes te pakfalifikuar dhe
gjysme te kfalifikuar, ne industrite qe i jane
ekspozuar konkurences globale,(ata per shkak te
ketij procesi i humbin vendet e tyre te punes).
Sindikatat, te cilat i kane mbrojtur te drejtat e
punetoreve, gradualisht po humbin forcen e tyre.
Ne qoftese keto grupe largohen per gjithnje dhe
behen humbes te perhershem, ne procesin global te
zhvillimit shoqeror- ekonomik, atehere mund te
priten konlikte dhe presione te rritura sociale.
Kryesisht ky eshte argumenti kryesore te cilin e
thone “spektri i partive te majta politike” dhe
ata po e terheqin vrejtjen ne nevojen per
mbrojtjen e tyre!.. Konfliktet dhe presionet mund
t’i sjelle edhe ndryshimi i rolit te shtetit
nacional dhe ndjenja e rrezikut per autonomin dhe
suverenitetin e tij... Kjo mund te shkaketoj dhe
te nxise ndjenjat e llojellojshme nacionaliste dhe
si te tilla munde te behen, ,,levizje
antiglobaliste’’ te kethyera si grupe te disa
partive politike te djatheta. Procesi i
homogjenizimit, te cilin po e percjelle globalizmi,
po i krijon dhe po i ndeze gjithnje e me shume
forcat tradicionale te nacionalizmit. Keshtu qe
globalizmi po behet ,,armik ideologjik’’ i grupeve
te cilat po e perkrahin ne menyre te veqant
orjentimin nacionalist!?.
Disa forma tjera te rezistences po rrjedhin nga
njerezit te cilet po zhvillojne rrezistence
kulturore ndaj kultures se re globale. Keta
“perkrahes te kultures” paraqiten ne emer te
mbrojtjes se kultures dhe “disa vlerave shoqerore
te cilat me heret kane qene mjafte funksionale dhe
te cilat tani kane ,,ndryshuar per te keqe sipas
tyre’’, si shkak i dominimit te ,,etikes se
individualizmit dhe konkurences kapitaliste’’ te
cilin fenomen e ka imponuar fillimi i procesit
global!.. Kjo nuk eshte asgje e re. Çdo modernizim
e percjellin grupe te njerezve te cilet vlerat
“tradicionale” i mbrojne nga “vlerat e reja” sipas
tyre te “importuara” si vlera etj... Mirepo,
modernizimi ekonomik i ka shkaterruar format e
vjetra te jetes shoqerore dhe i ka imponuar te
rejate!?.
Globalizmi po krijon edhe procese te kunderta siq
eshte regjionalizimi... Per deri sa globalizmi po
e percjell çdo hap te jetes se perditeshme,
njerezit po perpiçen t’i mbrojne specifikat
regjionale, ata po frigohen se ky proces do te
ndikoj ne jeten e tyre, si dhe po parashtrohet nji
qeshtje tjeter, cila do te jete pozita e tyre ne
boten globale?.. Globalizmi, ndonjehere ne menyre
paradoksale, nxite dhe mundeson kersherin
regjionale!?. Per shembull, format seperatiste ne
ish-federatat e vedeve komuniste kane vepruar ne
emer te integrimeve te reja. Kur vendet baltike
jane ndare nga ish-BRSS-ja ose vendet nga
ish-federata jugosllave, e kane bere kete ne emer
te krijimit te parakushteve per integrim ne
Unionin e Evropes. E ngjajsheme me kete, mund te
jete paradoksale, por sipas vleresimit te shume
vrojtueseve, decentralizimi ne Britanin e Madhe e
ka mundesuar integrimin e saje me te forte ne
Evrope. Koncepti per “Evropen Regjion” eshte
krijuar si menyre e re e integrimit i cili po e
anashkalon shtetin nacional si ndermjetesues ne
mes te nivelit lokal dhe atije global!..
Keto presione sigurisht do te sjellin riorjentim
ne lemin ideologjike. eshte e mundeshme qe te
krijohet nje “lidhje e re ne mes te partive
politike te majta dhe te djathta”. Partite e majta
mund t’a fitojne perkrahjen klasike te tyre nga
punetoret dhe humbesit tjere, ne kete proces te ri
te ndryshimeve ekonomike. Kurse partite e djathta,
prap mund t’a fitojne perkrahjen e atyre te cilet
angazhohen dhe kundershtojne humbjen e
“suverenitetit nacional” dhe te “identitetit
kulturor”. Nga ultranacionalistet e gjere te e
djathta klasike nacionaliste ne Evrope, “e
imagjinuar ose e vertete”, mundet me e nxite
mobilizimin e ketyre lidhjeve ne lufte kunder
armikut te perbashket, (tani e kater vite kjo
dukuri po ndodhe, ne rastin kur gati te gjitha
qeverit e shteteve te botes pa marre parasysh a
jane te djatheta apo te majta ,jane ne
marreveshtje te plote ne lufte kunder terrorizmit
nderkombetar, si sfide e re per civilizimin
njerezor ne keto rrethana globale)!?.
Si pikeqeshtje tjeter e cila po shtrohet eshte
padyshim rritja ekonomike dhe procesi globalizmit,
te cilat po e sjellin ne rend te dites edhe
qeshtjen e ruajtjes se ambientit. Ne njeren ane,
globalizmi po ju mundeson njerezeve qe te dine me
shume per ndotjen dhe shkatrrimin e ambientit ,
kurse ne anen tjeter, ne disa hapsira te botes
njerezit jane te gatshem t’i kundervihen
zhvillimit dhe rritjes ekonomike me qellim te
mbrojtjes se ambijenti!..Per shembull, nxemja
globale si fenomen i cili eshte paraqit si shkak i
ndotjes se ambientit nga industria ndotese dhe e
pa kontrolluar...Kjo po behet gjithenji e me shume
vrejtje serioze per njerzimin dhe jeten tyre, ne
rrethinen globale e cila ka filluar te humbe
drejtpeshimin e vete ekologjike.Partite e
gjelberta dhe grupete e ndryshme per mbrojtjen e
ambientit , jane dhe gjithnji e me shume, po
ngriten kunder rritjes ekonomike e cila nuk po i
respekton ligjet dhe rregullat e ruatjes se
ambientit?!.
Nga e tere kjo munde te konstatojm, qe njerzit
edhe me tutje do t’a perkrahin apo do ta
kundershtojn globalizmin per shkaqe te ndryshme...
Por ketu qendron nji e vertete, kjo dukuri
objektive e procesit globalizues qe po i ndodhe
njerzimite,tani me askush nuk mundet me e ndaluar.
Ata te cilet jane te shkyqur nga zhvillimi do t’a
kundershtojne per shkak te interesave te tyre
materiale, kurse ketyre mund t’ju bashkangjiten
edhe klasa e mesme ne vendet e zhvilluara, per
shkak te vlerave dhe pikepamjeve postmaterialiste.
Gjithashtu do te bashkohen forcat e ringjallura te
nacionalizmit tradicional dhe forcat e
suverinitetit shtetrore.Te gjitha s’bashku do te
krijojne,apo veqe e kane krijuar,lidhjen e
re,,antiglobaliste’’ ne lufte kunder zhvillimit
ekonomik te cilin po e bartin forcat e reja
globale...Kjo na deshmon qe globalizimi do te
behet ,,çelsi’’ i qeshtjes ideologjike ne te
ardhmen!?. |
|
Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke
klikuar Ketu! |
|
|
 |
|
|
|
|
|