Mire se vini ne web faqen zyrtare te Dr. Bedri Selmani

Profesor Dr. Bedri Selmani
Çka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni, duke klikuar ketu!
Ekopolitikë
 
Pse fundamentalizmi fetar eshte produkt i pabarazise ekonomike?
Ndryshimet boterore qe kane ndodhur ne strukturen shoqeroro-ekonomike e sidomos ne teknologjine komunikuese dhe informatike me permasa si kurre me pare, kjo njerezit ka filluar t’i ndaj sa i perket sqarimit dhe vleresimit te procesit te globalizimit. Grupet te cilat kane dobi nga keto ndryshime ose me keto me lehte po i arrijne qellimet e veta, shume shpesh i perkrahin keto ndryshime. Kurse ata te cilet per shkak te tyre po humbin dhe nuk jane ne gjendje t’ju qendrojne,jane kunder ketyre ndryshimeve. Pabarazia ekonomike globale po merr permasa te pa para ,kjo po e rrite pasigurine sociale te nje pjese te madhe te njerezimit. Edhe perkunder rritjes ekonomike qe ka ndodhur ne vendet ne zhvillim, prapese prape,20% nga 6 miliarde banore te Botes, jetojne me me pak se 1 dollar ne dite,kurse çdo i katerti femije ne hemisferen Jugore vuan nga ushqimi jo i mjaftueshem. Sipas te dhenave te bankes Boterore 600 milion njerez ne Bote nuk kane adrese te perhershme vendbanimi, kurse ne qofte se nga tani gjere ne vitin 2010 nuk ndryshon diçka, atehere me teper se 1,4 miliard banore nuk do te kene qasje ne ujin per pije dhe ne infrastrukture urbane per jetese.

Tere kjo pabarazi ekonomike me permasa globale, po e nxite fundamentalizmin fetar i cili po paraqitet si nje erupsion i vullkanit social, i cili shperthen ne situata te caktuara ne hapesira te ndryshme te Botes, (keto shtresa po paraqiten si antiglobaliste te perbetuara). Lidhja e tij me ekonomin e tregut eshte shume e thjesht. Ata te cilet ekonomikisht humbin apo nuk mund ta perballojne pasigurine ekonomike, duke mos e diktuar çka eshte e nevojshme per sukses ne kohen qe po vjen, kjo shkakton gjendje psiko-sociale e shprehur me sjellje me ekstreme, ata ne te shumten e rasteve terhiqen dhe mbeshtesin fundamentalizmin fetar. Ne etapat shkeputjes se drejtpeshimit ekonomik, menyra e vjeter e sjelljes njerezore nuk funksionon. Menyrat e reja te sjelljes kerkohen, te cilat me ne fund po paraqiten,si te tilla ato, jane kercenim ndaj vlerave te pervetesuara, gjere me tani.

Etapat e shkeputjes se drejtpeshimit ekonomik jane etapa te pasigurise se zgjatur. Askush sakte nuk e di se çka duhet te punoje individi qe te kete sukses, çfare tretmani do te kete sistemi ndaj tij, ne qofte se ai leshohet ne menyra te ndryshme te sjelljes, edhe atehere kur ka kuptim themelor, me nje fjale askush nuk e di as menyren e re te suksesit, apo çka eshte morale dhe jo morale !?..

Pse fundamentalizmi fetar eshte ne rritje?

Edhe pse shpesh takohemi me njerez qe thone: ,,e duam ndryshimin’’,prapeseprape qenia njerezore ne te vertet nuk e deshiron ndryshimin. Njeriu nuk duhet te jete shume cinik qe te pranoje se ata qe thone se e duan ndryshimin, shume me me deshire do t’i shikonin te tjeret se si ndryshojne. Koherat e rendesishme jane kohera te ndryshimeve, e kjo nenkupton qe sjellja njerezore duhet te ndryshoje. T’i thuash dikujt se duhet te ndryshoje qe te mbijetoje, eshte e perafert me thenien me mallkuese qe munde t’i thuhet!?..

Shikuar historikisht, etapat e pasigurise si rezultat i pabarazise ekonomike, gjithhere i percjell ngritja e fundamentalizmit fetar. Njerezit nuk e duan pasigurine dhe shume prej tyre terhiqen ne fundamentalizem fetar, çdo here kur pasiguria e botes se tyre materiale behet me e rrezikshme. Kjo ka ndodhur ne shekullin e mesem dhe kjo po ndodhe sot. Individet duke ikur nga pasiguria ekonomike e botes se tyre reale,ata terhiqen ne boten e ,,sigurise fetare’’,ne te cilen ju thuhet, ,, ne qofte se i respektoni rregullat e shenjta te shkruara, sigurisht do te shpetoni’’!?.

Fundamentalizmi fetar (islamik,katolik,ortodoks,hebraik, hinduist, budiste) gjithkund jane ne rritje. Permasat qe eshte duke i marre kjo dukuri vertet jane alarmante, dhe me te drejte mund te shtrohet pyetja a thua njerezimi pas Luftes se Ftofte, dhe shume lufterave te tjera lokale ne Bote, po ballafaqohet me terrorizmin fundamentalist fetar me permasa tragjike dhe me pasiguri te pergjithshme per metropolet boterore?.. Rasti i fundit i sulmit terrorist nga fundamentalistet islamik me permasa te medha tragjike ne Nju-Jork dhe Uashington, ne te vertete eshte nje sfide e madhe jo vetem per superfuqine ekonomiko-ushtarake, SHBA-ne, por per tere njerezimin. Para te gjithave, parashtrohet pyetja si te arrihet siguria, ne rrethanat kur askush me nuk eshte i sigurt, perkunder masave me serioze te sigurise?

Fundamentalistet predikojne se te gjithe ata qe i respektojne rregullat e shkruara te rruges se shenjte, do te jene te shpetuar ne perjetesi. Ne boten e tyre nuk ka pasiguri. Te gjithe ata qe nuk i respektojne keto rregulla, sipas tyre, ,,meritojne denim’’. Viktime e ketij predikimi jane te gjitha shtresat sociale te rrezikuara ekonomikisht, te cilat gjejne prehje ne keto organizata ekstreme...
.
Pse feja dhe besimi i mirefillte nuk ka te beje asgje me terrorizmin?

Grupet e tilla bejne ushtrime te ndryshme me anetaret e tyre, siç jane mjeshtrit e gjuajtjes dhe te shkathtesive tjera ne natyre te eger, parashikojne lufterat qytetare dhe racore, e shohin te rrezikshme ne qofte se Amerika intervenon jashte vendit se bashku me trupat e Kombeve te Bashkuara. Ata predikojne qe “Zoti do te siguroje qe dikush nga ,(anetaret e tyre) do te mbijetojne me qellim qe te perjetojne nje bote me te mire”. Njera nga fletushkat e sekteve te tyre verteton se “ISAI nuk do te ishte aspak kunder perdorimit te forces vdekjeprurese”.Kjo eshte pra e ngjashme me fundamentalizmin islamik,hebraik, hindus, budist, te cilet mbeshtetjen kryesore e kane misticizmin dhe totalitarizmin me ekstrem!?...

Nga e tere kjo, eshte plotesisht e njohur qe çdo fetar dhe besimtar i mirefillte, qe ka besimin ne Zot, qofte mysliman, katolik, ortodoks, hebraik etj., duke u bazuar ne librat e tyre te shenjta, predikojne humanizem dhe respekt ndaj lirise se te tjereve, si çeshtje me vendimtare per mireqenien e njerezimit. Gjithe here duke u bazuar ne te verteten, qe krijuesi i te gjithe njerezve ne Bote eshte nje ZOT.

Mendimi i pergjithshem i tyre, lidhur me fundamentalizmin fetar eshte se ato jane grupe dhe sekte te izoluara te fanatikeve, ku feja dhe besimi i mirefillte, nuk ka te beje asgje me ta. Por, ata jane produkt i kunderthenieve shoqerore dhe socio-ekonomike ne ekonomite e tregut, ku pabarazia ekonomike eshte rrjedhe objektive e procesit te zhvillimit jo drejte peshues ne ekonomin globale!?..

Pse ,,rruga per ne parajse’’ eshte ideologji sado-mazohiste?

Ne qellimin e vet, mediat elektronike nuk jane te majta e as te djathta, por jane te lira. Ato predikojne doktrinen qe individit duhet t’i lejohet te beje ate qe e deshiron, pa kufizime te parashtresave ekonomike-sociale.
Sipas botekuptimit fundamentalist thuhet: ,, qe te gjitha video stilet e reja jetesore duhet te ndalohen, sepse deftojne ate çka eshte jo morale sipas kritereve te vlerave te vjetra’’. Ato sipas tyre duhet te denohen si nje krim?! Ne shpirtin e fundamentalisteve fetare kemi te bejme me diktaturen sociale. Sipas ideologjise se tyre sado-mazohiste, e krijuar me prirje per vete shkaterrim e dhune masive, ata e dine ,,rrugen per ne parajse’’, dhe gjithhere tentojne qe te tjereve t’ua imponojne kete rruge, si te vetmen pune qe duhet ta bejne. Dhe, sipas tyre, eshte “rregull” dhe nuk eshte ,,imponim diktatorial’’. Perderisa mediat e lira kerkojne qe fqinjet tane t’i leme te qete, fundamentalizmi fetar mendon se eshte obligim i tyre fetar qe fqinjeve te tyre t’iu imponohet qe te kene “sjellje te mire”!?.

Dhe, ne fund, njerezit nuk do te pranojne vlerat plotesisht te lira sipas te cilave gjithçka eshte e lejueshme. Ato nuk mund te funksionojne. Por, nuk do ta pranojne as teresine e tanishme te vlerave fetare. Sepse, as ato nuk funksionojne. Vetem eksperimenti njerezor do te vertetoje se çka funksionon. Kurse kjo eshte ajo qe fundamentalizmi me se shumti e kundershton. Per kete arsye, pjesa me e madhe e terrorizmit fundamentalist fetar tek duhet pritur si nje sfide e re e njerezimit me pasoja shume te renda, i cili gjithe here do te shfrytezoje pasigurine socio-ekonomike te shtresave te rrezikuara shoqerore simbeshtetje...
Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke klikuar Ketu!
 
Biblioteka e re në Kolegjin
Universitar Victory me botime te reja dhe lokacion te ri, krijon një atmosferë të favorshme për studim dhe hulumtim. Orari i punës së Bibliotekës së Kolegjit Universitar Victory është nga ora 09:00-24:00.
Resurse për Stsudentët

 

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us at timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

Although new in the list of hotels, the Victory has already attracted numerous diplomats, ministers and other statesman from around the world. We have promised our guests that the quality of service is of paramount importance to us – and they are our witnesses.
This precisely was the idea of the founder of hotel VICTORY, Mr. Bedri Selmani, when he embarked on building a hotel with a touch of luxury and the kind of service that will make all its visitors feel appreciated.

 

Lajme Shqip | Muzika Shqiptare | Foto Shqip | Chat | Video Shqiptare | Filma ShqipHumor | Horoskopi | Historia
copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster