A

L

B

A

N

U

R

Prof. Dr. Bedri Selmani, Biografi

Çka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni, duke klikuar ketu...!>>

INFO RRETH LIBRIT  "GLOBALIZIMI"

Ky liber i DR. Bedri Selmani eshte ne shitje ne Kosove. Ju informojme se te gjitha mjetet e grumbulluar nga shitja e ketij libri u dedikohen bursave te nxenesve dhe studenteve te familjeve te deshmoreve. Kliko!

 

PROJEKTLIGJET E PROPOZUARA

Projektligji per nxitjen e investimeve te huaja
Projektligji per nxitjen e investimeve ne Kosove
Projektligji per Oden Ekonomike te Kosoves

Arsyetimi per oden ekonomike 1

Arsyetimi per oden ekonomike 2

Projektligji per tatimin ne fitim
Projektligji per mbrotjen e konsumatoreve
Projektligji per energji elektrike
Projektligji per rregullimin e veprimtarive energjetike
Projektligji mbi tregetin me nafte dhe derivate te naftes
Fakulteti Filozofik i Prishtines

 

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer. 

Albanur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

 

When you advertise in a newspaper, for example, they charge you a lot of money to just run your ad for a week. Advertising with us is very easy and affordable.  We have many options to suit each business and will work with you in finding the right type of advertising; be it big or small or for a long or short duration.   Also we have special offers for our regular clients.

 

E-Mail us to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

Mire se vini ne web faqen e Dr. Bedri Selmani!

Te nderuar miqe dhe lexues,

Dr. Sc. Bedri Selmani i lindur ne vitin 1960 ne Dumnice e Poshtme, Besiane eshte eksperte i marredhenieve ekonomike nderkombetare; ndermarres privat ne diaspore per 18 vjet: autor i shume punimeve profesionale-shekncore lidhur me globalizimin, tranzicionin dhe integrimet dhe pjesmarres i shume tribunave dhe seminareve profesionale-shkencore me karakter nderkombetar.

Kerkoni materiale tjera ne Google AlbaNur!

EKOPOLITIKE

Kush e forcoj poziten gjeoekonomike te Rusise ne rendin e ri global

Shkruan: Dr. Bedri Selmani

Kur ne vitin 1989-te, u shkaterrua Pakti i Varshaves dhe kur me 1991-te u nda BRSS-ja ne Federaten Ruse dhe ne 14 shtete te reja. Shume analist theksuan se nga skena politike pergjithmone u largua superfuqia boterore e cila s’bashku me SHBA-te e kishin gjeneruar ndarjen e botes me lufte te ftofte. Kjo ne te vertet edhe ndodhi . Ardhja e Boris Jelcinit dhe e diktatoreve te ndryshem ne pushtet ne ish republikat sovjetike , hapesira euro - aziatike u fundos ne varferi dhe pasiguri, ushtria u shkaterrua dhe me kete kjo force mori fund. Mirepo, me ardhjen e Vladimir Putinit ne krye te Kremlinit gjithçka ndryshoj.

Te gjitha reformat e Putinit u drejtuan ne drejtim qe Rusia te shnderrohet ne superfuqine me te madhe energjetike ne bote. Me fjale tjera, ish forcen ushtarake vendosi ta shnderron ne force e cila matet me nafte, gas, thengjill etj. Me qellim qe ta arrinte kete, se pari ai nje numer shume te madh eksperteve ushtarak i riorientoj ne sektorin e energjetikes dhe keshtu nderpreu ikjen e trurit nga vendi. Pas kesaj normalizoi marredheniet me ish republikat sovjetike dhe ju kthye ofensives ne politiken nderkombetare ndaj Azise dhe Lindjes se afert me qellim te ruajtjes dhe forcimit te lidhjeve te cilat i ka pasur ish BRSS-ja ne keto hapesira. Ne vitin 1999-te eshte dyfishuar nxjerrja e naftes ne Sibirin lindor si dhe jane shtuar mjaft investimet ne sektorin energjetike.

Ne harmoni me kete, Rusia tani eshte paraprijes ne tregun global energjetik me pjesemarrje te gasit prej 26%, te naftes rreth 8%, kurse te thengjillit rreth 6%. Ekspertet vleresojne qe ne dhjet vjeteshin e ardhshem kjo pjesemarrje ne nivel te tregut global do te rritet – te gasi ne 27%, kurse te nafta ne 17%.

Keto rezultate kane bere qe ne planin e brendshem ekonomia te kete rritje te shpejte. Keshtu Rusia ne gjysmen e pare te vitit 2005-te ka arritur nje suficit rekord ne bilancin pagesave prej 25.2 miliard dollar. Rritja ekonomike vleresohet te jete rreth 6.4% per vitin 2005-te, kurse ne vitin 2006 rreth 6.6%. Krejt kjo nuk duhet te na çudit, kur dihet qe pjesemarrja e ekonomise se vogel ne ekonomin e pergjithshme ka qene 2% ne 1998-te, kurse ne vitin 2006-te ka arrit ne 23%. Gjithashtu shpejt eshte rrite BPSH (GDP), ne harmoni me kete, besohet se gjere ne vitin 2010-te, BPSH (Bruto Produkti Shoqeror) do te arrij 2000 miliard dollar. Kjo pa dyshim ekonomine Ruse e ben fuqi boterore ekonomike. Ne favor te ketyre treguesve te mire ekonomik, para se gjithash kane ndikuar çmimet e larta te naftes ne tregun global dhe aftesia e shtetit qe te paguhen tatimet nga kompanite vendore.

Me qellim qe t’i bene vepruese reformat e deshiruara, per Putinin ka qene e domosdoshme qe ti shproneson miliarderet ruse te cilet pa meshire e kane terhequr kapitalin nga Rusia dhe ne kete menyre e kane plaçkitura buxhetin shteteror. Disa vleresime flasin qe vetem ne vitin 2001-te “njerezit afarist” me mashtrime dhe mos pagese te tatimeve dhe te te dhenave tjera e kane varferuar buxhetin per me shume se 80 miliard dollar. Kurse tere kesaj administrata shteterore ka vendos qe ti jap fund, kjo ka bere qe miliarderet te ikun jashte Rusise. Me te njohurit nder keta jane padyshim Boris Berozovski dhe Roman Abramoviq per te cilin disa analist thone se e ka blere ,,lodren e vet”, klubin futbollistik Chelsea vetem per pastrimin e sasive te medha te parase. Nga tere kjo si duket per Putinin ka qene e rendesishme ta arrin kontrollin dhe mbikeqyrjen shteterore mbi kompanite me te medha te naftes. Ka filluar me JUKOS-in ku nje pjese e madhe ju eshte marre (me bllokimin e aksioneve), miliarderit Mihail Hodorovski, i cili s’bashku me bashkepunetoret me te ngushte ka perfunduar ne burg me padine per ikje te pagimit te tatimit.
Ngjarjet e mevonshme kane treguar qe sulmi ndaj Hodorovskit ka qene vetem fillimi i procesit me kontekst me te gjere ekonomik se sa politike. Tani Hodorovski ka perfunduar ne burg, tere kjo eshte bere me te vetmin qellim qe kompania JUKOS mos t’ju shitet investitoreve te jashtem dhe ne kete menyre e kane shpetuar kompanine e dyte te naftes me te madhe ne bote me rezerva prej 19.4 miliard barel, menjehere pas kompanise amerikane ExxonMobila. Kurse sa i perket nxjerrjes dhe prodhimit te naftes prej 2.3 milijon barel ne dite, kjo e rendit JUKOS-in ne vendin e katert ne bote.
Pasi qe eshte “zgjedhur” problemi i Hodorovskit atehere kane filluar zgjidhjen e problemit me Abramovicin i cili ka pasur ne posedim 72.4% te aksioneve te koncernit te naftes SIBNEFT. Ne dallim prej Hodorovskit, Abramovici ka vendosur per marreveshje te qete me Putinin dhe ne fund te vititi 2005 eshte bere marreveshja per shitjen e aksioneve divit te naftes GASPROM-it i cili e ka blere pjesen e aksioneve te Abramovicit per 13.1 miliard dollar. Edhe pse Kremljini thote se eshte fjala per punen ne mes dy kompanive private, ne tere kete askush nuk beson. Analistet konstatojne qe me kete marrje Putini kontrollon 75% te prodhimtarise ruse te naftes, qe eshte me shume se sa e tere nafta qe posedon Kuvajti.

Ne kete menyre Federata Ruse gjithnje e me shume po behet superfuqi boterore e naftes. Kete e tregojne edhe te dhenat qe Rusia me numrin e kapaciteteve te rafinerive dhe te teknologjise se perpunimit shume shpejt po i arrin edhe fuqite me te medha te naftes. Se sa eshte duke u rritur puna me nafte ne Rusi, flasin treguesit e ngjarjeve ne kohet e fundit, ku investimet ne shkollimin e kuadrove kane marre permasa te jashtezakonshme, ata po i dergojne kuadrot te shkollohen ne kolegjet dhe fakultetet me prestigjioze te SHBA-ve, Gjermanise dhe ne Britani te Madhe.

Para tri vjeteve ka filluar ekspansioni i kompanive ruse te naftes ne tregjet me te kerkuara boterore. Per shembull, kompania LUKOIL per kete kohe e ka krijuar rrjetin me me shume se 3000 pompa te benzines ne hapesiren prej Washingtonit e gjere ne Florida. Me tutje, Kremlini me UE-ne dhe Kinen ka nenshkruar shume marreveshje energjetike, te cilat i sigurojne profit shume te madh nga shitja e naftes dhe gasit. Jane duke u ndertuar shume gazsjelles nga ata ne detin Baltik gjere te ata me karakter gjeopolitike dhe gjeoekonomike ndaj Kines.

Rritja e fuqishme ekonomike dhe potenciali energjetik kane bere qe Rusia prape te behet superfuqi boterore nga e cila po dridhen vendet e zhvilluara te perendimit. Duke pasur parasysh qe Unioni Evropian nuk posedon energjine te mjaftueshme dhe eshte pa asnje strategji energjetike, çka d.m.th. se eshte plotesisht e varur nga gasi dhe nafta ruse, Brukseli zyrtar thjeshte eshte i gjykuar qe te beje leshime ndaj Kremliti ne çdo aspekt. Per kete nuk duhet t’na çudit partneriteti politike i Berlinit, Parisit dhe Londres me Kremlinin. Kete e kane treguar edhe krizat ne Lidhje me Ukrainen, Gruzin dhe Bjellorusin ne dimrin qe kaloj. Prandaj, edhe perkunder perpjekjeve te SHBA-ve qe te zvogeloj ndikimin e Moskves zyrtare mbi ish republikat sovjetike, Putini vetem me ,,dredhjen e ventileve” e bene zgjidhjen e problemit. Me tutje, Moskva posedon pozite te forte diplomatike ndaj vendeve te UE-se. Eksporti Rus tani eshte duke ndertuar tregje alternative dhe keshtu po i kthehet Kines dhe Indise, te cilat si ekonomi me zhvillim te shpejt, gjithashtu kane kerkesa te jashtezakonshme per gasin dhe naften Ruse. Per kete disa analist i perkujtojne koherat e kaluara dhe parashikojne fillimin e ri te ,,luftes se ftohet”, mirepo kete here jo me raketa nukleare, por me energjent.
eshte plotesisht e qarte qe Putini me reformat e tij e ka stabilizuar shtetin dhe e ka forcuar poziten nderkombetare te tij. Mirepo shume analist mendojne qe politika e centralizuar dhe monopoli shteteror ne lemit energjetike dhe mbeshtetja e zhvillimit ekonomik vetem ne eksportin e naftes, te gasit dhe pasurive tjera natyrore mundet te shperthej si “fluskula e sapunit” ne qofte se vjen gjere te renia e çmimit te naftes ne tregun global. Gjithashtu besohet se eshte e paqendrueshme qe te gjitha monopolet ekonomike ti mbajne anetaret e ish sistemit kontra informues (ish – KGB) te cilet ne menyre masovike po i vendos ne detyra me te larta shteterore Putini, i cili siç dihet edhe vete ka ardhur nga kjo garde. Gjithashtu nuk ka ndodhur kurre ne historin e nje vendi qe shtetin ta udheheqin ish spiunet !?.

Mirepo, duke i pasur per baze ngjarjet ekonomike dhe politike ne bote, eshte shume veshtire te besohet qe projekti i Putinit ne te ardhmen e afert mund te rrezikohet. Keshtu qe, çmimi i naftes sigurisht edhe me tutje do te mbetet i larte, me te gjitha trendet qe edhe me shume te rritet. Kjo do te ndodhe keshtu per shkak te ngjarjeve ne Irak, kriza rreth Iranit, per te cilen nuk eshte e tepert te thuhet se po e nxite Moskva e cila indirekt po perkrah Tehranin.

Duke u bazuar ne kete, çmimet e larta te naftes perveç Federates Ruse, po ju konvenojne edhe kompanive te medha transnacionale, me se shumti atyre amerikane, disa analist thone se ata s’bashku mund te “kujdesen” qe per çdo rast mos te ndodhe renia e çmimeve. Çmimi i larte i naftes ju pergjigjet edhe eksportuesve tjere te medhenj siç jane Venezuela, Meksika, Nigeria etj. Ndersa te tjereve ne boten e industrise para se gjithash UE-se dhe Japonise, ju mbetet qe s’bashku te levizin ne drejtim te burimeve alternative, te kursimit afatgjate dhe sipas te gjitha gjasave zgjerimi i metutjeshem i prodhimit te energjise nga centralet atomike.

Dhe krejt ne fund, ne tere kete ekzistojne edhe anet pozitive, qe sipas te gjitha gjasave do te ndodhe skenari afatgjate tash me i njohur se te gjithe do te jene fitues (Win – Win scenari). Sipas te cilit Rusia disponon me potencial te madh shkencor dhe fuqi punetore te shkolluar, posedon pasuri dhe burime te medha natyrore shume me te medha se nafta dhe gasi. Mandej qellimin e perhershem te banoreve te saj per standard me te larte, si dhe nevojat e modernizimit te shtetit dhe shoqerise Ruse, jane pjesa kryesore e kekesave. Ne te njejten kohe UE-ja dhe perendimi kete enderr po thuajse e kane arritur, keshtu qe mjeshtrin dhe teknologjine te cilen e kane koncentruar ne korporatat e tyre ,ku gjithnje e me shume atyre po ju mengojne sfidat e rritjes ekonomike. Keshtu qe tere kjo mundeson partneritetin e domosdoshem me levizje afatgjate ne dobi reciproke per ciklin e zhvillimit. Prandej, ne rrethanat e procesit globalizues qe e ka perfshi civilizimin njerezor, mevarsia dhe bashkepunimi ekonomik dhe politik ne mes te shteteve po behen domosdoshmeri qe po e dikton rendi i ri global.

JU MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU INTERSONE KJO TEME!

( Autori eshte ekspert i marredhenieve ekonomike nderkombetare)

 
 

Muzika Shqip | Albanian News | Radio Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia

Kosova Film | Albanian Jokes | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Albanian Web Cams | Big Brother Albania | Shqiperia | Albanian TV | Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by Gazeta Shqiptare / designed by tim shkupi 2004

 eXTReMe Tracker