A

L

B

A

N

U

R

Prof. Dr. Bedri Selmani, Biografi

Çka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni, duke klikuar ketu...!>>

INFO RRETH LIBRIT  "GLOBALIZIMI"

Ky liber i DR. Bedri Selmani eshte ne shitje ne Kosove. Ju informojme se te gjitha mjetet e grumbulluar nga shitja e ketij libri u dedikohen bursave te nxenesve dhe studenteve te familjeve te deshmoreve. Kliko!

 

PROJEKTLIGJET E PROPOZUARA

Projektligji per nxitjen e investimeve te huaja
Projektligji per nxitjen e investimeve ne Kosove
Projektligji per Oden Ekonomike te Kosoves

Arsyetimi per oden ekonomike 1

Arsyetimi per oden ekonomike 2

Projektligji per tatimin ne fitim
Projektligji per mbrotjen e konsumatoreve
Projektligji per energji elektrike
Projektligji per rregullimin e veprimtarive energjetike
Projektligji mbi tregetin me nafte dhe derivate te naftes
Fakulteti Filozofik i Prishtines

 

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer. 

Albanur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

 

When you advertise in a newspaper, for example, they charge you a lot of money to just run your ad for a week. Advertising with us is very easy and affordable.  We have many options to suit each business and will work with you in finding the right type of advertising; be it big or small or for a long or short duration.   Also we have special offers for our regular clients.

 

E-Mail us to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

Mire se vini ne web faqen e Dr. Bedri Selmani!

Te nderuar miqe dhe lexues,

Dr. Sc. Bedri Selmani i lindur ne vitin 1960 ne Dumnice e Poshtme, Besiane eshte eksperte i marredhenieve ekonomike nderkombetare; ndermarres privat ne diaspore per 18 vjet: autor i shume punimeve profesionale-shekncore lidhur me globalizimin, tranzicionin dhe integrimet dhe pjesmarres i shume tribunave dhe seminareve profesionale-shkencore me karakter nderkombetar.

Kerkoni materiale tjera ne Google AlbaNur!

EKOPOLITIKE

Pro et contra globalizimit

 Shkruan: Dr. Bedri Selmani

Mendimtaret e ndryshem, ne debatet te cilat i kane zhvilluar gjate viteve te kaluara, jane percaktuar per dy pikepamje diametralisht te kunderta per proceset globalizuese. Dallimet kryesore po sublimohen ne mes te skeptikeve dhe radikaleve.
Sipas skeptikeve, i tere tregimi per globalizimin eshte vetem ,, fjale”. Çfaredo qe te jene te arriturat, dyshimet dhe problemet e ekonomise globale asgje nuk kane ndryshuar ne krahasim me te kaluaren. Koncepti i globalizimit, sipas skeptikeve eshte ideologji e imponuar nga promovuesit e tregtise se lire te cilat deshirojne ta shkaterrojne sistemin e ndihmes sociale dhe t’i zvogelojne shpenzimet e shtetit. Kjo qe po ndodh ne te vertet eshte kthim mbrapa ne gjendjen e botes te para njeqind vjeteve.
Kurse radikalet jo vetem qe e konstatojne se globalizmi eshte proces i vertet, por qe pasojat e tij mund te vrehen gjithkund. Kembimi global i mallrave dhe sherbimeve eshte shume me i zhvilluar se sa para 2 – 3 decenieve, kjo ka krijuar fleksibilitet te theksuar sa i perket kufijve te shteteve nacionale. Kombet kane humbur nje pjese te madhe te sovranitetit te meparshem, kurse politikanet kane humbur nje pjese te madhe te mundesive te tyre nga e kaluara, qe te ndikojne ne ngjarjet vendore dhe nderkombetare. Per çdo dite ne tregun global financiar qarkullojne me shume se triliona dollar, çka eshte rritje shume e madhe ne raport me dhjete vjetshin e kaluar. Per kete globalizimi, keshtu si po e perjetojme, nga shume aspekte jo vetem qe eshte proces plotesisht i ri qe po i ndodhe njerezimit, por pa dyshim eshte proces revolucionar.
Cila nga keto dy pikepamje, kane te drejte?
Si duket radikalet kane me shume argumente bindese se sa skeptiket. E verteta me e madhe eshte qe niveli i tregtise globale, sot eshte zhvilluar si kurr me pare, i cili ka inkuadruar spekter te gjere te mallrave dhe sherbimeve.
Nga ana tjeter, globalizimin nuk duhet ta shikojme vetem nga aspekti ekonomik. Ky proces eshte politike, teknologjik dhe kulturor per aq sa eshte edhe ekonomik. Me shume se kjo, nuk duhet harruar qe ky proces eshte nen ndikimin e zhvillimit te sistemit komunikimit i cili ka filluar ne fund te viteve 60-ta. Ne ekonomin me te re elektronike: menaxheret e fondeve, bankave, korporatave si dhe miliona investitoreve individual, po bartin sasi te medha te kapitalit nga nje ane e botes ne anen tjeter, vetem me nje “klikim” ne kompjuterin e tyre. Duke e bere kete, ata mund t’i destabilizojne edhe ekonomit me te fuqishme nacionale, kjo ne realitet i ka ndodhe para nje kohe Azise Lindore.
Prandaj, me drejt thuhet qe globalizmi eshte tog i proceseve te nderlikuara, e kurrsesi nje proces i vetem. Ajo nuk do te thote vetem “terheqje” te forces nga niveli lokal dhe nacional ne drejtim te arenes globale, por ndodhe edhe e kunderta, duke krijuar presione te reja ne autonomin lokale.
Sociologu amerikan Daniel Bell me se miri e ka shprehur kete fenomen te proceseve kur thote: “qe kombet jane bere shume te vogla qe t’i zgjidhin problemet e medha, por gjithashtu shume te medha qe t’i zgjidhin problemet e vogla”

Çka po ndodhe me pabarazine ekonomike Veri - Jug?

Edhe pse proceset e globalizimit jane shume me te gjera, prape vlen te theksohet qe ndikimet ekonomike jane njera nder forcat te cilat po qeverisin me ndryshimet, kryesisht permes sistemit financiar global. Gjithashtu eshte e vertet qe globalizimi, nuk ju sjell dobi te barabarta te gjitheve dhe me pasojat e tij nuk eshte drejtepeshues. Shume njerez te cilet jetojne jashte Evropes dhe Amerikes Veriore, tere kete situate po e shikojne me pakenaqesi, duke menduar se fajtor eshte “Vesternizimi” apo ndoshta “amerikanizimi”. Duke u bazuar ne ate qe SHBA-te jane e vetmja superfuqi dominuese ne ekonomi, kulture dhe ne pozicionimin ushtarak ne rendin global.
Po te shikohen statistikat ato jane shume pesimistike. Nje e pesta e popullates boterore qe eshte me e varfura, pjesemarrja e saj ne te ardhurat globale ne 10 vjetshin e fundit ka shenuar renje te madhe nga 2.3% ne 1.4%. Ne anen tjeter, pjesemarrja ne te ardhura globale qe u shkon nje te pestes te me te pasurve eshte rrit nga 70% ne 85%. Tere kjo ne permasa globale ka shkaktuar pabarazi edhe me te madhe ekonomike se sa ne te kaluaren.
Pikepamjet pesimiste te skeptikeve ne kete rast, globalizmin e konsiderojne qe ai ne pjesen me te madhe eshte çeshtje ne mes veriut industrial, ne te cilin vendet ne zhvillim te Jugut nuk po marrin pjese aktive. Ata konsiderojne se tere kjo po behet gjithnje e me shkaterruese per kulturat lokale, mandej, kjo eshte bere perhapes kryesor i pabarazise boterore e cila po ndikon ne rritjen e varferise.
Mirepo, ne anen tjeter sipas optimisteve apo radikaleve, globalizimi gjithnje e me shume po behet i decentralizuar – çka do te thote se nuk eshte nen kontrollin e asnje grupi kombesh, e aq me pak te korporatave transnacionale. Procesin e veprimeve globalizuese e ndjejne barabar si ne vendet perendimore ashtu edhe ne vendet tjera. Kjo eshte e vertet si per sistemin: financiar global, te komunikimit dhe te mediave, si dhe per ndryshimet te cilat ndikojne ne natyren e vete qeverisjeve shteterore. P.sh. “kolonizimi i kundert” eshte bere dukuri mjaft prezente. Kolonizimi i kundert ka te beje me ndikimin e vendeve jo perendimore ne trendet perendimore. Shembujt jane te pa numert: Afrikanizimi i Parisit dhe Londres, Latinizimi i Los Angelos, paraqitja globale e sektorit te orientuar ne teknologjine e lart ne Indi ose shitja e TV programeve braziliane Portugalise etj.

Pse rrezistimi ndaj globalizmit eshte taktike e gabuar?

eshte me se e çart qe tregtia e lire nuk ju sjell te gjitheve permiresim dhe dobi te barabarte, kryesisht kur kemi te bejme me vendet me pak te zhvilluara. Hapja e ekonomise vendore ose e regjioneve te saj ndaj tregtise se lire mund ta shkaterron ekonomin vendore, ne qofte se ajo nuk eshte e pergatitur per nje proces te tille. Mirepo, t’i rrezistosh globalizmit ekonomik dhe te vendosesh per proteksionizem ekonomik eshte gjithashtu, taktike e gabuar si per te pasurit ashtu edhe per kombet e varfura. Format permanente te proteksionizmit nuk do t’i ndihmojne zhvillimit te vendeve te varfura, derisa per vendet e pasura do te shkaktohet lufte ne mes te blloqeve ekonomike. A jane shtetet nacionale si dhe lideret politike nacional te tyre, edhe me tutje te fuqishem apo gjithnje e me shume po behen jo te rendesishem per forcat te cilat po e formojne rendin global? Shtetet nacionale edhe me tutje jane te fuqishme, kurse lideret politik e kane para veti rolin e madhe ne bote. Ne te njejten kohe, shteteve nacionale po ju ndodhe si duket riformimi. Por, politika ekonomike nacionale nuk mund te jete efektive siç ka qene ne te kaluaren. Çka eshte me e rendesishme ne tere kete, kombet perseri duhet te mendojne per IDENTITETET e veta, tani kur format e vjetra gjeopolitike po behen te vjetruara. Ndryshimet e permendura po krijojne diçka qe kurre me pare nuk ka ekzistuar e kjo eshte SHOQeRIA KOZMOPOLITE GLOBALE. Ne jemi gjenerata e pare e cila po jeton ne kete shoqeri kornizat e te ciles shume pak po shihen. Ky si duket ende nuk eshte rend global i cili udheheqet me vullnetin kolektiv te njerezimit.
Ne te kunderten, globalizmi po paraqitet ne menyre shume anarhike, forma te pa parashikueshme te bartjeve te perziera te qellimeve ekonomike, teknologjike dhe kulturore. Me nje fjale, tani per tani askush sakte nuk po e din, kah po shkon zhvillimi njerezor ne nivel global.

 

JU MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU INTERSONE KJO TEME!

 


( Autori eshte ekspert i marredhenieve ekonomike nderkombetare)

 
 

Muzika Shqip | Albanian News | Radio Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia

Kosova Film | Albanian Jokes | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Albanian Web Cams | Big Brother Albania | Shqiperia | Albanian TV | Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by Gazeta Shqiptare / designed by tim shkupi 2004

 eXTReMe Tracker