|
I
Dispozitat e pergjithshme
Neni 1.
Me kete Ligj
rregullohet nxitja e investimeve vedore dhe te
huaja te personave juridik ose te zhvillimit dhe
realizimit te ekonomise politike te Kosoves, si
dhe te inkuadrimit te saj ne rrjedhat e kembimit
nderkombetar ne rritjen e eksportit dhe forcimin e
aftesis konkuruese te ekonomis kosovare.
Nxitja e
investimeve ne kuptimin e ketij Ligji eshte system
i mavave nxitese dhe lehtesimeve (favorizimeve)
tatimore dhe doganore.
Masat
nxitese, favorizimet tatimore dhe doganore te
rregulluara me kete Ligj kane te bejne me
investimet ne veprimtarit ekonomike, ne qoftese me
kete sigurohet siguria ekologjike e veprimtaris si
dhe njeri apo tjetri qellim siq vijon:
Sjellja e
paisjeve te reja dhe tekonologjise bashkohore,
Sjellja e
proceseve te reja prodhuese dhe e prodhimeve te
reja,
Punesimi me i
madh dhe riedukimi i pe punesuareve,
Modernizimi
dhe ngritja e afarizmit,
Zhvillimi i
prodhimit me shkolle me te larte te perpunimit,
Rritja e
eksportit,
Rritja e
aktivitetit ekonomik ne rajonet e Kosoves ne te
cilat rritja ekonomike dhe punesimi kane mbetur
nen mesataren e vendit,
Zhvillimi i
ofertave te reja te sherbimeve,
Kursimi i
energjis,
Forcimi i
veprimtarive informatike,
Bashkpunimi
me institucionet financiare nderkombetare,
Pershtatja e
ekonomis kosovare standardeve evropiane,
Neni 2.
Disa shprehje
ne kuptimin e ketij Ligji kane d.m.th. siq vijon:
Investues:
personat juridik ose fizik vendor dhe \ ose te
huaj, ose disa nga ata sbashku te cilet
investojne spaku 300000 hyjn ne bartesin e
masave nxitese per favorizimin tatimor dhe
doganor.
Investime:
vlera e gjerave, e te drejtave dhe obligimeve te
percaktuara ne harmoni me standardet nderkombetare
te kontabilitetit te proklamuar, te sjellura ne
kapitalin themelor te bartesit te masave nxitese
per favorim tatimor dhe doganor.
Bartesit e
masave nxitese, per favorizimin tatimor dhe
doganor: shoqerit tregtare te cilat i shfrytezojn
masat nxitese, per favorizime tatimore dhe
doganore. Favorizimet tatimore dhe doganore mund
ti shfrytezojne vetem bartesit e masave nxitese,
per favorizim tatimor dhe doganor te regjistruara
si shoqeri tregtare te rithemeluara me regjistim
te veqant nga fusheveprimi i veprimtarise per te
cilat shfrytezohet lehtesimet tatimore dhe
doganore.
Ministria:
Ministria per Ekonomi dhe Financa si ministri
kompetent per punet e nxitjes se investimeve.
II. Masat
nxitese
Neni 3.
Masat nxitese
jane:
Dhenja me
qira, dhenja e te drejtave te ndertimit, shitja
ose dhenja ne shfrytezim te pronave te
paluajteshme dhe objekteve tjera infrasturkturore
me kushte komerciale te voliteshme, kurse ne raste
te caktuara edhe pa pagese, gjitheher duke u
bazuar ne Ligjin per koncesione te Kosoves e i
cili eshte ne sherbim te nxitjes se investimeve.
Ndihma per
hapjen e vendeve te reja te punes.
Ndihma per
riedukim profesional ose per rikfalifikim.
Ndihma per
hapjen e vendeve te reja te punes, riedukimi
profesional ose rikfalifikimi
Neni 4.
Bartesit te
masave nxitese per favorizime tatimore dhe
doganore i cili siguron krijimin e vendeve te reja
te punes dhe punesim te rije, fondi per nxitjen e
hapjes se vendeve te reja te punes dhe
rikfalifikim te punesuareve mund te lejon mbulimin
e shpenzimeve te punesimit me shumen e njihersheme
gjere ne 1200 per nje te punesuar.
Masat nxitese
nga pika 1. e ketij neni mund te shfrytezohet
vetem per punesime te reja me kusht qe numri i te
punesuarve nuk zvogelohet me se paku ne tri vitet
e ardheshme.
Te llogaritja
e numrit te hapjeve te reja te vendeve te punes do
te mirret parasysh numri i vendeve te punes te
mbyllura ne nddermarrjet tjera te lidhura me
investitorin e njejte te investimeve, ne kuptim te
ketij Ligji.
Ne qoftese
investuesi investon ne riedukimin profesional ose
ne rikfalifikimin e tyre, fond per nxitjen e
hapjes se vendeve te reja te punes dhe
rikfalifikimin e te punesuareve mundet me lejuar
mbulimin e shpenzimeve te riedukimit profesional
ose te rikfalifikimit ne lartesin gjere 50% te
atyre shpenzimeve
Pjesemarrja
ne shpenzime nga pika 1. dhe 4. te ketij neni
sigurohen si mjete te pakthyeshme ose kreditin me
kushte te voliteshme nga mjetet e fondit per
nxitjen e hapjes se vendeve te punes dhe
rikfalifikim te punesuareve.
Fondi per
nxitjen e vendeve te reja te punes dhe
rikfalifikim te punesuareve per nxitjen e masave
vendos ne propozim te Ministris per pune dhe
mireqenje sociale.
Mjetet per
nxiteje
Neni 5.
Themelimi dhe
puna e Fondit te pronave te paluajteshme per
nxitjen e investimeve dhe Fondit per nxitjen e
hapjeve te vendeve te reja te punes dhe
rikfalifikimin e te punesuareve do te rregullohet
me ligj te posaqem.
Gjere te
themelimi i fondeve nga pika 1. te ketij neni
masat nxitese do ti lejoj Ministria dhe organet
tjera kompetente siq eshte AKM-ja (Agjkencioni
Kosovar i Mirebesimit) dhe institucioneve tjera
sipas veprimtarise perkatese.
Perparesin
prane ndarjes se masave nxitese i kane shoqerit
tregetare ku ne aksionet e prones dominon kapitali
i personave juridik dhe fizik nga Kosova.
Organet nga
pika 2. e ketij neni te cilat i lejojn masat
nxitese jane te obligueshme te udheheqin evidencen
e lejeve te dhena kurse permbajtjen dhe menyren e
udheheqjes se evidences do ta percakton ministria
e financave.
III.
Favorizimi tatimor dhe doganor
Favorizimet
tatimore
Neni 6.
Per
investimet shuma e te cilave eshte spaku
njemilion euro (1000000), tatimi ne fitim do te
paguhet me shkalen prej 7%, gjate kohes dhjete
vjecare 10 nga viti i fillimit te investimeve, me
kusht qe gjate kesaj periudhe te sigurohet
punesimi i me spaku 30 punetoreve, duke filluar
nga perfundimi i vitit te pare te investimeve.
Per
investimet shuma e te cilave eshte me e larte se
dy milion euro (2000000 ), tatimi ne fitim do te
paguhet me shkalle prej 3%, per kohen prej 10
vjetesh nga viti i fillimit te investimeve, me
kusht qe ne kete periudhe te siguron punesimin e
me spaku 75 te punesuareve, duke filluar nga
kalimi i vitit te pare te investimeve.
Per
investimet shuma e te cilave eshte me e madhe se 5
milion euro, tatimi ne fitim paguhet me shkallen
0% per kohen prej 10 vjetesh nga viti i fillimit
te investimeve, me ksuht qe ne kete periudhe te
sigurohet punesimi i me se paku 75 te punesuareve,
duke filluar nga kalimi i vitit te pare te
investimeve.
Shuma e
pergjitheshme e favorizimit tatimor te cilen
investitori mundet ta shfrytezon gjate periudhes
se afatit te shkalles se tatimit ne fitim, e cila
nuk mundet me kaluar shumen e vete te investimeve,
percaktohet me shumen apsolute te ndryshimit te
shumes se logaritur dhe te shumes obliguese te
tatimit ne fitim te llogaritur ne baze te Ligjit
per tatimin ne fitim dhe shumes se llogaritur ne
baze te ketij Ligji.
Kur bartesi i
masave nxitese, te favorizimeve tatimore dhe
doganore e zvoglon numrin e te punesuareve te
percaktuar me dispozitat e nenit 4. te ketij Ligji
ne pikat 1, 2, 3, te ketij neni i nderprehen te
drejtat e shfrytezimit te ketyre favoriteve per
periudhen e tersisheme per te cilen jane lejuar me
obligim te kethimit te mjeteve te realizuara te
shfrytezimit te favoriteve te smadhuara per shumen
e kamates ndershkuese ligjore.
Bartesit te
masave nxitese per favorizim tatimor dhe doganor
te cilit i nderprehet e drejta e shfrytezimit te
tyre nuk mundet qe perseri ti lejohet shfrytezimi
i tyre.
Struktura e
investimeve
Neni 7.
Ne shumen e
investimeve nga neni 2. pika 1. dhe neni 6 pika 1,
2 dhe 3 nuk do te llogaritet shuma e pjeses se
investimeve te cilen e perbejne tokat, si dhe
ndertesat te cilat jane me te vjetra se 3 vjet,
dhe shfrytezimi i meparshem i paisjeve, te cilat
barten si aksione.
Favorizimet
doganore
Neni 8.
Me rastin e
importit te paisjeve te cilat hyjne ne perberje te
investimeve nga pika 3 te nenit 1. te ketij Ligji
nuk paguajn doganen ne mallrat e importuara.
Bartesi i masave nxitese, per favorizim tatimor
dhe doganor eshte i obligueshem qe ne menyre
paraprake ta dorezoj listen e paisjeve per
mallerat qe do te importoj me qellim qe organi
perkates i Ministrise te njejten tja percjell te
vertetuar autoritetit doganor.
Neni 9.
Qeveria e
Kosoves me propozim te ministris kompetente
mundet, me i rrite masat nxitese, per favorizim
tatimor dhe doganor te rregulluara me kete Ligj,
me e zgjate kohen per bartjen e humbjeve nga
periudha paraprake e llogaritjes me se shumti 10
vjete, ne rastet e iniciativave investuese me
interes te posaqem ekonomik, duke marre per baze
rendesin e investimeve per zhvillimin e tersishem
ekonomik dhe te punesimit, te zhvillimit rajonal
drejtepeshues, te zhvillimit te rajoneve qe jane
ne perkujdesje te vecant institucionale dhe
zhvillimit te vete deges ekonomike ne te cilen
investohet.
Neni 10.
Personat
juridik dhe fizik te cilet kane per qellim ta
bejne kerkesen per lejimin e shfrytezimit te
masave nxitese, per favorizimin tatimor dhe
doganor ne baze te ketij Ligji per menyren,
llojin, dhe shumen e masave nxitee per favorizimin
tatimor dhe doganor, ja bejne raportin me shkrim
Ministris per ekonomi dhe financa Drejtoris
Tatimore.
Ne baze te
raportit paraprak te dorezuar Ministria e MEF-it
ne bashkepunim me ministrit tjera ne fusheveprimin
e te cilave ben pjese investimi i parashikuar, do
te vlesesoj a mundet nje investim i tille te jete
baze per arritjen e masave nxitse per favorizim
tatimor dhe doganor, dhe per pikpamjet e vedimit
te vete duhet ta lajmoron palen kerkuese me se
voni 30 dite nga pranimi i raportit paraprak.
Bartesit e
masave nxitese per favorizim tatimor dhe doganor,
obligohen qe gjate periudhees se shfrytezimit te
ketyre masave dhe favorizimeve duhet ta derzojne
raportin vjetor Ministris per Ekonomi dhe Financa
Drejtoris Tatimore.
Raportet
vjetore nga pika 3. te ketij neni derzohen gjer ne
fund te muajit mars te vitit ne vijim per vitin e
kaluar kalendarik.
Ne qoftese
bartesi i masave nxitese per favorizim tatimor dhe
doganor nuk e dorezon raportin me afat nga pika 4.
e ketij neni i nderprehet e drejta e shfrytezimit
te masave nxitese dhe favorizuese te lejuara.
Permbajtja e
obligueshme te raportit nga pika 1 dhe 3 te ketij
neni me urdheres e percakton Qeveria e Kosoves.
Ministira per
ekonomi dhe Financa Drejtoria tatimore sipas
nevojes se kallzuar mundet me kryer kontrollen e
drejtperdrejte dhe vertetimin e shfrytezimit te
masvae nxitese per favorizim tatimor dhe doganor
tek bartesit e masave nxitese me qellim te
zbulimit dhe sankcionimit eventual te
parregullesive dhe joligjeshmeris.
IV
Dispozitat ndeshkuese
Neni 11.
Ndeshkohet me
shume 10000 euro bartesi i masave nxitese per
favorizim tatimor dhe doganor ne rastet kur:
Mjete e
masave nxitese per favorizim tatimor dhe doganor
nuk i shfrytezon ne harmoni me nenin 4, 6 dhe 8 te
ketij Ligji.
Nuk dorezon
raportin vjetor me shkrim MEF-it Drejtoris
tatimore ne harmoni me dispozitat e nenit 10 te
ketij Ligji.
Duke u bazuar
ne piken 1. te ketij neni ndeshkohet edhe personi
pergjegjes si bartesi i masave nxitese per
favorizim tatimor dhe doganor me shumen prej 1500
gjer 10000 euro.
V.
Dispozitat kalimtare dhe perfundimtare
Neni 12.
Obligohet
Qeveria e Kosoves qe dispoziten nga neni 10. pika
6 te ketin Ligji dhe ne konsultim me PSSP ne
afatin prej 60 diteve nga dita e hyrjes ne fuqi te
ketij Ligji.
Obligohet
Ministri per Ekonomi dhe Financa qe dispoziten nga
neni 5. pika 4. te ketij Ligji ta sjell ne afat
prej 60 dites nga dita e hyrjes ne fuqi te ketij
Ligji.
Autorizohet
ministri per ekonomi dhe financa qe sipas nevojes
ta sjell rregulloren per jetesimin e ketij Ligji.
Neni 13.
Ky Ligj hyn
ne fuqi 8 dite pas miratimit ne parlament dhe
shpalljes nga perfaqesuesit special te Kombeve te
Bashkuara. |