Mire se vini ne web faqen zyrtare te Dr. Bedri Selmani

Profesor Dr. Bedri Selmani
Çka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni, duke klikuar ketu!
INTERVISTA E DR BEDRI SELMANIT PER KOSOVAPRESS
 
Institucionet e Kosoves udheheqin politika te brishta ekonomike
Keta tete vjet te protektoratit te OKB-se, nuk jane shfrytezuar mundesite e zhvillimit dhe te transicionit shoqeror ekonomik. Gabimet jane te perbashketa si te UNMIK-ut, ashtu edhe te institucioneve te perkohshme te Kosoves. Gabimet qe jane bere, kane per pasoje ngecjen ekonomike, e cila po shprehet me krizen ekonomike, te cilen po e perjetojne qytetaret e pafajshem te Kosoves, ka thene ne nje interviste per Kosovapress dr. Bedri Selmani, afarist dhe rektor i Kolegjit “Viktoria” ne Prishtine.
 
 
Kosovapress: Fillimisht, do te doja t’ju pyesja: vargu i sukseseve tuaja ne nje moshe jo edhe aq te re…si, qysh…? Nga biografia juaj kam pare qe ju jini mjaft aktiv ne biznes, ne politike madje, edhe ne shkence.
 
 Selmani: Se sa kam qene i suksesshem deri me sot eshte çeshtje gjithe here relative, ne afarizem eshte e domosdoshme qe te jesh i suksesshem ne menyre permanente, sepse perndryshe je i humbur. Puna shkencore-profesionale per mua eshte pasion, kjo ka bere qe te merrem edhe me politike, por ne cilesine e ekspertit te implementimit te politikave ekonomike, e kurrsesi si aktivist politik i ndonje partie. Ne mandatin e kaluar kam qene deputet i PDK-se ne parlamentin e Kosoves ne cilesine e ekspertit. Shfrytezoj rastin qe ta falenderoj PDK-ne qe ma ka dhene rastin te jem ne listen e tyre si deputet. Tani nuk jam anetar i asnje partie politike. Jam ligjerues ne Kolegjin Universitar “Victoria” ne Prishtine. Sistematikisht merrem me shkrime dhe analiza profesionale - shkencore ne lemin e ekonomise nderkombetare.
 
 
Kosovapress: Si filluat te merreni me biznes? E keni pasur veshtire te nisni hapat e pare, madje ne nje vend tjeter ?
 
 Selmani: Me afarizem merrem qe nga mosha 18-vjeçare. Kam filluar si tregtar i shitjes me pakice te pemeve dhe perimeve ne vitin 1978, gjate sezoneve turistike ne bregdetin dalmatino-kroat. Motivi kryesor ne ate kohe ishte qe me kete pune t’i siguroja mjetet financiare per vazhdimin e studimeve, sepse babai im si nepunes shteteror, nuk merrte te ardhura te mjaftueshme per te na siguruar mjete per studime. Çdo fillim eshte i veshtire, por qellimi per te arritur financimin e studimeve ishte i jashtezakonshem.
 
 
Kosovapress: Krahas biznesit, ju keni ecur pandalshem edhe ne shkence: keni doktoruar ne ekonomi. Pak njerez i qojne paralelisht keto dy drejtime, ne dukje te pare te aferta, por aspak te njetrajtshme.
 
 Selmani: E ceka edhe me lart se kam tregtuar per te siguruar financimin e studimeve, duke menduar se ne te ardhmen do t’i perkushtohem punes profesionale-shkencore. Por me ka ndodhur e kunderta. Keshtu qe gjate viteve te kaluara kohen e lire e kam shfrytezuar per ngritje profesionale-shkencore. Tani, grupi i ndermarrjeve ku une jam pronar, ka me se 650 punetore. E kam fjalen vetem ne Kosove, nderkaq ishim ne diaspore per 18 vjet. Akumulimin fillestar te kapitalit per afarizem, e kam arritur ne vitet e tetedhjeta.
 
 
Kosovapress: Nje kohe keni qene i kyçur edhe ne politike. Ne legjislaturen e pare te Kuvendit te Kosoves, ishit deputet i PDK-se. Politika dhe ekonomia jane simotra. Jeni ne mes te dyjave edhe sot…?
 
 Selmani: Po, eshte e vertete se politika dhe ekonomia e percaktojne njera-tjetren. Ne mandatin e kaluar, une isha deputet i PDK-se. Jam angazhuar qe projektligjet nga lemi i sistemit ekonomik, te jene sa me te mira me qellim qe implementimi i tyre ne praktike, te jete sa me efikas. Mirepo, vlen te theksohet se nuk kam arritur qe te ndikoje ne korrigjimin e gabimeve te atyre, te cilet i kane hartuar keto ligje te cilat kane qene me zbrazetira te medha juridike dhe si te tilla, jane aprovuar nga parlamenti. Amendamentet, te cilat i kam propozuar ne pjesen derrmuese, nuk kane kaluar edhe pse te gjitha keto amendamente, kane poseduar arsyen profesionale.
 
 
Kosovapress: Universiteti “Victoria” ka bere hapat e pare. Ju, jini rektor i ketij universiteti. Si e vleresoni rolin e arsimit, rolin e diplomacise dhe ndertimin e kapaciteteve profesionale qeverisese ne shoqeri, ndersa qe ne ne Kosove kemi aq shume mungesa…?
 
 Selmani: Kolegji Universitar “Victoria”, eshte themeluar vitin e kaluar dhe ne kuadrin e vet posedon dy fakultete ate per Ekonomi Afariste dhe Tregtia te Jashtme. Studimet jane te bazuara ne plan-programin mesimor te Fakultetit te njejte “Libertas” te Zagrebit, me te cilet edhe kemi nenshkruar marreveshjen e Franshizes. Ne kete fakultet, pergatiten kuadrot per afarizem ne tregtine e jashtme dhe per broker te cilet do te punojne ne berza. Keto kuadro, ne tregun kosovar te punes jane deficitar. Mandej, ne kuader te universitetit tone eshte edhe Fakulteti per Politike Nderkombetare dhe Diplomaci.
 
 Ne kete fakultet, studimet zhvillohen sipas plan-programit te Fakultetit te Ngjashem ne Universitetin e Zagrebit. Ne keto studime, pergatiten kuadrot e para profesionale te cilat jane ne gjendje t’i implementojne politikat ekonomike, te cilat jane te domosdoshme per fillimin e reformave shoqeroro-ekonomike ne Kosove, e te cilat do ta percaktojne fillimin e zhvillimit te qendrueshem ekonomik te saj. Njeheresh jane kuadrot e para profesionale, te cilat do te pergatiten per pune diplomatike dhe konsullare. Keto kuadro jane shume deficitare ne Kosove. KUV-i organizon edhe tri drejtime te studimeve master ne kuadrin e ketyre fakulteteve. Mesimi zhvillohet ne gjuhen shqipe dhe deri me tani jane perkthyer 20 tituj librash, te cilat paraqesin literaturen baze te lendeve studimore. Profesoret jane vendore dhe nderkombetare, emra te njohur te ketyre fushave te studimeve.
 
 
Kosovapress: Analizat dhe komentet tuaja politike dhe ekonomike jane aktuale, madje libri juaj “Globalizimi” ka nje strukture me interes jo vetem njohes, por edhe shkencor. Na thoni pak me shume mbi aktivitetet studiuese-shkencore?
 
 Selmani: Po, rregullisht merrem me shkruarjen e analizave profesionale-shkencore, permbajtja e te cilave ka te beje me trendet e ekonomise globale dhe mundesite e ekonomise kosovare qe t’iu pershtatet ketyre rrjedhave globale permes procesit te transicionit dhe integrimeve te cilat gjate dhjetevjeteshit te ardhshem do t’i ndodhin Kosoves. Vitin e kaluar ka dale nga shtypi libri “Globalizimi, Transicioni dhe Integrimet (Refleksionet ne Kosove)”. Libri si i tille, eshte pritur mire nga kritika profesionale-shkencore. Ne menyre sistematike edhe me tutje vazhdoj te merrem me kete problematike shkencore-profesionale.
 
 
Kosovapress: Shume procese ekonomike ne Kosove, jane ne fazen fillestare. Cili eshte vleresimi juaj per proceset ekonomike ne vend?
 
 Selmani: Ekonomia kosovare eshte e varferuar, e de-industrializuar dhe eshte pa adrese juridiko-shteterore deri me tani. Pasojat e roberise dhjetevjeçare dhe lufta kane ngadalesuar transicionin e mundshem qe do te duhej t’i ndodhte ekonomise kosovare. Keta tete vjet te protektoratit te OKB-se, nuk jane shfrytezuar mundesite e zhvillimit dhe te transicionit shoqeror ekonomik. Gabimet jane te perbashketa si te UNMIK-ut, ashtu edhe te institucioneve te perkohshme te Kosoves. Gabimet qe jane bere, kane per pasoje ngecjen ekonomike, e cila po shprehet me krizen ekonomike, te cilen po e perjetojne qytetaret e pafajshem te Kosoves. Kjo ka bere qe proceset e transicionit dhe te reformave shoqeroro-ekonomike ende te mos fillojne.
 
 
Kosovapress: Nga pervoja juaj teorike dhe praktike, a mund te na e komentoni poziten e qeverisjes ekonomike sot. Jemi padyshim nje nga vendet me te varfra ne Evrope, me shanset qe te perjetojme edhe me shume kriza sociale, papunesi dhe faktore te tjere qe çojne drejt trendeve regresive. Cili eshte mendimi juaj ?
 
 Selmani: Institucionet e brishta qeverisese te Kosoves kane treguar pa aftesi profesionale ne udheheqje te politikave ekonomike. Kjo ka ndikuar qe tani per tani, Kosova te mbetet vrime e zeze ne ekonomine rajonale. Jemi ekonomia me jo konkurrente sa i perket investimeve direkte te jashtme, per arsye te mungeses se ligjit te mirefillte per nxitje te investimeve. Politikat fiskale jane jo adekuate te cilat po e gjenerojne ekonomine informale.
 
 Llogaritet se diku ne rreth 45% te importit te mallrave, ndodh evazioni fiskal. Kjo ka bere qe tregu i Kosoves te kete konkurrence jo lojale, dhe kjo per me shume po e gjeneron miton dhe korrupsionin. Per kete arsye, sa me shpejt qe eshte e mundshme patjeter duhet te korrigjohen ligjet te cilat jane baza e funksionimit te sistemit ekonomik.
 
 Vetem kjo e ben te mundshme implementimin e politikave ekonomike, te cilat do t’i nxisin investimet direkte nga jashte dhe ato vendore, si dhe do te mundesojne fillimin e zbatimit te reformave shoqerore-ekonomike. Ne kete menyre, kjo do te mundesonte fillimin e zhvillimit te qendrueshem e ekonomik. Kjo eshte e vetmja terapi fillestare, e cila do t’i mundesonte vendit te dale nga kriza ekonomike. Por per ta bere tere kete terapi te domosdoshme, vertet ne rend te pare nevojitet konsensusi politik i qytetareve te Kosoves, te cilet do te kerkonin nga partite politike qe te krijojne nje qeveri me kuadro profesionale apo ekspert, me kuadro qe kane iniciativa menaxhuese. Pra, me kuadro qe dine dhe jane te afte t’i implementojne politikat ekonomike ne sherbim te fillimit zhvillimit ekonomik. Kjo do te mundesonte gjithashtu, edhe fillimin e funksionimit te shtetit ligjor.
 
 
Kosovapress: I keni percjelle proceset si privatizimi, pastaj edhe rrjedhat ne ish- gjigantet si Trepça, PTK, KEK etj. Si i vleresoni keto procese, gjendjen, aktualitetin e tyre…?
 
 Selmani: Procesi i privatizimit, i cili eshte ne perfundim e siper, ka qene i domosdoshem te ndodhe. Ketu kemi te bejme me shitjen e ndermarrjeve prodhuese dhe sherbyese ne pronesi shoqerore, te cilat gjate ketyre tete vjetesh kane qene shume dobet te menaxhuara dhe si te tilla, kane qene te bankrotuara dhe kane arritur vlere shume te ulte ne treg.
 
 Gabimi me i madh eshte bere ne vitin 2000, sepse ishte dashur qe keto ndermarrje te jepen me koncesion, me kushte te atilla qe do t’iu mundesonte investitoreve potencial te investojne kapitalin, dijen dhe teknologjine.
 
 Kjo do te mundesonte rritjen e punesimit per me shume se 100 mije vende te reja te punes, do te rritej eksporti, kurse buxheti i Kosoves do te rritej sigurisht per 30%. Kjo do te mundesonte fillimin e zbatimit te reformave te domosdoshme shoqeroro-ekonomike, te cilat per shkak te mungeses se mjeteve buxhetore, kane ngece ose ne disa veprimtari fare nuk kane filluar. Trepça, KEK-u dhe Telefonia Mobile, pas statusit duhet patjeter te privatizohen permes koncesionit.
 
 Kjo eshte e vetmja rrugedalje qe keto kompani me interes publik nacional te menaxhohen si duhet dhe si te tilla, te mbushin buxhetin e varfer te Kosoves. Por jo siç po ndodh tani me KEK-un dhe Trepçen, afarizmi i te cilave po financohet me mjetet e tatimpaguesve, pra nga buxheti.
 
 
Kosovapress: Ne bisedimet per status me Beogradin, shume çeshtje ekonomike kane mbetur pezull. Madje, çeshtja e borxheve perfshire edhe sukcesionin ne relacionet Prishtine-Beograd, eshte akoma nje problem gati i heshtur. Cili eshte komenti juaj?
 
 Selmani: Çeshtja e definimit te statusit tani me te vonuar, ka ndikuar negativisht ne procesin e domosdoshem te transicionit, transformimit ekonomiko-shoqeror te Kosoves. Kjo çeshtje jetike per qytetaret, definitivisht do te zgjidhet brenda ketyre muajve. Borxhet e jashtme te cilat i takojne Kosoves, duhet t’i pranojme si te tilla, pastaj ka mundesi reale qe te kerkohet nga vendet e zhvilluara qe t’i shlyhen ose se paku te na i falin kamatat. Sa i perket sukcesionit te pasurise, sigurisht qe kjo çeshtje do te zvarritet dhe do te kaloje kohe e gjate, deri ne zgjidhjen e mirefillte - perfundimtare. Kosova, sigurisht permes gjyqesise nderkombetare do te kerkoje kompensimin e demeve te luftes nga shteti i Serbise, i cili proces gjithashtu do te jete i gjate dhe i mundimshem. /Intervistoi: Fehmi Ajvazi/
Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke klikuar Ketu!
 
Biblioteka e re në Kolegjin
Universitar Victory me botime te reja dhe lokacion te ri, krijon një atmosferë të favorshme për studim dhe hulumtim. Orari i punës së Bibliotekës së Kolegjit Universitar Victory është nga ora 09:00-24:00.
Resurse për Stsudentët
 
Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us at timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

Although new in the list of hotels, the Victory has already attracted numerous diplomats, ministers and other statesman from around the world. We have promised our guests that the quality of service is of paramount importance to us – and they are our witnesses.
This precisely was the idea of the founder of hotel VICTORY, Mr. Bedri Selmani, when he embarked on building a hotel with a touch of luxury and the kind of service that will make all its visitors feel appreciated.

 

Lajme Shqip | Muzika Shqiptare | Foto Shqip | Chat | Video Shqiptare | Filma ShqipHumor | Horoskopi | Historia
copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster