|
Nje
ekip prej 100 ekspertesh do ta nxirrte vendin nga
kriza sociale dhe ekonomike
2 shkurt 2008
Menjehere pas shpalljes se shtetit te pavarur, ne
Kosove duhet te behen ndryshime ndaj politikave
ekonomike, qe do te jene ne sherbim te zhvillimit
te qendrueshem ekonomik, ne menyre qe menjehere te
fillohet me rimekembjen e saj, per arsye se
aktualisht ekonomia eshte ne krize te thelle
ekonomike. Nese qeveria e re formon nje ekip prej
100 ekspertesh te lemenjve te ndryshem dhe nese
nxiten investimet vendore dhe te jashtme, dhe
ekonomia kosovare fiton mbeshtetjen e
institucioneve financiare nderkombetare, vendi do
te dilte nga kriza sociale dhe ekonomike, ka thene
ne nje interviste per Kosovapress, prof. dr. Bedri
Selmani, ekspert i marredhenieve ekonomike
nderkombetare dhe ligjerues ne Universitetin
“Victory” ne Prishtine.
Kosovapress: Ne çfare gjendje gjendet ekonomia
e Kosoves?
Bedri Selmani: Ekonomia e Kosoves gjate ketyre
tete vjeteve te pas luftes, perkunder disa
rrjedhave pozitive qe mund te shihen, eshte ne
krize te thelle ekonomike. Faktoret qe kane
ndikuar ne kete jane te shumte, por faktori
kryesor ishte qeverisja e brishte dhe jo
funksionale.
Problemi themelor gjate ketyre tete vjeteve ka
qene çeshtja e kompetencave dhe e pergjegjesive me
rastin e qeverisjes me mundesite e zhvillimit
ekonomik. Mund te thuhet se ka dominuar nje lloj
paralelizmi i pushteteve i cili i ka shkaktuar
deme shume te medha ekonomise se vendit dhe ka
humbur nje kohe shume e vlefshme, e cila do te
kishte ndikuar me rritjen normale ekonomike.
Kosovapress: Thuhet se rritja ekonomike ne
Kosove ne vitin 2007 ka qene prej 3% derisa ne
vendet ne regjion, si ne Shqiperi, Maqedoni ka pas
rritje ekonomike prej 6%. Sa sipas jush do te
ishte normale rritja ekonomike ne Kosove?
Bedri Selmani: Gjate ketyre tete vjeteve per
ekonomine kosovare ka qene e domosdoshme nje
rritje ekonomike prej 10 deri ne 12 %, me qellim
qe te kompensohen humbjet, plaçkitjet dhe
shkaterrimet qe i jane shkaktuar kesaj ekonomie ne
10-vjeçarin e viteve 1989-1999. Regjimi serb i
Beogradit e shkaterroje komplet sektorin
industrial ekzistues te atehershem.
Ndersa pas luftes nje pjese te kesaj industrie nuk
qe e mundur te funksionalizohet, per shkak te
shume gabimeve te cilat u bene nga administrata e
Kombeve te Bashkuara. U paraqit mungesa e
menaxhimit me keto kapacitete, sepse Kombet e
Bashkuara nuk kishin pervoje ne qeverisjen me
ekonomi. Arsyeja ishte qe per here te pare ky
mision ka marre persiper edhe segmentin e
zhvillimit ekonomik te nje vendi me rastin e
intervenimit paqesor.
Mirepo, kjo nuk ka treguar rezultate, perkunder
perpjekjeve qe jane bere. Perveç rindertimit te
asaj qe eshte shkaterruar gjate luftes çlirimtare
dhe te nje ndertimi kaotik dhe jo cilesor te
infrastruktures ne sektorin publik dhe ne ate
privat, ekonomise kosovare i ka ndodh
deindustrializimi pothuajse i te gjitha
kapaciteteve ekzistuese.
Rritja ekonomike prej 3% ne vitin 2007-te nuk
eshte e mjaftueshme per nje zhvillim ekonomik
funksional, qe do te ndikonte ne permiresimin, ne
menyre kualitative te bruto-prodhimi shoqeror i
vendit-BPSH. Kjo shkalle e ulet e rritjes
ekonomike eshte e pa mjaftueshme qe te siguroje
punesimin e duhur dhe daljen nga kriza ekonomike.
Kosovapress: Ne varferi te skajshme jane 15 % e
popullates, ndersa 35 % e tyre jane buze varferise,
ndersa papunesia thuhet se arrin deri ne 50 %.
Çfare hapash duhet te ndermarre qeveria e re qe te
tejkaloje kete gjendje te veshtire sociale dhe
ekonomike? Çka duhet te beje Qeveria e re qe te
rimekembe ekonomine e Kosoves?
Bedri Selmani: Qeveria e re pritet te jete qeveri
e stabilizimit ekonomik dhe e fillimit te
reformave shoqerore-ekonomike, me qellim te
fillimit te procesit te terapise qe i duhet kesaj
ekonomie, e cila eshte ne krize dhe eshte
varferuar skajshmerisht. Me sa po shihet, ne ditet
e para te qeverise se re Thaçi, hapat qe jane
ndermarr jane mjaft shpresedhenes.
Kjo eshte qeveria me profesionale deri me tash qe
ka funksionuar. Kjo eshte nje shenje e mire, sepse
me ne fund eshte kuptuar drejt se kuadrot
profesionale me dije te duhur mund te bejne kthesa
pozitive, mirepo perveç kabinetit, qeverise se re
i duhen eksperte te lemenjve te ndryshem.
Une do ta sugjeroja Qeverine e re qe qysh tani,
patjeter t’i angazhoje se paku 100 eksperte te
lemenjve te ndryshem, me te cilet duhet te
nenshkruhen kontrata te posaçme menaxheriale, per
arsye se vetem keta eksperte me cilesi
menaxheriale jane ne gjendje t’i fillojne,
implementojne dhe te mbikeqyrin rrjedhen e
fillimit te reformave shoqerore–ekonomike te
domosdoshme per dalje nga kriza ekonomike.
Kur te behen kontratat menaxheriale me keta
eksperte, ato duhet te jene te motivuara dhe te
ardhurat e tyre fare nuk duhet te vihen ne dileme,
ato duhet te jene ne rang te eksperteve te
qeverive te cilat jane funksionale kudo ne
perendim.
Keto 100 kuadro, per nje vit buxhetit te Kosoves
mund t’i kushtojne rreth 15 milione euro, por me
kete rast ata thjesht sigurojne dhe shpetojne me
qindra milione te tjere.
Kosovapress: Çfare mendoni, ekspertet a duhet
te jene eksperte vetem te ekonomise? Sa do te
arrije qeveria e re t’i beje hapat e pare drejt
nje zhvillimi dhe stabilizimi ekonomik?
Bedri Selmani: Une nuk thash qe ekipi prej 100
ekspertesh te jete i perbere vetem prej
ekonomisteve, por duhet te jete i perbere edhe
prej eksperteve te lemenjve te ndryshem. Ata duhet
te jene menaxhere, te cilet dine te menaxhojne me
sektore te ndryshem.
Sigurisht se kjo qeveri e ka rastin
jashtezakonisht te volitshem te tregoje se di te
punoje ndryshe dhe di te punoje mire. Une besoj ne
zotimet e tyre dhe besoj se kjo qeveri do te kete
mundesi te ndryshoje gjendjen sociale dhe
ekonomike, duke e orientuar drejt zhvillimin e
qendrueshem ekonomik.
Une mendoj se po te zbatohet programi ekonomik per
te cilin jane zotuar, vetem brenda ketij viti ka
mundesi reale dhe potencial te beje stabilizimin
ekonomik, ne drejtim te rritjes se buxhetit te
konsoliduar te Kosoves.
Pas shpalljes se shtetit te pavarur te Kosoves,
ekonomise kosovare i hapen perspektiva plotesisht
te reja. Ekonomia e Kosoves ka mundesi
juridiko-shteterore te kete qasje ne organizatat
financiare nderkombetare dhe bankat e ndryshme ne
tregun global financiar te kapitalit.
Kjo do t’i jepte ekonomise nje impuls te ri ne
fillimin e rritjes ekonomike. Te gjitha keto qe i
thashe, me keto potenciale qe i kemi, mundesojne
qe me nje disipline fiskale motivuese dhe
shtrenguese, buxheti i Kosoves mund te dyfishohet
brenda ketij viti.
Me kete rast arrihet qe te kontrollohet ekonomia
informale apo gri dhe nderpritet jo lojaliteti ne
treg, e cila eshte bere pengesa kryesore e
zhvillimit dhe e rritjes ekonomike te vendit.
Llogaritet se 50 % e buxhetit te Kosoves humbet
vetem per shkak te jo disiplines fiskale dhe
mungeses se funksionimit te sistemit ekonomik dhe
implementimit te ligjeve ekonomike dhe zbatimit te
tyre.
Kjo qeveri ka rast ta evitoje ekonomine informale
dhe te krijoje lojalitet ne tregun e te mirave
prodhuese dhe sherbyese. Vetem funksionimi i
shtetit ligjor mundeson fillimin e stabilizimit
ekonomik.
Njeheresh duke e dyfishuar buxhetin deri ne fund
te vitit 2008, arrihet qe te krijohet baza
financiare per fillimin e implementimit te
reformave te domosdoshme shoqeroro-ekonomike te
cilat kerkojne mjete te jashtezakonshme financiare.
Kjo mundeson fillimin e rritjes ekonomike, fillon
te zvogelohet papunesia dhe ne fund kjo qeveri
mund te arrije te konstatoje qe ka dale nga kriza
ekonomike, e cila e ka perfshire tere jeten
shoqerore dhe ekonomike te vendit.
Kosovapress: Si qendron çeshtja e
legjislacionit ekonomik? Sa ajo ndikon ne nxitjen
e zhvillimit ekonomik te vendit?
Bedri Selmani: eshte me se evidente se perveç
Ligjit per matje qe konsiston ne standarde
evropiane, te gjitha ligjet tjera ekonomike te
cilat hyjne dhe jane ne sherbim te sistemit
ekonomik, jane te dobeta dhe te brishta, pra si te
tilla jane te pa implementueshme.
Dy legjislacionet e mehershme nuk kane arritur te
miratojne ligje te pershtatshme ekonomike, te
cilat do t’i pershtateshin zhvillimit ekonomik te
Kosoves. Per kete arsye duhet menjehere te merret
iniciativa per ndryshimin dhe plotesimin e ketyre
ligjeve.
Ligj i dobet dhe i cili ka sjelle paralize dhe
krize energjetike, eshte padyshim Ligji per
energjine i cili eshte edhe i pa implementueshem.
Gjithashtu edhe Ligji per investime te huaja, i
cili eshte miratuar, eshte ligj shume i dobet dhe
ekonomine kosovare e ka bere vendin me jo
konkurrent ne tregun rajonal te investimeve.
Po ashtu duhet ndryshuar komplet politikat fiskale.
Besoj se ekspertet qe do te punojne ne keto ligje,
do te kene parasysh se Kosova ne periudhen e
ardhshme duhet te jete shteti me nxitje dhe kushte
me te volitshme ekonomike ne tregun global te
investimeve.
Kosovapress: Bizneset pohojne se tatimi ne
dogane per import te teknologjise prodhuese dhe
lendes se pare per prodhim, TVSH-ja, tatimi ne
fitim, etj. jane te shtrenjta. A e ndani edhe ju
kete mendim?
Bedri Selmani: Mendoj se duhet bere reforma ne
politikat fiskale, se duhet te shkohet me nje
politike stimuluese te vazhdueshme per bizneset
dhe zhvillimin e tyre. Kjo duhet te merret
parasysh, per arsye se zhvillimi i sektorit privat
eshte motori i vetem i zhvillimit dhe i rritjes
ekonomike te vendit.
Ndonese jane ndermarre disa hapa ne kete drejtim,
megjithate jane hapa te jo kontinuitetit, jane
hapa te cilet jane bere ne menyre stihike dhe se
kjo nuk kontribuon ne rrjedhat e nje zhvillimi
ekonomik qe do te bente qe Kosova te filloje me
ngritjen e kapaciteteve te reja industriale. Kjo
njeherazi do te mundesonte rritjen e eksportit.
Politikat fiskale duhet te jene politika
favorizuese dhe ne sherbim te eksportit. Sigurisht
kjo qeveri ne programin e vet ekonomik, do te
duhej te parashihte formimin e nje banke afariste
per favorizimin e eksportit, e cila do te ishte ne
sherbim te ndermarrjeve eksportuese.
Politikat fiskale te qeverise do te duhej te
shkonin ne drejtim te favorizimit te ndermarrjeve
eksportuese dhe atyre per rieksport, ndersa per
fazen fillestare fare te mos kete obligime
tatimore. Kjo do te mundesonte ringjalljen e
bizneseve fillestare, te cilat duan te merren me
prodhim dhe me mallra intermediare, te cilat do te
ishin konkurrente ne tregun global.
Kosovapress: Ne vendet evropiane, si ne
Gjermani, Angli, Zvicer, Austri, Belgjike etj.,
bizneset e reja prej dy, tri, pese apo edhe me
shume vjet, nuk paguajne tatim, vetem e vetem qe
ato te fillojne ngritjen dhe zhvillimin e tyre. Me
vone ato paguajne te gjitha tatimet. Pse nuk
zbatohet edhe te ne nje praktike e tille?
Bedri Selmani: Dhe jo vetem kjo. Te gjitha vendet
e zhvilluara, ato ne zhvillim dhe ato te
pazhvilluara, jane duke krijuar masa te posaçme
per nxitjen e investimeve. Te gjitha vendet ne
transicion perpiqen te bejne sa me shume ne
nxitjen e investimeve per te zhvilluar ekonomite e
tyre, duke e rregulluar kete çeshtje me ligj.
Ligji per nxitje te investimeve ne keto vende
eshte shume stimulativ dhe nxites. Kosova nuk ka
mundesi t’i stimuloje bizneset me mjete financiare
2, 3 apo 5 vjet etj., me rastin e punesimeve te
reja, por ka mundesi qe bizneset te cilat e bejne
punesimin e numrit te caktuar te punetoreve, te
mos paguajne tatim ne fitim per 10-12 vjetet e
ardhshem.
Ato ndermarrje qe punesojne prej 10 deri ne 30
punetore, ato 10 vjet nuk kane nevoje te paguajne
tatim ne fitim. Ata qe punesojne mbi 50 punetore,
nuk paguajne tatim ne fitim per 12 vjet. Krejt kjo
eshte nje politike stimulative, qe nxit punesimin
me te madh dhe krijon mundesi te prodhimit dhe te
eksportit.
Te gjitha keto ndermarrje do te paraqitnin
bilancin e tyre te suksesit ne menyre korrekte.
Kjo do te mundesonte rritjen e akumulimit te
kapitalit fillestar dhe rentabiliteti i tyre do te
ishte real. Tani po ndodh ikja nga tatimi ne fitim
permes fryrjes artificiale te shpenzimeve. Ne kete
menyre pjesa derrmuese e tyre nuk kane gjendje
reale te rentabilitetit.
Te gjitha keto politika e ligje stimulative, duhet
te harmonizohen me ligjin e tatimit ne te ardhura,
me ligjin e tatimit ne fitim, te doganave, per
import te lendes se pare dhe teknologjise. Ketu
eshte intervenuar ne disa raste, mirepo nuk eshte
e mjaftueshme. Kjo nuk do ta kishte cenuar bazen
buxhetore siç pretendojne disa ta paraqesin,
perkundrazi buxheti do te rritej.
Tash e kemi prezent dukurine kur prej vendeve te
zhvilluara, kapitali po kalon ne vendet ne
zhvillim. Rasti konkret eshte ai i reparteve
prodhuese i NOKIA-s ne Gjermani, e cila kompani
trans-nacionale komplet me repartet e veta
teknologjike u shperngul ne Rumani, vetem per
shkak te kushteve dhe obligimeve fiskale me
favorizuese qe iu ofruan ne kete vend.
Ardhja e kapitalit nga vendet e zhvilluara ne
Kosove duhet jete strategjia kryesore e politikave
fiskale dhe kushteve tjera favorizuese. Kjo do te
ndikoje ne rritjen punesimit dhe ne zhvillim e
qendrueshem ekonomik.
Kosovapress: Ju si ekspert i ekonomise dhe
ligjerues ne Universitetin “Victory”, kur mendoni
se ekonomia e nje vendi eshte e qendrueshme, duke
u bazuar ne eksportin dhe importin e atij vendi?
Sa eshte e nevojshme qe eksporti ta mbuloje
importin, per te pasur nje vend ekonomi te
qendrueshme, derisa ka mendime se eksporti duhet
ta mbuloje importin ne minimum me 40%?
Selmani: Nje ekonomi qe te jete e qendrueshme,
duhet ta kete eksportin me te madh se sa importin.
Qellimi i çdo ekonomie nacionale ne kushtet dhe
rrethanat e rendit te ri global ekonomik, eshte qe
te eksportoje apo shes sa me shume mallra dhe
sherbime ne tregun global.
Kosoves do t’i duhet nje periudhe shume e gjate e
transicionit dhe e transformimit ekonomik, qe ta
arrije kete qellim. Kosoves do t’i duhen 25 vite
transicion dhe transformim ekonomik, duke pasur
per baze domosdoshmerine e ruajtjes se
kontinuitetit te reformave shoqerore-ekonomike.
Nuk duhet harruar se keta 18 vjet te shkuara per
ekonomine e Kosoves kane qene vite te shkaterrimit
dhe devastimit komplet te industrise, ndersa gjate
kesaj periudhe 25-vjeçare, Kosova do te kete plote
sfida. Renia e socializmit ne te gjitha vendet
ish-socialiste, ka ndikuar qe shume kapacitete
industriale te mos jene ne gjendje te hyjne ne
rrjedhat e reja te tregut global.
Kosovapress: Cilet hapa, sipas jush, do te
duhej t’i merrte Qeveria e re e Kosoves, me qellim
te daljes nga kriza ekonomike?
Selmani: Ne i theksuam disa nga problemet dhe
mundesite e daljes nga kriza ekonomike, por hapat
e pare qe duhet t’i marre Qeveria Thaçi, mendoj se
duhet te filloje me masat per stabilizimin
ekonomik, sepse vetem kjo mundeson daljen e vendit
nga kriza ekonomike.
Instrumentet kryesore per stabilizim ekonomik jane
qe te sigurohet patjeter nje pakt social, ne mes
te sindikatave, punemarresve dhe qeverise. Kjo do
te siguronte qe te mos shkaktohet vullkani social.
Mandej te reformohet sektori social dhe te
ndryshojne politikat sociale, me qellim qe te
krijohet nje politike sociale dhe e sigurimeve
ndryshe. Duhet patjeter te reformohet sistemi i
politikave fiskale, qe nje pjese e te dhenave te
BPSH-se te zvogelohet.
Me kete rast ne keto reforma do te mundesoheshin
qe shpenzimet e administrates te qeverise te
zvogelohen ne menyre optimale, duke mos u ndier
mungesa e efikasitetit ne funksionimin e
sherbimeve publike. Disa masa te tilla para disa
ditesh jane marre.
Ne pame se si mund te kursehen dhe racionalizohen
mjetet, kurse ato mund te investohen ne kuadro
profesionale ekspertesh. Ne kete drejtim duhet te
mbahet stabiliteti i çmimeve, duhet pasur parasysh
qe ne treg te mos lejohen çmime monopoliste.
Ne anen tjeter, eshte shume e domosdoshme fillimi
i disiplines fiskale, duke ndryshuar politikat e
deritanishme fiskale. Pastaj duhet te filloje
patjeter funksionimi i politikave monetare, qe
eshte ne harmoni me procesin reformues te sistemit
bankar.
Ne kemi nje sistem bankar, per te cilin po thuhet
se eshte stabil. Por bankat afariste kane normat
me te larta te kamatave ne Evrope. Prane ketyre
kamatave nuk mund te qendroje e as te filloje
asnje aktivitet biznesor.
Banka Qendrore e ardhshme e shtetit te Kosoves
duhet qe sa me pare te luaje rolin e saj. Ardhja e
bankave te jashtme dhe te fuqishme, ne tregun
kosovar financiar, eshte me se e domosdoshme,
sepse kjo do ta rriste oferten e kapitalit qe do
te ndikonte ne renien e normes se kamatave.
Pjese tjeter shume e rendesishme eshte te
themelohet sa me pare banka per kreditim te
ndermarrjeve eksportuese. Kjo banke do te quhej
Banka per zhvillim dhe rindertim e Kosoves.
Duhet te fillojne reformat pensionalo-invalidore,
kur eshte fjala te pensionistet, duhet te behet
rangimi i pensioneve, sipas asaj kush sa ka punuar
dhe jo te marrin te gjithe njesoj pensione. Edhe
kjo ngritje e pensioneve qe eshte bere nga qeveria
e kaluar, prej 40 euro ne 75 euro, prape eshte
ndihme sociale.
Njerezit nuk jane te interesuar per ndihme sociale,
ata qe kane punuar 40 vjet kerkojne pensionin e
merituar qe u takon me ligj. Mandej duhet te
shpejtohet procesi i privatizimit dhe te
mundesohet ristrukturimi i ndermarrjeve publike,
ngase ato nuk mund te qendrojne keshtu, sepse jane
treguar jo funksionale. Korporatizimi i kryer
eshte vetem hapi i pare, por i pamjaftueshem per
funksionalizimin e tyre.
Mandej duhet te punohet ne drejtim te
liberalizimit te çmimeve, te cilat jane nen
perkujdesjen e NP-ve. Ne tri vjetet e ardhshem
duhet te filloje te funksionoje bursa e kapitalit.
Pa bursen e kapitalit dhe pa zhvillimin e tregut
te kapitalit, ne nuk mund te kemi zhvillim te
qendrueshem ekonomik.
Ne duhet sa me pare te fillojme parapergatitjet
per fillimin e funksionimit te burses se kapitalit
ne Prishtine. Duhet patjeter te fillohet me
reformat ne arsim, shendetesi, etj. Ne fund duhet
te implementohet niveli i standardeve evropiane
dhe te behet jetesimi i ligjeve. /Intervistoi:
Ahmet Pllana
|