Zoteri Kryetar!
Zonja e Zoterinje Deputet!
Zotrinje ministra!
Arsyetim 2
Shqyrtimi i dyte
i Projekt ligjit per Oden Ekonomike te Kosoves
duke u bazuar ne raportin dhe rekomandimet e
komisionit per Financa dhe Ekonimi si komision
funksional eshte plotesisht i gabueshem nga
aspekti professional dhe funksional ne kushtet dhe
rrethanat e fillimit te funksionit te nje ekonomie
te mirfillet te tregut ne Kosove.
Ne raportin dhe ne amendamentet e komisionit
vrehet qarte mungesa e informatave themelore per
domosdoshmerin e funksionimit te Odes si organizat
e pavarur profesionale afariste qe ne menyre
unike perparon, perfaqeson dhe ti harmonizon
interesat e perbashket te anetareve siq jane: (ndermarrjet,
shoqatate dhe organizatat tjera profesionalo
shkencore) para institucioneve te Kosoves dhe
organeve tjera ne vend dhe jasht vendi. Ky
komision duke e mos kuptuar kete konceptualitet te
detyres qe do te kete Oda me kete ligj, ata qe ne
amendamentin e pare te propozuar bejne gabimin
themelor duke propozuar qe te ndryshohet emertimi
i projektligjit, dhe te quhet sipas tyre
Projektligji per Oden Ekonomike te Kosoves dhe
asociacioneve tjera te organizimit te biznesit ne
Kosove, dhe me kete komision funksional ben gabim
dhe tere Projekt ligjin per OEK-ne e ka vene ne
gjendje paradoksale dhe te kuptueshme per kete
arsye:
E barazon Oden si organizate te pavarur dhe
domosdoshmerin e unitetit te saj me shoqatat e
biznesit (asociacionet sipas komisionit) te
biznesit te cilat jane organizata joqeveritare,
kjo eshte e pakuptushme dhe po qe se gabohet te
aprovohet ky ndryshim i emertimit te ketij
projektligji, kjo nuk do te funksion me strukturen
e amendamenteve te projekteligjit per OEK-ne, dhe
nga kjo shifet se komisioni jo vetem qe e ndrron
emertimin pas leximit te pare te Projektligjit per
Oden, por ai ne kete rast e dezorganizon tere
strukturen e unitetit te projektligjit i cili si i
tille e humbe rendesin dhe funksionalitetin e Odes
qe ajo te funskionon si nje OEK unike qe eshte me
se e domosdoshme ne kushtet e fillimit te ekonomis
se tregut ne vendin tone.
Komisioni si duket nuk e ka kuptuar rolin qe duhet
ta luaj Oda Ekonomike e Kosoves ne funksionimin e
sistemit ekonomik te vendit si subjekt qe perparon,
perfaqeson dhe i harmonizon interesat e
perbashketa dhe bene lidhmerin e domosdoshme ne
mes te dy nensistemeve atij makroekonomik dhe
mikroekonomik dhe me kete bene perpjekje te
siguron unitetin e sistemit ekonomik ne zhvillimin
e qendrushem te vendit. Kjo nuk mund te arrihet me
shume oda e aq me teper kur tentohet te barazohet
oda dhe shoqatat e biznesit, kjo ne te gjitha
vendet e unionit Evropian eshte organizim unik i
nje ode qe perfaqeson interesin e ndermarrjeve dhe
asociacioneve tjera ne nivel te ekonomis se ketyre
vendeve. Kete gabim te komisionit funksional e kan
percejll edhe komisionet tjera duke besuar se
gjithehere komisioni funksional eshte i
paguabueshem. Mirepo,kete here ne te vertet
komisionit funksional ka gabuar.
Qeshtje tjeter qe vihet ne pikegeshtje ne kete
projektljigj per oden eshte menyra e antarsimit
dhe e financimit per sigurimin e mjeteve, jane dy
pikepamje lidhur me kete:
Pikepamja anglosanksone ose menyra vullnetare e
antaresimit ne ode
Pikepamja kontinentale ose Evropiane (menyra e
obligueshme e organizimit dhe antarsimit ne ode).
Komisioni funksional dhe komisionet tjera nen
ndikimin e pa arsyeshem jane percaktuar per
pikepamjen anglosanksone pra menyren vullnetare te
antarsimit dhe te financimit. Kjo eshte gabim,
sepse duke u bazuare ne ate qe e thame me pare,
Oda Ekonimike e Kosoves nuk do te mundet ta kryej
rolin dhe funksionin e saj, ne qoft se nuk i
siguron mjetet e duhura financiare, Oda nuk do te
kete mundesi ti siguraoj dhe ti paguan ekspertet
nga lemit e ndryshme qe do te paraqiteshin forcen
e vetme te energjise intelektuar qe ne menyr unike
do te ndihmonin ne zhvillimin e interesit ekonomik
te ndermarrjeve dhe shoqatave antare te odes.
Prandej per kete arsye eshte e domosdoshme qe
antarsimi te jete i oblibueshem ashtu siq behet ne
te gjitha vendet e Unionit Evropian, oda ekonomike
ne keto vende funksionon ne menyr shume te
sukseseshme me menyren e obligushme te antarsimit,
sepse oda si e till ne keto vende eshte ne
funksion te interesit te te gjitha ndermarrjeve
dhe organizatave tjera ne ekonomine e ketyre
vendeve, dhe si e tille oda ne keto vende eshte
nje dhe unike.
Gjitheashtu ne te gjitha vendet me ekonomi ne
tranzicion si ne Evropen Lindore, ne Evropen
Qendrore, dhe ne Evropen Jugelindore jane duke e
aplikuar menyren e obligueshme te antarsimit dhe
te financimit.
Zonja dhe Zotrinje deputet po ju informoj se ne
disa vende te Evropes me ekonomi ne tranzicion nen
ndikimin dhe entuziazmin e liberalizmit ekonomik
dhe te pluralizmit qe ka ndodhe ne fillim te
viteve te 90-ta e kan aplikuar menyren vullnetare
te antarsimit dhe financimit ne ode dhe nga
pervoja e tyre eshte vrejte se te gjitha keto
vende e kan vertetuar se Oda Ekonomike nuk mund te
jete efikase dhe funksionale me menyren vullnetare
te antarsimit, dhe tani ato aplikojne menyren e
obligueshme te antarsimit dhe te financimit.
Pra ky eshte argumenti me i mire qe ne Oden
Ekonomike te Kosoves antarsimi dhe financimi te
behet me menyren e obliguesheme per antaret e saj,
me rastin e regjistrimit te veprimtaris.
Te gjitha keto verejtje une i kam dhane permes
amendamenteve ne projektligjin per Oden Ekonomike
te Kosoves, te cilat komisioni funksional i ka
anashkaluar ne menyre te papergjegjeshme, dhe si
duket fare nuk i ka analizuar amendamentet e dhena.
Po e them kete sepse qellimi im ne keto
amendamente eshte qe te riorganizohet dhe te
qartesohet me riformulim te ri Projektligji i
propozuar i Odes. Nga 36 amendamente te paraqitura
ne projektligje nga ana ime te gjitha jane
riformuluar dhe disa prej tyre jane fshi.
Arsyeja kryesore eshte sepse ne prjekt ligjin e
propozuar shume qeshtje qe i takojne statuti te
OEK-se jane paraqit si nene te ligjit kurse ne
anen tjeter shume qeshtje qe duhet ti takojne
ligjit i eshte lene statutit. Kurse riformulimet
qe jane bere ne kete projektligj jane te natyres
qe te largohet konfuzitetit ne menyr qe te
sigurohet funksionaliteti dhe jetesimi i keti
ligji.
Te gjihta keto amendamente jane riformuluar duke u
bazuar ne ligjet e Odave ekonomike te disa vendeve
te Evropes, dhe ne pervojat e tyre gjate zbatimit
te ligjit.
Prandej nuk me eshte e qarte se si komisioni i ka
anashkaluar amendamentet qe une i kame propozuar.
Prandej nuk eshte e vertet se ato jane te
perfshira pjeserishte ne amendametet e
larteshenuara te dhena sipas raportit te
komisionit funksional.
Per kete propzoj per te gjihta keto argumente qe u
thane me pare mos te perkrahet raporti i
komisionit funksional sepse eshte i gabuar dhe i
propozoj kuvendit qe te procedohet dhe te votohet
per cdo amendamet veq e veq ne mes te projekt
propozuesit te ligjit dhe amendamenteve te cilat
jane te propozuar nga ana ime.
Ju faleminderit!
|