 |
Mire se vini ne web faqen zyrtare te Dr. Bedri
Selmani |
|
|
|
|
Profesor Dr. Bedri
Selmani |
|
Çka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise
kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe
te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe
ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni,
duke klikuar ketu! |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
Çka dhe si te lobohet per ekonomin e Kosoves ne Unionin Evropian? |
Unioni evropian ka krijuar ndikim shume te madh ne
industrite nacionale, politike dhe shoqerite
civile, kurse i ka filluar ndryshimet e
rrenjesishme ne strategjite ekonomike dhe ka hyre
ne reformat institucionale te marredhenieve te
veta.
Proceset e vendim marrjes, ne te vertet po behen
mjafte transparente, por megjithate kjo nuk po e
thjeshtezon sistemin UE-se. Njohja e thelle e saj
po tregohet vendimtare per suksesin e çdo
iniciative, kurse lobizmi po behet menyre gjithnje
e me e rendesishme e paraqitjes se interesave
qytetare. Ne anen tjeter, lobizmi po s’madhohet me
kete sistem, dhe kete si menyre efikase e
komunikimit per “nivelin lokal”.
Pervojat po tregojne se mosnjohja e procesit dhe
ngecja e marrjes se informatave me kohe mjaft e
zvogelon hapesiren vepruese dhe reagimin me kohe,
per kete qeveria dhe ndermarrjet duhet qe s’bashku
te marrin pjese ne kete proces ne menyre te
barabarte.
Me lobizem arrihet qe shume çeshtje me te cilat
merren institucionet evropiane te depolitizohen
dhe ato te vihen ne nivel te shqyrtimit
profesional. Me kete gjithashtu kontribuohet ne
sjelljen e vendimeve ne baze te argumenteve te
dijes dhe vleresimit te fakteve. Per kete lobizmi
ne nivel evropian eshte perfundimisht veprimtari
profesionale, per dallim nga niveli nacional ku
kemi te bejme me veprimtarin ne sferen politike.
Ne opinionin publik shpesh ne kohe te fundit
flitet per lobimin, por kryesisht fjala eshte per
punen e qeveris e cila po tenton qe te forcon sa
me shume poziten rreth fillimit te bisedimeve per
statusin perfundimtar te Kosoves. Se sa po behet
ne kete drejtim eshte çeshtje per tu diskutuar!?.
Se sa po behet lidhur me iniciativen per krijimin
e ekipit lobist? Ne kete nuk mundet askush me
dhene pergjigjeje te sakte, se a i posedon
lobistet e vete politika kosovare ne Bruksel, dhe
a jane ata te cilet munden me e krye kete detyre
ne menyre profesionale gjithashtu eshte e
diskutueshme. Gjere me tani lobimi per ekonomin
kosovare ka qene shume i dobet, edhe perkunder se
UE-an ne Kosove eshte tani e gjashte vjet
udheheqese e shtylles se IV-te, te UNMIK-ut, çka
d.m.th. po qeveris praktikisht dhe juridikisht me
ekonomin kosovare,kurse ndikimi i lobeve ne
Prishtine dhe ne Bruksel gjere me tani nuk ka qene
funksional. Lidhur me kete vlen te permendet
fakti,qe tani e gjashte vjet edhe per kunder
nevojes dhe kerkesave qe ka pasur ekonomia varfer
kosovare per qarkullimin e lire te njerezve,
mallrave dhe sherbimeve te kapitalit, kjo Kosoves
nuk ju eshte mundesuar qe ta kete ne nivel te
tregut te UE-se ( Kosova ka qene e hapur ndaj te
gjitha vendeve, kurse pothuajse te gjitha vendet
evropiane kane qene per te te mbyllura ). Dhe ketu
qendron paradoksi qe eshte krijuar per fillimin e
mundshem te zhvillimit ekonomik i cili po
qeveriset nga UE-ja(nuk duhet harruar qe UE-an ne
keto gjashte vite per zhvillimin e Kosove ka dhene
donacion me shume prej 1 miliard e 600 milion
euro, qe eshte per tu respektuar). Kurse ne anen
tjeter kerkohet nga qytetaret dhe institucionet e
perkohshme te Kosoves qe te plotesojne standardin
per qarkullimin e lire te njerezve, mallrave dhe
sherbimeve te kapitalit vetem ne kufijte e tregut
kosovar, ky eshte gabim te cilin po e ben Unioni
Evropian. Arsyetimi eshte shume i thjeshte, po qe
se ekonomia kosovare udhehiqet nga UE-ne permes
shtylles se IV-te, kurse qytetareve ju eshte dhene
pasaporta e UNMIK-ut, me te cilen e kane levizjen
e kufizuar jashte vendit, qarkullimi doganor i
mallrave gjithashtu eshte ne kompetence e
tyre,kurse sherbimet nderkombetare kreditore-
financiare gjithashtu jane te kontrolluara dhe te
kufizuara. Nga kjo linde pyetja si eshte e
mundshme qe shtetet evropiane mos ti besojne
UNMIK-ut,kurse ato vete jane pjesemarres dhe
lojtar aktiv ne kete mision te KB-ar !?.Ne
rrethanat e tanishme shoqeroro-ekonomike ne te
cilat gjendet ekonomia kosovare (e cila eshte e
varfer e vogel dhe e de industrializuar ,ndersa
per momentin pa mundesi te investimeve dhe te
zhvillimit te mirefillte ),eshte bere me se e
domosdoshme qe UE-an, ne rend te pare, ta shqyrton
mundesin e qarkullimin te lire te qytetareve
kosovar ne nivel te tregut evropian te punes,me
kete do te fillohej perspektiva dhe punesimi i te
rinjve (numri i te cileve per çdo vit po rritet
per 35 mije pune-kerkues,kurse kapacitetet e
ekonomise kosovare per punesimin vjetor nuk e
kalojne 5% te numrit te tyre), problemet sociale
do te zvogeloheshin, kthimi i te zhvendosurve ne
pronat dhe shtepite e tyre per te gjitha etnitetet
do te zgjidhej, qarkullimi i lire i qytetareve do
te kryhej si problem politike . Siguria e vendit
do te behej e kontrolluar dhe e sigurt, tere kjo
do te mundesonte fillimin e hyrjes se kapitalit
dhe te investimeve te jashtme ne veprimtari
prodhuese dhe sherbyese. . Pra, me nje fjale do te
zgjidhej problemi me i rende me te cilin ekonomia
e varfer kosovare po ballafaqohet e kjo eshte
PAPUNeSIA dhe jo perspektiva e gjeneratave te reja!..
Tere kjo do t’i krijonte UE-an dhe shtylles se IV-te
te UNMIK-ut sukses te padiskutueshem ne misionin e
tyre ne Kosove,do te shtonin besimin tek qytetaret
(te cilet per momentin ndihen te humbur dhe te pa
perspektive), me kete ajo do te arrinte qe te
depolitizonte kete vend te cilit per çdo dite po i
rriten problemet socio-ekonomike te cilat direkt
po krijojne jo stabilitet dhe jo qendrueshmeri
politike,kurse format e krimit dhe kriminalitetit
te organizuar ne shoqeri po rriten.
Perveç te tjerave qarkullimi i lire i njerezve,
mallrave dhe sherbimeve te kapitalit per qytetaret
e Kosoves do te ishte zgjidhja me optimale te
cilen do te duhej ta bente UE-an, per shkak se
qytetaret (jane te lodhur nga pritja e koherave me
te mira) ata me te drejt po ndihen (te privuar dhe
te getizuar) nga zhvillimi i mirefillte ekonomik,
kjo eshte e vetmja terapi per te filluar
stabilizimin e gjendjes se rende socio-ekonomike
dhe politike ne Kosove.
Lobimi per kete çeshtje duhet te filloj para se te
fillojne bisedimet me bashkesine nderkombetare por
statusin final ne kete vit, per arsye se
qarkullimi i lire i njerezve, mallrave dhe
sherbimeve te kapitalit per institucionet dhe per
qytetaret do krijonte mundesin reale, qe te gjitha
kerkesat e misionit te KB-ar, te plotesohen jo
vetem formalisht por edhe ne veprim. Keshtu qe
procesi negociatave per statusin perfundimtar te
Kosoves ne Keshillin e Sigurimit do te kryhej pa
dilema dhe zvarritje, sepse institucionet dhe
qytetaret e Kosoves do t'i plotesonin te gjitha
kriteret dhe standardet nderkombetare qe nevojiten
per njohjen nderkombetare te Shtetit te Kosoves!...
Si funksionon lobimi ne UE-ne?
eshte e njohur se lobimi ne Bruksel eshte pune
mjafte e nderlikuar. Sherbimi per shtyp i
Komisionit evropian (e i cili per çdo vit i
rregullon flete leshimet per gazetaret e
akredituar) eshte orvatur t’i instalon filtrat me
qellim qe t’i ndan gazetaret nga lobistet te cilet
shume shpesh mbulohen me flete leshime te
gazetareve. Por, nuk eshte arritur ndonje sukses,
keshtu qe shpeshhere kemi perzierje te atilla ne
konferencat per shtype, sa qe nuk dihet se kush
eshte kush.
Mirepo nuk duhet harruar qe integrimet evropiane,
ne menyre te veçante e posedojne lidhjen e
tregut,e cila do te ndikoj ne aktivitetin e lobit
ne menyre shume me intensive ne te ardhmen.
Komisioni i Barrosit e ka filluar proceduren me te
cilen do te rregulloj punen e lobisteve. Shoqata e
lobisteve e ka hedhe tentimin e Komisionit, duke
theksuar qe shoqata me mire do t’i cakton
rregullat e lojes. Ne shoqaten e lobisteve jane
perfaqesuesit e organizatave me interesa te
ndryshme, grupeve, organizatave jo qeveritare dhe
te kompanive te medha ku permes perfaqesueseve te
vete ne te njejten menyre dhe ne te njejtin forme
luftojne shpesh per interesa te ndryshme dhe
kunderthenese.
Shoqeria e profesionisteve per pune evropiane (SEAP,
Society of European Affairs Professionals) para
nje kohe ju ka derguar leter te hapur
institucioneve te EU-se, dhe i ka informuar per
ndryshimin e rregullave te sjelljes te anetareve
te shoqates. Qellimi i rregullave eshte qe te
vihen perkufizimet ne sjelljen e tyre, duke
filluar nga deklarata qe: “profesionistet per pune
evropiane jane pjese vitale e proceseve
demokratike, duke vepruar si lidhje ne mes te
botes se biznesit dhe shoqerise civile dhe te
kreatoreve te politikes evropiane; ata do te duhej
te angazhohen ne mirembajtjen e standardeve me te
larta profesionale”.
Vete rregullat jane te thjeshta dhe kane te bejne
me parimin: ,,vepro pa nderpre ne menyre te vertet
dhe me integritet’’. Profesionistet per pune
evropiane nuk guxojne te ndikojne ne menyre te
parregullt ne personelin, ne udheheqesit ose ne
anetaret e institucioneve te EU-se...
Nga lobistet kerkohet te jene transparent dhe te
hapur,duhet t’i posedojne informatat e verteta dhe
te sakta me bashkebiseduesit, ndalohet çdo menyre
e marrjes se informatave ne forme te parregullt (edhe
pse nuk eshte precizuar se çka eshte e parregullt).
Lobistet duhet ta ruajne besueshmerine e
informatave, ta respektojne kohezgjatjen e
embargos si dhe te gjitha rregullat tjera dhe
konventat ne tretmanin e dokumentacionit te EU-se.
Te dhenat e disponueshme nuk guxojne t’i shiten
pales se trete. Duhet t’i largohen çfaredo lloji
te konfliktit te interesave etj...
Tere kjo u tha me qellim qe te tregohet se sa
eshte e domosdoshme krijimi sa me i shpejt i
grupit lobist i cili do ta avanconte dhe do te
permiresonte poziten ekonomike te Kosoves, duke i
mundesuar lehtesime konkrete ekonomike nga ana e
Komisionit Evropian ne Bruksel.
Prandaj, iniciativa e pare qe do te duhej te
ndermerret eshte padyshim kerkesa qe qytetareve te
Kosoves t’ju mundesohet qarkullimi i lire i
punetoreve ne tregun evropian te punes, me kete do
te arrihet qe te zvogelohet papunesia te filloj
rritja e standardit te qytetareve, te hapen
perspektiva per mijera te rinj, te cilet ne keto
rrethana te gjendjes ne Kosove po ndihen te
privuar nga e drejta themelore per punesim,
zhvillim dhe perspektive.. |
|
Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke
klikuar Ketu! |
|
|
 |
|
|
|
|
|