Mire se vini ne web faqen zyrtare te Dr. Bedri Selmani

Profesor Dr. Bedri Selmani
Çka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni, duke klikuar ketu!
Ekopolitikë
 
Kush eshte shkaktari i krizes energjetike ne tregun global te naftes
Dallimi ne mes te krizave te kaluara dhe krizes se tanishme te naftes qendron ne koncentrimin e kapitalit qe ka ndodhur ne tregun global te kapitalit, ky fenomen e ka zvogeluar konkurrencen e mirefillte ne nivel te ekonomise globale. Kompanite e medha tranasnacionale te naftes pothuajse ne te gjitha burimet po qeverisin s’bashku , qofte ne fazen e hulumtimit, qofte ne ate te prodhimit.

Sipas shume analisteve skenari nderkombetar i cili po parashikon çmim me te larte te naftes sot si po duket eshte vendimtar. Mendohet se gjendja e tanishme e tregut te naftes eshte rrjedhe e mungeses se ofertes strukturale ne raport me kerkesen e pritur ne nivel global e cila eshte ne rritje te perhershme. Mirepo, para se te thuhet qe mungesa e ofertes ka shkaktuar jo drejtpeshim te situates strukturale, duhet qe mos te harrojme qe çmimi i naftes per nje barel gjate ketyre diteve ka kaluar mbi 83 dollar, kurse shpenzimet margjinale per prodhimin e nje bareli nafte eshte 20 dollare. Vlen te theksohet se shpenzimet mesatare te prodhimtarise boterore jane edhe me te vogla perafersisht vetem 10 dollar per nje barel. Nga kjo rrjedh paradoksi tash me i njohur, si eshte e mundshme qe çmimi i naftes per nje barel te ngritet disa here se sa çmimi kushtues i prodhimit per nje barel!?. Kush ne te vertet jane super perfituesit e nje profiti marramendes prej me teper se 1000 miliard (1 bilion) dollar ne vit? Pergjigjja eshte tani me e njohur, jane kompanite e medha transnacionale te sektorit te naftes dhe ati financiar te cilat ne menyre perfekte kane koncentruar kapitalin. Ato jane te lidhura ne mes veti me te vetmin qellim per profit sa me te larte te mundshem.

Vleresimet e fundit per rezervat boterore te naftes sipas p.sh. Exxon Mobile ose Oil and Gas Journalu sillen rreth 1.200 miliard barela (1 bilion dyqind miliard) te ashtuquajtura rezerva te vertetuara. Fjala eshte per sasine e cila i pergjigjet sasise se dyfishte te naftes te cilen njerezimi e ka harxhuar ne dy shekujt e kaluar. Keto shifra disa i shohim me skepticizem dhe si te pasigurta, ata thone se pjesa e madhe e ketyre rezervave gjenden ne vendet e Lindjes se aferme dhe se shkalla e kerkeses se tanishme bene qe keto rezerva nuk do te mjaftojne per disa dekada te ardhshme (momentalisht kerkesa boterore per nafte eshte rreth 27 miliard barela ne vit).

Ne kete rast harrohet ose perjashtohet qe perveç “rezervave te vertetuara”, kjo do te thote rezervave te cilat mund te shfrytezohen me menyren konvencionale nen kushtet ekzistuese ekonomike dhe teknologjike. Ekzistojne edhe rezervat “jo konvencionale”siç eshte rera e bitumenit dhe te ngjashme, sasite tani me te njohura nga keto burime jane rreth 7000 miliard barela, edhe pse deri me tani keto nuk kane qene ne qender te hulumtimeve serioze. Qe tani me teknologjine e disponueshme do te mundesohej qe nga keto burime te shfrytezohen s’paku rreth 1.500 miliard barela nafte te kualiteti te mire me shpenzime te prodhimit per 20 gjere 30 dollar per barel..

Perveç kesaj keto burime jo konvencionale nuk te jane te koncentruara ne Lindjen e aferme, por ne vendet siç jane Kanadaja, Venezuela, Rusia, dhe rajoni i Kaspikut. Pse atehere keto burime jo konvencionale nuk shfrytezohen? Sipas analisteve jane shume shkaqe si ato: te problemit ekologjik, logjistike dhe atij politik. Mirepo shkaku kryesor eshte pa dyshim çmimi i lire i nxjerrjes dhe i perpunimit nga burimet konvencionale.

Fakti qe çmimet kane arrit mbi 80 dollar per barel nuk e implikon domosdoshmerisht mungesen e struktures siç kane konstatuar me shpejtesi shume vrojtues, ketu implikohet vetem çeshtja qe kompanite transnacionale jane perfitues te jashtezakonshem. Me qellim qe te minimizohet rreziku lidhur me riperteritjen e rezervave, kompanite e medha po i dhene perparesi blerjes se kompanive te vogla dhe te mesme, se sa investimeve ne hulumtime te metutjeshme. Politika njezetvjeçare e investimeve te vogla dhe nençmimi i kerkeses te cilen e implementojn te njejtat kompani te naftes e kane zvogeluar ndryshimin ne mes te ofertes dhe kerkeses se naftes, pake me shume se 1 milion barel ne dite, kurse kjo eshte vlera e pamjaftueshme edhe sikur te merret per baze qe pjesa tjeter e ofertes ne lendet e para te cilat mund te shfrytezohen vetem ne pjesen e sistemit te perpunimit boteror te naftes.

Pse kriza e tanishme ndryshon nga te meparshmet?

Krizat e meparshme te naftes qarte kane treguar qe kane te bejne me çmimet e larta te naftes duke u paraqitur dy reaksione tipike si ne çdo treg: Kerkesa eshte zvogeluar ,qofte per shkak te iniciatives per burime te ndryshme energjetike, qofte per elasticitetin ne mes te çmimeve dhe kerkeses, ose per shkak te ngadalesimit te zhvillimit ekonomik, qe vjen si rezultat i çmimeve te larta, ku ofertuesit e naftes perpiqen qe sa me shume te investojne ne hulumtimin e burimeve te reja. Dihet se ne princip kane qene te nevojshme disa vite per pershtatjen e kerkeses dhe ofertes, rezultatet kane qene gjithhere kontra shok dhe renje e shpejt e çmimeve. Kete here parashikimet mund te jene ndryshe, kete me se miri na e vertetojne analizat e atyre te cilet po fitojne ne situaten e kohezgjatjes se çmimeve te larta.

Ne nivelin boteror fjala eshte per fitimet prej 1000 miliard dollar (1 bilion) ne vit, te cilave duhet shtuar edhe 500 miliard dollar, veprimeve ne tregun e gasit (propan butan), ( te cilin treg kryesisht e lidhin me tregun e naftes). Subjektet te cilat fitojne nuk jane vetem vendet prodhuese por edhe kompanite e naftes

Ne kete kontekst investimet e shume kompanive jane rrite, por me pak se sa qe eshte pritur logjikisht; ne princip vetem nje pjese te veprimit dhe nje pjese te fitimit, kurse pjesa me e madhe i eshte dedikuar dividentave te pasura. Disa shkaqe qe permenden lidhur me mbylljen e vendeve te Lindjes se aferme per investime te huaja dhe problemeve ekologjike ne vendet perendimore,jane faktore dytesor.

Mirepo, shkaku kryesore ne tere kete situate eshte Status Quo-a e cila po ju konvenon ne menyre te perkryer kompanive te medha transnacionale. Kurse ne anen tjeter ato kane rrezik shume te vogel individual sa i perket asaj qe mekanizmi i tregut mund t’i largon nga tregu. Ne te vertet dallimi ne mes te krizave te kaluara te naftes dhe tanishmes qendron ne ate se tani eshte rritur koncentrimi i kapitalit, kurse eshte zvogeluar konkurrenca; pothuajse ne te gjitha burimet e naftes kompanite e medha qeverisin s’bashku, qofte ne fazen e hulumtimit, qofte ne fazen e prodhimit.


Nje paradoks tjeter i cili eshte ne tregun global te naftes, padyshim eshte edhe jo konsolidimi ne mes te shteteve konsumuese te naftes. Secili vend vendos vetem per veten. Disa nga ekspertet mendojne qe asnje vend i Evropes nuk do te duhej te vepron i vetmuar ne tregun global te naftes. Arsyeja eshte shume e qarte, tregu eshte shume i ndjeshem ne ndryshimet e diferencave ne mes te kerkeses dhe ofertes prej 1 milion barel ne dite dhe 50 milion ton ne vit.

Prandaj ata me te drejte mendojne qe strategjia e perbashket e 25 vendeve evropiane ne oferten dhe kerkesen per nafte mund te ndikoj dhe te behet vepruese sa i perket çmimit me te ulte te naftes per nje barel ne tregun global. Kjo do te bente te mundur qe te rriten investimet ne prodhimtarin e naftes, kurse Evropa do te ofronte garancine afatgjata per krijimin e te ardhurave nga investimet e arritura. Sipas eksperteve problemi eshte i thjesht ata nisen nga supozimi (cili shtet sot nuk do te kishte pranuar te nenshkruaj marreveshjen shitblerese ne afat te gjate per çmimin 30 dollar per barel?). Kurse kur eshte fjala per kerkesen, iniciativa do te ishte edhe me vepruese, dhe kete ne afat te shkurte: p.sh. Ne qofte se UE-ja vendos ta zvogelon konsumin vetanak 5 gjer 6 % te naftes ne nje afat relativisht te shkurt (p.sh ne gjashte muajt e ardhshem apo nje vit), kerkesa boterore per nafte do te zvogelohet rreth nje milion barel ne dite. Mandej po te krijohej nje marreveshje ne mes te UE-se dhe SHBA-ve, ekspertet jane ma se te sigurt qe çmimi i naftes do te stabilizohej ne konditat e arsyeshme ne sherbim te zhvillimit qendrueshem ekonomik global. A do te ndodhe kjo ne ardhmen tani askush nuk mund ta dije. Edhe pse te gjithe pajtohen se eshte i domosdoshem intervenimi i shpejt i institucioneve nderkombetare dhe i qendrave ekonomike globale te vendosjes!?

Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke klikuar Ketu!
 
Biblioteka e re në Kolegjin
Universitar Victory me botime te reja dhe lokacion te ri, krijon një atmosferë të favorshme për studim dhe hulumtim. Orari i punës së Bibliotekës së Kolegjit Universitar Victory është nga ora 09:00-24:00.
Resurse për Stsudentët
 
Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us at timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

Although new in the list of hotels, the Victory has already attracted numerous diplomats, ministers and other statesman from around the world. We have promised our guests that the quality of service is of paramount importance to us – and they are our witnesses.
This precisely was the idea of the founder of hotel VICTORY, Mr. Bedri Selmani, when he embarked on building a hotel with a touch of luxury and the kind of service that will make all its visitors feel appreciated.

 

Lajme Shqip | Muzika Shqiptare | Foto Shqip | Chat | Video Shqiptare | Filma ShqipHumor | Horoskopi | Historia
copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster