 |
Mire se vini ne web faqen zyrtare te Dr. Bedri
Selmani |
|
|
|
|
Profesor Dr. Bedri
Selmani |
|
Çka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise
kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe
te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe
ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni,
duke klikuar ketu! |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
Kriza energjetike globale dhe pasojat alarmante per ekonomine globale |
Kerkesa gjithnje e me e madhe kurse oferta e vogel
e naftes ne tregun global ka bere qe shtetet e
Lindjes se afert nuk po din çka te bejne ne
petro-dollaret e fituar. Çmimi i naftes prej 120
dollare per barel (120.22 $), ka bere qe me askush
te mos gjykoj per prognozat, sepse ato po
tingellojne si alarmuese. Analiste te ndryshem ne
mesin e atyre te cilet kane qene mjafte te
kujdesshem, lidhur me ngritjen e mundshme te
çmimit te naftes, kane thane se çmimi mund te
ngritet gjere ne 200 dollare per barel. Vetem
atehere kerkesa me ne fund ne menyre radikale do
te bien, keshtu qe çmimi per barel mund te
stabilizohet ne kete nivel. Kjo mund te ndodh
shume shpejt, ndoshta qysh ne vitin e ardhshem, ne
qofte se nuk ndodhe edhe ne kete vit.
Ky kufi shume i larte i çmimit, perkunder asaj qe
po tingellon mjaft alarmuese. Prape ne tere kete,
nje eshte e vertet, qe kurre me çmimi i naftes nuk
do te jete i lire dhe se kurre me nuk do te ulet
nen 100 dollar per barel!?
Pse nafta po shtrenjtohet?
Perveç qe kerkesa eshte me e larte se oferta, jane
edhe disa faktor te cilet kane ndikuar ne kete
çmim. Kompanite trans nacionale te naftes jane
rrjetezuar permes tregut financiar ne ate menyre,
qe ne te vertet me askush nga shtateshja e
ekonomive me te fuqishme globale, nuk mund te
ndikoj ne kete rrjedhe. eshte ne interesin e
korporatave qe super profitin e tyre edhe me tutje
ta maksimizojne. Ne anen tjeter ekonomia kineze
por edhe ajo indiane kane perjetuar eksplodim te
zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Por, duhet thene
se ne keto vende ende pritet qe te arrijne piken e
vlimit. Vetem atehere kerkesa per nafte dhe gaz do
te jete edhe me e larte.
Nje arsye tjeter eshte edhe ngritja e shpenzimeve
per nxjerrje dhe per punim te naftes e cila eshte
rreth 20% ne vit. Kesaj po i ndihmon teknologjia
gjithnje e me e sofistikuar dhe gjithnje me e
shtrenjte. Mirepo, shume me pak ekonomike jane
shkaqet tjera me pak te parashikueshme te
ngjarjeve dhe konflikteve te mundshme rajonale ne
bote. Para dhjet diteve çmimi i barelit te naftes
u ngrit ne burse per 3 dollar (119.90$), kjo
ndodhi pas lajmit qe u transmetua se nje anije
amerikane ka hapur zjarr ndaj nje anije iraniane.
Tere kjo e forcoi friken nga konflikti luftarak ne
mes te Uashingtonit dhe Teheranit..
Pse kane kaluar koherat e vjetra dhe te mira?
Kurre me nuk do te kete nafte te lire, si dhe
kurre me pritje naive nga viti i kaluar sipas te
cilave sipas skenarit me te papershtatshem çmimi
i nje bareli nafte do te mund te arrij ne 100$.
Lidhur me kete kur ne pranveren e vitit te kaluar
shkrova nje analize lidhur me pritjet e mundshme
te çmimit prej 100$ , per nje barel, shume prej
tyre qe e kishin lexuar shkrimin me paten thene
se mos e kam tepruar pak. Mirepo tani pas nje
viti te gjithe flasin, gjithandej per 200 $, per
nje barel te naftes ,ne kete vit apo ne vitin e
ardhshem . Vlen te theksohet, qe tere kjo situate
e re po behet mjafte e paqendrueshme per ekonomine
globale, sa i perket mundesive te pershtatjes nga
ana e ekonomive te shteteve nacionale dhe
zhvillimit te qendrueshem ekonomike te tyre.
Pse kriza energjetike globale eshte bere shkaktari
kryesor i krizes globale te ushqimit?
Diagnoza reale krizes ne ekonomise globale po
percillet nga: Dollari i semure i cili ne raport
me shporten kryesore te valutave tjera,ne tregun
revizor, eshte ne renie te perhershme; recesioni
qe ka perfshire ekonomin amerikane; ngritja e
çmimeve te naftes eshte bere e pandalshme. Ky vit
mund te jete viti i kthesave, dhe pse sipas te
gjitha gjasave per kohera me te mira ende nuk ka
paralajmerime.
Çka te thuhet me shume, rritja ekonomike e
ekonomise amerikane mund te ulet nga 1.6% te
rritjes vjetore ne 0.9% te rritjes vjetore ne fund
te ketij viti. Gjithashtu edhe ne Eurozone
parashikohet rritje prej 0.9% ne kete vit. Mirepo
kjo dukuri e rritjes se ulet ekonomike nuk eshte
dukuri vetem ne vendet e pasura. Kjo po ju ndodh
edhe vendeve te ekonomive me pak te zhvilluara,
por te cilat jane ne rruge per tu pasuruar. Keto
ekonomi kemi renie te rritjes, me shume se sa qe
eshte pritur (Kina, 9.3%, India 7.3%, kurse ne
Afrike 6.3%)
Ne tere kete nafta eshte njeri nga shkaktaret
kryesor te krizes ekonomike globale. Perndryshe,
me rritjen e kerkeses (posaçerisht nga presioni i
ekonomive ne rritje , siç eshte ajo e Kines),
prodhuesve te naftes kjo situate po ju pergjigjet
,ata po i pergjigjen me zvogelimin e prodhimtarise.
Kjo si rrjedhoje po ndikon direkt ne shtrenjtimin
e naftes.
Fondi Monetar Nderkombetar (FMN) para nje kohe ju
ka terhequr verejtjen ministrave te shteteve
anetare te OPEC-ut, qe kapacitet prodhuese te
rritjes se tyre seriozisht kane ngecur ne
prodhimtarin e naftes, kurse kjo realisht ne mas
te madhe po shkakton destabilizimin e tregut
global .
Nga OPEC-u jane pergjigjur me arsyetim se per kete
jane fajtor shpenzimet gjithnje e me te medha te
prodhimit, te cilat si te tilla per nje ose dy
vite mund te prolongojne planet e rritjes se
prodhimit te naftes.
Gjashte vendet e keshillit per bashkepunim te
Gjirit (GCC) Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia
Saudite, Bahrejni, Kuvajti, Katari dhe Omani,
vitin e kaluar nga eksporti i naftes kane fituar
381 miliard dollar (kurse ne gaz 26 miliard). Kur
çmimi i nafte te ishte 100 dollar (kurse tani
eshte 120$), keto gjashte vende gjer ne vitin 2020
gjithsejte do te fitojne nga shitja e naftes 9
mije miliard dollar.
Vetem gjate vitit 2007 keto vende kane bere
investime plotesuese prej 215 miliard dollar ne
boten e jashtme. Keto vende aq shume kane
akumuluar edhe me tutje po fitojne petro dollar,
çka ne te vertet eshte e paimagjinueshme. Pra aq
shume sa qe eshte e pa krahasueshme, nga ajo se ku
mund ti shpenzojne te gjitha keto mjete. Ne vendet
e Gjirit po ndertohen qytete te çuditshme te se
ardhmes (Dubai eshte njeri nga shembujt me te mire
te ketij tregimi).
Dy mije miliard dollar thuhet se vlejne te gjitha
projektet ndertimore te cilat kane filluar. Mund
te thuhet se qeverite e ketyre vendeve diçka kane
mesuar nga ajo vala e pare e fitimit te madh nga
nafta (ne kohen e krizes se naftes te viteve
shtatedhjeta dhe te luftes Iran Irakiane), kur
ato kryesisht jane dhene ne shpenzime te
pamenduara dhe joracionale. Mirepo kjo periudhe
nuk ka zgjat, keshtu qe pernjehere jane
ballafaquara me çmime te uleta te naftes ne vitet
e 90 ta (20 dollar per nje barel). Çmimet e
sotshme te larta te cilat gjithnje po ngriten i
kane shnderruar keto vende ne superfuqi financiare,
te mesuara nga pervoja e kaluar jo fort e larget,
ato po investojne ne te ardhmen .
Vendet e Gjirit tani ndoshta per here te pare ne
historine e tyre po sillen si fitues te
kuptueshem te lotarise duke menduar per
ardhmerine. Sepse ato jane e ndoshta ne mase me
te vogel Amerika, Rusia, Amerika Jugore fitues te
medhenj ne lotarine gjeopolitike. Jack Poti
eshte me i larti ne burimet e naftes nen rere.
Perparimi i papare dhe pasuria e jashtezakonshme
ne vendet e Gjirit, perball, recesionit ne SHBA-te
dhe paralajmerimi i ngadalesimit te rritjes
ekonomike ne vendete e perendimit. Mandej, rritja
ekonomike impulsive ne Kine dhe Indi. Pas te
gjitha ketyre levizjeve qendron padyshim nafta. Sa
me shume dhe me shpejt po zhvillohet Kina dhe
India, çmimi i naftes gjithnje po ngritet, kurse
profiti i prodhuesve te saj eshte me i larte.
eshte e mundshme qe tere kjo dukuri e shiquar nga
pozicioni perendimor, thua se zhvilimi global
eshte kthyer nga lindja dhe qe pike qendrimi i
pasurise dhe i zhvillimit eshte rivendosur ne
pjesen lindore te botes. Tere kjo mund te
tingelloi si ironi, per ata qe e kane bere shprehi
qe zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik ta shohin
vetem ne vendet perendimore.
Per ne fund, eshte mjafte paradoksale kur ne
njeren ane bota eshte e shokuar nga çmenduria e
ngritjes se çmimeve, para se gjithash kur dihet se
burimet e naftes nuk jane te pashtershme. Kjo ka
shkaktuar kerkesen per gjetjen e shpejt te
burimeve te reja alternative te energjise. Kurse
ne anen tjeter, paradoksi qendron ne ate qe sot ne
momentin kur po rishfaqet kriza e rrezikshme
globale e shtrenjtimit te ushqimit , per arsye te
zvogelimit te mundshem te hapesirave bujqesore,
per shkak te zhvillimit te prodhimtarise se
bionaftes. Si duket ne kete fillim te shekullit
21-te , njerezimit do ti duhet ti pershtatet
ketyre rrethanave te reja mjafte sfiduese. Deri
kur dhe si tani per tani askush nuk mund ta dije. |
|
Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke
klikuar Ketu! |
|
|
 |
|
|
|
|
|