Mire se vini ne web faqen zyrtare te Dr. Bedri Selmani

Profesor Dr. Bedri Selmani
Ēka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni, duke klikuar ketu!
Ekopolitikė
 
Cilat jane dimensionet e krizes financiare per ekonomin globale?
Ekonomia globale eshte duke perjetuar krizen me te rende financiare ne 80 vitet e fundit. Kriza se pari perfshiu nje pjese te madhe te sistemit financiare amerikan, kredit hipotekare, kurse gradualisht eshte perhap ne sistemin bankar te sigurimeve, fondeve dhe ne bursa.

Kriza financiare amerikane shume shpejt eshte perhap ne sektorin financiar evropian, bankar dhe ne bursa .Rritja ekonomike globale e BPSH (GDP) seriozisht eshte ngadalesuar, jane ne renje ēmimet e patundshmerive ( te gjitha llojeve) disa prej sektoreve te industrive kane filluar te pesojne humbje te medha.

Treguesit e shumte po tregojne per rrezikun qe per momentin po perjeton ekonomia globale e cila gjithnje e me shume po i ofrohet recesionit e ndoshta edhe depresionit te pa pare gjere me tani.
Ne perpjekje qe te evitohet perhapja e krizes qeverite dhe bankat qendrore te vendeve me te zhvilluara me masa energjike po e vejne ne veprim kapitalin e fresket ne sektorin bankar. Perveē kesaj disa banka gjer me tani me emer te madh ne SHBA-te dhe ne Britanine e Madhe me nuk ekzistojne , kane falimentuar. Disa prej ketyre bankave Qeveria amerikane i ka marre ne mbikqyrje, kurse ne Evrope gjithashtu po ndodh i njejti skenare.

Ne opinion publik eshte perhap qendrimi qe krizen financiare e kane shkaktuar kredit hipotekare ne SHBA. eshte e njohur tani me se kredit hipotekare te pa kthyera dhe renja e ēmimit te tyre ne tregun e patundshmerive ka shkaktuar humbje te pa kompenzueshme, per nje mori fondesh dhe banka.Kurse tere kjo ka shkaktuar fillimin e krizes financiare te tanishme. Mirepo sipas shume analizave te eksperteve rrjedhe se kjo nuk eshte shkaktari kryesor i krizes.

Pse nuk funksionoj sistemi financiar i rregullatorit mbikqyres?

Qe ne fillim duhet thene se kriza financiare globale eshte krize e sistemit financiar boteror. Ajo tani eshte e veshtire dhe ndryshe nga te gjitha krizat gjer me tani. eshte e ditur se themelet e sistemit financiar aktual jane krijuar ne Bretton Woods ne gjysmen e shekullit te kaluar. Si baze e ketij sistemi ka sherbyer dollari amerikan, ne te cilin jane fiksuar te gjitha valutat tjera, kurse dollari ka qene i bazuar ne ari. Nje konstruksion i tille ka funksionuar gjere te shkeputja e konvertibilitetit te dollarit ne fillim te viteve te shtatedhjeta. Shkeputja e konvertibilitetit e ka nderprere ne nje menyre simbolike ekonomin reale nga ajo financiare. Nga kjo kohe ekonomija e simboleve gjegjesisht sektori financiare ka filluar te fryhet baloni financiar.Ketu ka ndodhe transformimi i sistemit tradicional konservativ bankar ,qe ka pasuar me lindjen e institucione te reja, krijohen produkte te reja financiare, te ashtuquajtura inovacione, opsione, derivime. Duke u bazuar ne tere kete, sektori financiar eshte zhvilluar i pavarur dhe ne menyre te pa krahasueshme me shpejt se sa ekonomia reale.

Nxitja e kesaj fryrjeje financiare e ka prejudikuar doktrinen dominuese te tregut me bindjen qe tregu financiar eshte mekanizem veterregullues i cili nuk ka mundesi te peson thyerje.


Rritja e sektorit financiar dhe globalizimi i tij ka mundesuar ri rregullimin dinamik.Kete e ka mundesuar zhvillimi i teknologjive te larta - informatikes dhe telekuminikacionit , si dhe zhvillimi i teknologjive adaptive te nje numri te madh te inovacioneve financiare. Tregu financiar eshte bere global, jane zhvilluar subjekte financiare gjigante, banka dhe fonde tjera financiare te cilat jane bere aq te medha sa qe mundesia e falimentimit eventual ishte minimale.


Krahasimisht me rritjen e tregut financiar jane zhvilluar edhe sistemet e mbikeqyrjes dhe rregullimit, mirepo ato si te tilla ne nje mas te madhe kane mbetur me karakter nacional. Per kete shume produkte inovative financiare, posaēerisht ne sektorin investiv bankar, kane funksionuar jashte mbikeqyrjes se sistemit rregulativ. Kjo njiherit ishte dobsia kryesore qe shkaktoi stihin ne sistemin financiar i cili veproi ne menyr te pakontrolluar nga ana e rregullatorit mbikqyres.

Si ndodhi renja amerikane kamatave primare?

Pozita dominuese mediale e paras per zhvillimin e sektorit financiar ka qene dollari amerikan. Duke ju falenderuar pozicionit te rezerves se valutes boterore, dollari i ka mundesuar SHBA-ve te merr e mos te jep, te krediton e mos ti refuzon.Duke e shfrytezuar poziten dominuese te dollarit, SHBA-te e kane financuar ekspansionin e vete, duke inkuadruar ketu edhe financimin lufterave. Deficiti buxhetor amerikan pas Reganit, por edhe gjate administrates se Bushit, ka arritur permasa gjigante te pa para gjere atehere. Prane kesaj FED-i (Rezervat Federale Qendrore) kane udheheq politiken e shkalles se ulte te kamatave. Manipulimi me kamaten primare ka mbajtur drejtpeshimin formal qe e ka larguar sistemin nga kriza e mundshme, te cilat jane zhvilluar gjate viteve te nentedhjeta.


Renja amerikane e shkalles se kamatave primare nga 6.5% ne 3.5% , ne afatin vetem prej disa muajve pas vitit 2000-te, mandej pas sulmit te 11 Shtatorit te Qendres Boterore te Tregtise , ne vetem 1% ne vit. Kurse ne 33 muajte e ardhshem te kesaj periudhe FED-i ka mbajtur shkallen e kamates reale negative. Ne keto themele te sistemit financiar ka ekspanduar kreditimi. Me nje fjale kapitali ka qene i lire dhe i disponueshem per te gjithe. Pasojat e ketij ekspansioni kreditor qe jane grumbulluar ne tregun e pa luajteshemerive (hipotekave). Kane bere qe ketij segmenti ti ndodhe fryerja e shpejte stihike dhe e pakontrolluar , ketu edhe ka filluar thyerja .

Si ndodhi ekspandimi i kredive hipotekare?

Mekanizmi i kesaj thyerjeje ka qene mjafte i thjeshte, bankat masovikisht kane lejuar kredi pa vleresim solid te rrezikut dhe pa koleteral te pergjegjshem. Me se shpeshti ka qene e mjaftueshme vleresimi qe ēmimet e patundshmerive (Toka, shtepite, banesat etj.) edhe me tutje po ngriten. Kredit per shtepi i kane marre edhe personat e pa punesuar, si dhe ata te cilet vertet nuk kane mundur t’i paguajne anuitetet (kestet). Ne kete ekspansion kreditor edhe natyra e paskrupullt njerezore ka luajt rol vendimtar. Bankat kane fituar fitime te papara kurse bordet e tyre bonuse te larta. Me nje fjale qytetaret shume lehte kane ardhur gjer te kredia, kurse elita financiare ka qene e sterknaqur me rritje te ēmimeve te aksioneve bankare dhe te pjesemarrjes ne fonde.


Tregu financiar eshte rritur me ritem te vrullshem dhe stihik, kjo i perngjan dehjes se lehte, per te cilen vlen thenja e vjeter. Njeriu ne kete gjendje gjithnje e me mire ndjehet, kurse organizmi i tij ngadal shkaterrohet.

Si u perhap cunami i krizes financiare?

Kjo gjendje e veteknaqesis ka zgjat gjere te paraqitja e shenjave te para te krizes te 6 Gusht te vitit 2007-te, kur bankrotoi Fondacioni i njohur Amerikan HOME MARGAGE. si viktima e pare e tregut amerikan te paluajteshmerive (hipotekare dytesore); me 9 gusht BNP Paris i suspendoi tri fondet e veta investive me vlere prej 2 miliard euro, per shkak te asaj qe tregu i tyre u “zhduk”; Banka qendrore Evropiane i dha 95 miliard euro sistemit bankar, ngjashem veproi edhe FED-i amerikan dhe Banka Qendrore Japoneze.

Rrjedha negative ka vazhduar me 10 gusht, 13 gusht dhe 16 gusht te ketij viti ku kemi vazhdimin e falimentimeve te reja siq ishte ajo e bankave BEAR STEAMSA ; LEHMAN BROTHERS, AIG-a dhe e disa te tjerave. Keshtu qe cunami i krizes financiare u perhap shume shpejte edhe ne sistemin financiar te Evropes dhe ne tere pjesen tjeter te ekonomise globale.

Sa jane dimensionet e krizes financiare ?

Instrumenti themelor financiar me ndihmen e te cilit tregu financiar ne menyre te pakontrolluar dhe stihike eshte rrite kane qene derivatet financiare. Duke i shfrytezuar keto produkte inovative bankat amerikane i “ripaketuan” kredit e keqija hipotekare, te cilave ju kane siguruar rejting kreditor te klases se pare (pra ketu kemi te bejme me regjting spekulativ) te cilat jua kane stershitur investitoreve Evropian. Pra tregu i derivateve financiare eshte segmenti kryesor i fryrjes se ballonit financiar global.

Sipas vleresimeve te BIS-it vlera e kontratave te vlefshme nga kjo lemi ne fund te vitit 2007-te, kishte arritur shifren e jashtezakonshme prej 600 trilion dollar, qe paraqet 11 here me shume se sa vlera e prodhimit boterore. Para 10 viteve vlera e ketij segmenti financiar ishte “vetem” 75 trilion dollar. Derivati financiar i cili eshte rritur me se shpejti i njohur si CDS (Creddit Defauld Swaps), qe ka mundesuar sigurimin e produkteve te kredive hipotekare eshte rritur ne vlere prej 55 trilion dollar, qe eshte me shume se vlera e teresishme e fondit banesor amerikan.

Pse u vonua intervenimi shtetrore i qeverive te vendeve me te zhvilluara ?

Nga kjo qe u tha me larte ne shpjeguam nje pjese te gjenezes dhe mekanizmat e krizes financiare. Kjo tregon per karakterin tjeter, qe nuk kane qene karakteristike per dukurit e ngjashme ne te kaluaren. Kriza e tanishme financiare eshte shume me e nderlikuar jo vetem per nga thellesia dhe gjithe perfshirja por edhe per nga rrjedha e marredhenieve ekonomike nderkombetare, posaēerisht te pozicionit te Kines dhe Indise si lojtar te rinj ne mesin e koloseve te medhenj boteror ekonomik.


Krizen aktuale eshte duke percjellur edhe nje specifike, kjo eshte vendosmeria e qeverive dhe e bankave te tyre qendrore te vendeve te rrezikuara qe te qeverisin me proceset negative. Edhe pse qendrimi i eksperteve eshte se ne fillim te paraqitjes se krizes intervenimi i qeverive ka qene i dobet dhe i ngadalshem.

Tani ne kohen e fundit vendosmeria e tyre ka arritur nivelin me te larte eshte duke u siguruar likuiditeti i sektorit bankar, ne kete rast kemi marrjen e disa bankave nen mbikeqyrje, gjithashtu eshte forcuar kontrolli i sistemit rregullativ. Nga te gjitha keto masa berzat kane filluar te reagojne pozitivisht ( ka ndodhe ngritja e aksioneve diteve te fundit), por edhe me tutje eshte prezente psikoza e pasiguris se madhe ne bursat globale.

Si po duket thellesia dhe dinamika e krizes eshte shume me serioze se sa qe eshte vleresuar. Per kete te gjitha qeverite e vendeve me te zhvilluara jane te vendosura se duhet ne menyre me energjike te behen prerje me qellim qe te vihet nen kontroll pasojat e krizes financiare. Me qellim qe te zvogelohen efektet negative per sektorin real te ekonomise dhe te zhvillimit te qendrueshem ekonomik global.

Edhe pse do te jete e pamundshme per t’ju ikur pasojave te kesaj krize e cila ende nuk eshte vene nen kontroll.

Pse karakteri i krizes eshte krize e sistemit financiar global?

Krejt ne fund, ashtu siē e cekem edhe me larte ketu kemi te bejme me krizen sistemore financiare. Pavaresisht se si do te perfundoj, do te lene pasoja te thella ne strukturen e sistemit financiar global. Shume ēka ne sistemin financiar dhe ne organizimin e institucioneve financiare, ne rolin dhe funksionimin e tyre, ne produktet financiare, ne metodat e rregullimit dhe te mbikeqyrjes, patjeter do te ndryshoj.


Shume te pakte jane ata te cilet mund te din se si do te duket sistemi financiare i se nesermes.
Mirepo, nga e tere kjo nje eshte e sigurt pas kesaj krize do te kemi periudhen kur roli dhe intervencionizmi shtetror ne ekonomi do te jete shume me i shprehur.


Periudha e fundamentalizmit te tregut ose i ekonomis se ofertes , si parim i cili ka dominuar ne 20 vjetet e kaluara patjeter do te kufizohet. A do te thote kjo fundi i standardit monetar te dollarit dhe formimi i nje paradigme plotesisht te re financiare, mbetet qe te shihet.

Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke klikuar Ketu!
 
Biblioteka e re nė Kolegjin
Universitar Victory me botime te reja dhe lokacion te ri, krijon njė atmosferė tė favorshme pėr studim dhe hulumtim. Orari i punės sė Bibliotekės sė Kolegjit Universitar Victory ėshtė nga ora 09:00-24:00.
Resurse pėr Stsudentėt
 
Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us at timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

Although new in the list of hotels, the Victory has already attracted numerous diplomats, ministers and other statesman from around the world. We have promised our guests that the quality of service is of paramount importance to us – and they are our witnesses.
This precisely was the idea of the founder of hotel VICTORY, Mr. Bedri Selmani, when he embarked on building a hotel with a touch of luxury and the kind of service that will make all its visitors feel appreciated.

 

Lajme Shqip | Muzika Shqiptare | Foto Shqip | Chat | Video Shqiptare | Filma ShqipHumor | Horoskopi | Historia
copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster