Mire se vini ne web faqen zyrtare te Dr. Bedri Selmani

Profesor Dr. Bedri Selmani
Çka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni, duke klikuar ketu!
Projektligjet e propozuara nga Dr. Bedri Selmani në Kuvendin e Kosovës
 
Projektligji per tatimin ne fitim
Zotri Kryetar!
Zonja dhe Zotrinje deputet
Zotrinje Ministra

 

Lenda: Amendamentet e propozuara ne Projektligjin per tatimin ne fitim, siq vijon:    

 

Amendamenti 1

 

Nentitulli “tatimpagues” te fshihet dhe te zavendesohet me fjalen “tatim obligues”.

 

Amendamenti 2

 

Neni 2. te riformulohet dhe te plotesohet; siq vijon:

 

Tatim obliguesi

 

Sipas ketij Ligji, obliguesit tatimor do te jene personat juridik dhe fizik siq vijon:

 

Tatim obligues eshte shoqeria tregtare dhe personat tjere juridik te cilet kryejn veprimtari me qellim te arritjes se fitimit.

Tatim obligues eshte edhe njesia afariste e huaj e nje ndermarresit nga bota e jashteme.

 

Ndermarres nga bota e jashtme eshte ai i cili ne teritorin e Kosoves nuk e ka selin ose drejtorin kryesore.

 

Tatim obligues eshte edhe perfaqesia e ndermarresit nga bota e jashteme per pune te agjensioneve ne transportin ajror dhe ne transportet tjera, ne qofte se ne teritorin e Kosoves krijon te ardhura nga shitja e biletave, po qe se me kontratat nderkombetare nuk parashihet ndryshe te rregullohet.

 

Tatim obligues eshte edhe ndermarresi si person fizik i cili krijon te ardhura nga zejtaria, profesioni i lire, bujqesia, pylltaria dhe veprimtarit tjera te cilat trajtohen si zejtari ne kuptimin e Ligjit per Tatim ne ta ardhura, ne qoftese tatimobliguesi ja bene kerkesen zyres tatimore perkatese, qe ne vend te tatimit ne te ardhura do te paguaj tatimin ne fitim. Kerkesa behet gjere ne fund te vitit kalendarik per vitin e ardheshem;

 

Tatim obligues eshte ndermarrja afariste qe vepron ose operon me pjese te prones publike ose shoqerore.

 

Tatim obligues eshte organizata e regjistruar si organizat joqeveritare sipas Rregullores 1999\22 te UNMIK-ut, te dates 15 nentor 1999, per regjistrimin dhe veprimin e organizatave jo qeveritare ne Kosovve;

 

Organet e administrates qendrore, organet e administrates lokale, Banka e Pagesave te Kosoves, nuk jane obligues tatimor ne fitim.

Institucionet e Kosoves, institucionet lokale, bashkesit fetare, partit politike, sindikatat, OEK-se, shoqatat e qytetareve, organizatat joqeveritare sipas rregullores se UNMIK-ut 1999/22 dhe fondacionet humanitare nuk jane obligues tatimor ne fitim.

 

Te gjitha kontratat e ndermarrjeve nga bota e jashteme, e qe kane te bejne me furnizimin me mallera dhe sherbimeve ndaj UNMIK-ut, si dhe agjencit e specializuara te Kombeve te Bashkuara nuk jane obligues tatimor ne fitim.

 

Amendamenti 3

 

Neni 3, te rigormulohet dhe te plotesohet siq vijon:

 

Kapitulli II.

 

Baza tatimore

 

Baza tatimore eshte fitimi i rritur dhe i zvogluar sipas dispozitave te ketij Ligji.

 

Fitimi nga pika 1. te ketij neni eshte ndryshimi ne mes te ardhurave dhe shpenzimeve te cilat duhet te percaktohen ne harmoni me kete ligj.

 

Bazen tatimore te tatim obliguesit vendor e perben (bruto) fitimi i tersishem i percaktuar ne harmoni me piken 1 dhe 2 te ketij neni e krijuar ne vend dhe jashte vendit.

 

Bazen tatimore te njesis vendore afariste e vendore te ndermarresit nga bota e jashteme e perben fitimi i arritur ne Kosove i percaktuar ne harmoni me piken 1 dhe 2 te ketij neni.

 

Ne bazen tatimore hyne edhe fitimi i cili krijohet me proceduren e likuidimit.

 

Amendamenti 4

 

Neni 6, te ndryshohet dhe te riformulohet siq vijon: (permbajtja e ketij neni eshte perfshir ne piken 8, 9,10 ne nenin 2)

 

Te ardhurat.

 

Te ardhurat jane rritja e dobis ekonomike ne forme te te hyrave ose rritja e pasuris ose zvogelimi i obligimeve te cilat kane ndikuar ne rritjen e kapitalit. Investimet e aksionareve ose te anetareve te shoqerise tregtare ne kapitalin e shoqeris nuk konsiderohen si te ardhura.

 

Ne te ardhura hyjne edhe bruto te hyrat e dobis ekonomike dhe kerkesat e tatim obliguesit per llogarin e tije, perveq tatimin ne vleren e shtuar dhe kompenzimeve te cilat paguhen ne dobi te personit te tret. Te raportet komisionare dhe perfaqsuese, ne ta ardhurat komisionare ose perfaqesuese hyjn vetem shumat e provizionit ose kompenzimi tjeter.

 

Ne te ardhurat e periudhes per te cilen percaktohet tatimi (periudha tatimore) hyjn bruto rritjet e dobis ekonimike per mallin e derguar, per sherbimet e kryera dhe sipas bazave tjera gjere ne fund te asaj periudhe.

 

Tak percaktimi i te ardhurave nga dergesa e mallit, dite e dergeses kuptohet dita kur pranuesit i mundesohet disponimi ekonomik me te mira ose mallin.

 

Tek percaktimi i te ardhurave nga sherbimet, ne te ardhurat e periudhes tatimore hyjn bruto rritjet e dobis ekonomike te cilat kane te bejne me sherbimet e kryera gjere ne fund te asaj periudhe, kurse per sherbimet te cilat kryhen gjate disa periudhave tatimore, te ardhurat pranohen proporcionalisht nga niveli i lartesis se kryerjes se sherbimeve te periudhes tatimore.

 

Te kontratat per ndertimin, te cilat kryhen gjate disa periudhave tatimore, te ardhurat rregullohen dhe ndahen ne disa periudha sipas shkalles se kryerjes. Te ardhurat nga ndertimi i banesave, te lokaleve afariste ose objekteve tjera per bleresit (tregun) e panjohur, hyjn ne te ardhurat e periudhes tatimore ne te cilen eshte kryer dergesa.

 

Ne te ardhurat e periudhes tatimore hyjn edhe kamatat (interesi) ne kredi, hua, paradhenje, kerkesat per shitjen me afat te pageses (kamatat e rregullta dhe ndeshkuese). Ne te ardhurat e periudhes tatimore hyjn edhe shumat e llogaritura ne baze te klauzules valutore, te qiradhenjes, kompenzimi per shfrytezimin e patenteve, shenjave tregtare, te drejtave autoriali, programe llogaritese dhe i te gjitha te drejtave tjera.

 

Te ardhurat nga pika 7. e ketij neni hyjn ne te ardhurat e periudhes tatimore e te cilat kane te bejne me bazen proporcionale kohore. Te ardhurat nga shitja e te drejtave te pasuris sipas kotrates e cila pranuesit i mundeson te drejtat e lira te shfrytezimit dhe sipas te cilave dhenesi nuk ka kurrefar te drejtash dhe obligime te me tutjeshme, konsiderohen kontratat per shitje, sipas te cilave kompenzimi i tersishem i tyre, hyn ne te ardhurat e periudhes tatimore ne te cilen shitja eshte kryer.

 

Ne te ardhurat e periudhes tatimore hyjn edhe te ardhurat nga shitja e pasurive me afat te gjate (materiale dhe jomaterial), fitimet nga shitja e kerkesave, te ardhurat nga devidentet dhe pjeses ne fitim, si dhe fitimet nga shitja e akcioneve dhe pjeses se ndermarrjes.

 

Ne te ardhura hyjne edhe fitimet qe rrjedhin nga rivalorizimi i pasuris (harmonizimi me i larte me çmimet ne treg ose me “fer” vlerat) gjere ne lartesin e shumes ne te cilen kane hyre shpenzimet me te larta te amortizimit ne baze te revolorizimit.

Ne te ardhura hyjne pagesa e penaleve dhe demit, dhurat, dhurata dhe sherbimet e pranuara, tepricat e regjistrimit (inventures) dhe te gjitha rritjet tjera te dobive ekonomike.

 

Ne te ardhurat te periudhes tatimore hyjne edhe te ardhurat ne baze te çlyerjes se obligimeve, ne qofte se nga kreditedhensi me shkrim vertetohet qe e pranon çlyerjen e pjeserishme ose te tersishme te obligimeve ose me kalimin e periudhes kohore ka ndodhe vjetersimi i obligimeve.

 

Ne te ardhurat hyjne edhe shumat ndryshimet pozitive te te kurseve, devizore, te realizuara dhe te parealizuara, sipas kekesave devizore dhe obligimeve dvizore.

Ne te ardhura hyjne edhe vlerat e prodhimit vetanak dhe sherbimet e shfrytezuara per pasurin afategjate, si dhe per investimet plotesuese ne ate pasuri (objektet ndertimore, paisje, te mbjelluarat, kopeja fillestare ne blegtori, projektet e te ngjajshme). Te ardhurat sipas kesaj baze tregohen ne lartesin e shpenzimeve te prodhimit dhe sherbimeve (shpenzimet e prodhimeve).

 

Sipas kontratave financiare te qirase, te ardhuren e periudhes tatimore e perben çmimi i tregut te objektit ne qira ne diten e dorezimit ne shrytezim.

 

Ne te ardhura te periudhes tatimore hyjne edhe shumat e ndihmes shteterore dhe nxitjes ne lidhmeri me raportet e shpenzimeve, nderprerja e rezervave afategjate, nderprerjen e vlerave te harmonizuara, shtyrja e te ardhurave nga periudhat tatimore te meparshme, çlyerjet e meparsheme te kerkesave neqoftese jane paguar, si dhe te gjitha te ardhurat e krijuara sipas ciles do baze nga kryerja e veprimtarive.

 

Amendamenti 5

 

Neni 7, te riformulohet dhe te plotesohet siq vijon:

 

Shpenzimet

 

 

Shpenzimet jane zvoglim i dobis ekonomike ne forme te te dalurave ose hargjim i pasuris ose krijim i obligimeve te cilat kane si pasoje zvogelimin e kapitalit. Zvogelimi i kapitalit ne baze te kthimit dhe shperndarjes se kapitalit investitoreve nuk konsiderohet si shpenzim.

 

Shpenzimet e periudhes tatimore jane:

 

Shpenzimet materiale siq jane hargjimi i lendeve te para dhe materialit me te cilin hyjne ambalazha dhe inventari i imet.

 

Shpenzimet e sherbimeve (prodhuese dhe jo prodhuese) porti, mirembajtja e objekteve dhe paisjeve, hulumtimet dhe zhvillimi, sigurimi i pasuris, qarkullimi i pagesave permes bankave, promovimet dhe reklamat, sherbimet e menagjmentit, sherbimet komunale, sherbimet e sigurimit per mbulimin e demeve te shkaketuara nga afarizmi i obliguesit tatimor dhe obligimet e sigurimit te te punesuareve, qiramarrja, panairet, sherbimet PTT-se, sherbimet keshilluese, sherbimet e advokatit, kontabilitetit, revizionit, shpenzimet e reprezentacionit, si dhe te gjitha sherbimet te cilat jane kusht per arritjen e te ardhurave. Ne sherbimet e promovimit dhe reklames mund te hyjn edhe te gjitha format e dergimit te mesazheve qellimi i te cilave eshte promovimi dhe reklamimi i obliguesit tatimor ose promovimi i prodhimit, sherbimit ose emertimit te tije.

 

Shpenzimet e amortizimit (te pasuris afategjate materiale dhe jo materiale)

 

Shpenzime per pagesat e punetoreve (pagat dhe pagat shtese, tatimet dhe kontributet ne page),

 

Kompenzimi i shpenzimeve te te punesuareve (meditjet, shpenzimet e transportit gjere ne pune dhe kethim nga puna, shpenzimet e transportit nga udhetimi zyretar, shpenzimet e pregaditjes profesionale, shkollimi dhe bursat, si dhe te gjitha shpenzimet tjera te cilat jane krijuar lidhur me punen e tanishme dhe te ardheshme),

 

Rezervimet per rastet e rrezikut dhe shpenzimet (rezervimet pensionalo – invalidore, rezervimet per shpenzimet e ripertrirjes se pasurive natyrore, rezervimet per shpenzimet per afatet e garantuara, dhe rezervimet per shpenzimet per kontestet e sapofilluara gjyqesore),

 

Harmonizmi i vleresimit te pasuris afategjate dhe afateshkurte,

 

Shpenzimet e financimit (kamatat e rregullta dhe ndeshkuese, ndryshimet e kursit, klauzola valutore dhe risigurimi)

 

Dhuratat ne gjera dhe ne te holla.

 

Shpenzimet tjera te afarizmit (anetaresia ne shoqatat e profesionit, shpenzimet administartivo dhe gjyqsore, shpenzimet e literatures profesionale, ndershkimet dhe penalet e paguear, si dhe te gjitha shpenzimet te cilat jane krijuar lidhur me arritjen e te ardhurave ose fitimit te obliguesit tatimore),

 

Shumat nga pika 2 e ketij neni hyjn ne shpenzime te periudhes tatimore, perveq ne pjeset te cilat kane te bejne me shpenzimet e stoqeve te prodhimeve te pakryera, gjysmeprodhimet, pjeset e prodhimit dhe prodhimeve finale (ballafaqim i te ardhurave me shpenzime)

 

Ne shpenzimet e stoçeve te prodhimeve te pakryera, gjysme prodhimeve dhe pjeseve te prodhimit, si dhe stoçet vetanake te prodhimeve finale hyjne si shpenzimet me te vogela direkte te prodhimtaris(materiali dhe puna) dhe shpenzimet e pergjithshme te prodhimtaris.

 

Ne shpenzime te periudhes tatimore hyjne edhe shpenzimet e furnizimit te mallit te shitur tregtar, materialit, inventarit te imete, te pjeseve rezerve dhe ambalazhes.

 

Ne shpenzime te furnizimit me mall tregetar, material, inventare te imte, pjese rezerve dhe ambalazhe hyne edhe çmimi bleres i zvogeluar per lirimet e treguara ne fature, dogana dhe tatimi importues, tatimi i pakthyeshem dhe shpenzimet e transportit te stoçeve gjere te vendi i deponimit ose i shitjes.

Ne shpenzime te periudhes tatimore hyjne edhe shpenzimet e paamortizuara te furnizimit te pasuris afategjate te shitur.

 

Ne shpenzimet e furnizimit me pasuri afategjate hyne edhe çmimi bleres i zvogeluar per lirimin e treguar ne fature, dogana dhe tatimet importue3se, mbikqyrjes, shpenzimet e pregaditjes se hapsires per ndertim, shpenzimet e instalimit te paisjeve, transportit dhe shpenzimeve tjera te krijuara gjate procesit te sjelljes se mjeteve ne gjendje pune. Tek objektet ndertimore veq te perdorura, makinerive dhe paisjeve ne te cilat kryhen investime plotesuese duhet vlera e kontabilitetit te rritet per ato investime. Me investimet plotesuese kuptohen investimet me te cilat rritenkapacitetet ose zgjatet shekulli i perdorimit nga vleresimi i meparshem, ndryshohet dedikimi, mundesohet perparimi i konsiderueshem ne kualitetin e prodhimit ose arrihet gjere te zvogelimi i konsiderueshem i shpenzimeve te prodhimit.

 

Shpenzimet e amartizimit te pasuris afategjate percaktohen sipas rregullores per amortizimin.

 

Ne rastin e veqant te dispozites nga pika 9, e ketij neni shpenzimet e armortizimit konsiderohen edhe çlyerjet e pjeserishme ose te plota te paisjeve dhe objekteve afariste, te blera gjate periudhes tatimore.

 

Paisje nga pika 10, e ketij neni konsiderohen instrumentet dhe makinat, veglat, inventari i repartit dhe i zyres, paisjet informative, mobilet mjetet dhe aparatet e transportit, perveq automobilit personal dhe mjeteve tjera per transport te udheheqesve dhe te personave te punesuar, kurse si objekte afariste konsiderohen objektet ndertimore te cilat sherbejn per kryrjen e veprimtaris afariste.

 

Shpenzime te amortizimit konsiderohet edhe amortizimi te rritja e vleres se pasuris afategjate per shkak te rivalorizimit me te larte, gjere te shuma e lartesis e cila ne baze te saj ishte llogaritur ne te ardhura.

 

Ne shpenzime te periudhes tatimore hyjne edhe humbjet nga shitja e akcioneve dhe pjeses te ndermarrjes.

 

Ne shpenzime te periudhes tatimore hyjne edhe rezervimet afategjate te bankat dhe shoqerit e sigurimit te cilat mjete kete tatim obligues jane te obligueshem ta jetesojne ne harmoni me rregullore te posaqeme.

 

Ne shpenzimet e periudhes tatimore hyjne edhe dhuratat ne gjesende ose te holla te cilat duhet te dergohen ne xhirollogarin e shoqatave kulturore, shkencore, shkolloro-ekukuese, shendetesore, humanitare, sportive, fetare dhe per qellime tjera, te lidhjeve dhe personave tjere te cilat veprimtarit e permendura i kryejn ne harmoni me rregullore te posaqme. Ne qoftese dhuratat jepen ne gjesende, dhuruesi dhe pranuesi i dhurates jane te obligueshem qe per kete ta kene leje te verifikuar dhe te nenshkruar nga dy palet.

 

Ne shpenzime te periudhes tatimore hyjne edhe mungesat ne pasuri, si dhe tatimet perkatese te llogaritura ne keto mungesa.

 

Ne shpenzime te periudhes tatimore hyjne edhe shpenzimet e krijuara ne baze te forces madhore dhe ngjarjeve tjera te jashtezakonshme.

 

Ne shpenzime te periudhes tatimore, nuk mund te hyjne shpenzimet te cilat nuk jane te lidhura me kryrjen e veprimtaris te obliguesit tatimore, dhe qe nuk jane pasoje e kryerjes se veprimtaris.

 

Shpenzimet te cilat nuk jane te verifikueshme ne menyre te dokumentuar, nuk pranohen si shpenzime te periudhes tatimore.

 

Amendamenti 6.

 

Neni 8. te fshihet (perfshihet ne nenin 7. shpenzimet)

 

Amendamenti 7.

           

Neni 9. te fshihet (pefshihet ne nenin 7 dhe si i tille ndryshohet

 

Amendamenti 8.

 

Neni 14. te fshihet (sipas pikes 9 te nenin 7. duhet te aprovohet rregbullorja per amortizimen e cila ne te qarte e definon dhe percakton kohen dhe normen e perqindjes se amortizimit).

 

Amendamenti 9.

         

Neni 15. te riformulohet dhe te plotesohet siq vijon:

 

Favorizimet tatimore

 

Nxitja e investimeve dhe e punesimit

 

Per investimet shuma e te cilave eshte s’paku njemilion euro (1000000€), tatimi ne fitim do te paguhet me shkalen prej 7%, gjate kohes dhjete vjecare 10 nga viti i fillimit te investimeve, me kusht qe gjate kesaj periudhe te sigurohet punesimi i me s’paku 30 punetoreve, duke filluar nga perfundimi i vitit te pare te investimeve.

Per investimet shuma e te cilave eshte me e larte se dy milion euro (2000000 €), tatimi ne fitim do te paguhet me shkalle prej 3%, per kohen prej 10 vjetesh nga viti i fillimit te investimeve, me kusht qe ne kete periudhe te siguron punesimin e me s’paku 75 te punesuareve, duke filluar nga kalimi i vitit te pare te investimeve.

Per investimet shuma e te cilave eshte me e madhe se 5 milion euro, tatimi ne fitim paguhet me shkallen 0% per kohen prej 10 vjetesh nga viti i fillimit te investimeve, me ksuht qe ne kete periudhe te sigurohet punesimi i me se paku 75 te punesuareve, duke filluar nga kalimi i vitit te pare te investimeve.

 

Shuma e pergjitheshme e favorizimit tatimor te cilen investitori mundet ta shfrytezon gjate periudhes se afatit te shkalles se tatimit ne fitim, e cila nuk mundet me kaluar shumen e vete te investimeve, percaktohet me shumen apsolute te ndryshimit te shumes se logaritur dhe te shumes obliguese te tatimit ne fitim te llogaritur ne baze te Ligjit per tatimin ne fitim dhe shumes se llogaritur ne baze te ketij Ligji.

 

Kur bartesi i masave nxitese, te favorizimeve tatimore dhe doganore e zvoglon numrin e te punesuareve te percaktuar me dispozitat e nenit 4. te ketij Ligji ne pikat 1, 2, 3, te ketij neni i nderprehen te drejtat e shfrytezimit te ketyre favoriteve per periudhen e tersisheme per te cilen jane lejuar me obligim te kethimit te mjeteve te realizuara te shfrytezimit te favoriteve te smadhuara per shumen e kamates ndershkuese ligjore.

 

Bartesit te masave nxitese per favorizim tatimor dhe doganor te cilit i nderprehet e drejta e shfrytezimit te tyre nuk mundet qe perseri t’i lejohet shfrytezimi i tyre.

Ne shumen e investimeve nga 1, 2, 3, te ketij neni nuk do te llogaritet vlera e tokes dhe ndertimeve te cilat jane me te vjetra se 5 vjete, dhe paisjet e shfrytezuara ne te kaluaren, te cilat i sjellen si investim ne ndermarrje.

 

Favorizimet tatimore mund t’i shfrytezojn vetem bartesit e masave nxitese nga Ligji per nxitjen e investimeve, ne qofte se investimet kryhen ne veprimtarin gjyqesore, ne baze te kerkeses se investitorit, dhe ne propozim te Ministris se bujqesis, Qeveria e kosoves mundet me vendos qe bartesi i favorizimit tatimor mund te jete edhe shoqeria tregtare egezistuese.

 

Deputeti,

dr. sc. Bedri Selmani

Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke klikuar Ketu!
 
Biblioteka e re në Kolegjin
Universitar Victory me botime te reja dhe lokacion te ri, krijon një atmosferë të favorshme për studim dhe hulumtim. Orari i punës së Bibliotekës së Kolegjit Universitar Victory është nga ora 09:00-24:00.
Resurse për Stsudentët
 
Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us at timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

Although new in the list of hotels, the Victory has already attracted numerous diplomats, ministers and other statesman from around the world. We have promised our guests that the quality of service is of paramount importance to us – and they are our witnesses.
This precisely was the idea of the founder of hotel VICTORY, Mr. Bedri Selmani, when he embarked on building a hotel with a touch of luxury and the kind of service that will make all its visitors feel appreciated.

 

Lajme Shqip | Muzika Shqiptare | Foto Shqip | Chat | Video Shqiptare | Filma ShqipHumor | Horoskopi | Historia
copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster