Duke pasur parasysh ndryshimet e medha qe kane
ndodhur ne pesembedhjete vjetshin e fundit ne
ekonomine boterore, te cilat kane ndikuar ne
nderrimin e relacioneve te marredhenieve
nderkombetare nga aspekti gjeo-politik dhe
ekonomik, jam motivuar dhe jam perpjekur te
trajtoj nje tematike me interes nga aspekti
shkencoro- profesional.
Ky liber eshte shkruar si ndihmese e kuptimit te
kohes ne te cilen kemi perjetuar ndryshime
shoqerore shume te vrullshme, shqetesuese dhe
kaotike. Gati gjysme miliardi njerez, prej fundit
te viteve 80 deri ne fund te viteve 90 te
shekullit XX, kane mbijetuar thyerjen e sistemit
socialist (ne Evrope, ne Azi e ne Afrike) dhe
kalimin ne pasiguri. Pervojat personale te miliona
njerezve dhe perceptimet e tyre, plotesisht te
ndryshme, nuk mjaftojne te kuptohet ēka ka ndodhur
ne te vertete dhe ēka po ndodh edhe me tutje.
Racionalizimi shkencor i ketyre ndryshimeve eshte
shume i manget ose nuk ekziston fare. Edhe kur te
gjitha keto ngjarje perpiqemi ti formesojme ne
teresi relativisht te sistematizuara dhe te
kuptueshme, qe eshte edhe qellimi i ketij punimi,
do te jete veshtire te vertetohen kufijte e
vertete te kesaj dukurie.
Ēdo perpjekje jona per ta diagnostifikuar
fenomenin e ndryshimeve, prandaj, do te jete
detyre mjaft komplekse. Aq me teper ne pjesen ku
do te shohim terapine optimale te procesit te
tranzicionit, i cili eshte mjaft heterogjen.
Bota ka ndryshuar. Vlerat, ne te cilat jemi
mbajtur, jane shnderruar ne nje grumbull te
dhenash te parendesishme, te cilat, ne rrethana te
reja, jane te panevojshme,kurse rrethina ne te
cilen kemi vepruar eshte vetem nje grumbull i
zbehte i nje skenografie te demoduar. Ndryshimet
vertet i kane deshiruar te gjithe por, siē shihet,
askush nuk eshte duke ditur ti organizoje dhe ti
aplikoje ne menyren me te mire. Per kete arsye,
ēmimi i ketij eksperimenti historik eshte shume i
larte. Pa marre parasysh se cilit vend,ose ciles
shtrese shoqerore i takojme, ne nuk e dime se ku
do te shkojme. Moskuptimi i mjaftueshem i situates
se vertete shpesh shkakton krijimin e iluzioneve
dhe te miteve.
Ne raste te tilla, perpjekja per racionalitet
eshte e nevojshme, por jo edhe aq e mireseardhur.
Thyerja e iluzionit eshte e njejte me hapjen e
syve.
Burimet e te dhenave, ne te cilat do te duhej te
mbeshteteshim ne kete proces te racionalizimit,
jane mjaft profesionale dhe kryesisht problematike.
Literatura profesionale per globalizimin,
tranzicionin dhe integrimet eshte ne krijim e
siper dhe korpusi i saj po rritet shpejt. Ajo
eshte e pershkuar me perpjekje te theksuara qe ne
vendet e tranzicionit te mblidhen sa me shume
fakte dhe te dhena. Keshtu formohet pasqyra per
periudhen te cilen e quajme postsocialiste dhe
pjese te Evropes, qe, jo fort larg, ka qene
jotransparente dhe pak e pranishme ne komunikimin
global.
Ndryshimet e vrullshme shoqerore eshte veshtire te
vihen ne tregues te sistematizuar ekzakt dhe
racional, kur nuk ekziston as distanca kohore.
Ēka permban ky punim shkencor?
Ky punim shkencor permban shqyrtimin, i cili do te
ndihmoje ne formulimin deri diku te nje
mbeshtetjeje te pranueshme per analizen e
ndryshimeve te cilat po i perjetojme. Kuptimi i
zhvillimit boteror i tranzicionit, perkatesisht i
transformimit shoqeror te Evropes Qendrore,
Lindore dhe Juglindore, si perputhmeni te
proceseve, na shpie ne kuptimin e kufijeve te
gjere te ngjarjeve te cilat i kemi provuar.
Ideologjia e ndryshimeve qe po i perjetojme eshte
veshtire te identifikohet qarte. Nje moment i
shkurter historik i nacionalizmit, si opozite
ideologjike, qe ushqen deshiren per fuqi, perpara
se te shnderrohet ne shkelese te jotolerances dhe
urrejtjes, manifeston edhe ngritjen e elitave te
reja dhe renien e elitave te vjetra.
Modernizimi i shoqerive postsocialiste eshte dhe
do te mbetet dileme edhe per nje kohe shume te
gjate. Ne tendencat e inkuadrimit ne zhvillimin
global do te duhej te ndikoje mjaft natyra e
ndryshimeve te sistemit permes te cilave kalojne
vendet postsocialiste. eshte heret te permbyllen
analizat dhe evolucioni i ketyre proceseve. Ne nje
menyre, ne po jetojme ne laboratorin e madh
shoqeror dhe historik, dhe ne nje mase te caktuar
po i drejtojme konfliktet te cilave iu jemi
eksponuar. Gjithēka qe po ndodh, po deftohet si
marredhenie e nje vendi ndaj te tjereve dhe si
percaktim i atij
vendi ne bote. Kjo eshte e perfshire ne analizen e
pozites nderkombetare te shteteve
te reja evropiane.
Edhe disa fjale per terminologjine e perdorur ne
kete punim shkencor. Shtetet e reja evropiane jane
krijuar me renien e ish-federatave socialiste. Ato
me se shpeshti nuk jane te njejta dhe as qe mund
te kuptohen si nje teresi e kushtezuar. Ato i
lidhin vetem suazat historike: eshte fakt qe, si
shtete te pavarura, paraqiten ne skenen evropiane
nga viti 1989 deri me 1993 dhe keto vende jane
postsocialiste ne tranzicion.
Pozita e tyre nuk mund te barazohet plotesisht me
poziten e shteteve postsocialiste, te cilat edhe
ne regjimin socialist kane qene shtete te pavarura
dhe keshtu jane sjelle ne rrethinen nderkombetare.
Ndryshimet e ndodhura e rrisin transparencen dhe i
sjellin skenes politike boterore dhe zhvillimore
aktore te rinj, qe kane perparesi dhe veshtiresi
te ndryshme.
Proceset e tranzicionit dhe te transformimit
gjithashtu duhen dalluar. Tranzicioni eshte
ndryshim sistemor, i cili parashtron transformimin
shoqeror. Per kete arsye transformimi i teresishem
shoqeror eshte parakusht i nevojshem por jo i
mjaftueshem i tranzicionit.
Parakushti i dyte per tranzicionin eshte integrimi
i suksesshem nderkombetar, perkatesisht,
lidhshmeria ne kembimin dhe komunikimin e
teresishem nderkombetar, si dhe lidhshmeria sub-regjionale,
regjionale dhe globale.
Libri u dedikohet nje rrethi relativisht te gjere
te lexuesve. Ne rend te pare studenteve te
ndryshem te studimeve diplomike dhe postdiplomike
te Fakulteteve te Shkencave Ekonomike, Juridike
dhe Politike. Mandej eksperteve te larte dhe
politikaneve prane Institucioneve shteterore.
Gjithashtu do t'ju sherbej menaxhereve te
ndermarrjeve afariste, si dhe analisteve te
ndryshem afarist. Besojme qe secili nga ata ne
kete liber do ta gjeje fushen e vet te interesit
dhe pergjigjet ne pyetjet te cilat i imponohen
gjate perpjekjeve qe punen e tyre ta bejne sa me
krijuese dhe me rezultate
kualitative.
Do te jam shume i nderuar per ēdo informate
kthyese, e cila sigurisht do te jete nje ndihme e
madhe ne punen time hulumtuese te metutjeshme te
kesaj materie e cila eshte mjaft e nderlikuar
sepse kemi te bejme me procese shoqeroro-ekonomike
te nivelit global te cilat jane shume dinamike dhe
veshtire te parashikueshme.
Autori
Prishtine, Mars 2006
|