|
Po qe se gjendeni ne rruge per ne Rusi, asesi mos
bleni barna, ne Ukraine llogarites dhe CD-e, ne
Turqi marka te modes te kreatoreve boterore,
gjithashtu nuk eshte e sigurt te bleni barna as ne
SHBA-at, posaēerisht ato te cilat jane kunder
kancerit, kurse ne Evrope shpesh paraqiten
plegiatet e disa llojeve te barnave me interes te
veēant. Falsifikatet po paraqiten gjithekund, por
ne Kine, Tajlande, Koren Jugore apo ne Brazil
eshte rrezik t'i bleni te gjitha mallrat qe
ofrohen ne treg.
Qe kur mbahet mend njerezit kane deshiruar qe ta
emitojne njeri tjetrin, ta kopjojne, tju vjedhin
idene duke perpunuar falsifikate. eshte filluar me
monedha, kurse pas krijimit te paras leter jane
falsifikuar edhe keto, mandej te gjitha sendet te
cilat kane siguruar fitim apo qe diken kane mundur
ta bejne te famshem. Mirepo vlen te theksohet se
eksplodimi i vertet i fasifikateve esthe krijuar
pas revolucionit industrial dhe te prodhimtarise
masive.
Mallerat me shenje te mire njohure, e posaēerisht
ato te cilat jane te shtrejta dhe mire te
dizajnuara me simbol orgjinal, jane shkaku i
vertet i lulezimit te falsifikateve ne treg.
Njerezit e deshirojne nje mall te tille, sepse me
te e ngrisin veten para te tjereve, ku e tregojne
forcen dhe imazhin, kurse kur eshte ne disponim te
rrethit te gjere, nuk shikohet edhe ne qofte se
eshte i falsifikuar, me kete edhe te varfrit
arrijne te ndjehen, ,,se me pak diēka'',po ju
perngjajne te pasureve, pra kemi te bejme me
gjendjen psiko-sociale te momentit!?.
Pse industria e fasifikateve eshte ne rritje?
Paqartesia se a eshte nje mall i falsifikuar apo
jo, gjithesesi po e rendon fakti qe nje pjese e
madhe e industrise po shperngulet ne ate pjese te
botes ku fuqia punetore eshte e lire, ku edhe sot
gjenden qendrat e prodhimit dhe te mallit te tille,
ēka d.m.th. se industria e falsifikimit eshte ne
rritje. Sot pjesa e fasifikateve ne tregtine e
teresishme boterore eshte ne shume prej 5% gjere
10%. eshte veshtire te dihet vlera e sakte e tyre.
P.sh. Oda Ekonomike Amerikane thekson se sipas te
dhenave te Organizates Boterore te Doganave dhe te
Interpolit, vlera e teresishme e mallit te
rrejshem dhe te falsifikuar vitin e kaluar ka qene
rreth 600 miliard dollar dhe se per kete shkak
kompanite amerikane kane qene ne humbje per me
teper se 200 miliard dollar?..
Azia Juglindore sot konsiderohet si qender nga e
cila vjen shumica e mallrave te falsifikuara 80%
e te gjitha falsifikateve boterore prodhohen ne
Kine. Veēanerisht si shtete problematike jane:
Tajlanda, Ukraina, Rusia, Indonezia, Brazili,
Turqia dhe Koreja Jugore. Ne te gjitha shtetet
eshte mjaft prezente problemi i inqizimeve te pa
autorizuara dhe shperndarja e veprave muzikore dhe
kinomatorgafike, si dhe shperndarja ilegale e
softverit. Perfaqesuesit e inspekcionit zyrtar ne
Ukraine thone se rreth 95%, te softvereve te
instaluar ne kete shtet kane prejardhje ilegale.
Ne rritje eshte edhe shperndarja joligjore e te
gjitha ketyre veprave permes internetit.
Gjithashtu eshte mjaft fitim prurese falsifikimi i
markave te modes ne garderobe, ne kete theksohen
Tajlanda dhe Indonezia, perderisa Koreja Jugore
eshte e njohur per kopjimin e prodhimeve luksoze
me vlere te larte. Ne Kine diku rreth 15% gjere
20%, te prodhimeve te cilat gjenden ne treg jane
te rrejshme. Ne kete shtet nuk ka ēka, nuk ka, dhe
per kete ekzistojne informatat ne falsifikimin e
cigareve, te veshembathjes, te garderobes, te
prodhimeve prej lekure, oreve, lojerave,
prodhimeve farmaceutike, auto-pjeseve dhe
avio-pjeseve, automobilave dhe autobuseve ne tersi
etj. Jane te medha shkeljet e te drejtave te
patentave ne lemin e prodhimtarise farmaceutike,
te aparateve elektrike shtepiake, te pajisjeve
industriale dhe te ngjajshme. Ne Evrope shteti me
problematik eshte Turqia. eshte gjithnje e me
shume prezent problemi i shkeljes se te drejtave
autoriale ne veprat muzikore, eshte parashikuar se
ne treg rreth 50-70 %, te veprave muzikore jane
falsifikuar, Turqia eshte e njohur me falsifikimin
e markave te kreatoreve te njohur, ne kostume,
kepuce, te sendeve nga lekura, auto pjese etj...
Sa jane prodhimet e rrejshme te rrezikshme per
jeten e njerezve?
Perderisa markat e modes nuk kane pasoja te
demshme per shendetin e njerezve, gjithashtu as
kopjet e lira te prodhimeve luksoze ose te muzikes
dhe te filmave. Mirepo, shume e rrezikshme eshte
kur jane ne pytje barnat e rrejshme ose prodhimet
ushqimore, sepse sot eshte e mundshme te kopjohen
po thuajse te gjitha nga uji mineral, embelsirat
dhe gomat pertypese, gjer te medikamentet e
shtrejta. Psh. Organizata Boterore e Shendetesise
ka ardhur gjere te te dhenat e njohura qe 40%, te
barnave kunder smundjes se malaries fare nuk
permbajne substancen aktive per sherim!?.
Kur ne Kine eshte hetuar se njerezit po vdesin
masovikishte sepse jane duke perdorur barna te
rrejshme, atehere pushteti ne vitin 2001-te i ka
mbylle 1300 fabrika farmaceutike. Nigeria ka
paralajmeruar se do ta ndalon ēdo import te
barenave nga India, vetem per shkak te
fasifikateve. Ne kohe te fundit gjithnje e me
shume barna te tilla jane ne Rusi, ku ēdo i teti
bari eshte i falsifikuar, kurse ne Ukraine eshte
rritur numri i shitjes se barnave te rrejshme tere
kjo nen tiketen e paketimit origjinal. Edhe
shtetet e pasura i kane keto probleme dhe per kete
kemi gjithnje e me shume barna te rrejshme edhe ne
SHBA-at, posaēerisht te atyre kunder kancerit.
Edhe pse kompanite farmaceutike edhe drogerit e
medha po i fshehin informatat per kete sikurse
gjarpri kembet, prape nje farmaceutik i cili e ka
ditur se ēfare bari eshte duke e shitur, nga
gjykata eshte denuar, hiq me pake se 30 vjet burg
. Ne dallim nga Amerika,ne Unionin Evropian nuk
eshte aq e shprehur dhe e perhapur tregtia me
barna te falsifikuara, perveē rritjes se shitjes
te disa barenave me etiket speciale te rrejshme.
Ēka po ndodh ne tregun e varfur te Kosoves?
Duke u bazuar ne te gjitha te dhenat e burimeve te
mallit te falsifikuar ne nivel te tregut global,
qe u ceken me larte, mund te thuhet se gjendja e
tregut kosovar ne keto gjashte vite te kaluara, ka
arritur ne gjendja totalisht te pakontrolluar dhe
alarmante. Po thuaj se ne te gjitha mallrat e
importuara?!. Ne te vertet sot konsumatori kosovar
fare nuk mund te dallon se ēka eshte origjinale e
ēka e falsifikuar ose mall i rrejshem ne treg. Ai
vetem nje e di, qe duhet te paguaj nga xhepi i
tije i varfur, nji malle qe nuk vlen, por qe i
duhet te ploteson nje nevoje e cila me ne fund
behet loje hazardiper shendetin dhe per te
ardhurat e tij, e jo vlere reale e tregut per te
cilen ka paguar mjetet. eshte e njohur se importi
i mallrave ne Kosove eshte 97% ne raport me
eksportin, dhe se ne kete perqindje mallrat e
konsumit te gjere kane pjesmarrje mbi 60%, ne
mallrat e teresishme te importuara. Gjere me tani,
te gjithe e dine se ne tregun e Kosoves gjenden ne
menyre masovike prodhimet e falsifikuara dhe
mallrat me etiketa origjinale te rrejshme. Por
askush nuk e dine shumen e sakte te tyre!?. Per
arsye se mungon kontrolli doganor i cilesis se
vertet te mallerave te importuara!?..
Askush nuk mund ta thote, as perafersisht se ēka
po ndodhe me prodhimet ushqimore dhe me barnat te
importuara dhe sa jane ato me substance te
rrejshme, e mos te flasim per mundesit
kontrolluese rreth pasojave qe jane shkaktuar dhe
po shkaktohen ne shendetin dhe standarin e
qytetareve. Te gjithe flasin per rendin dhe
organizimin me te mire se keshtu nuk behet, por
gjere me tani askush nuk ka ndermarre masa serioze
konkrete qe me ne fund keto falsifikate dhe mallra
te dyshimta, te cilat definitivisht per momentin e
kane ,,roberuar dhe privuar'' qytetarin kosovar
nga drejta themelore per lirine e permbushjes se
nevojave jetesore ne mnyre cilesore!?.
Nga e tere kjo, vlen te thuhet se ne qofte se, sa
me pare nuk vihet kontrolli i posaqem doganor per
cilesin e mallerave ushqimore dhe te barnave te
importuara, kryesisht nga shtetete problematike te
cilat u theksuan me larte,(vlene te veqohet se ne
tregun e varfur te Kosoves kryesisht dominojn
mallerat e importuara nga keto vende..!).Per shkak
te kesaj dukurie, pasojat gjere ne vitin 2010-te
per shendetin dhe jeten e qytetareve do te jene
katastrofale, kurse vdekshmeria e njerzeve nga
kjo, sigurisht do te jete me e madhe se sa ajo
gjate luftes se fundit!?. Dhe per tere kete
askush prape nuk do te mundet me e konstatuar
shkakun dhe burimin e semundjeve dhe te vdekjes se
njerezve. Une besoj se institucionet me ne fund
duhet te fillojne zbatimin e Ligjit per mbrojtjen
e konsumatoreve dhe ligjeve tjera, ne menyre shume
me serioze. Perndryshe edhe me tutje do te behet
loje me standardin edhe keshtu te varfer te
qytetareve, sepse shendeti i tyre per shkak te
ushqimit dhe barnave te falsifikuara ka ardhur ne
pikeqeshtje?!..Gjate nje dialogu me nji mik timin
lidhur me kete situate,duke i ndigjuar faktet per
kete fenomen te dhimbshem qe po na ndodhe, ai
pernjihere me tha se nuk duhet kjo qeshtje aq
shume te dramitizohet sepse,sipas tije ,,ZOTI do
t'i ruan qytetaret e Kosoves'',ne kete reagoj
diskutuesi tjeter duke i thene se : ,,ZOTI i ruan
te gjithe ata, qe i respektojn rregullat dhe i
jetesojn ligjet e verteta ne mbrojtje dhe ne
sherbim te qytetareve''...
|