|
I. DISPOZITAT E PeRGJITHSHME
Amendamenti 1.
Neni 1, te fshihet dhe te riformulohet si vijon:
“Oda ekonomike e Kosoves eshte organizat e
pavarur profesionale – afariste e cila perparon,
perfaqeson dhe i harmonizon interesat e
perbashketa te antareve te saje para
institucioneve te Kosoves dhe organeve tjera ne
vend dhe jashte vendi.
Oda ekonomike e Kosoves i ka atributet e
personit juridik, (ne tekstin e metutjeshem “OEK”
– ja).”
Amendamenti 2.
Neni 2, te riformulohet si vijon:
“Antaret e OEK-se jane te gjithe personat
juridik dhe fizik te cilet kryejn veprimtari
ekonomike me seli ne teritorin e Kosoves.
Personat juridik nga neni 1. i ketij teksti
behen anetare te OEK-se nga momenti i regjistrimit
te veprimtaris ekonomike.
Personat fizik nga neni 1. i ketij teksti behen
anetar te OEK-se permes shoqatave gjegjesisht
lidhjeve.
Ne OEK-ne mund te antaresohen edhe organizatat
te cilat kryejn veprimtari shoqerore, shoqerit dhe
shoqatat e specializuara, profesionalo- shkencore
te cilat me veprimtarin e tyre e perparojn punen
dhe afarizmin e subjekteve ekonomike.”
Amendamenti 3.
Neni 3, Te fshihet.(perfshihet ne amendamentin
1.)
Amendamenti 4.
Neni 4, te fshihet.(perfshihet ne amendamentin
8. ne detyrat OEK-se)
Amendamenti 5.
Neni 5, Te fshihet.(riformulohet dhe perfshihet
ne amendamentin 25.)
Amendamenti 6.
Neni 6, Te fshihet.(perfshihet ne detyrat OEK-se)
Amendamenti 7.
Neni 7. Te fshihet.(perfshihet ne amend. 26. ne
statut)
Amendamenti 8.
Neni 8, Te ndryshohet dhe te riformulohet si
vijon:
“Detyrat e OEK-se jane:
Vleresimi i mundesive dhe kushteve te
zhvillimit ekonomik,
Perparimi dhe zhvillimi i ndermarresis;
Rivenja dhe zhvillimi i te gjitha llojeve te
marrdhenjeve afariste me boten e jashteme;
Inicion hulumtimet, zhvillimin dhe inovacionet;
Zhvillon sistemin informative te OEK-se dhe
informimin afarist.
Udheheq me evidencen e ndermarrjeve te
regjistruara dhe punes;
Harmonizon interesat e antareve te OEK-se;
Inicion zhvillimin e infrastruktures
teknologjike, informatizimin e ekonomis dhe
percjelle standardizimin e hardverit, softverit
dhe komunikimeve;
Harmonizon interesat ekonomike me ato shoqerore
ne lemin ekologjike;
Pregadit, lidhe dhe percjell jetesimin e
marreveshjeve kolektive;
Dhenja e vleresimeve mbi bonitetin e antareve
te vete;
Arsimimi dhe inovacioni i dijes se kuadrave ne
ekonomi;
Ofron ndihme me rastin e themelimit te
ndermarrjeve te reja dhe ne transformimin e
nderrmarrjeve egezistuese, si dhe ne kryerjen e
detyrave tjera ne interes te anetareve te OEK-se;
Merre pjese ne zgjidhjet e qeshtjeve vijuese me
rendesi per kryerjen e veprimtarive ekonomike;
Si dhe ne kryerjen dhe marrjen e detyrave tjera
te percaktuara me ligj dhe statut”.
Amendamenti 9.
Neni 9, Te riformulohet si vijon:
“OEK-ja bashkpunon me odat tjera dhe me
organizatat e shoqatat tjera ekonomike perkatese
ne vend dhe jasht vendi”.
Amendamenti 10.
Neni 10, fshihet.(perfshihet ne amendam.26,tek
statuti)
II. ORGANET DHE ORGANIZIMI I OEK-se
Amendamenti 11.
Neni 11, paragrafi 1, 2, 3, 4, te fshihen dhe
te riformulohen siq vijon:
“Organet e OEK-se jane: kuvendi, kshilli
drejtues, kshilli mbikqyres dhe kryetari”.
“Kuvendin e Odes Ekonomike te Kosoves e perbejn
perfaqesuesit e zgjedhur, antare te OEK-se.”
Kuvendi i OEK-se eshte organi me i larte i
qeverisjes i cili mundet ti kete 91 gjere ne 111
vende te perfaqesimit.
Ne kuvendin e Odes sigurohet perfaqesimi
autentik i te gjithe antareve, te organizuar ne
grupe zgjedhore ne suazat e aktivitetit veprues te
odave regjionale, ashtu qe çdo ode regjionale i
takon nga nje apo me shume vende perfaqesimi
mvarsisht nga shuma e kapitalit, numri i antarve
dhe numri i te punesuarve ne odat regjionale.
Amendamenti 12.
Neni 12, te fshihet,(perfshihet ne statut).
Amendamenti 13.
Neni 13, fshihet ne tersi, (perfshihet ne
statut).
Amendamenti 14.
Neni 14, fshihet ne tersi.(perfshihet ne statut)
Amendamenti 15.
Neni 15, fshihet ne tersi.(perfshihet ne statut)
Amendamenti 16.
Neni 16, fshihet ne tershi, (qeshtje e statutit)
Amendamenti 17.
Neni 17, riformulohet siq vijon:
“Kuvendi i Odes Ekonomike te Kosoves:
Miraton: statutin;
Miraton: regulloret themelore per programin e
punes;
Miraton: bugjetin financiar;
Vendos per shpalljen e zgjedhjeve i kryen
zgjedhjet dhe shkarkimet ne harmoni me statutin;
Vendos per organizimin e aktiviteteve te odave
regjionale konform statutit te OEK-se.
Vendos per themelimin apo shurjen e perfaqesive
ne boten e jashteme;
Kryen dhe pune te tjera te percaktuara me kete
ligj dhe me statut”;
Amendamenti 18.
Neni 18, riformulohet siq vijon:
“Keshilli drejtues eshte organ i udheheqjes,
perberja e te cilit duhet te paraqes strukturen e
antaresis sipas aktivitetit, madhesis, mvarsisht
nga regjioni.
Keshilli drejtues i Odes Ekonomike te Kosoves i
ka keto kompetenca:
I jeteson vendimet dhe konkluzionet e Kuvendit;
Verifikon propozimin e statutit dhe akteve
tjera te cilat i sjell Kuvendi;
Propozon vendime, shqyrtime dhe qendrime si dhe
jep mendime mbi qeshtjet per te cilat Kuvendi do
t’i diskutoj;
I verifikon dhe i harmonizon interesat e
antareve;
I sjell aktet e pergjithshme te sherbimit
profesional;
I kryen zgjedhjet, emrimet dhe shkarkimet ne
harmoni me statutin;
Vendos mbi bisedimet per lejet e veqanta te
miratuara ne zbatimin e kompetencave publike;
Kryen edhe pune te tjera te percaktuara me
statut”.
Amendamenti 19.
Neni 19, fshihet dhe riformulohet:
“Kryetarin e Odes Ekonomike te Kosoves e zgjedh
Kuvendi i OEK-se.
Kryetari i OEK-se drejton dhe e perfaqeson Oden,
ne vend dhe jasht vendi dhe sipas funksionit eshte
kryetari i keshillit drejtus te Odes, si dhe eshte
pergjegjes per ligjshmerin e punes se Odes.
Amendamenti 20.
Neni 20 fshihet dhe riformulohet si vijon:
“Keshilli mbikeqyres i OEK-se numron 5 antare.
Kater antare te kshillit mbykeqyres i zgjedh
kuvendi i Odes, kurse nje antare e emron Qeveria e
Kosoves.
Ne keshillin mbikeqyres nuk mund te zgjedhen
antaret e organeve tjera te Odes, sekretari i
pergjithshem, sekretaret e zyreve regjionale dhe
drejtoret e odave regjionale.
Keshilli mbikeqyres i Odes e mbikeqyre
ligjeshmerin, rregullat e ekonomizimit dhe te
afarizmit te Odes, kurse per punen e vet i
pergjigjet Kuvendit te Odes.
Mbikeqyrjen ne kryerjen e disa kompetencave te
caktuara publike te Odes, e kryen ministria
perkatese sipas veprimtarise.
Amendamenti 21.
Neni 21, fshihet ne tersi dhe zevendesohet me
tekst dhe permbajtje tjeter siq vijon:
“OEK-ja mundet t’i themelon perfaqesit e veta
ne boten e jashteme me pelqim te Qeveris se
Kosoves.
OEK-ja mundet ne bashkpunim me personat e botes
se jashtme te themelon Oda te perbashketa me seli
ne vend ose jasht vendi”.
Amendamenti 22.
Neni 22, fshihet dhe riformulohet siq vijon:
“Antaret e OEK-se i realizojn interesat e veta
ne OEK-ne drejteperdrejt ne shoqatat e degeve dhe
indirekt permes perfaqesuesve te vete te zgjedhur
ne Kuvend dhe me forma tjera te organizimit te
punes te percaktuar me statutin e OEK-se".
Amendamenti 23.
Neni 23, ndryshohet dhe riformulohet siq vijon:
“OEK-ja i kryen disa kompetenca te caktuara
publike te cilat jane te caktuara me ligj.
Vertetimet, çertifikatat dhe lejet tjera te
cilat i jep OEK-ja per kryerjen e kompetencave
publike, kane karakter dhe rol te lejeve publike.”
Amendamenti 24.
Neni 24, Te fshihet ne tersi dhe te plotesohet
me kete tekst:
“OEK-ja i themelon odat regjionale. Odat
regjionale jane pjese perberse e OEK-se me pozite
dhe kompetenca te percaktuara me kete ligj dhe me
statutin e OEK-se.
Oda regjionale shtrihet ne regjionin e
percaktuar te cilin e perbejn hapsirat e komunave
te bashkuara ne baze te vendimit te Kuvendit te
OEK-se”.
Amendamenti 25.
Neni 25, ndryshohet dhe riformulohet siq vijon:
“OEK-ja ka te drejt ne nismen e iniciates per
sjelljen e ligjeve dhe rregulloreve tjera nga
lemia e sistemit ekonomik te Kosoves dhe te masave
vijuese te ekonomis politike ne dhenjen e
mendimeve, vrejtjeve dhe propozimeve ne projekt
propozimet e ligjeve dhe rregulloreve tjera nga
kjo lemi si dhe ne pjesmarrjen e pregaditjeve te
ligjeve dhe rregulloreve tjera ne interes te
antareve te vete”.
III. STATUTI I OEK-se
Amendamenti 26.
Neni 26, te riformulohet siq vijon:
“Oda Ekonomike e Kosoves e ka statutin.
Me statutin e OEK-se rregullohen ne veqanti:
menyra e realizimit te interesave te antareve; te
drejtat, obligimet dhe pergjegjesit e antareve;
format e organizimit dhe te punes; menyra e
organizimit dhe e veprimit te odave regjionale;
organet dhe fusheveprimi i tyre; perberja, numri i
antareve, menyra e zgjedhjes, emrimet dhe
kohezgjatja e mandatit; menyra e vendosjes;
permbajtja dhe format e realizimit te
bashkepunimit me odat ne vend dhe ne boten e
jashteme, me organet e pushtetit dhe organizatat
tjera; puna publike dhe informimi; sigurimi i
mjeteve per pune, menyra e organizimit dhe detyrat
e sherbimeve profesionale; procedura e marrjes se
vendimeve dhe akteve tjera te pergjitheshme; dhe
qeshtjeve tjera te percaktuara me ligj.
Statuti i OEK-se shpalet ne Gazeten Zyrtare”.
IV. GJYKATA E NDERIT DHE GJYGJESIA (ARBITRAZHA)
E PERHERSHME NE OEK-ne
Amendamenti 27.
Neni 27, riformulohet siq vijon:
“Pran OEK-se egeziston gjykata e nderit.
Gjykata e nderit vendos mbi shkeljet e dokeve
te mira afariste gjate kryerjes se veprimtarive
ekonomike, te qarkullimit te mallerave dhe
sherbimeve ne teritorin e OEK-se, per mos kryerjen
e obligimeve te antareve te OEK-se dhe shkelja e
statutit dhe akteve te pergjithshme te OEK-se.
Me statutin e OEK-se ose me akt tjeter te
pergjithshem te kuvendit rregullohet menyra e
zgjedhjes, kompetencat e gjykates se nderit dhe
masat te cilat mund t’i shqipton; perberja dhe
organizimi i gjykates se nderit dhe procedura e
gjykates se nderit”.
Amendamenti 28.
Neni 28, te ndryshohet dhe te riformulohet siq
vijon:
“Prane OEK-se egeziston Gjyqesia (Arbitazha) e
perhershme e zgjedhur.
Personat fizik ose juridik, vendor ose te huaj
(personat fizik me vendbanim ose banim te
perhershem ne boten e jashteme gjegjesisht
personat juridik me seli ne boten e jashteme),
munden te bejn marrveshje per kompetencat e
gjykates se perhershme te zgjedhur nga pjesa e
nenit 1. per ndermjetesimin e qetesimit ose per
vendosjen ne kontestet mbi te drejtat me te cilat
munden lirisht te disponojn ne qoftese me ligj nuk
eshte percaktuar qe per vendimet e llojeve te
caktuara te atyre kontesteve egeziston kompetenca
e veqant e gjykates se rregullt.
Vendim-marrja e gjykates se zgjedhur dhe e
Gjygjesis (Arbitrazhes) se perhersheme te zgjedur
eshte perfundimtare dhe ne mes te paleve e posedon
forcen e gjykimit fuqiplot sikurse te gjykates se
rregullt.
Me statut ose me akte tjera te pergjithshme te
OEK-se te cilat publikohen ne “Gazeten Zyrtare”
regullohen kompetencat, perberja dhe organizimi i
Gjyqesise (Arbitrazhes) se perhershme te zgjedhur
dhe e gjykates se zgjedhur dhe rregullat mbi
proceduren para gjykates se zgjedhur lidhur me
kontestet pa element nderkombetar dhe ne kontestet
me element nderkombetar”.
Amendamenti 29.
Neni 29, fshihet.(u perfshi ne amendamentin
27.)
V. MJETET PeR PUNeN E OEK-se
Amendamenti 30.
Neni 30, te ndryshohet dhe te riformulohet siq
vijon:
“Mjetet e nevojshme per pune OEK-ja i siguron
nga kontributi ose nga pagesa e antaresis te cilen
e paguajn antaret e OEK-se dhe eshte i obligueshem,
si dhe nga te ardhurat nga pagesa per sherbime dhe
prej burimeve tjera.
Bazen, shkallen, menyren dhe afatin e pageses
se kontributit apo te antaresis e percakton
Kuvendi i OEK-se.
Kontributin apo antaresin antaret e paguajn ne
llogari te OEK-se”.
VI. SHeRBIMET PROFESIONALE Te OEK-se
Amendamenti 31.
Neni 31, te riformulohet siq vijon:
“OEK-ja e posedon sherbimin profesional.
Aktet mbi organizimin dhe punen e sherbimeve
profesionale i sjell Kshilli drejtus ne pajtim me
ligjin dhe statutin e OEK-se”.
Amendamenti 32.
Neni 32. te fshihet ne tersi (qeshtje e
statutit).
VII. DISPOZITAT PeRFUNDIMTARE
Amendamenti 33.
Neni 33. te riformulohet siq vijon:
“OEK-ja eshte e obliguar qe organizimin e vete,
statutin dhe aktet tjera te pergjithshme t’i
harmonizon me dispozitat e ketij ligji ne afatin
prej dy muajve nga dita e hyrjes ne fuqi te ketij
ligji”.
Amendamenti 34.
Neni 34. te fshihet.(e panevojshme).
Amendamenti 35.
Neni 35, te riformulohet siq vijon:
“Ne diten kur hyne ne fuqi ky ligj, shfuqizohet
ligji mbi bashkimin ne Oden Ekonomike te Kosoves
te publikuar ne Gazeten Zyrtare te Kosoves nr.
41/79 dhe 20/84, dhe Ligji mbi Oden Ekonomike te
ish Juglosllavis (Gazeta Zyrtare e RSFJ-se nr.
43/90)”.
Amendamenti 36.
Neni 36. te riformulohet siq vijon:
“Ky ligj hyn ne fuqi tete dite pas miratimit te
Kuvendit te Kosoves dhe nenshkrimit te
perfaqesuesit Special te Sekretarit te
Pergjithshem”.
Amandamentet i paraqet deputeti
Dr. sc. Bedri Selmani ecc.
dip.
|