Mire se vini ne web faqen zyrtare te Dr. Bedri Selmani

Profesor Dr. Bedri Selmani
Ēka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni, duke klikuar ketu!
Ekopolitikė
 
Ēka po ndodhe me ekonomin e smure te Serbis?

Qe ne fillim vlen te thuhet se sistemi shoqeroro-ekonomik i Serbise ne vitin 1999 ka perjetuar bankroto moral dhe material. Edhe pas pese viteve te orvatjeve qe te permiresohet situata ekonomike nga ana e qeverive te zgjedhura,ato nuk kane arrit qe te konsolidojne sektoret kryesor te ekonomise serbe. E tere kjo eshte manifestuar me pasoja katastrofale per standardin e qytetareve te Serbise, kjo situate karakterizohet me:

 

-         konsum te larte;

-         kamatat negative;

-         investime fare te vogla ne ekonomi;

-         shpenzimet e larta te tranzicionit te cilat mbulohen nga buxheti i varfer;

-         renja drastike e prodhimtarise(per shkak te falimentimit te shume kompanive si dhe te teknologjise se vjetruar prodhuese dhe sherbyese)

-         papunesi shume te larte.

     

Jane dy variante qe mund te ndodhin ne ekonomin e shkaterruar te Serbise:

 

E para: Qeveria Serbe po ballafaqohet me dilemen si ta ridefinoj politiken makroekonomike te zhvillimit. Ata po tentojne qe ta ndryshojne kete gjendje te paqendrueshme ekonomike, duke u orvatur te marrin masa ne drejtim te:

 

-         ndryshimit te politikes monetare dhe fiskale;

-         liberalizimit te rrjedhave ekonomike te brendshme dhe te jashtme;

-         fillojne reformat ne ushtri dhe administrate shteterore(ushtria serbe eshte ne kaos te vertet financiar dhe e demotivuar per shkak te pagave shume te ulta)

-         mundesohet shpejtimi i procesit te tranzicionit / transformimit (permes vazhdimit te reformave shoqeroro-ekonomike, ristrukturimi ne ekonomi dhe hapjen e vendit ndaj botes) tere kjo do te krijonte parakushtet per fillimin e procesit te integrimit ne Unionin Evropian.

 

Varianti i dyte qe mund te ndodhe:

 

Nenkupton rritjen e protekcionizimit dhe kontrollin e ēmimeve, shtypjen e paras (inflacioni) dhe dhenie edhe me te medha per ēeshtje sociale per qytetaret gjithnje e me te varfer. eshte vleresim i shume analizave se varianti i dyte ka me shume  mbeshtetes. Kjo nuk do te ishte mire per procesin e reformave sepse ato do te shkonin ne udhe pa krye, ēmimi do te ishte shume i larte, per shoqerine e varfer Serbe.

 

Sipas te gjitha gjasave kjo do te ndodhe me ekonomin Serbe, per arsye se retorika aktuale e qasjes popullistike i ka perfshire te gjitha poret e shoqerise,per kete eshte bere shume veshtire qe te afirmohet projekti i reformave demokratike dhe tranzicionit te shpejt. Kjo do te ndodhe pavaresisht se cila qeveri do te vjen ne pushtet, per shkak se gjendja aktuale ekonomike karakterizohet per nje kohe te gjate, me krize te rende ekonomike e cila eshte bere semundje kronike,(kurse qeveris serbe i mungojne mjetet financiare per projektin e reformave shoqeroro-ekonomike,e qe eshte e vetmja terapi per dalje nga kriza e thelle ekonomike ) per shkak se:

 

-       rritja mesatare ekonomike eshte shume nen nivelin e vendeve tjera ne tranzicion,(per tu arritur BPSH-ja i viteve tetedhjeta ekonomise Serbe i nevojiten se paku 15 vite);

-       populli i dezorientuar (kaos qytetar, per shkak se ndryshimet strukturore te ekonomise jane te pamjaftueshme;me se nje milion kuadro me pergatitje te larte profesionale kane ikur nga vendi per shkak te mos perspektives dhe standardit te ulte)

-       shteti Serb si pronar eshte i dobet (menaxhimi i dobet me ndermarrje shoqerore dhe publike te cilat i ka kapluar kriminaliteti i organizuar);

-       rritja e mitos dhe korrupsionit, kriminaliteti ka perfshire tere shoqerine me institucione;

-       ristrukturimi i dobet i sektorit publik.

 

Per te gjitha keto shkaqe ekzistojne te gjitha rrethanat e “radikalizmit te shpirtrave nacional-shoviniste”te cilet po i ndalin proceset demokratike ne shoqerine serbe, kjo ne realitet nderlidhet me zgjedhjet e fundit elektorale ne te cilat me se shumti vota kane marre ultranacionlistet e Partise Radikale te Serbise.

 

Tere kjo e pamundeson Serbin qe te vazhdoj reformat shoqerore- ekonomike dhe gjithashtu ja nderprene parapergatitjet per integrim ne EU.

 

Kjo gjendje kaotike ne shoqeri e percjellur me krize te rende ekonomike, ka bere qe politika aktuale e shtetit te varfer Serbe te jete edhe me tutje gjeneruese e jo stabilitetit rajonal dhe te krijimit te gjendjeve artificiale te krizave politike, si dhe te krijimit te raporteve jo te drejta ndaj fqinjeve, te cileve ne te kaluaren ju ka sjelle humbje dhe tragjedi te medha njerezor, ketu vlen te permenden vendet fqinje siē jane (Kroacia, Bosnja - Hercegovina dhe Kosova).

 

Prandaj, nuk duhet te jemi shume te menēur, qe te kuptojme se ēdo stabilitet i mundshem shoqeror – ekonomik i Serbise shkon ne favor te stabiliteti te fqinjeve te saj dhe rajonit te cilit i nevojitet stabiliteti, paqja dhe fillimi i zhvillimit te qendrueshem ekonomik, si dhe integrimi i domosdoshem ne Unionin Evropian.

Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke klikuar Ketu!
 
Biblioteka e re nė Kolegjin
Universitar Victory me botime te reja dhe lokacion te ri, krijon njė atmosferė tė favorshme pėr studim dhe hulumtim. Orari i punės sė Bibliotekės sė Kolegjit Universitar Victory ėshtė nga ora 09:00-24:00.
Resurse pėr Stsudentėt

 

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us at timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

Although new in the list of hotels, the Victory has already attracted numerous diplomats, ministers and other statesman from around the world. We have promised our guests that the quality of service is of paramount importance to us – and they are our witnesses.
This precisely was the idea of the founder of hotel VICTORY, Mr. Bedri Selmani, when he embarked on building a hotel with a touch of luxury and the kind of service that will make all its visitors feel appreciated.

 

Lajme Shqip | Muzika Shqiptare | Foto Shqip | Chat | Video Shqiptare | Filma ShqipHumor | Horoskopi | Historia
copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster