 |
Mire se vini ne web faqen zyrtare te Dr. Bedri
Selmani |
|
|
|
|
Profesor Dr. Bedri
Selmani |
|
Ēka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise
kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe
te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe
ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni,
duke klikuar ketu! |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
Pse antiamerikanizmi evropian do ta shperbente Unionin Evropian? |
Me rastin e hapjes se konventes kushtetuese
evropiane ne fillim te vitit 2002, Valeri Giscard
dEstaing, perveq te tjerash ka thene: Ne qoftese
arrijm qe per njezet e pese vjete ose pesdhjet
vjete....roli i Evropes ne bote do te ndryshoj. Do
te jete e respektuar dhe do ta ndegjojne, jo vetem
si fuqi ekonomike, ku ajo veq eshte, por edhe si
force politike e cila do te bisedon ne nivel te
njejte me fuqite me te medha te planetiti tone.
Ne harmoni me kete ambicje, ne projekt kushtetuten
evropiane eshte parapare funksioni i ministrit
evropian per pune te jashtme si udheheqes i
diplomacis evropiane, si dhe obligimi i
percaktimit gradual te politikes se perbashket
mbrojtese. Mirepo sipas shume analisteve, gjerat
shume me mire duken ne leter se sa ne realitet.
Nga kjo vihet ne pikeqeshtje se ēfare superfuqie
ne pergjithesi do te behet Unioni Evropian!?.
Dallimi ne mes te deshires dhe realitetit me
smiri eshte treguar ne konfliktin e thekesuar ne
mes te shteteve antare te UE se, rrethe krizes se
Irakut.Evropa qarte ka treguar se sa i perket
pikepamjes rreth politikes se jashteme, Unioni
eshte i ndare ne dy koncepte te kunderta. E para,
i ashtuquajturi euronacionalizem, ku zedhensi me
i theksuar i saje eshte Franca, e cila deshiron qe
Unionin ta beje fuqi te pavarur si drejtepeshim
kundrualle SHBA-ve. E dyta, eshte i njohur si
euroatllantizem dhe niset nga pikepamja qe
lidhja perendimore (NATO-ja), e krijuar ne kohen e
luftes se ftohte, duhet te qendroj edhe metutje,
sepse shperberja eventuale e saje do te ishte,
ide e gabuesheme dhe e rrezikshme. Vlene te
thekesohet se as opinioni publik nuk e perkrah nje
politike te tille te konfrontimit ndaj SHBA-ve. Te
pyetur se a e perkrahin tendencen e Evrpoes qe te
behet superfuqi, me qellim qe ne menyre me efikase
ti kundervihet Amerikes, vetem 36 % te qytetareve
te Frances dhe 37 % te Britanezeve jane pergjegjur
pozitivisht. Ne Gjermani dhe ne Holande kjo
perqindje ka qene edhe me e vogel, (ne Kosove po
te mbahej kjo ankete kjo perqindje do ishte me e
vogla diku rreth 6%, arsyja eshte konkrete per
qytetaret Kosoves, Amerika eshte ajo e cila ka
vendosur per intervenimin e NATO-s dhe ka mundsuar
ēlirimin e tyre perfundimtar nga robria)!. Mirepo,
per kete shumica e te anketuareve e kane perkrahur
pikepamjen qe Evropa duhet te behet superfuqi, me
qellim qe me sukses te bashkepunon me SHBA-te ne
zgjidhjen e problemeve nderkombetare!..
Nje pikepamje e tille gjithesesi eshte me e afert
me realitetin, neqoftese e marrim per baze se
vetem Evropa e cila edhe keshtu eshte e vogel, qe
ne menyre te pavarur te ndikoj ne ngjarjet qe
ndodhin me permasa globale, ne te cilen se shpejti
perveq Amerikes, si forca tjera dominante gjithnji
e me shume po paraqiten Kina dhe Indija, secila
prej tyre kane me teper se 1 miliarde banore!?...
Se a jane te vetedijshem per kete udheheqesit
evropian, me se mire na tregon kumtesa e njerit
nga antaret e rinje te Komisionit evropian i cili
ka thene: Mos te harrojm qe ne Evropianet perbejm
vetem 11 perqind te popullesis boterore. Ne
qoftese Evropianet duhet te angazhohen ne krijimin
e Unionit gjithenje e me kompakt, atehere kjo ne
rend te pare, ka te beje me mbrojtjen e interesave
te perbashketa... Cilave? Euronacionalistet, dhe
shume te tjere te cilet nuk jane, mendojne se
Evropianet ne menyre te posaqeme duhet ti
bashkangjiten zgjidhjes se problemeve globale, dhe
kesaj duhet ti permbahen!... Evropianet jane me
individualista se sa Aziatiket, por e mbeshtesin
kolektivizmin me shume se sa Amerikanet. Ata jane
me pak mbeshtetes te pikepamjes, qe lufta
shpeshehere eshte e nevojshme qe te permbushet e
drejta, ashtu siq jane mbeshtetes te besimit qe
suksesi ne bote me perpara eshte i caktuar si
veprim i forcave shoqerore se sa i individeve. Nga
kjo rrjedhe edhe qendrimi se duhet te mbahet
modeli social evropian i themeluar ne dhenje te
mjaftueshme sociale (per shtetin mireqenjes
sociale), kurse ne mardhenjet nderkombetare duhet
me shume mbeshtetje ne institucionet nderkombetare
siq jane Kombet e Bashkuara apo gjygji penal i
Evropes (Tribunali i Hages). Euronacionalistet per
kete shpresojne qe me kalimin e kohes, prap do te
behet e mundeshme te krijohet politika e
perbashket evropiane, sipas modelit te politikes
tregtare sipas te cilit Unioni eshte duke vepruar
si bllok i perbashket ne te cilin behen llogari po
aq sa edhe ne Amerike!..
Mirepo, se a ka vend dyshimi qe tendencat per
krijimin e nje superfuqie boterore, do te mund te
perfundonte me shperberje te Unionit?.. Statusi i
superfuqise ngusht e parashtron qeshtjen e
marrdhenjeve ndaj superfuqis tjeter Amerikes.
Por edhe ne qofte se Franēezet jane te paknaqur
per shkak te arrogances imperialiste amerikane
sipas tyre, Polonia dhe nje varg shtetesh te
Evropes se Mesme , mjafte shume frigohen nga
rikthimi i ringjalljes se ekspanzionizmit Rus, dhe
per kete, keto vende e perkrahin aleancen
Veri-Atlantike ne krye me Ameriken. Ne tere kete,
nuk duhet harruar lidhjen e thelle tradicionale ne
mes te Amerikes dhe Britanis se Madhe, e cila
eshte shume veshtire te nderprehet, tere kjo na e
bene te qarte qe antiamerikanizmi evropian lehte
mundet me e shperbe Unionin Evropian?!.
Perveq kesaj, ketu kemi te bejme edhe me dinakrite
mbrenda evropiane, te cilat jane per nga roli, te
barabarta me ato lidhur me papajtushmerit rreth
marrdhenjeve ndaj Amerikes. Konfliktet rreth
krizes irakiane ne mase te madhe jane te motivuara,
ne luften rreth pozicionimit te vendeve anetare
mbrenda Unionit. Keshtu qe shume analiste politike
e kane vertetuar, qe qeveria spanjolle e ka
mbeshtet Ameriken me qellim qe te ngadaleson
dominimin dhe avansimin e aleances
franēezo-gjermane. Lidhur me kete edhe kryetari
franēez Chirac ne menyre mjaft te rrept ka reaguar
ndaj shteteve te Evropes se Mesme per shkak te
perkrahjes se tyre Amerikaneve, sepse nga kjo e ka
pare ngadalesimin e ndikimit te vete?!...
Disa euronacionalist parashikojn se, duke pasur
per baze kundershtimin evropian ne perdorimin e
forces, Evropa mund te behet ndonje superfuqi e re
e cila do ta shfrytezon forcen e vete ekonomike
dhe diplomacin e shkathet per arritjen e qellimeve
te veta...Mirepo, keta faktore jane me ndikim dhe
efikas vetem ne raport me vendet kandidate per
integrim ne Union, te cilat dridhen nga ēdo
vrejtje e Komisionit evropian, ne vendet tjera te
botes keto masa nuk kane ndonje ndikim. Per kete
nuk eshte aspak e ēuditeshme qe antari i Keshillit
Amerikan per marrdhenje nderkombetare M. Boot,
pozicionin evropian e ka vleresuar keshtu: Sipas
masave te forces tradicionale Evropa eshte duke
perenduar, rritja ekonomike e saj eshte anemike,
bugjetet ushtarake shpejt po i zvogelohen, shkalla
e fertilitetit eshte ne renje. Ketu edhe qenron
qelsi i problemit: jo vetem qe Evropianet jane te
ndare dhe nuk e permbajn forcimin e forces se vete
ushtarake, por edhe pjesmarrja evropiane ne
prodhimin boteror ka renje,per deri sa ne kete
aspekt Amerika gjitnje po avanson, kurse vendet
azijatike gjithnje me shume po perparojn... Ashtu
siq ka thene para nje kohe nje analist
nderkombetar: Perparimi teknik ka shkuar ne
Amerike, prodhimi ne Azi, kurse Evropes i ka
mbetur qe te perkujdeset per pensionistet e
vete.Sa eshte e vertet tere kjo e ardhmja
sigurisht do ta verteton... Por nji nuk duhet
harruar, garat ne mes te bloqeve tregtare ne
procesin globalizues do te jene mjafte te ashpera,
ne lojen se kush do te dominon ne ekonomin globale...Kur
dihet se ne shekullin XIX-te rregullat e lojes per
tregtin boterore i ka shkruar dhe i ka diktuar
Britania e Madhe, kurse ne shekullin XX-te
SHBA-te,se a do ti shkruan keto rregulla Unioni
Evropes ne shekullin XXI-te e arrdhmja do te na
tregon,per Evropianet kjo eshte bere imperativi
kryesore!?. |
|
Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke
klikuar Ketu! |
|
|
 |
|
|
|
|
|