Mire se vini ne web faqen zyrtare te Dr. Bedri Selmani

Profesor Dr. Bedri Selmani
Ēka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni, duke klikuar ketu!
Ekopolitikė
 
Cilat jane ndryshimet politike si pasoje e globalizmit?
Ne qender te pasojave politike te globalizmit qendron qeveria e shtetit nacional... Per shkak se rrethina e re globale e me kete forcat e nderlidhura transnacionale, te cilat po ndikojne ne kontekstin nderkombetar, po e ndryshojne sjelljen dhe rolin e qeverive sa i perket ekonomise, te drejtes dhe ligjit, bashkepunimit, pushtetit dhe suverenitetit?.. Procesi i internacionalizimit dhe i rirregullimit te kapitalit, tregut te punes, gjithnje e me shume po e dobeson autoritetin e intervenimit te shtetit nacional. Forcat ekonomike transnacionale po e ē’vendosin forcen ekonomike te shtetit nacional. Procesi i globalizmit po e dobeson aftesin e shtetit qe ta mbaje rolin e vete social (eshte e njohur se shteti mireqenjes sociale pothuajse ne te gjitha vendet ka psuare bankrot)!?. Sepse shtetet te cilat ne kushtet e konkurences nderkobetare,qe edhe metutje kane vazhduar realizimin e politikes sociale ne menyre jo racionale, ato me kete e kane ngarkuar ekonomine e tyre dhe po e zvogelojn konkurencen e mallerave dhe sherbimeve te veta ne tregun boteror, (kurse ne shume raste ka ndodhe ,, ikja e kapitalit’’)!.. Prandaj ne rrethanat e reja globale, roli i qeverive eshte qe te bejne ate qe, rrethina nacionale te jete sa me terheqese per afarizem dhe investime te kapitalit . Me qellim qe t’i nxisin investimet , ato kryesisht po i miratojne rregullat dhe ligjet transparente te cilat jane ne harmoni me ato te shteteve tjera, gjithashtu po e zhvillojne infrastrukturen e komunikacionit dhe te komunikimit, si dhe po e arsimojne fuqin e vete punetore. Ne kete proces te domosdoshem, te cilin e ka imponuar globalizmi, qeverite po behen mjafte te kujdeseshme ne drejtim, qe t’i zvoglojne te dhenat sociale me te vetmin qellim qe t’i zvoglojne shpenzimet afariste te ndermarrjeve ne shtetin e tyre, tere kjo ju mundeson atyre, qe t’i zvoglojne shpenzimet e prodhimit vendor. Kete trend te zbatimit te masave, nga ana e qeverive, ndryshe po e quajne “procesi i garave gjere ne fund”!...

Globalizmi po i ndane strukturat kryesore te shtetit moderrn. Kjo po ndodhe me pranine, gjithnje e me te madhe te ligjeve dhe rregullave nderkombetare ne lemin lidhur me te drejtat njerezore dhe mbrojtjen e ambijentit, qeverit jane te shtyra gjithnje e me shume ne drejtim te bashkepunimit global dhe te ndervarshmerise me shtete tjera. Mund te themi se bashkepunimi po e ndrron deshmin e njeanshme te forces se shteteve!.. Bashkepunimi i shteteve nacionale gjithnje e me shume po zgjerohet, kurse shoqerit po behen ne mes veti mjafte te varura, sepse problemet te cilat duhet te zgjidhen jante te nderlikuara dhe ne ndervarshmeri?..

Ndervarshmeria apo siq po e quajne disa analiste “solidariteti organik” eshte bere padyshim domosdoshmeri: nga niveli lokal dhe nacional po perhapet ne ate nderkombetar dhe global. Dhe per kete shkak ,shtetet gjithenji e me shume po humbin nje pjese te autoritetit dhe suverenitetit te meparshem!?.

Shtetet nacionale edhe metutje jane ndermjetesuese ne mes te nivelit lokal dhe atije global. Ato edhe metej do te kene mbikeqyrje mbi teritorin e vete dhe do t’i imponojne ligjet dhe rendin, por gjithnje e me shume ligjet dhe rregullat do te jene multilaterale, kurse aspekti teritorial do te humbe rendesin. Me qellim qe te imponohen masat globale, institucionet globale mjafte shpeshe do te nderhyjne ne punet e shteteve, ndersa kjo do te behet imperativi kryesor per ndryshime politiko- institucionale ne te ardhmen!..
Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke klikuar Ketu!
 
Biblioteka e re nė Kolegjin
Universitar Victory me botime te reja dhe lokacion te ri, krijon njė atmosferė tė favorshme pėr studim dhe hulumtim. Orari i punės sė Bibliotekės sė Kolegjit Universitar Victory ėshtė nga ora 09:00-24:00.
Resurse pėr Stsudentėt

 

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us at timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

 

Lajme Shqip | Muzika Shqiptare | Foto Shqip | Chat | Video Shqiptare | Filma ShqipHumor | Horoskopi | Historia
copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster