Kete faqe e ndihmoi themeluesi i Albanuriti: Musa Lamallari

Letra qe priti aq gjate per ta pare driten e botimit

 

Une nga kendi im, nuk shoh asnje te keqe dhe as dem ne shoqerine e “civilizuar demokratike” qe te cenohet fjala e lire ne “shtypin e lire”, fjala e lire ne “TV-te e lira”... nuk mund ta marr me mend se nje gje e tille ka mundur te ndodhe atehere, kur populli shqiptar ishte pa buke, pa uje, pa veshmbathje, ishte me kose xhelate nen fyt, por edhe Ushtria e Lavdishme Çlirimtare ishte me se e nevojshme per ate qe i duhej me se tepermi, ishte e nevojshme per arme e municion, ishte e nevojshme per perkrahje morale e financiare... ishte e nevojshme, e per çka nuk ishte e nevojshme nje ushtri e re qe po luftonte per çlirim e bashkim kombetar.
Keto qe kane ndodhur, do t’ua kishim bere vendin e merituar sikur te funksiononte ligji, sikur te kishim ligje te mirefillta, apo edhe mjete te informimit publik qe do te guxonin ta shkruajne e ta thone realitetin me njemije e nje argumente. Por ja se nuk ka ndodhur e drejta dhe as sot nuk po mund te ndahet e keqja nga e mira, nuk po mund te jetojne hajdutet pa njerezit e sakrifices, e ata jane aq te hutuar sa qe nganjehere çuditen edhe me vetveten dhe sikur thone: “...ah sikur te mund ta ktheja oren mbrapsht....!?”.
Kete leter te zotit Xani, po e dergoi me shprese se do ta shoh driten e botimit, thame keshtu sepse kam shprese dhe jam i sigurt se Albanuri dhe i guximshmi
Musa Lamallari do t’ia jap driten e gjelber, sa per te treguar se e drejta dhe guximi jane se bashku. Letra e zotit Xani, eshte krejtesisht e deshmuar me realitetin e asaj kohe, te cilen njerezit si keta “malukatat” e lartpermendur u deshmuan se sa e duan lirine e Kosoves e sa interesat individual.
Kesaj here kaq argumente, priteni heren tjeter ate qe nuk keni mundur as ta merrni me mende....!
******************************************************************************

çeshtja qe pret zgjidhje /leter e hapur nga Qazim Xani/

Lubjane, me 12.04.2007

***Per te gjitha rrjetet elektronike te informimit publik.
(Teksti mund te perkthehet ne cilen do gjuhe dhe te publikohet me te drejten e ruajtjes se autoresise)
*perkthimi vetem origjinal* !

ÇeSHTJA E PAZGJIDHUR VAZHDON Te MBETET E PAZGJIDHUR !

Pergjigjeje ne letren e Hasan Elashanit me titull: “TA NDIHMOJMe DRENICeN”


Lexues te nderuar,

Permes internetit, informohet nje pjese shume e vogel e lexuesve shqiptare, si ne Kosove ashtu edhe jashte saj, (per arsye se, me teper se 50% te popullates shqiptare ne Kosove s'kane as rryme, as telefon e te mos flasim per qasje ne internet), por gjithashtu edhe mergimtaret me teper se 90% nuk i kane kushtet e kyçjes ne rrjetin e informimit elektronik, per tu informuar me ngjarjet qe kane ndodhe ose qe po ndodhin tani ne Kosove. Pikerisht edhe per kete (ndoshta!) nuk shihet per te madhe qe akoma nuk pati reagime ne letren e Hasn Elshanit te dates 28. nentor 2002, nga lexuesit e rregullt, ne kete rast te “Trepça.net” (?!).


-I-
Me 28 nentor 2002, ne diten e flamurit dhe 90 vjetorin e shpalljes se pavaresise se shtetit Shqiptar, ne rrjetin e “Trepça.net”, lexuam letren e Hasan Elshanit nga Lubjana me titull “TA NDIHMOJMe DRENICENe”, me te cilen e informon opinionin per ndihmat qe kane grumbulluar mergimtaret shqiptar ne Slloveni gjate vitit 1998. Ndihmat ishin te dedikuara per familjet e viktimave te te masakruarve nga kriminelet serb, qe ndodhen ne Drenice. Njehere zoti Elshani, bene pyetje se ku shkuan keto para te grumbulluara me aq vullnet te mire nga mergimtaret e shtetit Slloven, kur ne Drenice, siç e pame ne programin e RTK-se, (perseri) ne diten e festes se bajramit, familjet e viktimave te te masakruarve, ende jetojne nen tenda dhe ne stalla te rrenuara!

Shenimet e Hasan Elshanit, botuar ne Trepça.net me 28 nentor 2002, me titull “TA NDIHMOJMe DRENICENe” jane te verteta dhe te argumentuara zyrtarisht !

eshte e vertete se mergimtaret shqiptar asnjehere nuk kane qene dhe nuk do te jene dore shkurter. Gjithmone kane ndihmuar, kane qene solidar me te pervuajturit, human per te tjeret dhe kane dhene kafshaten e gojes, gje qe eshte treguar shume here ne vepra gjate historise dhe jam i sigurt se prape do te tregohet i njejte edhe pse ndihmat e tyre humanitare, mjerisht nga kameleonet (Chamaeleon) shqiptar po keqperdoren !

Ne Lubjane jetoj prej vitit 1970 dhe per aktivitetin e mergimtareve shqiptar ne Slloveni dhe ne Kroaci, posaçerisht te atyre ne Lubjane dhe Zagreb, di shume me shume se sa tjeret mendojne !
Kete ua pata thene edhe shume personaliteteve shqiptare qe vinin nga Kosova ne Lubjane.

Per ti informua lexuesit per aktivitetin e mergimtareve shqiptar ne Slloveni, duhet shkruar me teper se ç’paramendohet, por ne kete rast dua t’i informoje lexuesit per ate qe eshte shume me rendesi ne letren e zotit Elshani.


Fjala eshte per grumbullimin e mjeteve financiare nga mergimtaret shqiptar ne Slloveni ne vitin 1998, kur une Qazim XANI - drenicaku i Polacit te Hasan Prishtines (Aliukes), isha kryetar i Shoqates »Migjeni« dhe kryetar Shtabit te Krizes per shqiptaret ne Slloveni. Dhe per kete, me arsye Hasan Elshani e ze emrin tim ne leter.

Dihet se numri i llogarise rrjedhese te fondit te tre perqindeshit (3%), me pelqimin e Ministrit te Financave ne Qeverine e Bukoshit – z. Isa Mustafa, ishte (dhe ende eshte) i hapur privat prane SKB Bankes ne Lubjane (Slloveni), ne emer te profesorit te fizikes nga Prishtina dr. Skender Skenderrit ! Per terheqjen e parave te grumbulluara ne kete fond kane qene te autorizuar perveç dr. Skender Skenderit edhe prof. dr. Muhamet Bicaj dhe Tahir Maliqaj. Dy te paret jane dhe punojne si profesore ne Universitetin e Prishtines, ndersa i treti eshte tregtar i peme-perimeve ne Lubjane (çfare kontrasti!), kurse, Tahir Maliqaj gjate periudhes 1998-1999, ka bojkotuar luften e Kosoves, punen ne Shoqaten »Migjeni« dhe ka pushuar aktivitetin e tij ne kuader te Shtabit te Krizes ne Slloveni, me siguri me keshillat e tjeterkujt!,(supozim i imi). Vetem keta persona, kane mundur ti terheqin parate e grumbulluara si ndihme humanitare me moton »TA NDIHMOJMe DRENICENe« ne numrin e fondit te tre perqindeshit, qe u kontrollonte dhe u komandonte ne menyre hierarkike nga kryeministri Bujar Bukoshi dhe ministri i financave Isa Mustafa. Pergjegjesine ligjore, morale dhe materiale per parate e grumbulluara ne Slloveni e barte profesori dr. Skender Skenderi, si pergjegjes i numrit rrjedhes ne banken SKB ne Lubjane! Ai e dine se ku kane perfunduar mjetet financiare te grumbulluara si ndihma humanitare per familjet e demtuara ne Drenice dhe kjo lypset qe zoteriu ne fjale, te jape pergjigje para ligjit dhe mbi te gjitha para popullit!

Si argument se si jane dorezua parate ne llogarine rrjedhese te tre perqindeshit ne Slloveni, opinionit po ua dergoje faksimilen se si paguheshin parate ne numrin e tre perqindeshit ne SKB te Lubjanes:
 


Faksimile e deshmive te paragonit te bankes !!!!????

-II-
Me 15 mars 1998 ne Sheshine e Republikes, ne qender te Lubjanes, ne vend parkimin publik te veturave, ate dite jane largua me teper se 500 vetura nga parkingu, aty ku u mbajt protesta ne Lubjane, moren pjese me teper se 12.000 shqiptar nga mbare Sllovenia. (Kurse ne Zagreb ka qene takim i tipit te mbyllur, me nje pjesemarrje 50 – 60 veta), Ne kete fjalim fjalen e moren edhe lidere te njohur politik slloven si, Janez Jansha, Borut Pahor nga BiH Omer Osmiq etj. fillimi i ketij takimi ishte ne ora 5 ne 12-te. Çfare organizimi profesional, te forte dhe me peshe te madhe kishte kjo proteste tregon me se miri fakti, serbet u detyruan (nga ata pak moral qe kishin) ta nderpresin meshen para kohe dhe te largohen nga faltorja!


Ka qene nje habi per Sllovenet. Ata jane çudit me organizimin e asaj dite qe u mbajt pa prezencen e asnje polici me uniforme kuptohet, pa pas nevoje pastrimi apo rregullimi i vendit pas perfundimit te protestes. Protesta ka qene e incizuar nga PTV i Lubjanes.


Per kete proteste ekziston video dokumenti. Te gjitha shpenzimet e kesaj proteste dhe incizimin e protestes me kamera televizive, i mbuloje Kryetari i SHK "Migjeni" Qazim Xani, (keto shpenzime kapin nje shume te madhe e qe u paguan ne DM).

-III-
Po ne kete vit, ne Slloveni dhe gjithandej ku kane jetuar shqiptaret, filloi paralel me fondin e tre perqindeshi (te mashtrimeve te qeverise se Bukoshit) edhe grumbullimi i mjeteve financiare (me force!), per fondin »VENDLINDJA THeRRET«. Ne Slloveni, mergimtaret grumbulluan nje shume te madhe parash, (rreth 1.300.000.00 DM), qe u ruajten (neper xhepa), privat te mr. Burim NIMANI – (furragjija, biri i Xhavit Nimanit!). Per kete fond pergjegjes ishte Skender Fazliu. eshte interesant se te gjithe personat e kyçur ne kete fond, ishin te pa punesuar dhe me sjellje jo te mira prej gurbetqari!


(Per kete fond me konkretisht tjeter here.)


Gjithashtu nga Lubjana ne kete vit, Shtabi i Krizes, ne bashkepunim me shoqatat kulturore shqiptare, qe ishin atehere ne Slloveni, organizoi me teper se dy autobuse me luftetar – vullnetar, te cilet u jane bashkangjitur radheve te UÇK-se ne Tirane. Per ta ndihmuar UÇK-ne, nga Sllovenia kane shkuar edhe automjete – xhipa ushtarak, ku si duket kane perfunduar ne duart e matrapazeve.
Ne kete vit nga Lubjana, permes Kryqit te Kuq te Sllovenise, shkuan ne Shqiperi dy mauna me nga 20 tone mall dhe gjera ushqimore, te gjitha keto te grumbulluara nga mergimtaret tan ne Slloveni, te dedikuara per refugjate te Kosoves, qe u detyruan te largohen nga Kosova gjate luftes.
Kryqit te Kuq te Sllovenise, gjithashtu ju dhane edhe 10.000 DM, per ndihma refugjateve shqiptar, qe vinin ne Slloveni. Kryqi i Kuq i Sllovenise te gjitha parat i ndali per veti, me urdher te sekretarit te pergjithshem Mirko Jeleniq!

Kerkoje po me te njejten metode te informimit publik, qe profesori dr. Skender Skenderi ta informoje opinionin e gjere se ku kane shkuar parate e popullit ? Para qe iu dhuruan lirise se kombit e te atdheut, por jo edhe atyre matrapazeve qe ne kohen me te veshtir po benin politike te turpshme ne dem te popullit i cili po vuante edhe per nje kafshate buke, per nje batanije, per nje gote qumesht e per çka jo tjeter !

Kaq sa per parate e grumbulluara ne numrin e llogarise rrjedhese te fondit BUKOSHIAN.

Çdo informate tjeter, ne lidhje me kete çeshtje, eshte ne kundershtim me realitetin !?
Kjo shkrese i dergohet, RTK-se dhe mjeteve tjera te informimit ne Kosove.
Me nderime,
Qazim XANI
Lubjane, me 05.08.2003 _____________
 

NESE KENI TE SHTONI NE KETO TE DHENA APO KENI KOMENTE KLIKO KETU!

Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare

Lajme Shqip | Muzika Shqiptare | Foto Shqip | Chat Shqiptar | Video Shqiptare | Filma ShqipHumor Shqip | Horoskopi Shqip | Libra Shqip | Lojra Shqip

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2006 - Contact: Webmaster