|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Njoftim per vizitoret e AlbaNur |
|
Ne i lusim vizitoret e AlbaNur, qe
kane ruajtur ne word reagimet tjera te intelektueleve
shqiptare ne lidhje me kete polemike, mundesisht te na
i dergojne via email
timshkupi@hotmail.com
Ne kemi vendosur t'i permbledhim te
gjitha, qe lexuesi shqiptar t'i gjej me lehte ne
internet, pasi interesimi eshte i madh. Kurse tani ne
kete faqe ju mund te inkuadroheni edhe permes domain;
www.rexhepqosja.com
Ne do i botojme vetem reagimet e
intelektualeve te cilat kane te bejne me kete polemike.
Kurse lexuesit shqiptare mund te marrin pjese me
debate ne
AlbaNur Forumin |
|
|
|
|
|
|
Shkruan Akademik Dr. Rexhep Qosja |
|
 |
Sa e dobet,
sa e cenueshme, sa e plagosshme, sa e
pambrojtur dhe sa e fyer mund te jesh
ne jeten tone e tregoi edhe Kongresi i
Partise Socialiste te Shqiperise, qe u
mbajt me 12 e 13 dhjetor 2003. |
|
|
Kush dhe
si e cenon demokracine |
E kemi ditur se demokracia jone cenohet e plagoset ne
rruge, ne sheshe, ne anashrruge, ne zyra, ne kabinete,
ne firma, ne ndermarrje punuese, ne zgjedhje e
rizgjedhje!
E kemi ditur se demokracine ne jeten tone e plagosin,
e cenojne dhe e fyejne mashtruesit, plaçkitesit,
dhunuesit, trafikantet, vrasesit dhe punedhenesit e
tyre zyrtare!
E kemi ditur se demokracine ne jeten tone mund ta
cenojne e ta fyejne edhe ata gazetare, redaktore e
kryeredaktore, qe kryejne punet e padroneve te
padukshem: te politikaneve, te biznesmeneve e te
financuesve te fshehte e te hapet te vendit e te
jashtem, te cilet u thone çka te bejne, kujt t’ia
japin
fjalen e kujt te mos ia japin, kend ta fotografojne
per dite e kujt t’ia fshijne fytyren edhe ne mesin e
tridhjete fytyrave te tjera qe i tregojne ne gazetat
dhe ekranet e tyre!
E kemi ditur se demokracine ne jeten tone e cenojne, e
plagosin dhe e fyejne grupet dhe klanet e ndryshme, te
cilat i saldojne marredheniet jo me me ideologji, po
me interesa-grupet dhe klanet, qe kane arritur te
lidhen me struktura politike e me biznesmene, qe
arrijne te perdorin per nevoja te veta edhe njerez ne
politike, edhe njerez ne ekonomi, edhe njerez ne
mediat.
E kemi ditur se demokracine ne jeten tone e cenon, e
plagos dhe e komprometon me se shumti e me se shpeshti
Sali Berisha i palodhshem e i pandalshem: ne Kuvendin
e Shqiperise, ne rruge e ne sheshe-duke ngritur zerin
kercenueshem ashtu siç nuk ngrihet ne demokraci dhe
duke fyer vetjen, institucione e parti ashtu siç nuk
fyhen ne demokraci.
E kemi ditur se demokracine ne jeten tone e cenon dhe
e fyen, Daci ne Kuvendin e Kosoves, duke iu kercenuar
deputetit qe te mbylle gojen apo ta nxjerre jashte;
duke iu kercenuar, madje, edhe ish-luftetarit se nuk
ia jep fjalen sepse fjala e ish-luftetarit nuk i
pelqen atij-Dacit.
E kemi ditur se demokracine ne jeten tone e cenon, dhe
e komprometon RTK-ja-i ashtuquajturi televizion publik
i Kosoves, ne te cilin publik i Kosoves konsiderohen
kater pese njerez te politikes, kater-pese miq te
kryetarit te bordit te RTK-se dhe gjashte-shtate miq
te dikurshem e te sotem te drejtorit te RTK-se, miq te
dikurshem, me te cilet, ai, drejtori i RTK-se bente
dikur lufte te pakompromis kunder demonstratave “te
nacionalisteve dhe irredentisteve shqiptare, te cilet
me parullen e tyre, Kosova republike, kishin rrezikuar
bashkimin-vellazerimin e kombeve e te kombesive tona
dhe integritetin territorial te Republikes Socialiste
Federative te Jugosllavise”!
E kemi ditur se demokracine ne jeten tone e cenon, e
plagos dhe e fyen, kryetari i Lidhjes demokratike te
Kosoves dhe, njekohesisht, kryetar i Kosoves, Ibrahim
Rugova, i cili ne emrin e Kosoves, pa pyetur popull ne
referendum, ne plebishit a deputete ne Kuvend shpall
himnin dhe flamurin e tij, duke iu dhene mundesi, edhe
ne kete menyre serbeve, maqedonasve e malaziasve dhe
miqve te tjere te vjeter e te rinj te shqiptareve, qe
te shkruajne-siç po shkruajne, se shqiptaret edhe me
tej, edhe ne pluralizem e ne demokraci, vendimet per
himn e flamur ua besojne bajraktareve te fiseve e jo
institucioneve demokratike!
E kemi ditur se demokracine ne jeten tone kur e kur e
cenon, e plagos, dhe, po te doje, e ben e zhben edhe
UNMIK-u, i cili megjithese ketu ka ardhur per ta
vendosur demokracine, deputetet e Kuvendit te Kosoves
i detyron tri here te kthehen mbrapsht e te votojne
tri here radhazi, por me meskohe, per te njejtin njeri,
vetem e vetem qe ta bejne kryetar njeriun, qe do te
beje e do te thote krejt çka do t’i thone ata: se kosi
eshte i zi ne qofte se do t’i thone se kosi eshte i zi;
se Drini rrjedh drejt Beogradit e jo drejt Shkodres ne
qofte se do t’i thone se Drini rrjedh drejt Beogradit;
se UÇK-ja nuk ka bere lufte por vetem ka qene ne
konflikt me ushtrine, me policine e me paraushtaraket
serbe ne Kosove ne qofte se do t’i thone se ne Kosove
nuk ka pasur lufte por vetem konflikt!
E kemi ditur se demokracine ne jeten tone e cenon dhe
e keqperdor Akademia e Shkencave dhe e Arteve e
Kosoves kur listen e zgjedhjes se kryetarit, te
nenkryetarit dhe te sekretareve te seksioneve e
filtron ne zyrat e Lidhjes Demokratike te Kosoves, ne
zyren e kryemjeshtrit te punes pas perdeve ne Akademi,
Dacit, ne sekretarine dhe ne seksionet e Akademise dhe,
mandej, e nxjerr ne Kuvend per votim si liste me nga
nje kandidat per kryetar-si ne kohen e xhaxhajve
bolshevike, me 2 kandidate per nenkryetare dhe me nje
kandidat per sekretar seksioni dhe kur, me ne fund,
per kryetar dhe nenkryetar te saj-te Akademise-zgjedh
dy gjuhetare, te cilet zhvillimit ekonomik, teknik,
teknologjik, shendetesor dhe, ne pergjithesi, shoqeror
te Kosoves mund t’i ndihmojne aq sa mund t’i ndihmojne
Aza e Raza!
E kemi ditur se demokracine ne jeten tone e pengon, e
cenon, e plagos, e rrenon korrupsioni financiar dhe
politik, korrupsioni i madh e i vogel, qe behet ne
zyra shteterore e partiake, qe behet ne dogana, ne
institucione arsimore, shendetesore, kulturore e te
tjera, qe behet me tendera, me meremetime kabinetesh
dhe me lyerje e stolisje ndertesash, qe behet me
mbulesa ligjore e pa to!
E kemi ditur dhe çka krejt nuk kemi ditur per situatat,
te berat, veprimet, sjelljet, shprehjet qe e cenojne,
e plagosin, e rrezikojne, e komprometojne, e fyejne
demokracine ne jeten tone duke e bere aq shpesh
demokraci te mjeruar, duke e bere demokraci te mjeruar
nga individe qe mendojne se iu ka ardhur çasti dhe
çastin nuk do leshuar pa e shfrytezuar mire!
Kongresi i socialisteve
E kemi ditur dhe çka krejt nuk kemi ditur, por se
demokracine aq lehte, aq masivisht, aq njezeshem, do
ta cenojne e ta plagosin pikerisht socialistet- e kete
bash nuk e kemi menduar. E krijuar prej Partise se
Punes te Shqiperise, e cila demokracine e kishte
cenuar, ne te vertete e kishte vrare ne jete e ne ide,
ne jete e ne imagjinate, kemi menduar se ajo do te
ruhet shume, tmerrshem shume, qe te mos gjendet ne
situata qe ta akuzojne si cenuese, shkelese,
komprometuese te demokracine qofte ne veçanti qofte ne
pergjithesi. Por, ngjau ajo qe me se pakti pritej:
Kongresi i Partise Socialiste u kthye ne nje kongres
te cenimit te parimeve te demokracise, te frymes se
demokracise e te procedures se demokracise.
Duke e shikuar televizionin, qe paraqiste punimet e
kongesit, nuk doja t’u besoja syve: a eshte e mundshme
qe ky te jete kongresi i nje partie qe e quan veten me
demokratikja dhe me liberalja ne Shqiperi? A eshte e
mundshme qe ky te quhet kongres demokratik i partise
me te madhe ne Shqiperine pluraliste gati trembedhjete
vjet pas permbysjes se komunizmit? A eshte e mundshme
qe i ketille te jete kongresi i nje partie ne nje
shoqeri qe quhet demokratike, ne nje shtet qe synon te
behet anetar i NATO-s, madje, qe synon te behet anetar
i Bashkimit Evropian?
Mos jemi kthyer mbrapsht-ne komunizem? Mos kemi hequr
dore nga perpjekjet per t’iu bashkuar NATO-s dhe
Bashkimit Evropian? Mos politika e integrimeve
euroatlantike eshte vetem nje retorike, me te cilen
vetem sa hidhet hi ne syte e popullit? Mos etjet
pushtetore, mos perparesite qe sjell pozita e Njeshit
ne parti, u bene shkaku pse Njeshit te socialisteve i
ra maska dhe e tregoi ate mentalitetin e fshehur
komunist prej te cilit nuk kishte mundur te lirohej
per dymbedhjete-trembedhjete vjet?
Arsyeja e pare qe t’ia beja vetes gjithe keto pyetje
heretike ishin brohoritjet frenetike per Njeshin e
Partise socialisteve, Fatos Nanon. I kisha harruar
brohoritjet frenetike per Njeshin e Partise, i cili
njekohesisht mund te ishte edhe Njeshi i Shtetit e i
Forcave te Armatosura. E kuptueshme. Qe trembedhjete
vjet jemi shkoqur prej komunizmit, i cili te
gjitha-edhe zgjedhjet, edhe emerimet, edhe gjykimet,
edhe denimet, edhe dekorimet i bente me brohoritje
frenetike. E demokracia nuk behet as me brohoritje
frenetike, as me brohoritje jofrenetike. Demokracia
eshte filozofi politike e paqes dhe e qetesise.
Demokracia e perjashton zhurmen masive; demokracia e
perjashton populizmin; demokracia e perjashton
demagogjine qe synon t’i sjelle njerezit ne delirium.
Demokracia i perjashton sjelljet, veprimet, reagimet,
mendimet e perflakura emocionalisht, kur madherohet
njeri e perjashtohet tjetri. Rralle e tek brohoritje
mund te ngjajne edhe ne demokraci, por mund te ngjajne
vetem ne çaste historike kur ngjajne ngjarje, bema, qe
ndryshojne fatin e popujve a te shteteve, kur behen
ideale a permbysen diktatura.
Brohoritjet frenetike per Fatos Nanon, te filluara ne
organizatat baze neper qytetet e Shqiperise, me asgje
perpos me emrin e Njeshit, nuk ndryshonin prej
brohoritjeve qe jemi mesuar t’i degjojme ne kohen e
xhaxhajve te medhenj: Stalinit, Maos, Titos dhe
Enverit. Ato po na e kthenin ne mendje nje kohe e nje
praktike, qe shumekujt i shkakton rreqethje!
Arsyeja e dyte qe t’ia beja vetes gjithe keto pyetje
dhe te mendoja trishtshem mos, o Zot, u kthyem
tridhjete vjet mbrapsht ishte regjia e brohoritjeve
frenetike. Si edhe ne kongreset e xhaxhajve te medhenj
te lartpermendur ne Kremlin, ne Pekin, ne Beograd e ne
Tirane, ashtu edhe ne kongresin e socialisteve,
dirigjentet e disponimit te kongresit, qe mund te
quhen kryesit e punes se Njeshit, ishin shperndare ne
salle e, sidomos, ne galeri dhe e fillonin ison e
brohoritjeve te perflakura Fatos Nano, Fatos Nano,
Fatos Nano, Fatos Nano, me te cilat caktohej refketima
e zemres dhe ritmi i frymemarrjes se salles perplot
delegate! Kush nuk e di se kongreset e bolshevikeve
nuk mund te paramendoheshin pa dirigjente te tille, qe
kishin fyt te forte, lekure te trashe e ndergjegje te
shpelare!
Arsyeja e trete qe t’ia beja vetes gjithe keto pyetje
qe i bera dhe t’i mendoja trishtshem kongreset e
partive bolshevike ishte dalja e nje numri te
delegateve nga salla kur e mori fjalen kandidati i
dyte, pas Fatos Nanos, per kryetar te Partise
Socialiste, Rexhep Meidani. Delegatet ne Kongresin e
gjashte te Partise Socialiste te Shqiperise, te cileve
une nuk mund t’ua di profesionet-jane mesues, juriste,
ekonomiste, profesore te gjuheve te huaja, mjeke,
teknike, infermiere, marangoze, nepunes, drejtore,
bujq, e leshojne sallen sapo e merr fjalen kolegu i
tyre, anetari i Partise Socialiste te Shqiperise,
shkencetari i shquar, doktori i nderit i disa
universiteteve te huaja, ish-kryetari i Shqiperise i
propozuar nga Partia Socialiste e Shqiperise, anetari
i Akademise se Shkencave te Shqiperise, Rexhep Meidani!
E leshojne sallen-e kuptoni! E leshojne! Me kete
sjellje te mjerueshme, me kete proteste ndaj dy
virtyteve-ndaj mendjes dhe nderit, ata duan jo vetem
te fyejne kolegun e tyre,ish-kryetarin e Shqiperise,
shkencetarin e shquar, anetarin e Akademise se
Shkencave, intelektualin, qe e shquajne mendja,
parimesia dhe nderi, por ne radhe te pare te ndikojne,
vendosmerisht te ndikojne, ne delegatet e tjere, ne
votimin e tyre. A ka kush qe nuk mund ta dije se kjo
sjellje e mjerueshme eshte sjellje e urdheruar?! Dhe,
a ka kush qe nuk mund ta dije se me keso sjelljesh te
urdheruara, me te cilat fyhen dhe menjanohen nga jeta
politike kritiket dhe kunderkandidatet e Njeshit, jane
perplot kongreset e partive bolshevike prej kohes se
Stalinit e deri ne kohen tone.
Arsyeja e katert qe t’ia beja vetes gjithe ato pyetje
deshperuese qe ia bera ishte fjalimi i kandidatit te
pare per kryetar te Partise Socialiste, e kandidatit
qe ishte kryetar i Partise Socialiste, Fatos Nanos.
Kam pare e kam lexuar nje varg antologjish me fjalime
te shenjtoreve, te politikaneve, te shtetareve, te
komandanteve te medhenj, te shkencetareve, te
shkrimtareve, te fituesve e te humbesve, te te
adhuruarve e te te, perbuzurve, te te denuarve e te te
liruarve prej Demostenit e deri te Fan Noli yne, prej
Jezu Krishtit e deri te Savonarola, prej Cezarit e
deri te Hitleri, prej Robespjerit e deri te Vishinski,
por kurre nuk kam pare dhe kurre nuk kam lexuar asi
fjalimi, çfare ishte fjalimi i kryetarit te Partise
Socialiste te Shqiperise, ne kongresin e gjashte te
kesaj partie, Fatos Nanos. Jo. Dhe, deri ne moshen ne
te cilen jam, kam degjuar shume fjalime te shqiptuara
ne kongrese partiake, ne parlamente shteterore, ne
tubime politike, ne varrime e ne gezime: fjalime te
shqiptuara prej vetjesh te ndryshme, me jeteshkrime te
ndryshme, ne mosha te ndryshme, me nivele shkollore te
ndryshme, me prejardhje shoqerore te ndryshme, me
cilesi te ndryshme dhe me ambicie te ndryshme, por,
asnjehere dhe askund, nuk me ka ndodhur te degjoj nje
asi fjalimi çfare ishte fjalimi i Fatos Nanos: te
degjoj dike duke i kenduar himn vetvetes, duke e
lavderuar me patos te papermbajtur vetveten, duke e
bere vetveten Njeshin e merituar per çdo gje qe eshte
bere ne Shtetin e tij, duke e paraqitur shtetin e
kryeqeverisur prej tij parajse (komuniste) te kesaj
bote, duke e bere partine e tij, familjen me te
lavdishme e me te paster te vendit, thuajse ka parti a
njeri aq te paster. Jo. Deri ne kete moshe ne te cilen
jam, kam pare, kam lexuar e kam degjuar shumeçka e
shumekend, por asnjehere dhe askund nuk me ka ndodhur
te degjoj dike duke thene, siç tha ai per veten para
nje kongresi prej afer 600 vetash dhe para disa qindra
mijera degjuesish e shikuesish te televizionit: “Mua
me quajne Fatos Nano dhe prapa me vjen historia e
perbashket”!
Miqte dhe kundershtaret e Fatos Nanos, te bindurit
deri ne toke dhe te rebeluarit deri ne dyluftim, e
komentuan ne menyra te ndryshme fjalimin e tij. Por te
gjithe u takuan ne konstatimin: ai ishte fjalim i
shqiptuar ne gjendje deliriumi, fjalim i njeriut te
sigurte ne fitoren vetjake! Nuk ka dyshim se ky fjalim
mund te jete fjalim teper interesant edhe per
sociologun, edhe per antropologun, edhe per psikologun,
edhe, sidomos, per psikiatrin. Por, ç’dobi mund te
kene shqiptaret dhe Shqiperia prej analizave qe ata do
t’i benin fjalimit te Fatos Nanos? Kurrfare dobie! Per
mua, nderkaq, eshte interesant tjeterçka: eshte
interesant se ne fjalimin e kryetarit
dymbedhjetevjeçar te Partise Socialiste te Shqiperise,
qe ishte i bindur se do te zgjidhet kryetar i saj edhe
per kater vitet e ardhshme, qe do te duhej te ishte
fjalim programor i kryetarit te ardhshem te Partise
dhe, njekohesisht, kryeministrit te shumehershem, te
tashem dhe te ardhshem, te Shqiperise, mezi permendet
Shqiperia dhe nuk permendet asnjehere, ama bash
asnjehere, Kosova. Edhe Shqiperia, edhe Kosova, edhe
shqiptaret, edhe e sotmja dhe e ardhmja e tyre, ishin
zevendesuar nga Fatos Nano. Ai, Fatos Nano, karriera e
tij, qenia e tij kryetar i Partise Socialiste dhe,
njekohesisht, kryeminister ishte me e rendesishme se
Shqiperia, se Kosova, se populli shqiptar, se e sotmja
dhe e ardhmja e tyre! A eshte e mundshme? Si eshte e
mundshme? Dhe pse eshte e mundshme kjo? Ndihmona Zot!
Fjalim i mjaftueshem per te mos iu dhene asnje vote.
Arsyeja e peste dhe, ne asnje menyre e fundit, qe t’ia
beja vetes pyetjet e siperthena, ishte votimi per
kryetarin e Partise Socialiste e, pastaj, edhe per
organet e saj drejtuese. Delegatet e Kongresit te
gjashte te Partise Socialiste te Shqiperise i dhane
Fatos Nanos gati 500 vota, Rexhep Meidanit 61, kurse
Edi Rames -41! Domethene: Edi Ramen, qe i paraqiti
Kongresit fjalimin programor pothuaj me te plote, ne
te cilin behet analize objektive e gjendjes se
pertashme te Shqiperise dhe jepet nje vizion per te
ardhmen e saj, delegatet e shperblejne rreth
dymbedhjete here me pak se Fatos Nanon! Rexhep
Meidanin, qe i paraqiti kongresit, po ashtu fjalim
programor ne te cilin behet shqyrtimi i proceseve
kryesore ne jeten politike dhe ekonomike te vendit,
jepet vizioni per zhvillimet e ardhshme politike,
ekonomike, shoqerore ne pergjithesi dhe, me ne fund,
kerkohet qe pavaresia e Kosoves te hyje ne Programin e
Partise Socialiste, delegatet e
shperblejne tete here me pak se Fatos Nanon-se Fatos
Nanon, i cili ne fjalimin e tij, qe do te duhej
obligueshem te ishte fjalim programor i socialisteve,
Shqiperine, Kosoven dhe popullin shqiptar i zevendeson
me nje himn skandaloz per vete Fatos Nanon!
E pabesueshme!
Ishte e qarte, deri ne fund e qarte: te gjitha punet
ishin kryer pas perdeve, atje ku i kryenin gjithnje e
gjithkund, Njeshat e partive bolshevike me kryesit
besnike te puneve te tyre! Kongresi ishte i perdorur
per qellimin e Fatos Nanos, ose, si thuhet me nje
fjale te huaj, ishte i manipuluar! Numri me i madh i
delegateve nuk interesohej per cilesine, vleren,
rendesine politike te programeve te paraqitura: ata i
interesonte te fitonte Fatos Nano sepse ashtu, duke
fituar Fatos Nano, sigurisht u ishte mbushur mendja,
se fitonin edhe ata.
Dhe, ashtu, Fatos Nano ne Kongresin e gjashte te
Partise Socialiste te Shqiperise me teknologji fund e
krye bolshevike e mposhti, madje, edhe proceduren
demokratike dhe e fitoi luften, luften e tij e jo te
Shqiperise, por sigurisht, jo edhe paqen, qe aq shume
i duhet Shqiperise.
E mjera demokraci sa me vjen keq per Ty!
Dhe, ne fund
Kongresi i Partise Socialiste te Shqiperise tregoi se
ne jeten tone politike, demokracia nuk do te behet
lehte demokraci, sigurisht, edhe nje kohe te gjate.
Dhe, si te behet? Ne jeten tone politike ende eshte e
mundshme shumeçka, qe tani me do te duhej te ishte nje
e kaluar e paperseritshme. Ne jeten tone politike, ja,
eshte e mundshme qe kryetar i Partise me te madhe dhe,
padyshim, me te rendesishme politike te Shqiperise te
rizgjedhet njeriu, i cili kryetar i saj eshte qe 12
vjet, njeriu nen drejtimin e te cilit Partia
Socialiste eshte futur ne krize te thelle, perjeton
konflikte mes tij, kryetarit, dhe bashkepunetoreve te
dikurshem me te ngushte siç eshte Ilir Meta; njeriu, i
cili, ne cilesine e kryetarit, akuzon bashkepunetoret
per lidhje me krimin e organizuar e njekohesisht eshte
i akuzuar prej tyre; njeriu nen drejtimin e te cilit
Partia Socialiste vjen duke humbur zgjedhes; njeriu
nen drejtimin kryeministror te te cilit pushteti
shteteror i Shqiperise fajesohet prej institucioneve
nderkombetare, evropiane dhe amerikane, per korrupsion,
per trafik te njerezve, per krim te organizuar dhe per
administraten me te shtrenjte ne Evrope edhe pse
Shqiperia eshte vendi me i varfer evropian; njeriu,
punet vetjake te te cilit, megjithate, nuk mund te
quhen as perafersisht te pajtueshme me standardet
evropiane.
Pse jo?
Pse te mos rizgjidhet Fatos Nano kryetar i Partise
Socialiste dhe kryeminister i Shqiperise, megjithe ate
barre politike e morale qe rendon mbi supet e tij? Ne
Kosove eshte treguar e mundshme edhe me e pabesueshmja!
Ne Kosove kryetar i Kosoves, sado protektorat i
Kombeve te Bashkuara, eshte zgjedhur njeriu i cili
shfarosesve te popullit shqiptar te Kosoves, Sllobodan
Millosheviç dhe Millan Millutinoviç, do t’iu dhuroje
doravete dhurata te stolisura me kordele-te parit ne
Beograd e te dytit ne Prishtine, pikerisht ne kohen
kur ata po shfarosnin popullin shqiptar!
Pse jo?
Ne qofte se rizgjedhja e Fatos Nanos kryetar i Partise
Socialiste dhe, njekohesisht,kryeminister i Shqiperise
pas gjithe atyre qe ka bere e ka thene, qe jane bere
rreth tij e shqiptuar per te, duke e kthyer ne
kryepersonazh te konflikteve ne Parti e ne Shtet,
eshte, pa dyshim, nje bixhoz politik, per te cilin
paguan Shqiperia, zgjedhja e Ibrahim Rugoves kryetar i
Kosoves pas gjithe atyre qe ka bere gjate fushates se
bombardimeve kur vendosej per fatin e popullit
shqiptar ne Kosove eshte nje turp jo vetem politik.
Pse jo?
Ne jeten tone politike ende te gjitha jane te mundshme,
sepse ne jeten tone shoqerore ende mungon faktori pa
te cilin demokracia shume lehte behet farse
tragjikomike e luajtur ne institucione politike,
partiake e administrative: mungon opinioni i formuar
publik, te cilit ndergjegjen ia percaktojne e verteta
dhe e drejta
|
| |
|
|
 |
|
|
 |
|
Kjo faqe eshte hapur enkas nga AlbaNur per
Dr. Rexhep Qosja. Reagimet e tij i konsiderojme pozitive ne
ndertimin e mendimit te ri shqiptar per jeten, lirine, dhe
demokracine. Tani jemi ne kohen kur intelektuali duhet te ndahet
nga politika e dites, te jete ne sherbim te dijes, te se
vertetes dhe ne mbrotje te vlerave universale te kombit shqiptar.
Tabu temat ne nje shoqeri ekzistojne per te penguar zhvillimin e
asaj shoqerie drejt progresit te gjithanshem. |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|