|
Shkruar nga
Musa Lamallari |
|
 |
|
Nje parashikim nen tymin e nargjiles nga perendimi
per LDK-n |
|
|
Presidenti i Kosoves, Dr. Fatmir Sejdiu, eshte
favorit kryesor per marrjen e postit KRYETAR i
LDK-se. AlbaNur ka informacione te sakte se
kandidatura e Fatmir Sejdiut perkrahet nga 219
delegate te zgjedhur te Kuvendit te Pergjithshem
te LDK-se. Eshte e vertete se vet Fatmir Sejdiu
nuk ka qene i angazhuar ne kete kampanje, as qe
ka pasur interesim per kete post, por e vertete
eshte gjithashtu qe nuk e ka refuzuar propozimin
e Kryesise te mos jete kandidate, ndersa te
gjitha akuzat qe i behen atij jane vetem akuza
pa mbeshtetje dhe pa prova. Me teper jane lajme
senzacionale per t’i mbushur disa gazeta ne
Kosove faqet e tyre dhe per t’i future
perkrahesit e Naser Rugoves ne metafiziken e
vetekenaqesise. Personaliteti numer 1 ne LDK,
pas vdekjes se Rugoves, eshte Fatmir Sejdiu. Ai
nuk ka ne bagazhin e tij hipoteka nga e kaluara
e hershme, as nga e kaluara e vonshme, as nuk
permedet emri i tij ndokund per keqperdorime, as
nuk njihet si fugure percarese nder shqiptare,
as nuk ndihet si Sulltan, sikurse e kishte
tradite Nexhat Daci sa ishte kryetar i Kuvendit,
i cili e kuptonte postin si tapi te babes per
rregullim te dhembeve, blerje te pjatave,
kostumeve dhe pushimeve ne Brezovice, nuk
pertonte t’ua nderpriste fjalen luftetareve te
lirise ne Kuvend, deri sa filloi edhe miqte tane
amerikane me pune zyrtare ne Prishtine t’i quaj
qytetare te rendomte.
Numri 219 i delegateve te sigurte qe do te
votojne per Fatmir Sejdiun eshte nje numer i
zerit te arsyes, nje numer qe AlbaNur e ka marr
permes bisedave me njerez qe jane aktiv ne kete
process zgjedhor. Kurse sipas disa sondazheve ne
internet, si dhe neper disa forume, eshte e
vertete se askush nuk e ka shkruar nje fjale te
keqe per Dr. Fatmir Sejdiun. Deri sa edhe
njerezit e flakt te Dacit, lobistit te tij Naser
Rugova nuk kane guxim t’i versulen
personalitetit te Fatmir Sejdiut. Ngase e dijne
se kot e kane. Jo rastesisht cak i sulmeve eshte
Eqerem Kryeziu, sikur ky i fundit te jete dyshi
ne Njesh dhe anasjelltas, mirepo kjo nuk eshte e
vertete. Ne demokraci nuk ka formula, ka kutia
ku mbushen me vota. E votat jane te delegateve
qe Daci dhe Naser Rugova kane bere cmos t’i
manipulojne duke perdorur edhe shantazhe te
ndryshme, edhe kercnime dhe tensione te larta ne
disa dege. Gjithe kjo energji e harxhuar brenda
ne LDK ka qene vetem humbje kohe dhe harxhim i
mjeteve materiale qe Kosova ka me se shumti
nevoje sot per to. Eshte mire te jene dy, tre
dhe me shume kandidate per postin numer 1 te LDK-se.
Por, deri tash provat jane se lobistat e Nexhat
Dacit kane qene kunder kanditateve numer 3 dhe 4
dhe jo Fatmir Sejdiu. Ata kane qene kunder
kandidaturave tjera me qellim qe te ruajn
gjokerin e tyre ne fund, i cili ka qene edhe me
i besueshmi ne Velani, z. Alush Gashi. Kujtonie
vetem kuvendin e Pejes dhe sjelljet donkarleone
te minsitres Termekolli. Aty i keni te gjitha
pergjigjet.
Ne faqen zyrtare ne internet te rrymese se
Nexhat Dacit nuk ka link ose informacion per
Fatmir Sejdiun, sikur vet Fatmir Sejdiu te mos
kishte figuruar kurre ne formacion te LDK-se.
Kete veprim jo te hijshem cdokush e verene, por
me se shumti e kane verejtur 219 delegatet qe do
te japin votat per Fatmir Sejdiun.
Kupa tani eshte e mbushur plote dhe LDK pas
Kuvendit te Pergjithshem do te dale e ndare. DO
TE MBETET ME DY TABORRE. Kjo situate ne LDK do
te nxjerr ne siperfaqe dy forca te reja politke:
rugovistet dhe modernistet. Zaten ky eshte
qellimi kryesor i Nexhat Dacit dhe promotorit te
tij Naser Rugova, qe te trashegojne nje
perqindsh nga lokomotiva qe ecen mbi shinat e
ndryshkura. Kjo trashegimi e hekurit te
ndryshkur, rugovisteve pa ndonje mund te madh
mund te ju sjell prej 5 deri ne 10 per qind te
votave te elektoratit te Kosoves. Krejt ketu
eshte edhe loja e propagandes se eger te Nexhat
Dacit dhe Naser Rugoves. Te ruhet vertikalja
Babe – Bire si nder arabet me salltanate. Petlla
per vetveten dhe per miqte e tyre ne
kombinatorikat e ardhshme te skenes politike ne
Kosove. Ngase Nexhat Daci dhe Naser Rugova nuk
kane kapital te Veton Surroit, te Behxhet
Pacollit me ju imponuar skenes politke ne Kosove
nga jashte. Nuk e kane as guximin revolucionar
te Albin Kurtit. Ndaj menyre me e mire eshte
ndarja e LDK-se ne Dysh, te shkepusin sa me
shume qe munden shina te ndryshkura, qe
lokomotiva nje here e pergjithmone, sipas
planeve te faktorit perendimor, te dale ne
pension, per t’i leshuar vendin lokomotivave
tjera neper shina te reja ne Kosove.
3 Dhjetor 2006 |
|
|
 |
|
Roli i Fatmir Sejdiut pas ndarjes se LDK-se
ne Dysh |
Fatmir Sejdiu do te mbetet edhe pas
kesaj ndarje personalitet numer Nje i
Kosoves deri ne zgjedhjet e ardhshme ne
Kosove, figure kryesore e nje uniteti te
imponuar nga perendimoret, kurse si
kryetar i ri i LDK-se do te jete me i
forte se Nexhat Daci dhe Naser Rugova
per koalicione te reja ne skenen
politike te Kosoves, pas definimit te
statusit te Kosoves. Kurse Daci dhe te
tjeret, pas nje kohe mundimi, per shkak
se s'munden te bejne gje, do te
tjetersohen dhe ne vend te tyre do te
vijne LDK-ista e vjeter (kundershtaret e
vertete te Hashim Thacit), me ne krye me
Uke Rugoven te provojne Fatin. Keq per
Fatmirin, hala ma keq per Thacin!?
Me 189 vota,
presidenti aktual i Kosoves, Fatmir
Sejdiu, u zgjodh sot kryetar i ri i
Lidhjes Demokratike te Kosoves.
Kunderkandidati i vetem ish
kryeparlamentari Nexhat Daci mori 160
vota . Ne votime moren pjese 351
delegate, nderkaq 2 fletevotime u
shpallen te pavlefshme.
Komento nargjilen e Londres ne Forumin e
Presidentit! |
|
|
|
|