Shembulli i Gostivarit me se miri e ilustron
vonesen dhe impotencen e jonjekohesise ose te
zhvillimit te sistemit njenacional te shtetit te
LSDM-se para kerkeses per zyrtarizimin e
flamurit shqiptar ne Parlament, gjegjesisht te
procesit te sovranitetit SHTETFORMUES per
barazine e pjestareve te kombit shqiptar dhe
kthimit te njekohesise ne sistemin
administrative shteteror ne favor te dy
etnikumeve, perkatesisht te etnikumit maqedonas
dhe te atij shqiptar ne Maqedoni.
A ka qene e mundur te shpetohet Gostivari? Une
do te thoja se jo. Pse jo? Per arsye se
Gostivari ne te vertete paraqitet si rast
paradigmatik i krizes globale te pushtetit te
Gligorovit, ne te cilen si ne pasqyre shiheshte
kursi i tij nacional-komunist. Dhe perfundimi,
gjithashtu. Ngjarjet tragjike te 9 korrikut ne
Gostivar ne nje menyre te pervertuar te
perzierjes se kerkesave sociale dhe nacionale te
shqiptareve, paraqiten dhe shtruan problemin
esencial te domosdoshmerise se njohjes se
procesit te sovranitetit te shqiptareve ne
Maqedoni. Pushteti i Gligorovit dhe disa persona
servile te PPD-se nuk kane dashur, e, ndoshta as
nuk kane mundur te shohin permbajtjen
demokratike te "rebelimit" institucional te Rufi
Osmanit ne Gostivar, perkunder faktit se ai u
paraqit ne formen e shtremberuar, duke u lidhur
me kerkesen qe te zyrtarizohet flamuri
shqiptareve ne Maqedoni.
Ne fatkeqesine politike te Rufi Osmanit,
megjithate duhen llogaritur kuadrot politik qe
mbijetuan Gostivarin politikisht, por jo edhe
moralisht, kur Rufi Osmani u be dalezotes i
flamurit shqiptar ne Maqedoni: lideret me
politike pseudoshqiptare, qe dhunshem ishin
instaluar si nje nevoje hibride ne fronin e dy
partive, ministrat e ngujuar ne kabinitet e LSDM-se,
mediokret e ceshtjes shqiptare, politikanet e
kushtrimeve dhe mjekrrave, te koorruptuar dhe te
paformuar per situaten, ne te cilen ndodhej
shqiptaria dhe Gostivari. Inteligjent, i afte,
dinamik, por i rrethuar me pseudonacionalist,
Rufi Osmani ne te vertete ishte i vetmuar. Por
kjo megjithate nuk eshte e gjitha.
Karriera politike e Rufi Osmanit filloi te
ndertohet me fjalimet e tij te argumentuara ne
Parlament. Ne mandatin e tij dyvjecar, sa ishte
ne Parlament, u njoftua me te gjitha
makinacionet dhe lojrat politike qe luheshin ne
dem te interesave shqiptare ne Maqedoni. Keto
lojera njeherazi ishin ne dem te interesave
shqiptare ne Maqedoni, por ne vecanti edhe ne
dem te vet atyre qe dirigjonin keto lojera prej
ne "background". Cdo fjalim apo propozim i Rufi
Osmanit ishte i destinuar te deshton ne
aklamacion per shkak te mbivotimit nga
mazhoranca e LSDM-se ne Parlament.
Per kete arsye Rufi Osmani vendosi qe te leshoi
Parlamentin dhe te kandidohet ne vitin 1996 per
perfekt ne komunen e Gostivarit. Kandidatura e
tij u kororizua me fitoren bindese qysh ne
rrethin e pare te zgjedhjeve karshi
kundershtarit te PPD-se. Ardhja e tij per
perfekt ne komunen e Gostivarit do te shenon nje
rikthim ne ceshtjet fundamentale te shqiptareve
ne Maqedoni. Ky rikthim, sic thote Rufi Osmani,
"bazohet ne fitoren e pas shtate vjetesh te
pavaresimit te Maqedonise, jorastesisht ceshtja
e perdorimit te flamurit shqiptar ngeli ceshtje
e hapur per nje arsye te thjeshte se ceshtja e
flamurit lidhet me ceshtjen e vatanit dhe ka nje
rendesi paresore per barazin e pjestareve te
kombit shqiptar ne Maqedoni.
Qe te kuptohej emri i superioritetit politik "Flamur",
qe lidhet ngusht me ceshtjen e vatanit, duhej
nje ngarkese e ngjeshur ne veprimtarine politike
te Rufi Osmanit dhe nje pushim ritmik i gjalle,
nje terapi politike per vetedijesimin e forcave
politike shqiptare dhe per nje veprim konkret ne
realizimin e platforms politike te PDSH-se, por
me teper duhej te permbusheshin premtimet
paraelektorale dhe nje prej ketyre premtimeve
ishte pikerisht zyrtarizimi i flamurit kombtar
shqiptar ne Maqedoni, te cilin premtim vete Rufi
Osmani e zbatoi edhe ne praktike duke respektuar
gjer ne fund vendimin e Keshillit komunal te
Gostivarit. Ne kete veprim te Rufi Osmanit u
trazuan menjehere shpirterat shovenist ne
Maqedoni. Por atehere, cka ndodhi?
Ne kete trazim dhe klime politike, ne te cilen
qendrimet denigruese dhe gjuajtje me fjale
shpate pas shtrigave:"rrenimi kushtetues", "ilirida",
"cenimi i sovranitetit dhe integritetit
territorial te Maqedonise" e me vone separatizem",
te formuluar ne kuader te nje fushate te papare
gebelsiane te masmediave maqedonase ne krye me
protagonistin kryesor - kryetarin e Gjykates
Kushtetuese te Maqedonise, kane prodhuar nje
zhurme te tmerrshme, ne te cilen eshte mbytur e
verteta reale e kerkesave te drejta te
shqiptareve ne Maqedoni, ne te cilen eshte
mohuar e drejta e perdorimit te flamurit, e cila
eshte e lidhur ngushte me te drejten e
sovranitetit te shqiptareve, por para se
gjithash eshte mohuar vetqeverisja e pushtetit
lokal ne Maqedoni.
Tragjedine e vet politike Rufi Osmani, pak a
shume e ka pergatitur edhe ne dogmatizmin e vet
te superioritetit politik, sidomos me qendrimin
"nencmues" ndaj sistemit te institucioneve
nacionalkomuniste te pushtetit te Gligorovit,
por edhe me vleresimin e gabuar politik ndaj
partneritetit iluzor te PPD-se dhe te LSDM-se.
Duke mos "njohur" veprimin e mendimit politik te
diktatures parlamentare, as mentalitetin titist
qe mbizoteronte ne te dhe as elementet e
infiltruar te UDB-se ne radhet e PDSH-se, Rufi
Osmani nuk ishte ne gjendje qe ne propaganden e
shfrenuar kunder personalitetit politik shqiptar,
qe filloi menjehere mbas ardhjes se tij per
perfekt ne komunen e Gostivarit nga masmediat
sllavomaqedone, te njihte edhe kontributin e
atyre faktoreve politike dhe shteteror te nojur
mire ne ish-sistemin; te njihte mire kontributin
e meparshem te Gligorovit; te njihte kontributin
e institucioneve autoritare te nacionalizmit,
trashegimine e tyre ne LSDM, qe si "parti
shtetformuese e sllavomaqedoneve" dhe "loja e
shtetit", qe nuk njohin e nuk respektojne normat
juridike dhe morale te shoqerise se qyteteruar,
prandaj duhet te "disiplinoheshin" dhe te "qyteteroheshin"
me masa repressive te shtetit me preambulle
nacionaliste; te njihte metodat e sulmeve dhe
linceve politike te regjimit policor, te
perpunuar ne projektin e Cervenkovskit, ne te
cilin, per zgjidhjen e ceshtjes se flamurit
shqiptar, propozoheshin masa diabolike, krijimi
i psikozes se pershtatshme, presioni i aparatit
shteteror dhe nxitja e revoltave, qe nga
Cervenkovski do te mbyteshin me gjak.
Rufi Osmani nuk vuri re (e si mund te vinte re)
se po fillonte ta pesonte edhe ajo shkalle
barazie e popullit shqiptar qe eshte arritur me
pare, qysh ne Kushtetuten e meparshme te RSM-se.
Si pasoje e politikes nacional-komuniste qe
fajtorin e ka kerkuar ne te kaluaren dhe ne te
tashmen, pushteti i Gligorovit i instaluar ne
vitet e 90-ta ne vend qe t'i avancoje te drejtat
shqiptare te proklamuara deklarativisht qysh ne
sistemin komunist, njeheresh arriti arbitrarisht
t'i eliminoje shqiptaret nga subjektiviteti
shtetformues ne Maqedoni dhe me pastaj
demokracine te zevendesoje me diktature
parlamentare, ku shumica sllave mbivoton dhe
imponon vullnetin politik mbi "pakicen"
shqiptare, kurse partite shqiptare dhe lideret e
tyre nen diktatin e Gligorovit qene shnderruar
ne kuklla eksperimental, ndersa kerkesat e
drejta dhe legjitime te shqiptareve
satanizoheshin me regjine e pergatitur prej me
pare. Prandaj nuk te cudit fakti kur, si pasoje
e kesaj regjie, edhe prodhimi i vetqeverisjes
shqiptare ne pushtetin lokal beheshte hale ne sy;
i pergjuar nga organet e sigurimit shteteror, i
satnizuar apo i bojkotuar nga pushteti qebdror;
shqiptaret privoheshin nga e drejta nacionale
per perdorimin e flamurit shqiptar, kurse
perfektet dhe kryetaret e keshillave komunal
pushteti i Gligorovit i paralajmeronte, i
thirrte ne biseda informative, i frikesonte, i
ndjekte penalisht me procese te montuara
gjyqesore dhe ne fund edhe do t'i denojne me
denime dakronike.
Ne anen tjeter. Megjithate, Rufi Osmani ka pasur
qendrimin e tij per politiken e plagiatit
politik te Arber Xhaferit, "te transparences se
premtuar per instalimin e bordit shqiptar ne
Maqedoni" jo vetem si anetar i PDSH-se, po, per
me teper, edhe si iniciator per krijimin e
ambientit te perbashket politik shqiptar ne
Maqedoni: besnik i sinqerte i idese se bashkimit
te dy partive, pra PPDSH-se dhe PDP-se ne
subject te ri - PDSH. Kete ai do ta
quaj"profilizim politik ndoshta perfundimtar te
subjektit politik shqiptar ne Maqedoni ne kete
faze te vetedijes politike te popullit shqiptar",
nga i cili profilizim politika dhe transparenca
utopike e Arber Xhaferit ne Maqedoni do te vije
duke u distancuar gjithnje e me me thellesi.
Xhaferi, qe percaktonte politiken ne PDSH, qe
deri dje e vleresonte pozitivisht punen e Rufi
Osmanit ne zbatim te idese se instalimit te
bordit shqiptar ne Maqedoni, pas ardhjes se tij
per perfekt ne komunen e Gostivarit, filloi
menjehere qe per Rufi Osmanin te bej vleresime
negative e per kete politike, qe ne realitet
ishte politike e tij, ta quaj politike te gabuar
e te deshtuar, kurse vete Rufi Osmanin e shpalli
si politikan "narcisoid". Ne kete qendrim
Xhaferi gezoi perkrahje morale nga lideri i PPD-se
dhe ndihme konkrete dhe efikase nga
pseudonacionalistet te cilet u gropuan ne
monopolin e tetovareve dhe ne Kuvendin e
bashkimit mekanik te kryesive te PPDSH-se dhe
PDP-se materializuan konkretisht kuptimin e
ketij mendimi: qe te fitoje plagiati utopik i
transparences politike te Arber Xhaferit, duhet
te humbase projekti i Rufi Osmanit i
materializuar prej 15 faqeve dhe konkret me
specifikat e veta per shqiptaret e Maqedonise,
pse jo? Rufi Osmani tashme ishte percaktuar per
pushkatim partiak dhe politik: kunder tij u hap
sezoni i gjahut, u pergatit me direktiven e
Thacit nje referat i montuar dhe denigrues
kunder personalitetit te Rufi Osmanit dhe
lexohet nga nje bashkevendes i tij ne Kuvendin e
bashkimit. Pas leximit te ketij referati
denigrues filloi linci partiak dhe politik i
Rufi Osmanit, qe me vone ekzekutimin e tij do ta
realizojne komunistet e Cervenkovskit. Dhe
sakrifikimi i lirise se Rufi Osmanit dhe fati i
statusit te shqiptareve ne Maqedoni do te behet
kusht i heshtur i afirmimit te kujdoqofte.
Pushtetmbajtesit e LSDM-se per te larguar
vemendjen e opinionit publik maqedonas nga
devalvimi i denarit, shperthimi i aferave te
ndryshme finanasiare dhe te kollapsit total
ekonomik, por edhe duke krijuar divergjenca te
medha permes elementeve te infiltruar ne radhet
e PDSH-se, me me qejf ne Gostivar pane vetem "rrenim
kushtetues", "cenim te sovranitetit dhe
integritetit te territorial", shkuan aq larg dhe
nen ndikim ta albanofobise zbuluan "terrorizmin
e shqiptareve" ne Gostivar. Per kete vleresim
denigrues, por edhe ne saje te manipulimit me "flamurin
shqiptar" nga ana e LSDM-se, ka ndodhur mbledhja
e nates fatkeqe te 8 korrikut ne Parlament. Ne
kete mbledhje do te miratohet ligji per
legalizimin ironik te flamurit shqiptar dhe po
ky ligj, ne mungese te presidentit te shtetit,
do te nenshkruhet nga nenkryetari i Parlamentit,
me c'gje nenkuptohej joserioziteti i vete ligjit,
me te vetmin qellim qe te justifikohet skenari i
dhunes shteteror i pergatitur nergut per
shqiptaret dhe per "rebelimin" institucional te
Rufi Osmanit.
Ne lidhje me kete ligj dhe nenin 48 te
Kushtetutes se Maqedonise, ku bazohet ky ligj,
Rufi Osmani per "Flaken" do te deklaron:"Ky
Parlament duke miratuar ligjin ne fjale beri
obligimin e plote te vendimit te Gjyqit
Kushtetues, ne te cilin bazohej edhe vendimi i
Keshillit komunal. Mirepo, dallimi eshte
esencial: perderisa vendimi i Keshillit komunal
legalizonte perdorimin e plote dhe te barabarte
te flamurit shteteror dhe te atij shqiptar e
turk, ndersa Parlamenti ben legalizimin zyrtar
ironik te flamujve te nacionaliteteve dhe
legalizon kete perdorim ne dimensionin privat e
kulturor. Ne kete drejtim deshiroj te mohoj edhe
nje teze tjeter qe qarkullon ne opinion, ne te
cilin thuhet se ceshtja e te drejtes se
perdorimit te flamurit, te bazuar ne nenin 48 te
Kushtetutes nuk implikon normimin e kesaj te
drejte me ligj te caktuar dhe prandaj nje ligj i
kesaj natyre ndoshta ka qene i panevojshem,
ndoshta eshte dashur te sillet ndonje udhezim
per perdorim, dhe asnje akt juridik."
Nga ky shpjegim shihet qarte se legalizimi
ironik i flamurit shqiptar ka pasur krejtesisht
prapavije tjeter. Ne sfond te pushtetit te
Gligorovit prej perpara eshte pergatitur skenari
tragjik i dhunes policore per disiplinimin e
shqiptareve dhe te Rufi Osmanit ne Gostivar.
Varianti me i dhembshem i ketij skenari, sic
shprehet Rufi Osmani, "eshte veprimi, per fat te
keq, i kolones se peste shqiptare". Por veprim
edhe me fatkeq ka qene heshtja e
pseudoministrave shqiptar te PPD-se dhe
preskonferencat e panevojshme "here shqip e here
maqedonisht" te lidereve te PDSH-se. Ata te
mbetur shtatezene me dosje te inkriminuar nga
Gligorovi dhe Cervenkovski, por edhe ne saje te
smirezise qe kishte lindur ne shpirtin e tyre me
rritjen e karizmes se Rufi Osmanit, gjithashtu,
dhane ndihmesen e tyre ne pergatitjen e skenarit
tragjik ne Gostivar.
Mos te harrojme: "rebelimi" institucional i Rufi
Osmanit ishte dhe do te mbetet emer
superioritetit te idese kombetare qe kerkon
zgjidhje politike, sociale, ekonomike dhe
kulturore per shqiptaret ne Maqedoni. Ndjenja e
superioritetit te Rufi Osmanit do te detyroje te
mblidhen kreret e LSDM-se dhe te sjellin nje
ligj, qofte edhe gjysmak dhe ironik, ne "favor"
te shqiptareve dhe, nen ndikim te tij,
Parlamenti do te shfuqezon vendimin e Gjyqit
Kushtetues te Maqedonise. Rufi Osmani, brenda
kornizave te sistemit juridiko-kushtetues te
shtetit, do te luaj me kreret e LSDM-se lojen e
Xhalutit dhe Davudit. Do te refuzoje cdo post te
larte shteteror te "dhuruar" nga Gligorovi dhe
do te "rebelohet" shqip para kercnimit te
Cervenkovskit.
Keto ishin shkaqet kryesore qe motivuan
pushtetin e Gligorovit dhe kreret e LSDM-se ne
"background" te shtetit te pergatisin nje skenar
shovenist ne Gostivar, qofte edhe me dimensione
te pergjakshme, me te vetmin qellim qe te
deshmohet para opinionit vendas dhe te jashtem
se funksionon shtetit i LSDM-se. Ky demonstrim i
brutalitetit policor do te mbetet nje njolle e
zeze ne historine e "fitores" se dhunshme te
LSDM-se, qe do te karakterizohet me vone, ne
zgjedhjet e treta parlamentare, me humbje te
pushtetit dhe shtetit te LSDM-se, qe per
shqiptaret do te jete nisje per ne betejen e
pare qe do te zhvillohet ne vitin 2001!
Mos te harrojme: qendrimin e "ashper" dhe kritik
te Rufi Osmanit per disa politikan shqiptar ne
Maqedoni. Rufi Osmani ne lidhje me qeshjet
ironike te ministrave te PPD-se tha edhe nje
fjale:"gushterska nasmevka". Kurse Alitin e PPD-se
ne "Fokus" do ta quaj Rrahman Morine dhe
veprimin e tij politik ne shtetin e LSDM-se do
ta konsideron si te demshem per shqiptaret e
Maqedonise. Por nuk do te mbetet vetem me kaq.
Ne fazen e pergatitjes se Kuvendit te bashkimit,
mes PPDSH-se dhe PDP-se, ne nje prej mbledhjeve
te Kryesise qendrore te parties se vet, Rufi
Osmani per shume ceshtje do te ndertoje
qendrimin e vet konsekuent per veprimin e
ardhshem politik. Ne paraqitjen e projektit te
tij para delegateve ne Kuvendin e Bashkimit
haptazi edhe ne diskutim do ta kundershtoje
plagiatin utopik te transparences politike te
dimensionit sofistik te Arber Xhaferit, madje
veprimin e tij politik do ta konsideroje si
tendence manipulative te njemendesise
neokomuniste mbi administraten partiake te PDSH-se.
Me argumente konkrete dhe bindese Rufi Osmani do
te kerkonte qe selia e PDSH-se te transferohej
ne Shkup dhe do ta demaskonte monopolin e
tetovareve ne Kryesine qendrore te PDSH-se. Ne
parim do te mbetet luftetar kunder "diskriminimit
te pakuptimte te perfaqesuesve te PDSH-se nga
Shkupi, Struga, Kumanova dhe nga qytetet tjera.
Kurse per Menduh Thacin ne letren qe i dergon
Arber Xhaferit dhe qe e ben publike ne "Flake"
shkruan:"Propozoj per nenkryetarin Menduh Thaci
te gjendet ndonje punesim adekuat dhe ne kete
menyre te shperblehet per aktivitetin e tij te
deritashem ne parti, e njekohesisht te relaksoje
vetveten nga obligimet e shumta partiake te
cilat ne menyre permanente i mban ne supet e
veta, dhe te krijohet hapesire per angazhime te
kuadrove te reja ne administraten partiake".
Me kete qendrim kritik dhe shpesh me perdorimin
e sintagmave politike "te shitur", "kolaboracioniste",
"Mojsi Golema", "Hamza Kastriota" dhe te bera
publike per opinion, te cilat ne menyre direkte
kane manifestuar permbajtjen e demaskimit te
pseudolidereve shqiptar, ne betejen politike me
pushtetmabjtesit e LSDM-se, Rufi Osmani do ta
lene vetem bashkepartiaket e tij ne Gostivar dhe
lidershipi I PDSH-se do te kerkoje prej tij
sakrificen e projektit politik "kriza politike"
me autor Arber Xhaferin. Kurse pseudoministrate
e PPD-se te ngujuar ne kabinetet e LSDM-se do te
bejne sehir prej larg dhe nuk do te informojne
per intervenim policor te 9 korrikut ne Gostivar.
PO te provonim - sado qe te mos duket keshtu -
ta perkujtojme tragjedine e Gostivarit pa
sakrificen e saj te dhimbshme, dhe sikur kjo gje
te mos ishte pjelle edhe e pseudolidereve
shqiptar, ajo prapseprap do te na dale tragjike
me vleresimin e Rufi Osmanit. Marre objektivisht,
"ngjarjet tragjike te 9 korrikut, gjithsesi, do
te ndodhnin, "9 korriku ka qene nje skenar i
parapergatitur, te cilen e konfirmuan ne teresi
udheheqesit me te larte maqedonas, duke filluar
nga Gligorovi, Cervenkovski e Cokrevski dhe te
njejtet ia bene qarte me dije opinionit me te
gjere se flamuri kombetar shqiptar ka qene vetem
pretekst per nje intervenim te asaj natyre me
qellim disiplinimi te forcave politike shqiptare
te cilat zbatuan nje politike qofte edhe
komunale ne kundershtim me deshirat dhe
aspiratat e politikes zyrtare maqedonase¦"
Rufi Osmani, per sehirin e funksionareve te PPD-se,
vazhdon dhe thote: "Sikur funksionaret shqiptare
te PPD-se te cilet participojne ne qeverine
aktuale maqedonase, te kishin bere sherbimin me
te vogel, gjegjesisht te kishin informuar
kryetarin e komunes ose Keshillin per daten e
intervenimit brutal policor, do te kishim
parapergatitur terrenin politik qe te evitohej
gjithe ajo qe ndodhi, te mos lejohej ne asnje
menyre ndeshja e drejtperdrejte e protestuesve
joviolent shqiptar me forcat policore¦"
Kurse per politiken pseudonacionaliste te PDSH-se
dhe ne vecanti per kreret e saj, Rufi Osmani
nxjer ne shesh nje te vertete shume te hidhur
dhe per "Flaken" deklaron:"Pergjegjesia
objektive e PDSH-se konsiston me faktin se kjo
parti, vecanerisht Kryesia qendrore, Kryesia e
deges, keshilltaret komunale dhe shume aktiviste
te cilet kane qene ne liri, nuk kane kanalizuar
protestat e qeta spontane te shqiptareve dhe nuk
kane parapenguar ne menyre preventive qe keta
protestues te mos behen pre e brutalitetit
policor maqedonas. Edhe ne radhet e PDSH-se ka
Skenderbe te kushtrimeve dhe te mjekrrave, te
cilet jane te tille gjithmone para se te filloje
beteja politike e pastaj shndrrohen ne Hamza
Kastriota dhe Mojsi Golema dhe nuk i gjen njeriu.
Te njejtit perseri dalin ne siperfaqe pasi te
kishin perfunduar te gjitha betejat. U apeloje
te tilleve qe ta ndryshojne fjalorin dhe
veprimet politike, sepse realiteti tanime eshte
i hidhur per ta dhe le t'i leshojne radhet e
PDSH-se sepse opcioni politik i PDSH-se eshte
nje sakrifice e madhe, e cila nuk kaperdihet
lehte."
Pas procesit te montuar gjyqesor politik kunder
Rufi Osmanit dhe te tjereve dhe me vone
shqiptimi i denimit drakonik kunder te dyve ne
Gjyqin e Gostivarit, vete shqiptaret, pa dallim
ngjyre partiake dhe pa ngarkesa ideologjike,
kuptuan shume me teper dhe shume me heret per
lincin politik te pergatitur per Rufi Osmanin.
Por shqiptaret filluan te flasin vetem atehere,
kur pane se fati politik i Rufi Osmanit ishte
njekohesisht edhe fati i tyre kushtetues ne
Maqedoni. Kjo do te thote se me protestat "Liri
per Rufi Osmanin" shqiptaret para se t'i jepnin
perkrahje Rufi Osmanit kerkonin te arrinin
qellime politike: se pari, te manifestonin
revolten e tyre per poziten e disfavorshme te
statusit kushtetues, te cilen ua mori pushteti i
Gligorovit pa pyetur vullnetin e tyre politik
dhe, se dyti, te kerkonin partneritet te plote
kushtetues dhe jo partneritet iluzor ne
ekzekutiven e shtetit.
Musa Lamallari
1998
|