|
|
|
|
|
|
 |
|
MANIFESTI |
Liria nuk jepet. Ajo ėshtė e drejtė e pandėrmjetėsuar dhe
nevojė e domosdoshme. Liria ėshtė e panegociueshme. Zhvillim i
papenguar i mundėsive vetanake. Njė popull ėshtė mundėsitė e
tij: Liria ėshtė vetėzhvillim; zgjedhje e lirshme e rrugėve
pėr ndėrtimin e fatit kolektiv. Vetėvendosje e popujve - Liri
e individėve. E kundėrta ėshtė mohim i thelbit tė qenies
njerėzore si qenie shoqėrore. Joliria ėshtė tėhuajsim.
Vendi ynė pėr shekuj me radhė nuk ka qenė i lirė. Pas
pushtimit osman, erdhi okupimi serb. Ky i fundit ka qenė jo aq
konflikt ndėrmjet popujve, sa prodhim i elitės intelektuale
dhe politike serbe. Historia e kėsaj elite nė raport me
Kosovėn ėshtė historia e njė korpusi projektesh pėr dėbimin
masiv tė shqiptarėve nga trojet ku ata jetonin dhe shfarosjen
e tyre. Qė nga projekti 'Naēertanja' i Garashaninit (1844), e
deri te Memorandumi i Akademisė sė Shkencave tė Serbisė, i
vitit 1986, ka njė vazhdimėsi nė qėllime, mosndryshim nė
pėrmbajtje. Vetėm diēka ka ndėrruar pėrgjatė kohės: aspektet
teknike pėr realizimin e kėtyre planeve hegjemoniste. Ato janė
bėrė mė perfide.
Ēdo herė pushtetet nė Serbi kanė qenė nacionaliste dhe
shoveniste, sepse Serbia mbante toka tė okupuara dhe popuj tė
shtypur. Madje, ato pėrherė kanė konsideruar se Serbia ėshtė e
vogėl dhe duhet tė bėhet e madhe. Kjo ka qenė paradigma e
politikės sė Serbisė dhe misioni i saj. Nė veēanti, shqiptarėt
ishin nė shėnjestėr. 24 programe tė ndryshme janė hartuar e
zbatuar pėr dėbimin e shqiptarėve, asimilimin e tyre dhe
kolonizimin e trevave qė ata i popullonin me serbė. Dėbimi
ishte i heshtur nė kohė paqeje kur kryhej pėrmes diskriminimit,
persekutimit dhe represionit, ndėrsa ishte masiv dhe i shpejtė
nė kohė luftėrash kur kryhej pėrmes pastrimit etnik, masakrave
dhe terrorit. Programet kryesore famėkėqija ishin: "Naēertanja"
nga viti 1844 i Ilija Garashaninit, Projekti i parė i Vasa
Ēubrilloviqit "Shpėrngulja e Arnautėve" nga viti 1937,
Konventa jugosllavo-turke pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė
Anadoll nga viti 1938, Projektet e Ivo Andriqit dhe Ivan
Vukotiqit nga viti 1939, Projekti "Serbia homogjene" i Stevan
Molevacit i vitit 1941, Projekti i dytė i Vasa Ēubrilloviqit "Problemi
i pakicave nė Jugosllavinė e Re" nga viti 1944, Marrėveshja
Xhentėlmene Tito-Kyprili pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė
Turqi e vitit 1953, e deri te Memorandumi i Akademisė sė
Shkencave dhe Arteve tė Serbisė tė vitit 1986 dhe Programi
Jugosllav pėr Kosovėn i vitit 1988. Nikola Pashiqi, Petar e
Aleksandar Karagjorgjeviqi, Milan Stojadinoviqi,
Dragolub-Drazha Mihajloviqi, Aleksandar Rankoviqi e deri te
Slobodan Milosheviqi veēse zbatonin kėto projekte e programe.
Kur u bė e sigurt se Lufta e Dytė Botėrore do tė pėrfundojė nė
favor tė aleatėve antifashistė, udhėheqja serbo-jugosllave
shkeli dhe hodhi poshtė si tė pavlefshme Rezolutėn e Bujanit (Bunjajt),
tė 31 dhjetori 1943 - 1, 2 janar 1944, tė cilėn unanimisht, me
pjesėmarrje tė shqiptarėve, serbėve dhe malazezėve e kishte
nxjerrė Kėshilli Antifashist Nacional-Ēlirimtar i Kosovės e
Rrafshit tė Dukagjinit. Nė Rezolutė, thėnė shkurt, pas
pėrfundimit tė luftės kėrkohej e drejta pėr vetėvendosje deri
nė shkėputje pėr shqiptarėt e Kosovės tė pushtuar nga Serbia
qė nga viti 1912. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, popullit tė
Kosovės i mohohet padrejtėsisht shprehja e vullnetit tė lirė.
Ky "vullnet" falsifikohet si dėshirė e popullit tė Kosovės pėr
t'iu bashkėngjitur federatės jugosllave. Pėrbrenda federatės,
vendi ynė kishte njė status tė pabarabartė me 6 njėsitė tjera
federative. Kosova kishte mė sė paku liri. Ja pėrse, si
rrjedhim, ishte mė e pazhvilluara. Sepse, ēka tjetėr ėshtė njė
popull, nėse jo ushtrimi i lirshėm i mundėsive pėr t'u
vetėzhvilluar politikisht, ekonomikisht, kulturalisht?
Kufijtė aktualė tė Kosovės janė pėrcaktuar nė vitin 1947. Tri
dekada pas, Kushtetuta e vitit '74 i garanton vendit njėfarė
gjysėmlirie. Qė pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, ky
ishte momenti, kur populli ynė ishte nė pikėn mė tė largėt nga
ndikimi i pushtetit tė Beogradit. Prandaj, bashkėjetesa
ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve gjatė asaj periudhe ishte mė
e mirė, sepse represioni ishte mė i ulėt. Gjithsesi,
gjysėmliria ėshtė joliri. Pėr mė tepėr, atėbotė vendit tonė i
ishte avancuar pozita kushtetuese, nė mėnyrė qė, duke i ofruar
kėtė gjysėmliri, ta shndėrronin atė nga njė koloni klasike siē
ishte, nė njė koloni tė brendshme.
Kjo kohė ishte e shkurtėr: pas vdekjes sė diktatorit Tito,
drejtpeshimi i forcave pėrbrenda federatės u ērregullua.
Filloi dominimi serb. Rritja e robėrisė nė Kosovė qėndron nė
pėrpjestim me forcimin e ndikimit serb pėrbrenda federatės.
Zhbėrja edhe e asaj gjysėmlirie ndodhi pas ardhjes sė
Millosheviqit nė pushtet: autonomia e Kosovės suprimohet nė
vitin 1989. Ky ėshtė momenti kur Kosova ishte mė sė afėrmi
pushtetit serb. Jorastėsisht, pėrgjatė 10 vjetėve pasuese
represioni rritet deri nė shpėrthimin e luftės sė armatosur
ndėrmjet aparatit shtetėror policor e ushtarak serb dhe
popullit tė Kosovės.
Shteti serb nė luftėn e fundit nė Kosovė vrau mbi 12.000
njerėz. Mbi 95 % prej tyre civilė tė pafajshėm. Tė pambrojtur.
Kryesisht fėmijė, gra dhe burra tė moshuar. Mė shumė se 3000
persona tė rrėmbyer janė ende tė pagjetur. Pjesa dėrmuese e
tyre gjenden nė Serbi. Afėr 20.000 femra tė dhunuara. 740.000
persona tė deportuar dhunshėm. 120.000 shtėpi tė shkatėrruara
nga ushtria serbe. Ekonomia e rrėnuar.
E gjithė kjo kronologji e hidhur e rrjedhės sė ngjarjeve e ka
njė emėr: mungesė e tė drejtės sė njė populli pėr vetėvendosje.
Pas mbarimit tė bombardimeve tė NATO-s dhe suspendimit tė
sovranitetit faktik tė Serbisė mbi Kosovėn, nė vend u instalua
administrata e misionit tė pėrkohshėm ndėrkombėtar tė Kombeve
tė Bashkuara, UNMIK-u. Administrimi i UNMIK-ut nė Kosovė ėshtė
regjim antidemokratik. Si mund tė ndodh ndryshe me njė sistem,
thelbi i veprimeve tė tė cilit ėshtė negacioni i vullnetit tė
popullit? Pėrkohshmėria e papėrcaktuar e UNMIK-ut ėshtė bėrė e
padurueshme. Pushteti i tij kėtu ėshtė antiteza e
vetėvendosjes. Prandaj lirinė s'e kemi as sot.
Nė krejt kėtė sfond, institucionet e pėrkohshme tė
vetėqeverisjes, nė rastin mė tė mirė janė pjesė plotėsuese e
legjitimitetit tė kėtij pushteti. Ato duke qenė mekanizma tė
kėtij ingranazhi, nuk janė pėrfaqėsuese tė drejta tė
interesave tė popullit, sepse interes fundamental i popullit
ėshtė realizimi i vullnetit tė vet.
Realizimi i vetėvendosjes nėnkupton ikjen e administratės sė
UNMIK-ut nga Kosova. Prezenca ndėrkombėtare nė vendin tonė (pėrpos
pėrfaqėsive diplomatike) tė jetė e reduktueshme nė ca
mekanizma tė domosdoshėm pėr monitorimin e tė drejtave tė
pakicave.
Vetėvendosja ėshtė themeli i statusit tė qytetarit. Ndėrkaq,
dokumenti bazik nė tė cilin gjen mbėshtetjen e plotė
administrimi i Kosovės (Rezoluta 1244), secilin individ e
trajton vetėm si banor, status tė cilin mund ta gėzojė edhe
refugjati. Vetėvendosja nėnkupton si e tillė vetėshpalljen e
Qytetarit. Pėr vetėvendosjen nuk ka zėvendėsim. Ajo i siguron
rrėnjėt e individit nė proceset politiko-shoqėrore. Vetėm
liria mundėson qė nga bashkėsi etnike tė bėhemi bashkėsi
politike. Qė tė jemi vetė pėrcaktues tė identiteteve tona si
qytetarė e jo tė veēuar e tė kategorizuar kolektivisht nga
pushteti.
Pėr vendin tonė vetėvendosja e brendshme ėshtė e pavlefshme,
nėse ajo nuk shoqėrohet me vetėvendosjen e jashtme. Ne nuk
kemi nevojė pėr sikurinstitucione, pasi qė ēfarėsia e tyre nuk
ėshtė nė tė njėjtėn kohė e drejtė pėr tė vendosur pėr vete.
Ēdo bllokim i nevojės sė popullit pėr tė qenė burim
sovraniteti do tė manifestohet si rritje e pakėnaqėsisė, si
rrezik pėr ripėrtėrirje krizash tė vazhdueshme, luftėrash tė
reja.
Kosova ėshtė ēėshtje e lirisė. Tragjeditė e saj, tė cilat duke
mos mundur tė mbesin tė izoluara, kanė pasur implikime
negative edhe nė rajon, janė pasoja tė pashmangshme atėherė
kur njė popull privohet nga liria. Kjo ka ndodhur sa herė qė
pėr Kosovėn kanė vendosur tė tjerėt, e jo ajo vetė. Dhe, meqė
problemi i Kosovės asnjėherė nuk ėshtė zgjidhur kur pėr tė
kanė vendosur tė tjerėt, e veēanėrisht Serbia, joliria e
vendit tonė rregullisht ka nėnkuptuar natyrėn shoveniste dhe
hegjemoniste tė regjimit nė Serbi. Kushtetuta e vitit '74 nuk
ishte zgjidhje, sepse ajo e linte tė hapur mundėsinė qė Kosova,
duke qenė mė e dobėt, tė ishte gjithnjė e ekspozuar ndaj
rrezikut pėr tė qenė e shtypur. Ja pėrse kulminimi i regjimit
shtypės tė Serbisė me shfarosjen e mijėra shqiptarėve gjatė
luftės sė fundit nė Kosovė nuk ishte diēka e rastėsishme. Tė
rastėsishme nuk ishin as luftėrat e tjera nė Slloveni, Kroaci
dhe Bosnjė. Duke u nisur nga parimi se e keqja nuk do tė
hezitojė tė ndodhė sa herė qė asaj t'i lihet shtegu ēelė,
jetėsimi i lirisė ndodh vetėm kur tė gjitha kėto mundėsi
mbyllen.
Sot e kėsaj dite, kur ndryshimet qeveritare nė Serbi edhe pas
rėnies sė Milosheviqit janė kryesisht kozmetike dhe aspak
kualitative, vetėvendosja pėr Kosovėn hap rrugė pėr
demokratizimin e pushtetit nė Beograd. Kjo arrihet pėrmes
vetėvendosjes: pushteti nė Serbi mund tė demokratizohet vetėm
atėherė kur ēėshtja e Kosovės tė mos mbetet problem i
ndėrgjegjes sė pushtetarėve atje. Pavarėsimi i Kosovės nga
Serbia pėrbėn edhe emancipimin e Serbisė nga Kosova, sepse
pėrbėn njė goditje tė rėndė pėr projektet shoveniste,
mendėsinė koloniale dhe nacionalizimin agresiv nė Serbi.
Vetėvendosja si shkėputje definitive ėshtė edhe altruizėm.
Kontribut i paēmueshėm pėr normalizimin e raporteve tė
acaruara qindvjeēare me fqinjėt. Garanci pėr qetėsimin e
rajonit. Kjo ėshtė nė interesin e BE-sė, ngaqė gjirit tė
bashkėsisė sė familjeve evropiane mund t'i bashkohen vetėm
vendet e demokratizuara nė tė cilat popujt vendosin vetė pėr
fatin e tyre.
Ēėshtja e Kosovės nuk mund tė zgjidhet duke investuar nė
demokratizimin e pushtetit nė Beograd. Problemi zgjidhet jo
atėherė kur synohet ndryshimi i opinionit tė brendshėm serb
pėr Kosovėn, por atėherė kur Kosova pushon sė qeni objekt i
kėtij opinioni. Pėrpjekjet pėr ta parė kėtė zgjidhje si pjesė
tė ndėrrimit tė elitave politike serbe nė pushtet, janė tė
gjykuara tė dėshtojnė. Kur opozita e atėhershme akuzonte
Milosheviqin pėr politikat e tij ndaj Kosovės, pėr ta nuk
ishte problem shkelja e tė drejtave mė themelore njerėzore qė
po u bėhej shqiptarėve, por keqmenaxhimi i luftės. Kjo opozitė
e dikurshme, sot ėshtė nė pushtet. Pse tė presim nga ata qė tė
jenė tė drejtė ndaj vendit tonė? Prandaj, zgjidhja ka njė emėr:
vetėvendosje!
Liria kolektive ėshtė kushti fundamental i lirisė individuale.
Atėherė kur mungon liria kolektive, suksesi i lirisė
individuale ėshtė vetėm njė ndodhi aksidentale. Efektet
progresive tė lirisė sė individit mund tė bėhen dukuri vetėm
nėn ekzistimin total tė lirisė sė shoqėrisė. Pikėrisht ngaqė
vendit tonė i mungon liria kolektive, trendi i standardit
jetėsor tė popullit ėshtė nė rėnie. Nė Kosovė janė 300.000 tė
uritur. Kur mungon liria, barazia dhe drejtėsia, mungesa e
bukės bėhet e pashmangshme. Pa liri, regresi ėshtė i garantuar.
Jetėsimi i tė drejtės pėr vetėvendosje nuk ėshtė garantim i
domosdoshėm i suksesit, por, gjithsesi - krijim i kushteve pėr
zhvillimin e lirė tė mundėsive. Marrja mbi supe e
pėrgjegjėsisė qė suksesin ta bėjė motiv gjakues, dėshtimin -
mėsim pėrmirėsues. Vetėvendosje, sepse ky ėshtė minimumi i
kompensimit moral pėr padrejtėsinė shekullore, represionin e
vazhdueshėm, shkeljen e pandėrprerė tė dinjitetit, qindra
mijėra dhunime dhe dhjetėra mijėra vrasje, shkatėrrime dhe
dėme tė pėrgjithshme.
Vetėvendosje, sepse asnjė populli nuk mund t'i vendosen kushte
pėr lirinė e vet. Sepse ēdo popull ka tė drejtė tė
dekolonizohet; tė jetė pėrcaktues absolut i kahjeve tė
zhvillimit tė mundėsive tė veta; i resurseve vetanake
ekonomike; i pasurive tė veta nėntokėsore. Tė pėrcaktojė
lirshėm identitetin e tij dhe tė kultivojė i papenguar frymėn
autentike kulturore. Vetėvendosje, sepse kjo ėshtė diēka e
natyrshme: ėshtė gjė e pritshme tė vendosim nė interes tė
vetes mė shumė seē do ta bėnte kėtė gjė tjetėrkush dhe
gjithkush tjetėr pėr ne.
Vetėvendosje! Pa kusht. Deri nė shkėputje pėrfundimtare. Deri
nė ēlirimin e plotė tė vendit. |
|
|
 |
|
|
|
|
|