|
|
|
|
|
|
 |
|
6 ASIMETRITE |
|
Pakoja e Ahtisaarit do tė shkatėrrohet sepse ėshtė
asimetrike. Mė mirė ta shkatėrrojmė mė herėt. Mė herėt
do tė thotė nė mėnyrė paqėsore. Me demonstrata. Me 10
shkurt.
- Paketa e Ahtisaarit nuk pėrmban vullnetin e
shumicės sė popullit tė Kosovės dhe nuk i referohet
askund atij. Pakoja e Ahtisaarit flet vetėm pėr tė
drejtat dhe privilegjet e pakicave, dhe atė vetėm tė
pakicės serbe. Pakoja e Ahtisaarit ėshtė pako proserbe.
Kuvendi i ardhshėm i Kosovės do tė jetė i varur nga
formula e shumicės sė dyfishtė: ēdo vendim i Kuvendit
ka nevojė pėr shumicėn e pėrgjithshme dhe shumicėn e
pakicės gjė qė praktikisht i jep tė drejtė vetoje
deputetėve serbė. Kuvendi i kėtillė bile as mund ta
shpallė pavarėsinė.
- Trashėgimi kulturore konsiderohet vetėm ajo fetare
ortodokse e cila ėshtė definuar si 'serbe'. Pakoja do
tė parashohė themelimin e sė paku 45 zonave tė veēanta
qindrahektarėshe.
- 3/4 e paketės sė Ahtisaarit ka tė bėjė me
decentralizimin. Komunat e reja me shumicė serbe do tė
kenė kompetenca shumė mė tė mėdha sesa ato me shumicė
shqiptare dhe plotėsisht tė pazakonshme pėr komunat:
p.sh. nė arsim tė lartė, shėndetėsi dytėsore etj.
Lidhjet horizontale praktikisht dhe formalisht
realizojnė entitetin autonom serb. Lidhjet direkte
vertikale me Beogradin, dhe financimin e tij i cili do
tė jetė i liruar nga taksat nė Kosovė, bėjnė qė ky
entitet tė jetė vetė Serbia. Ai do tė ngėrthejė afėr
1/3 e territorit tė Kosovės. Do t'i ketė dy qendra:
Mitrovicėn pėr veriun dhe Graēanicėn pėr pjesėn
qendrore e lindore tė Kosovės.
- Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar i cili
njėkohėsisht do tė jetė edhe Pėrfaqėsues Special i BE-sė
do ta ketė fjalėn pėrfundimtare. Ky monark i ri do tė
ketė fuqi korrektuese (ndryshim tė ligjeve) dhe
zėvendėsuese (pėrjashtim tė ministrave e zyrtarėve
tjerė dhe emėrim tė dikujt tjetėr nė ato poste).
Misioni i ardhshėm ndėrkombėtar do tė ketė njė zyre nė
Mitrovicė pėrgjegjėse jo vetėm pėr veriun e Mitrovicės
por edhe pėr komunat e Leposaviqit, Zveēanit e Zubin
Potokut. Dhe, do ta ketė njė zyre nė Beograd (jo edhe
nė Tiranė!) funksionimi dhe kompetencat e sė cilės do
tė varen edhe nga qėndrimi i Qeverisė sė Serbisė.
- Nė vend qė tė flitet pėr dėmet e luftės qė Serbia
ia ka shkaktuar Kosovės, ky mision do tė merret me
borxhet e Kosovės. Pra, do t'i shfrytėzojnė e
shtrydhin pasuritė dhe burimet e Kosovės edhe nė emėr
tė borxhit. Pėrfaqėsimi i Kosovės jashtė do tė jetė
vetėm nė borxhin e jashtėm!
- Mė 1999 nė vend se tė ēarmatosej ushtria kriminale
serbo-jugosllave u ēarmatos UĒK-ja. Tash, nė vend se
tė shpėrbėhen strukturat paralele policore dhe
paramilitare tė Serbisė nė Kosovė, pakoja e Ahtisaarit
parasheh shpėrbėrjen e TMK-sė fillimisht nėpėrmjet
zvogėlimit tė numrit tė zonave nga gjashtė nė tri sosh.
|
|
|
 |
|
|
|
I do not accept this panel of judges
because: |
 |
1) You are not impartial as I will
explain, the case proceedings show
that you are favoring the prosecution
and already presuming that I am
guilty.
2) You are endorsing the
discrimination and procedural
irregularities in this case violating
my fundamental rights and freedoms.
3) You are not independent you are
appointed by and have sworn your oaths
before the SRSG and UNMIK, both of
whom are listed as offended and
prosecuting parties in this case. .
» mė shumė
|
|
6 Asimetritė
Padrejtėsitė Themelore
Manifesti |
|
|
|
|
|
|
|