|
Shkruar nga
Musa Lamallari |
|
 |
|
Partneriteti Iluzor ne Maqedoni |
Fati i federalizimit qendron vetvetiu ne
strukturen demografike dhe per nga permbajtja
organike e saj nuk eshte separatiste. Sepse ky
separatizem eshte shprehje e asimetrise
esenciale te shoqerise sllavomaqedone dhe
shqiptare ne Maqedoni. Kurse forma simetrike
eshte e mundshme vetem ne qofte se shqiptaret do
te ndihen bartes te sovranitetit ne te gjitha
segmente e sistemit te shtetit ne Maqedoni.
Nocioni partner, qe perdoret ne fjalorin politik
te qeveritareve ne Maqedoni, paraqet nje lloj
hibridi pragmatik, i cili sherben si parolle e
lidereve qeveritare qe besojne se ky nocion e
fsheh formulen shpetimtare per dalje nga kriza e
thelle politike dhe ekonomike qe eshte krijuar
ne Maqedoni. Me fjale te tjera, nocioni partner
ne fjalorin e lidereve konsiderohet si parakusht
themelor per perballimin e krizes dhe per
mbijetese te rehatshme ne pushtet. S'do mend se
caku ketu eshte I qelluar mire: partneriteti
ndermjet partive maqedonase dhe shqiptare eshte
e vetmja rruge per krijimin institucional te
rendit demokratik, per funksionimin e tij ne
shoqerine multinacionale dhe multikonfesionale
ne Maqedoni. Per shkak se me kete krijohen
kushtet per mposhtjen e atyre aspekteve
esenciale te krizes dhe ne vecanti te krizes ne
marrdheniet nderetnike, te cilat kane shkaktuar
bllokaden qe te mos kemi integrim te brendshem
dhe te jashtem. Por, shtrohet pyetja: a eshte i
mundur qysh tani instrumentalizimi i qellimit, i
cili ende nuk eshte arritur dhe nuk ka
mbeshtetje juridiko-kushtetues (partneriteti),
dhe a mund te shfrytezohet si mjet i vetarritjes?
Ata qe po sherbehen me parullen e partneritetit,
ne te vertete, nisen nga supozimi se ne Maqedoni
ka institute e potenciale te konsiderueshme
demokratike, te cilat mund te shfrytezohen si
mjete per te ecur kah realizimi i qellimit
perfundimtar-partneritetit te plote ne Maqedoni.
A kane te drejte ata? A eshte rruga per
partneritet ne Maqedoni e trasuar nepermjet
instrumenteve te demokratizimit qe i kemi ne
disponim?
Disa procese ne Maqedoni sikur i japin te drejte
mbrojtesve te kesaj teze. Ne disa segmente te
jetes shoqerore pernjemendte ekzistojne elemente
te partneritetit. Ne fakt kemi tejkaluar
depresionin e meparshem politik te njemendesise
komuniste dhe ka dale ne skenen politike,
pjesmarrja politike e shqiptareve ne qeveri.
Participimi i tyre per t'i ndare postet ne
pushtetin qendror dhe lokal, niveli i arsimimit
superior, kerkesa per zyrtarizimin e
universitetit te Tetoves, ne zhvillim e siper
eshte edhe procesi i rishqyrtimeve qenesore te
sistemit shoqeror, kulturor dhe te atij ekonomik,
I cili ka gjasa te perfundoje me rikonstruimin e
ri dhe te vertete demokratik, te partneritetit
te plote ne Maqedoni. Duke mos i nencmuar aspak
keto procese te partneritetit, megjithate, jam i
prirur per nje vleresim me skeptik te gjendjes
dhe te instrumenteve qe i kemi ne disponim per
te realizuar qellimin:partneritetin e plote ne
Maqedoni. Skeptik jam per arsye se keto procese
me pare i shikoj si rrjedhoje te shkatrrimit
gradual dhe te trandjes se brendshme te
etnikumit sllavomaqedon, sesa si shprehje te
fuqise se rendit te ri, i cili ka leshuar rrenje
ne trollin tone dhe me permbysjen e mbeturinave
te titizmit ne zgjedhjet e vitit 1998,
paralajmeron nje rritje organike drejt
demokracise dhe partneritetit te plote. Me fjale
te tjera, partneritetin e deritanishem e shoh me
pare si shprehje te dobesise se sistemit
juridiko-kushtetues, i cili i ka eleminuar
shqiptaret prej elementit shtetformues dhe ka
pamundesuar qe ky etnikum historik me rrenje
pellazgo-ilire te mos jete bartes I sovranitetit
te Maqedonise. Ne jemi ne godinen, e cila
ngadale po ndertohet vetem njenacionale, ndersa
partenriteti I kaluar dhe I tashem me shume i
ngjan skeles se godines, derisa konstruktoret
dhe drejtuesit bejne perpjekje te fundit per ta
venduar kulmin e saj, duke mos ngurruar edhe nga
perdorimi i mjeteve makiaveliste ne politike.
Besimin qe disa e shprehin ndaj shenjave te
partneritetit ndermjet partive maqedonase dhe
shqiptare, lidhet ngushte me mbivleresimin e
forces se oligarkise, qe e ka pushtetin dhe e
cila aspak nuk interesohet per ndryshimin e
Kushtetutes, qe eshte kamxhiku I sistemit, qe e
ka aparatin administrative, ushtarak e policor
ne duart e veta dhe ka ne dispozicion makinerine
e fuqishme propaganduese, e cila ia siguron
legjitimimin e pushtetit dhe manipulimin me
intresat e etnikumit shqiptar ne Maqedoni. Nga
ana tjeter, eshte me se e vertete se, edhe me
participimin e PDSH-se ne qeverine e Lubcos,
partneriteti nuk u arrit permes marrveshjes
historike dhe nga aspekti programor dhe
stratagjik nuk ka mbeshtetjen e gjithe
shqiptareve, por eshte pragmatic dhe stihik dhe,
ne te vertete, I falur nga regjimi i Lubcos qe e
nderroi strukturen autoritare te LSDM-se, i cili
qysh ne start lirimin e Rufi Osmanit dhe te
burgoserve te tjere politik, por si dhe koketimi
rreth pranimit apo intervenimit te dyshimte ne
UT, nga lideret e VMRO-DPMNE dhe AD por edhe nga
lideri i PDSH-se u shfrytezuan per qellime te
pragmatizmit te tyre politik, si nje prej
mjeteve te luftes per zenien e fronit te
boshatisur autokratik te Kiro Gligorovit.
Margjinalizimi i faktorit politik shqiptar per
qellime nacionaliste me se miri u tregua ne
Serbi, ku regjimi ne fund te viteve te
tetedhjeta, se pari, u lirua nga kulti i Titos
dhe karizmave te tjere bolshevik, nga shumica e
tabuve dhe kufizimeve te meparshme, por me vone
u shnderrua ne nje organ direktiv i oligarkise
se re. Nje gje e tille si duket mund te
perseritet edhe ne Maqedoni. Eshte fakt se ne
qeverine e Lubcos neper disa ministri kuqe pas
zgjedhjeve te treta parlamentare u insteluan
disa politikane qe deri dje ishin te aferte me
regjimin e Milloshevicit. Kjo vetvetiu flet se
ne kete qeveri po nga keta politikane ne emer te
shtetit unitar po stimulohet e njejta loje dhe
mosperfilla e partnerit, ose thene me troc,
mospermbushja e kerkesave te tij ne qeveri, do
te mbrohet ne menyre sofistike nga lideri i
koalicioneve joparimore dhe, dalja e tij nga
qeveria e Lubcos, eshte ngushte e lidhur me
rezultatin e zgjedhjeve presindenciale. Por,
meqe partneriteti i meparshem ne qeverine e
Kiros ka mbetur oaze paqe ne muzeum dhe meqe
Lubcoja nuk mund ta percjell kete shembull dhe,
per me teper, tregon me shume fleksibilitet sesa
tkurrje ne vetveten, garnitura e harxhuar e
Alitit gjithnje e me shume per t'u ulur edhe nje
here ne foteljet ministrore, ne kampanjat e
ndryshme zgjedhore do t'i rikthehet idese per
federalizimin e Maqedonise, e cila si projekt
politik u kompromitua aq shume gjate ndetjes se
tyre ne qeverine e Kiros, ndersa grupimi i
politikaneve te ri ne PPD ne njeren ane dhe
partia e Xhaferit, nga nan tjeter, do t'u behen
ankth, kanosje dhe pengese.
Fati i federalizimit qendron vetvetiu ne
strukturen demografike dhe per nga permbajtja
organike e saj nuk eshte separatiste. Sepse ky
separatizem eshte shprehje e asimetrise
esenciale te shoqerise sllavomaqedone dhe
shqiptare ne Maqedoni. Kurse forma simetrike
eshte e mundshme vetem ne qofte se shqiptaret do
te ndihen bartes te sovranitetit ne te gjitha
segmente e sistemit te shtetit ne Maqedoni. Ky
model edhe gjate sundimit te qeverise se Lubcos
nuk ka gatishmeri te pranohet per shkak te
karakterit njenacional te struktures politike
dhe administrative te shtetit, me shtresat
dominuese te rikomponuara, qe preferojne format
autoritare te pushtetit dhe qe jane jotolerante
ndaj shfaqjeve te interesave vitale te
shqiptareve ne Maqedoni.
Kriza e partneritetit ne essence eshte krize e
jonjekohesise se zhvillimit unitar dhe
centralist ne Maqedoni. Eshte krize e
falimentimit te politikes se nivelimit
artificial te jonjekohesise ne nje model te
obliguar per te gjithe. LSDM-ja, e cila pas
njemendesise komuniste pate marr detyre te rende
qe shoqerime ta transformoje ne shoqeri
demokratike, ne fakt synonte monolitizimin e
demokracise se diktatures parlamentare, kurse
institucionet kyqe te sistemit ia pate
nenshtruar ketij monolitizmi, se pari, nepermjet
sigurimit te monopolit ndaj pushtetit shteteror,
qeveria apo shteti i LSDM-se, edhe vete gjate
sundimit gjashtevjecar u be viktime e
jonjekohesise se interesave brenda vete shtetit
te LSDM-se. E detyruar qe, per shkak te
mbrojtjes se monopolit te institucionalizoje
demokracine e diktatures parlamentare ne vend te
demokracise koncensuale parlamentare dhe te
decentralizimit te pushtetit, ajo gjate
qendrimit ne pushtet e ka legalizuar depertimin
e jonjekohesise dhe ka pergatitur rrenimin e
brendshem te sistemit dhe te strukturave
administrative te shtetit. Me kete ka shperthyer
fuqishem dhe ne menyre me te eger, si kacafytje
nacionale ka perjashtuar sovranitetin nacional
te shqiptareve ne Maqedoni. Imponimi i
partneritetit te jonjekohesise nga ana e LSDM-se
ka mundesuar mbijetesen e shtit njenacional dhe,
ne vecanti, ka satanizuar artificialisht
faktorin politik shqiptar, sidomos ne kushtet
kur shteti i LSDM-se e solli vendin ne krize
politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.
Keshtu partneritetit iluzor i kooperimit te
jonjekohesise ne sistemin e shtetit u shnderrua
ne surrogat te demokracise koncensuale
parlamentare dhe te rikomponimit
juridiko-kushtetues te dy etnikumeve me te medha
ne trollin qe quhet Maqedoni.
Tani ne e VMRO-DPMNE duhet te revidohet koncepti
i partneritetit iluzor, i cili pamundeson
mobilizimin efektiv te forcave demokratike
shqiptare dhe perjashton ne start konceptin e
zhvillimit te sistemit te njekohesise ne
Maqedoni. Procesi I partneritetit iluzor, i
meparshem, por edhe ky cfare eshte sot, nuk mund
te percjelle stuhine e kahjes kryesore te krizes,
e cila e pezullon cdo iniciative te zgjidhjes se
problemeve te hapura ne menyre te kenaqshme dhe
demokratike. Nje fuqi ciklonike tregon sidomos
kriza ekonomike, e cila nuk mund te zgjidhet me
instrumentet e sistemit te tashem, ne kushtet
kur krejtesisht mungon edhe vullneti i
mirefillte i instancave kompetente te shtetit.
Perkundrazi, kriza ekonomike po shfrytezohet si
poligon kryesor i luftes per pushtet, me gjithe
rrezikun e tmerrshem qe e sjell varferimi i
pergjithshem i popullates dhe ndjenja e
pergjithshme e humbjes se cdo perspektive dhe
shprese. Pasiguria I shkon per shtati
mobilizimit emocional te masave, koalicioneve
nacionale dhe ne baza irracionale, krijimit te
psikozes se parakrizes, shperthimit te aferave
politike dhe ekonomike, gufimit te llojeve te
reja te utopizmit, kurorizimeve te prijesive
karizmatik brenda nates etj. Ne nje atmosfere
tashme te krijuar te tille per Maqedonine do te
mund te thoshim se me pare gjendet prane
eksperimentit te kollapsit politik dhe ekonomik
sesa para daljes nga kriza permes forcimit te
instrumenteve te partneritetit iluzor ne
pushtetin qendror. Kuptohet se eshte veshtire te
parashikohet se si dhe kur do te shperthejne
krizat politike, te cilat do te jene rezultat I
mospermbushjes se premtimeve te "shtetit"
te VMRO-DPMNE dhe AD. Askush nuk e di se si dhe
kur do te lindin pasionet e reja te pakenaqesise
dhe cfare permasa do te marrin krizat e
koalicioneve dhe partneritetit iluzor ne
ekzekutiven e pushtetit qendror. Si dhe kush do
t'i prine pakenaqesise dhe se si do te
reflektohet ajo nder qytetar pas zgjedhjeve
presidenciale. Por, megjithate, nje gje eshte e
sigurte: pavaresisht prej ideve dhe projekteve
shpresedhenese per investime te huaja ne
Maqedoni, gjithnje e me shume, derisa te mos
shihen rezultatet, do te kete greva te
punetoreve dhe nuk do te jete me me rendesi se a
do te kete investime te huaja apo jo dhe cfare
rekonstruime do te na shpalon Lubcoja, por si do
te mbrohet pushteti i VMRO-DPMNE apo si do te
eliminohet AD dhe si e me cfare mjetesh do te
amortizohet kerkesa e shqiptareve qe te jene
bartes te sovranitetit ne Maqedoni.
Nga i gjithe ky kompleks i ceshtjeve qe ketu
vetem sa u preken dhe nderlikueshmeria e te
cilave as qe ka mundur te perfshihet me nje
kaptine me karakter te ketille skicuese, si
perfundim kam dashur te nxjerre kete perfundim:
partneriteti me elementin e SOVRANITETIT eshte
kerkese kryesore e shqiptareve, por partite
politike maqedonase nuk jane te gatshme ta
realizojne kete kerkese, sepse ndihet mungesa e
tradites demokratike dhe koncenzusit parimor ne
favor te njekohesise ne sistemin e zhvillimit
administrative te shtetit. Forcat politike qofte
pozitare apo opozitare, jane detyruar te
kompensojne kete mungese edhe permes te sundimit
gjashtevjecar te LSDM-se, gjegjesisht duke
zbuluar vlerat e dialogut, te tolerances dhe te
racionalizmit te interesave politike pas
perjetimeve immediate te pasojave te konflikteve,
te jotolerances dhe te irracionalizmit te
interesave.
Partite politike shqiptare ne Maqedoni, e ketu
se pari mendoj politikanet shqiptar, qe nuk kane
hipoteka te ish-sistemit komunist dhe te
percarjes te ish-subjektit te perbashket politik
shqiptar ne PPD, ne strategjine e tyre do te
duhej te parashihnin edhe pergatitjen per te
ecurit neper mundime. Nese edhe per ne vlen
ndjenja e sacrifices dhe rebelimi institucional
se tendenca demokratike per Flamur me sacrifice
ne politike eshte ceshtje e vatanit dhe fati yne
e parapercaktuar, e une jam i bindur per kete,
atehere edhe keto zik-zake dhe bredhje tona te
sotme me kembezat e qelqit te partneritetit
iluzor ne pushtetin qendror, herdokurdo do te
duhej te shnderrohen ne nje levizje te fuqishme,
e cila jo vetem se di cka kerkon, por ka edhe
mjete dhe perkrahje te faktorit nderkombetar per
te realizuar ate qe kerkon.
Musa Lamallari
1998 |
|
|