Shqiperia Ime

Gazeta Shqiptare | Muzike Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Big Brother | Lojra

Për Chat Shqiptar çdoherë kliko Këtu! New
Musa Lamallari

Temat aktuala te derguara nga Musa Lamallari

Pashallaku i Ambasadorit Amerikan Riker ne Maqedoni   NEW

Burmali Xhamia dhe fundi i politikes pakurrizore Shqiptare...

Kycja,ckycja dhe beteja e Bardhyl Mahmutit

Nje parashikim nen tymin e Nargjiles nga Londra

Ngjarjet e Gostivarit dhe karizma e Rufi Osmanit

Lideret shqiptar Aliti dhe Xhaferi (1993-1999)

Partneriteti Iluzor ne Maqedoni

Cka i flet Kohes sone Keopsi ne Giza

Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni dhe folklorit...

 

Per me teper shkrime nga Musa Lamallari, kliko Ketu!

KRIPTOGRAFI ESHTE VITI 2001 DHE SHIFER ESHTE NUMRI 19..

 

Njohesit e sekreteve astrologjike dhe konstruktoret e piramidave arriten t'i mashtrojne si racionalistet ashtu edhe mistiket, te cilet me shekuj u konfrontuan para madheshtive te permendoreve te varrimit ne bregoren e Gizes. Teoria kabalistike ka dhene kalendar komplet te njerezise, transkriptuar sipas mases dhe numrave neper korridoret, dhomave dhe mureve. Lindja e Jezu Krishtit, fillimi i Luftes se Dyte Boterore ose fundi i nje shekulli dhe fillimi i nje epoke te re, jane vetem disa prej profetizimeve qe i zbulon ky "gur biblik", permendorja e varrimit, te cilen Keopsi ia ka ndertuar vetes qe te behet i pavdekshem. Tradita mistiko - kabalistike denjesisht verteton se ne piramide eshte shenuar fati i njerezise. Guri filozofik i rruges profetike, metafora per bercikezen e piramides, e cila njesoj si edhe edhe te shenjteria gjindet i gdhendur ne nje pllake te gurit ne nje paradhome te varrit te Keopsit dhe ka gjeresine prej 25, 4264 m.m. Nese kryhen operacionet e llogarise perkatese, fitohet, pra, duke filluar prej ketij numri, vlera tokesore e zones polare e radiusit, duke u transformuar keshtu, sipas mendimeve te matemacienteve, ne mase me te persosur prej metrit. Ka te ngjare se eshte fjala per lojen e rastit, ngase disa teori vertetojne se kjo mund te jete fryt i jashtezakonshem i studimeve dhe njohjeve astronomike te dijetareve te Egjiptit. Shume e kane mohuar teorine e Carls Piacija, i cili duke vazhduar hulumtimet e paraardhesit te tij Tejlora, konkludon se bercikeza e piramides dhe nje inc anglez (e dymbedhjeta pute:2,3 cm) puthiten me kohen e zgjatjes se vitit, nese merren ne konsiderate ngjarjet e medha historike te ardhura ne lidhje me masen e njeshit ne korridore. Piacoja ne ato korridore e lexoi tere historine e gjinise njerezore dhe nje rend te profetizmit: kalendari i paraqitur si keops, i cili perfshin periudhen kohore prej gjashte mije vjeteve.

Profetizimet e kabalisteve

Ne fund te daljes se korridorit gjindet data e "kryqezimit" te Jezu Krishtit ne kryq, ndoshta te Jehudhes, e shenuar me distance prej 30 bercikeza dhe 1/4 prej dates se lindjes se tij. A eshte ngritur Jezu Krishti kur i ka pasur (30) tridhjete vjet e tre muaj? Luka ne Evangjelen e tij thote:"Jezu Krishti ka pasur tridhjete vjet kur ka filluar misionin e tij". Sistemi kabalistik i korridoreve dhe dhoma e mbretreshes, te veshteruara bashkerisht, nenkupton periudhen, te cilen kronologjia e piramides vendoset ne kohen ndermjet 25 dhe 26 te janarit 1844 dhe 2 gushtit te vitit 1909. Ndersa viti 1944, per disa, do te thote ore vendimtare ne kohen e emancipimit te popullit israile dhe ore e lige ne ndarjen e trete te tokave te pasardhesve te ilireve ne dy shtete me regjime ortodokse sllavo-bizantine. Ne kete periudhe, prej rrjedhes se te ciles vjen deri te forcimi dhe fuqia ekonomike e shume familjeve te israileve ne SHBA dhe ne Evrope dhe deri te sllavizimi i Shqiperise politike, ndjekja e kosovareve me te keqen e vete shqiptareve dhe shfarosja e cameve myslimane ne Cameri si dhe emigrimi politik e ekonomik i shume shqiptareve ne Turqi, SHBA dhe ne Evrope.

Mistiket vijen tjeter kabalistike ne gurin e piramides e shohin se datat kyce jane te caktuara ne nje menyre shume te qarte. Per shembull shpallja e Republikave te Bashkimit Sovjetik, me 18 janar te vitit 1910, eshte data e cila dy here lajmerohet ne kronologjine e piramides.

Do te ndalemi ne te vezhguarit e simbolizmave te shtate (7) gurezit e punuar te mureve te galleria e madhe, ne brendine e piramides. Po te veshtrojme 28 minijatura te vizatuar te varreve, te cilat, dukshem, kane kuptime simbolike. Do te shohim se dominon edhe numri (7), tre milione shqiptare ne Shqiperi, dy ne Kosove, nje ne Maqedoni dhe nje million shqiptar aktiv ne bote, gjithsej (7) shtate milione, potencohet numri (7) shtate, kur edhe shqiptaret ne fillim te shekullit njezet e nje do te sundojne edhe luginen e Bardharit. Numri (7) shtate lajmerohet, edhe pse shihet diferenca ne lartesine e korrridoreve, sic eshte diferenca ne origjinen e races ilire dhe slave. Kjo diference tani na con ne galeri, te popujt e medhenje te Evropes dhe botes dhe ne lartesine e vete galerise. Numri (7) shtate ka vleren e madhe simbolike, e cila vertetohet edhe ne relacione me librat tjera "profetike", sic eshte Apokalipsa evangjeliste e Johanit (eshte shenuar me entuziazem mistik), ne te cilin numri (7) shtate te nxenesi i ledhatuar i Jezu Krishtit perseritet shume here. Johani thote "Fatlum eshte ai qe lexon si dhe ata qe degjojne fjalet e ketij profeti dhe percillni permbajtjen e tyre, sepse dita e fundit eshte afer". A nuk puthitet ky parashikim me ate cka eshte shenuar ne piramiden e madhe, ne te cilen thuhet se fundi i epokes se korrupcionit dhe kaosit do te jete ne vitin 2001?

Pergjigjia ne kete pyetje paraqet nje nder problemet me te medha per mistiket.

Paralelizmat kohore

Duke vazhduar hulumtimet dhe komentimet ne muret vijme neper datat te cilat perputhen me ngjarjet e epokes sone. Duke kaluar neper shume korridore arrijme gjer te nje korridor, i cili neve do te na coje gjer te dhoma e nentokes. Aty fillojme me te shpejte te leshohemi, cka e ka edhe kuptimin e vet simbolik. Ne dhomen e kaosit mistik shohim kuptimin e cmendurise, urretjen, negacionin, destrukcionin dhe shkaterrimin. Duke e mate kete dhome, fitohen rezultate plotesuese: 12 marsi i vitit 1913, cka pershtatet me kohen para Luftes se Dyte boterore dhe me konsolidimin e pavaresise se Shqiperise politike dhe me luftat e paepura te popullit shqiptar per bashkim kombetar, ose shkurti i vitit 1917 kur SHBA hyne ne lufte. Data e neshkruar per paqe eshte e shenuar me datat tjera ne dhomen faraonike, 10 - 11 nentor te vitit 1918.

Mistiket kane konkluduar se ne kronologjine e Keopsit theksohen tre (3) periudha, e para, e cila fillon me 20 gusht 1931 e perfundon me 20 gusht 1938, paraqet kohen e pergatitjes per "provimin e madh", e dyta, prej 20 marsit 1938 deri me 18 shkurt te vitit 1946, eshte manifestim i te mires dhe te keqes; e treta, prej 18 shkurtit 1946 deri me 20 gusht 1953, thirret "Gjykimi i Gjyqit te Madh". Periudha e pare perfshine (7) shtate vjete, 2555 dite, numer ky, kur te mblidhen shifrat prej te cilave perbehet, jep shumen 17, numer cka kupton "fillimin" ose "dedukimin". Kjo eshte koha kur Hitleri vjen ne pushtet dhe kur pergatitet Lufta e Dyte Boterore. Periudha e dyte perfshine (7) vjete dhe 182 dite. Nese ndalemi ne daten e cila shenon perfundimin e periudhes prej shtate vjeteve, arrijme te 20 gushti i vitit 1945 kur gjenerali Mek Artur pushton Japonin pas shkatrrimit te Hiroshimes dhe Nagasakit me bombe atomike. Periudha e trete gjithashtu zgjate (7) shtate vjete. Sipas disa komentimeve tjera, periudha prej 1953 deri 1960 eshte koha e perleshjeve te ndryshme politike, nga e cila do te lindin popuj te ri. Prej 1960 deri 1967 eshte periudha e paqes, e pastaj vijne shtate vjetet e ardhshem gjer ne vitin 1974, ku do te vijne ne shperthim shume demonstrata dhe luftra, perleshje guerile, sulme terroriste dhe, pergjithesisht, dhunime, perkunder revolucionit seksual te atyre viteve.(…)

Me 17 shtator te vitit 2001 perfundon kronologjia e piramides se Keopsit dhe atehere njerezimi, ose do te filloje jeten e re, ose plotesisht do te shkaterrohet. Fjalimi mijevjecar, i gurit magjik nga bregorja e Gizes, na le neve njerezve te sotshem lirine e plote te komentimit, perfytyrimit ose perfundimin e ardhmerise sone ne planetin toke.

A do te jete viti 2001 perfundimi i nje ciklusi dhe fillimi i nje epoke te re dhe a do ta pushtojne pasardhesit e ilireve Ballkanin dhe gjysmen e Evropes, ose ndoshta, do te zbrese kometa e zjarrte te na gjykoje, mbetet te shohim!? Por, nje gje eshte e sigurte, kabla mistike ketu perfundon, duke e mbyllur mundesine profetike te piramides. Ajo qe ngjall kersherine e shqiptarit eshte se ne cilin kuptim deshifrohet ardhmeria e pasardhesve te ilireve dhe fillimi i shekullit njezet e nje (XXI)!?

Pjese nga libri  "2001 FUNDI I BOTES"


Shkruar nga Musa Lamallari, Shkup

 

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqiptar

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster

eXTReMe Tracker