|
Shkruar nga
Musa Lamallari |
|
 |
|
Aliti
dhe Xhaferi 1993 - 1999 |
Ne vitet e para te dhjetevjeteshit te shekullit
te kaluar ne hapesiren mbareshqiptare linden tri
parti kryesore te levizjes se re shqiptare.
LDK-ja ne Kosove ne krye me Ibrahim Rugoven.
PPD-ja ne Maqedoni ne krye me Nevzat Halilin.
Dhe PDSH-ja ne Shqiperi ne krye me Sali Berishen.
Ne fillim lideret e tri partive kryesore
manifestuan pajtueshmeri te plote edhe per
ceshtjet kurciale te nje interesi gjithekombetar,
qe u perkufizua si: thyerje e komunizmit dhe
demokratizim i Shqiperise, pavaresi per Kosoven,
status shtetformues per shqiptaret ne Maqedoni
dhe te drejta autonome per shqiptaret ne
Presheve e Bujanoc dhe Mal te Zi.
Me kalimin e kohes Berisha shprehte orekset qe
te shnderrohej ne figure qendrore politike e
kombetare te botes shqiptare, duke mos fshehur
tendencen se Prishtina dhe Tetova do te duhej
subordinuar Tiranes. Carja e pare serioze ne
kete trekendesh ndodhi ne vjeshten e vitit 1993,
pas "Aferes se armeve" ne Maqedoni, kur Berisha
e zbrazi tere mllefin e vet autoritar mbi
udheheqjen e pare te PPD-se. Ky mllef i tij
erdhi menjehere pas takimit me Gligorovin ne
vilen Biliana ne Oher. Ne kete mllef me se
shumti pesoi Nevzat Halili dhe Mitat Emini. Duke
i shpallur te dy "puthador" dhe "tradhetar". Ky
qendrim jokonsekuent i Berishes rezultoi me
ndarjen e PPD-se ne dy taborre. Kurse termeti
politik tek shqiptaret e Maqedonise nuk ka
mundur te kaloje pa kurrfare pasojash edhe per
relacionin Tirane-Prishtine. Atehere ato nuk
ishin te dukshme, por do te shihen me vone.
Percarja ne PPD dhe kercnimi qe iu be Mitat
Eminit me direktive te UDB-se ne forme
ultimatumi "mafioz" per ta larguar nga vendi i
sekretarit te pergjithshem te PPD-se, shperthimi
i "Aferes se armeve" dhe burgosja e 9
shqiptareve ne krye me Mitat Eminin, rrenimi i
objekteve te universitetit te Tetoves dhe vrasja
absurde e Abduselam Eminit, ngjarjet tragjike te
9 korrikut ne Gostivar, ku shume shqiptar u
rrahen brutalisht nga ana e policies shoviniste
maqedonase, me c'rast rane edhe kater deshmore,
procesi i montuar gjyqesor politik i Rufi
Osmanit dhe denimi i tij me 13 vjet e 8 muaj ne
burg, tregojne se per ata qe leshuan pushtetin e
LSDM-se dhe per ata qe sot e kane pushtetin e
VMRO-DPMNE, partite shqiptare ne Maqedoni, e
kombi shqiptar ne pergjithesi, vazhdojne te jene
nje teater eksperimental dhe personazhe te nje
tragjedie makabre ne "background", per te
provuar se si mund te shkatrrohet nje levizje
shqiptare nga vete protagonistet e asaj levizje,
dhe se si mund te percahet nje komb, nga
karrieriste dhe nga lidershipe te imponoar ne
subjektin politik shqiptar ne Maqedoni.
Ky teater eksperimental, per fat te keq, qe disa
vite po funksionon ne pjesen me te madhe te
domenit shqiptar ne Maqedoni dhe po realizohet
ne nje perpikmeri marramendese, dhe tmerresisht
te suksesshme.
Jo vetem percarja e PPD-se dhe "Afera e armeve",
e cila reflektonte nje politike te mistifikuar
dhe me deshtime ne planin e pergjithshem, nje
politike te harxhimit te energjise brenda kampit
politik shqiptar, sikurse edhe deshtimet tjera
qe pasuan me vone jane rezultat i percarjes ne
PPD, nderkaq, me ndodhin e ngjarjeve tragjike ne
Gostivar dhe me likuidimin politik te Rufi
Osmanit, tregojne se ata qe deri dje ishin
partner ne pushtet dhe ata qe sot jane, dijne te
shfrytezojne cdo hapesire, sado te vogel, per te
future pykat e percarjes nder shqiptar.
Natyrisht, eshte e qarte me teper se kurre, se
nje ndihme te madhe dhe te pakontestueshme per
te gjitha keto, atyre dje dhe ketyre sot qe jane
partner ne pushtet, vazhdojne t'ua japin ata qe
qendrojne prapa tyre, te cilet, permes tyre,
tashme e kane hapur edhe nje fushe tjeter te
percarjeve shqiptare. Fjala eshte per percarjen
qe lindi ne zgjedhjen e partnerit politik
maqedonas per te zene kulltuqe ne pushtetin e
sistemit te jonjekohesise ne "FYROM".
Sot, me shume se kurre, subjekti politik
shqiptar eshte i percare dhe eshte leshuar ne
nje lufte te tmerrshme kunder njera-tjetres. Ky
konflikt eshte ideologjik, kurse si pjelle eshte
i huaj, ose me sakte, eshte pjelle e kuzhines
antishqiptare dhe, si i tille, mund te
realizohet vetem ne baze te mosdurimit personal
te krereve shqiptar, por, mos te harrojme, ne
baze te konfliktit ideologjik qendron
komprementimi i ceshtjes shqiptare, zgjidhja e
te ciles, do te bente hi e pluhur planet
shekullore per ta zhbere qenien kombetare
shqiptare, per te dobesuar pozicionin e tyre
politik dhe ceshtjen e sovranitetit te
shqiptareve per ta lene si ceshtje te hapur deri
ne pafundesi.
Per te argumentuar se si linden konfliktet ne
subjektin politik shqiptar-PPD, mund te sjellim
shume argumente, por ne do te sjellim vetem disa
qe kronologjikisht jane me te fresketa ne
kujtese:
1.
Dhjete vjet me pare. Ne fasaden dungjyreshe. Ne
lojen "Bardh e zi" ne politike. Ne emer te asaj
PO apo JO qeverise dhe sistemit te jonjekohesise
ne shtetin e Gligorovit. Kinse? U formuan dy
taborre ne PPD. Njeri tabor me "SH" te madhe dhe
tjetri tabor pa kete germe te alfabetit shqip.
Pikerisht ne kete ndarje, ose thene me troc, ne
ndezjen e fitilit "PERCARJE", u lind dhe ne
skene doli gjeni udheheqes i Alitit dhe i
Xhaferit.
Ky gjen ishte prodhim i marrdhenieve euforike
dhe bilaterale mes Gligorovit dhe Berishes ne
vilen Biliana ne Oher. Nga ky hibridizim si
shperblim shqiptaret e Maqedonise fituan dy
lider te instaluar ne fronin e ndare te PPD-se.
Prandaj Aliti dhe Xhaferti erdhen si nje nevoje
hibride, sic vijne te gjithe lideret e
fraksioneve, per t'u dhene legjitimim nje here e
mire ketyre dy taborreve ne PPD. Ne kete
synim-teme qendrore per Alitin dhe per Xhaferin
u be menjehere loja "bardh e zi" ne politike; u
fut konflikti politik dhe ideologjik
brendashqiptar ne Maqedoni. Kjo teme do te
mbetej qendrore ne veprimtarine e te dyve, duke
u zgjeruar ne grindje e duke u thelluar ne
antagonizmin e interesave klanore dhe personale
me kalimin e viteve bashke me metamorfozat
politike dhe mjeshterore te Alitit dhe te
Xhaferit.
Tani do te pershkruaj siperfaqesisht se si une e
kam pare gjenin udheheqes politik te Alitit dhe
te Xhaferit. Ardhjen e te dyve ne dy taborret e
ndara ne PPD.
2.
Aliti, i pari, ne "background", me kerkese te
fanatikeve me te perbetuar te PPD-se, shume
shpejte, fale autoritetit te pakontestueshem (ne
doreheqje) te Dr. Xheladin Murati, do te arrije
te ulet ne fronin e PPD-se dhe te trashegoi
emrin, simbolin dhe vulen e saj.
Aliti, ashtu sic perzuri me "dhune" nga PPD-ja
levizjen kombetare, perzuri edhe romantizmin
folklorik te strukturave partiake te PPD-se. Ai
eshte i pari qe futi ne PPD imazhin e ri te "moderuar"
e te konceptuar ne parti evropiane, qe cdo
organi baze te PPD-se i dha energji te reja dhe
me kete hapi edhe rruge per vrullin e njerezve
te etur per karriere politike, duke i bere
qendrimet dhe veprimet e bazave dinamike, te
komunikueshme, demokratike dhe te lira⦠Mirepo
Ne kujtese te fanatikeve do te mbete e pashlyer
fotografia e pozes politike:"Aliti ne perqafim
me Gligorovin". Ky perqafim, ne shenje urimi,
erdhi menjehere pas miratimit te Kushtetutes se
Maqedonise ne "Sobranje". Kete veprim te Alitit
nuk da ta harronin kurre fanatiket, por edhe nuk
do ta permendin kurre ne mbledhjet e parties, me
qellim qe te shpetonin te "paprekur" neper
filtrin e gjyqeve hetimore te pushtetit te
Gligorovit. Prandaj ndodhi ajo te cilen e
verenin te gjithe te tjeret perpos fanatiket:
ata mbeten pengje ne vallen e lojes "Partner" te
Alitit. Apo, fitoren e trashegimise se Alitit e
shnderruan ne "fitore te Pirros". Definim qe
disi nuk shkon dhe eshte mjaft i panatyrshem. Ne
mos tjeter per shkak se ndjenja "sakrifice" e
fanatikeve humbi cdo vlere, sepse fanatiket
lejuan qe ndjenja e tyre te zoterohet nga
koncepti pragmatik i Alitit. Kurse me vone edhe
vete Aliti do t'i flijoje fanatiket ne mer te
puthadoreve, te gjakut dhe sorollakut te tyre.
Dhe mu vallja e ketille e solli Alitin ne
korridoret e Gligorovit: te mundohet te ece ne
rruget e ngadalshme "hap pas hapi" por te
sigurta, qe shpien kah integrimi i shqiptareve
ne sistemin politik, ekonomik dhe shteteror te
Maqedonise. Ne realitet ky integrim u kushtezua
me perjashtimin e fanatikeve nga ky proces.
E mete thelbesore ne konceptin e Alitit ka qene
se dobeson qe ne start pozicionin shqiptar ne
shtetin e Gligorovit, pavaresisht nga ideja se
megjithate, "jemi ne sistem". E kjo per arsye se
ne Nenin e pare te Kushtetutes se Maqedonise, me
preambulle nacionaliste, thuhet se ky eshte
shtet i maqedonasve.
Aliti me mjeshtri te madhe diti te kaperceje dhe
te dale nga shume kriza. Rejtingu i tij pati
ulje dhe ngritje ne politiken e hap pas hapit ne
sistemin e shtetit te Gligorovit, ne te cilen ne
menyre te paskrupullt prodhoheshte demokracia e
diktatures parlamentare ne Maqedoni. Ai u
ballafaqua burrerisht karshi karizmes
nacionaliste te Xhaferit. Vlen te theksohet
qendrimi i tij antiLSDM me rastin e marrjes se
mandatit dhe rizgjedhjes se serishme te Xhaferit
ne Sobranje.
Ne takimin e pare me Nanon, kur mori vesh per
hilen e Berishes dhe kurthin e Gligorovit, Aliti
beri trimerisht betimin se me kurre nuk do te
shkoje ne zyret e Gligorovit. Ne vend te tij
filloi te paraqitet Xhaferi. Ndoshta betimi
burreror e shtyri Alitin te mbetet ne opozite,
te perpiqet te luaj rolin kryesor ne seancat e
reinkarnimit politik, per nje mbijetese sizifi
ne politike, qe ne periudhen e pas Kongresit te
III te PPD-se kerkonte rikthim te ri ne
keshtjellen e rrenuar prej tij. Sa pati guxim
dhe mundesi, por edhe durim ne kete rol, kjo nuk
u vare edhe aq prej tij, nga shkaku se fati i
tij mbeti ne kembe te qelqta, ne sanduke, pasi
votat e bashkepartiakeve te tij vendosen qe
Aliti te largohet nga posti i kryetarit te PPD-se.
3.
Xhaferi i dyti, si antipod i Alitit, nen hijen e
Thacit dhe me shtojcen e germes "Sh", i veshur (nga
koleget e tij te TVSH-se) me kostume te
Skenderbeut, do te ulet ne fronin tjeter te PPD-se
dhe menjehere do te fitoje perkrahje nga Tirana
zyrtare. Klani rudimentar i Berishes, duke
perkrahur Xhaferin, njeherazi ia njihte atij te
drejten ne trashegimine e gjenit te Skenderbeut
ne PPD.
Ne emer te idese "kriza politike", te projektit
per regjionalizim te Maqedonise ose te kerkeses
per formimin e nje Parlamenti dydhomesh ne
Maqedoni, per subjektivitet te shqiptareve ne
Kushtetuten e Maqedonise, Xhaferi kundershtoi
pjesmarrjen e PPD-se ne qeverine e Gligorovit
dhe i beri revision politikes "hap pas hapi" te
Alitit, duke iu referuar fakteve te shumta nga
qendrimet e paprincipta e lekundjet oportuniste
te puthadoreve te Alitit.
Ne kete kontekst, duke vene ne spikame tkurrjen
e ceshtjeve kurciale te shqiptareve ne Maqedoni,
Xhaferi thoshte se "hap pas hapi mund te
ngjitemi larte por mund te shkojme edhe poshte,
nderkaq neve hap pas hapi na u mor shteti, e
drejta e perdorimit te flamurit, komuna, prona
shoqerore, u mashtruam me oferten e posteve, ne
stafin e ministrive jemi nje e treat, ne
Parlament nje e gjashta, nderkaq ne jeten
publike nje e tridhjeta". Keto konstatime, per
pjesen dermuese shqiptare, ishin fakte se
ceshtja shqiptare ne Maqedoni nuk ngjiteshte hap
pas hapi larte, por shkonte poshte. Fatkeqesisht
politika e Alitit e perfaqesuar nga puthadoret e
tij nuk fliste ne favor te mjeshtrise sone, te
avancimit te ceshtjeve kurciale te shqiptareve
ne Maqedoni.
Revizionin qe ia beri Xhaferi qendrimeve
politike te puthadoreve te Alitit dhe
ballafaqimi i tyre me kerkesat e shqiptareve e
me gjendjen faktike te tyre ne Maqedoni, sidomos
per probleme te tilla te rendesishme si ceshtja
e humbjes se shtetit, te statusit te shqiptareve
si komb shtetformues ne Maqedoni, humbja e te
drejtes se flamurit, perjashtimi i gjuhes dhe i
shkrimit shqip nga institucionet qendrore te
shtetit,etj., nxjerrnin ne pah dhe dhe
vertetonin natyren e vertete te zbehur te
puthadoreve te Alitit, qe si mbeturina te
ish-sistemit harruan ceshtjet kurciale te
shqiptareve ne Maqedoni dhe u zhyten thelle ne
oqeanin e korrupsionit ne favor te interesave te
tyre personale per nje ekzistence ne tipin e
mbijeteses ne sistemin e jonjekohesise ne
shtetin e Gligorovit.
Ne baze te pakenaqesise nacionale dhe sociale te
shqiptareve Xhaferi ndertoi karrieren e vet
politike dhe demaskoi eliten neokomuniste
shqiptare ne formacionin e pare te PPD-se, por
gjithnje duke nxjerr ne pah edhe problemin e
demokracise, qe eshte nje nga ceshtjet me te
rendesishme te teorise politike dhe te praktikes
demokratike ne sistemin shumepartiak,
vecanerisht ne shtetet multietnike dhe
multikonfesionale, nje vije demarkacioni qe
ndane demokratet e vertete nga neokomunistet e
veshur me petkun e shumepartizmit, sidomos ne
shtetet qe jane ne fazen e tranzicionit, te
transformimit te shoqerise prej nje sistemi ne
tjetrin, prej atij te njepartizmit ne sistemin e
shumepartizmit.
Duke u nisur nga ky koncept dhe krejt ne
kundershtim me veprimet e neokomunisteve, te
cilet sistemin e shumepartizmit dhe demokracine
e kuptonin ne frymen e pragmatizmit te tyre
subjektiv, qe niset nga nevojat, interesat e
perfitimit te castit, Xhaferi kritikon, demaskon
dhe hedh poshte teorizimet, manipulimet,
inskenimet e neokomunisteve kunder demokracise
dhe demokrateve dhe, ne te njejten kohe, shtroi
problemin e ngecjes se proceseve demokratike ne
Maqedoni, meqe tiparet e demokracise ishin
pjelle e nje restauracioni, nga i cili, qe nga
thelbi i tij, nenkuptoheshte lufta e strukturave
neokomuniste per nje mbijetese tjeter ne pushtet
nen petkun e shumepartizmit ne Maqedoni. Kjo
njeherit ishte shkak kryesor qe Xhaferi te
luftonte edhe kunder iluzionit te PPD-se, ne
vecanti luftonte kunder mikroelites neokomuniste
te instaluar ne qeverine e Gligorovit, qe ne
nderkohe kjo mikroelite kishte formuar nje
bastion te forte ne PPD dhe mbi supet e veta
mbante edhe timonin udheheqes ne kete parti.
Kjo lufte e shtyri Xhaferin te kerkonte
kredibilitetitn e shqiptareve ne perfaqesim: te
behet bartes i bordit shqiptar dhe artikulues i
interesave te tyre per ceshtjet me kurciale ne
Maqedoni. Ai do te arrije kete ne vitin 1996 (me
fitoren e pergjysmuar) ne zgjedhjet lokale, meqe
ne qendrat kryesore me shumice shqiptare fituan
perfektet e tij.
-------------------
Deri ne vitin 1997 shqiptaret e kane kuptuar
veprimtarin politike te Xhaferit. Nuk i jane
referuar te kaluares se tij, nuk i kane lejuar
vetes te bien ne predhat e propagandas
neokomuniste te PPD-se, as qe u ka interesuar te
dijne dicka me teper per qarqet e tij majtiste.
Kane menduar se perkrahja e demokrateve te
Berishes ka qene ne favor te interesave
shqiptare ne Maqedoni. Ky mendim i shqiptareve
erdhi si rezultat nga transparenca politike e
Xhaferit, nga vet thelbi i fjalorit te tij, sic
ishte kritika e tij kunder qeverise
nacionalkomuniste te LSDM-se. Gjithashtu kete
mendim me veprimet e tyre inerte ua kane
imponuar edhe neokomunistet shqiptare te
formacionit te pare te PPD-se.
Ne qofte se flas per Xhaferin, te shpreh
mendimin tim ne lidhje me nje periudhe politike
ne Maqedoni, atehere kjo eshte sepse deshiroj
t'ua shpreh keto kujtime, kujtime qe me perkasin
mua, races sime si une, shoqerise sime dhe
qytetit tim. Ne nje fare dore jam i lidhur me
grupet e sotme politike, ndersa ju e dini si si
ato mendojne, cfare marrdhenie kane me fene, por
edhe cfare raportesh kane ndermjet veti, cilat
caqe i synojne dhe cfare gjuhe dhe kulture
posedojne. Keshtu qe nuk kam frike se si do te
me kuptojne kreret e PDSH-se. Per arsye se frika
ime eshte veprimi i tyre konkret ne skenen
politike ne Maqedoni.
Nje nga keto kujtime, qe dua te behet edhe
kujtimi i juaj, pa dyshim eshte momenti kur
paraqitet "zbrapsja apo taktika e perkohshme
politike" ne fjalorin politik te PDSH-se. Aty ku
edhe e kane themelin qasjet e mia per analize.
Ky moment tek une nuk e ka lindur urretjen
kunder ndokujt, por perkundrazi, dicka tjeter
krejtesisht, edhe me teper me ka nxitur te lexoj,
te studjoj, te shoh natyra te ndryshme te
personaliteteve politike, te percjelle fenomenet
per edhe rreth tyre. Sa i perket natyres sime,
une jam i vetedijshem se njerezit si une,
ithtaret e mendimit te lire qe jane humbur diku
neper shtresat e shoqerise, qe e kane
pervetesuar heshtjen e madhe te Krishtit, ne
dhjetevjeteshin e dyte te demokracise kane nje
shanse historike per hixhret ne konceptet
shteterore te Mojsiut dhe Muhamedit. Kurse ata
qe thone se kane qene te pavarur dhe te lire
prej qendrimeve partiake, ndersa per
veprimtarite e tyre kane kerkuar terthorazi
rezistencen e tyre, kurre nuk kane qene te lire
dhe te tejdukshem ne lirine e tyre.
Ne momentin "zbrapsja apo taktika e perkohshme
politike" une e gjeta politikanin qe pretendonte
fronin e filiales se para-ardhesit te tij ne
qeverine e shtetit qe ne fillim te karrieres se
tij edhe e urrente me se shumti. Aty e pashe
liderin e ardhshem per nje faze tjeter ne
qeverine e shtetit te partive maqedonasve,
zbrapsja e pare e se ciles ishte ai vete;
Xhaferi, partia e te cilit ne emer te
atdhetarizmit punoi dhe vuajti per mbijetese te
tij ne skenen politike te Maqedonise. Keshtu,
gjate ketyre perpjekjeve per mbijetese, erdhi ne
shprehje kthesa e Xhaferit, qe ishte rezultat i
tajmingut dhe veprimit te tij makiavelist ne
politike. Keto te dyja do te mbesin edhe stile
te ardhshme politike te Xhaferit per te
perfituar pervoje pragmatike ne sistem, nje
menyre tjeter te veprimit, per ballafaqimet e
parties se tij me problemet e shqiptareve ne
kanalet institucionale te sistemit te
jonjekohesise ne Maqedoni, qe nuk i perkasin
kesaj apo asaj "partie", por shtetit si shkalle
me e larte e organizimit ne nje vend.
Cili moment dua te mbetet edhe ne kujtesen e
juaj? Kush mori pjese ne kthesen e Xhaferit,
kush ishte shkaktari kryesor qe e lindi kthesen
per "zbrapsje apo taktike te perkohshme politike"?
Kush ndikoi qe ai te kthehet ne Shkup dhe te
futet ne zyret e Gligorovit? Ju kujtohet mire!
Kur ne Vlore fillon te shfaqet kriza e rebeleve,
te manifestohet ne rruge dhe vetetimthi te kap
gjithe Shqiperine, ne Tetove, filluan te
lekunden edhe qendrimet politike te Xhaferit. Si
rezultat i ketyre lekundjeve, me kohen
ndryshonte edhe kursi i tij politik. Nje pjese e
madhe e anetareve te parties se tij nuk arriti
kurre te mesonte te verteten e "Vertete" se kend
e mbrojti Xhaferi ne Shqiperi: institucionet e
shtetit shqiptar apo revolucionin demokratik".
Ne ate kohe ishte veshtire te kuptoheshin
deklaratat e Xhaferit dhe nga kursi politik i
parties se tij ne Maqedoni. Nuk diheshte se ne
favor te kujt shkonin veprimet politike te
Xhaferit dhe parties se tij ne Maqedoni: ne
favor te rendit dhe qetesise ne Shqiperi, apo ne
favor te revolucionit te vonuar demokratik.
Veprimet e tij politike te vitit 1997 do te
mbeten momente per qasje dhe analiza me te
thella per te shpjeguar termetet poltike ne
tokat shqiptare.
Shkruar nga Musa Lamallari, 1999 Shkup |
|
|