|
|
|
Lufta Albin Kurtit kunder Hashim Thacit |
|
 |
|
Shpallja e Hashim Thaēit |
Do ta shpallin apo nuk do ta shpallin? Kėshtu pyesnin njerėzit
njėri-tjetrin para zgjedhjeve tė 17 nėntorit. Shpalljen e
pavarėsisė menjėherė pas 10 dhjetorit e besonin posaēėrisht
ata qė u besonin premtimeve tė politikanėve nė fushatė. Mirėpo,
lehtas e qetas, e ashtuquajtura shpallje e njėanshme e
pavarėsisė u shndėrrua nė shpallje tė koordinuar tė
pavarėsisė. Brukseli ia tėrhoqi veshin Thaēit ende pa u bėrė
kryeministėr. Mund tė merret me mend se ēka do ti bėjnė kur
tė bėhet kryeministėr! I thanė se tash duhet tė jetė i
kujdesshėm meqė nuk ėshtė mė nė opozitė. Pra, Thaēit i treguan
se ngjitja lart nė pushtet nuk ėshtė edhe liri mė e madhe pėr
pushtet. Sistemi politik nė Kosovė nė tė cilin UNMIK-u iu ka
dhėnė pushtet ca vendasve pėr tė sunduar mė lehtė dhe jo pėr
tė sunduar mė pak e imponon njė gjė tė tillė. Mirėpo, UNMIK-u,
thjesht, nuk do opozitė as pėrfundi vetes. Pėr shkak se
koalicioni LDK-AAK ishte i dobėt, UNMIK-u e krijoi Grupin
Negociator (e jo aq pse duhej negociuar me Serbinė). Pėr tė
njėjtėn arsye, qė tė mos ketė opozitė, tash UNMIK-u do qė ta
sajojė koalicionin PDK-LDK. Ky koalicion nuk ėshtė pasojė e
rezultatit tė zgjedhjeve por vetė arsyeja e mbajtjes sė
zgjedhjeve. Agim Ēeku ishte kryeministėr i dobėt nė njė qeveri
tė dobėt. Hashim Thaēin duan ta bėjnė kryeministėr tė fuqishėm
nė njė qeveri tė fuqishme. Pėrderisa Ibrahim Rugova ishte i
gatshėm tė jepte gjithēka vetėm qė tė mbetej president, Hashim
Thaēi jep gjithēka vetėm qė tė bėhet kryeministėr. Nė Kosovė
nuk ėshtė me rėndėsi qė tė bėhesh kryeministėr. Me rėndėsi
ėshtė qė tė keshė dėshirė tė bėhesh kryeministėr. Pastaj,
UNMIK-u dhe ca zyra ndėrkombėtare ta menaxhojnė dėshirėn, duke
e vonuar plotėsimin e saj. Ndėrkohė, ti ua plotėson atyre
dėshirat. Hashim Thaēin e shfrytėzuan mu kėshtu ende pa e bėrė
kryeministėr. Ama, ky shfrytėzim gjithsesi do tė harrohet. Sa
tė jetė Thaēi kryeministėr, ai shfrytėzimin e vėrtetė
gjithmonė do ta ketė pėrpara, deri nė ditėn kur do tė bėhet i
pashfrytėzueshėm. Tani, mė kėto zgjedhjet e 17 nėntorit, Thaēi
ka fituar relativisht qė tė humbasė absolutisht mė vonė (e qė
sėrish ėshtė shumė mė herėt sesa qė ai mendon).
Mirėpo, pėr ēka do ta shfrytėzojnė? Pse i duhet Hashim Thaēi
UNMIK-ut? Pse i nevojitet atij mu nė kėtė kohė? Qė tė gjithė
tashmė e kanė tė qartė se nuk ka trysni ndėrkombėtare mbi
Serbinė qė ajo ta pranojė pavarėsinė e Kosovės. Presioni ėshtė
mbi Prishtinėn. Politikanėt e Prishtinės do tė cyten e
shtrydhen qė tė pranojnė marrėveshje kompromisi me Serbinė. Aq
shumė koncesione i janė bėrė Serbisė nga ana e Grupit
Negociator saqė tash besohet se mund tė bėhet edhe kompromisi
pėrfundimtar. Siē dihet, Kuvendi i Kosovės e pranoi Pakon e
Ahtisaarit, ndėrkaq Serbia ska lėvizur asnjėherė pėr asgjė
nga pozicionet fillestare. E, qėllimi i Pakos sė Ahtisaarit
ishte vendosja e themeleve pėr ndarjen e brendshme tė Kosovės,
kurse efekti kryesor i kėsaj Pakoje ishte shkatėrrimi i
pavarėsisė sė plotė si kėrkesė e shqiptarėve tė Kosovės. Tash,
Hashim Thaēi duhet tė jetė garantuesi i kurorėzimit tė punės
dyvjeēare tė Grupit Negociator, garantuesi i zyrtarizimit tė
varėsisė mė tė re tė Kosovės nga Serbia. Nė vijim tė kėtyre
negociatave, Serbia jo vetėm qė sdo tė lėshojė pe, por ajo as
qė ka pse tė lėshojė pe. Ajo po fiton duke mos lėshuar pe (siē
edhe ngjan zakonisht nė politikė). Faktorėt e rėndėsishėm
ndėrkombėtar, Serbinė e konsiderojnė njė vend demokratik andaj
nuk duan tė lejojnė shkėputjen e Kosovės prej saj. Nė fakt,
Serbinė e bėn demokratike pikėrisht pėlqimi pėr shkėputjen dhe
pavarėsimin e Kosovės. Mirėpo, Koshtunica dhe zyrtarėt e tjerė
tė lartė tė Serbisė nuk e bėjnė njė gjė tė tillė. Nė tė
vėrtetė, ka vetėm njė mėnyrė paqėsore se si Koshtunica do tė
pajtohej me pavarėsimin e Kosovės (dhe kjo pa veriun dhe pa
Luginėn e Preshevės). Vetėm dhe vetėm nėse nė shkėmbim pėr
shkėputjen e Kosovės Koshtunica e fiton Republikėn Serbe nė
Bosnje. Nė korrik tė vitit 2007, Koshtunica pat theksuar disa
herė radhazi qė nuk mund tė lejojė pavarėsimin e Kosovės meqė
kjo do tė thoshte humbje e 15% tė territorit tė Serbisė. Me
kėtė deklaratė Koshtunica ka treguar se ai e sheh Kosovėn
vetėm si territor dhe se ky territor ėshtė i Serbisė. Edhe mė
e rėndėsishme se kjo, ai ka nėnkuptuar se, nė fund tė fundit,
pėr humbjen e Kosovės, Serbia do tė duhej tė kompensohet
territorialisht, e jo me anėtarėsime tė pėrshpejtuara nė BE e
NATO. Koshtunica nuk pranon kurrfarė kompensimi joterritorial
pėr Kosovėn. Territori vazhdon tė jetė kategoria kryesore e
politikės sė Serbisė dhe Koshtunica e ka ndėrmend Republikėn
Serbe nė Bosnje kur flet nė kėtė mėnyrė pėr Kosovėn. E gjithė
kjo mundėsohet e ndėrlidhet edhe me paradigmėn e bashkėsisė
ndėrkombėtare pėr stabilitet rajonal: Bosnja dhe Kosova
konsiderohet se i pėrkasin tė njėjtit rajon.
Megjithėkėtė, le tė kthehemi nė Kosovė dhe te pyetja qė akoma
nuk ėshtė zhvlerėsuar tėrėsisht: do ta shpallin apo nuk do ta
shpallin pavarėsinė? Nuk do ta shpallin, sidomos jo menjėherė
pas 10 dhjetorit. Sepse tanimė thanė qė pas 10 dhjetorit (nė
vend tė shpalljes) do ta caktojnė datėn kur do ta shpallin.
Dhe, pėr shkak se vetėm nga perspektiva e sotme ky 10 dhjetori
mund tė duket interesant dhe joshės: sa mė afėr tij, aq mė i
largėt ai. UNMIK-u dhe faktorė ndėrkombėtar qė e kundėrshtojnė
pavarėsinė e Kosovės, nuk do tė lejojnė qė ti skadojė afati
njė premtimi pa e shpikur paraprakisht njė premtim tė ri. Me
11 dhjetor njerėzit nuk do tė merren me mospėrmbushjen e
premtimit tė vjetėr, por me shpresat pėr premtimin e ri. Do tė
flitet pėr shuma marramendėse nė konferencėn e donatorėve (qė
do tė mbahet nė mars 2008), pėr mision tė vogėl tė BE-sė nė
vend tė UNMIK-ut (nė prill 2008), pėr konferencė ndėrkombėtare
pėr Kosovėn (nė qershor 2008) etj.etj. Por, edhe nėse krijohet
njė trysni e madhe qė tė shpallet pavarėsia e Kosovės nga
Kuvendi i ardhshėm i Kosovės, kjo sdo ti sjellė gjė tė mirė
Kosovės. Shpallja e pavarėsisė pa referendum dhe ushtri
thjesht ėshtė kundėrproduktive. Njė kuvend qė e ka pranuar
Pakon e Ahtisaarit, edhe nėse e shpall pavarėsinė diku nė
vitin e ardhshėm, pas njė kohe do ta mund ta pranojė federatėn
apo konfederatėn asimetrike me Serbinė. Pikėrisht referendumi
si ushtrim i sė drejtės pėr vetėvendosje e sjell popullin nė
proces politik, por, mbi tė gjitha, ai e kushtėzon ēfarėdo
vendimi tė Kuvendit me verifikim te populli, pra me referendum
tė sėrishėm. Nė anėn tjetėr, pavarėsia pa ushtri e mundėson
skenarin e Bosnjes nga viti 1992. Ėshtė e kotė edhe nėse
SHBA-tė e njohin pavarėsinė e Kosovės po qe se shqiptarėve tė
Kosovės (apo TMK-sė nė veēanti) nuk i lejohet qė tė armatoset
nga Shqipėria dhe ShBA-tė pėr tė mbrojtur veten prej sulmeve
nga jashtė dhe brenda. SHBA-tė, mė 7 prill tė vitit 1992, e
patėn njohur Bosnje e Hercegovinėn si shtet tė pavarur e
sovran, por asaj iu vendos embargoja e armėve nga viti 1992 e
deri nė vitin 1995. Milosheviqi i ndėrseu serbėt e Bosnjės
duke ua vėnė nė shėrbim ushtrinė jugosllave dhe paramilitarėt
nga Serbia. E dimė mirė se ēfarė ngjau atėbotė: pas humbjeve,
vuajtjeve dhe dėmeve tė papara nė Evropėn e pas Luftės sė Dytė
Botėrore, boshnjakėt u detyruan ta pranojnė edhe ndarjen e
brendshme tė vendit tė tyre e qė rezultoi me Republikėn Serbe,
njė krijesė kjo gjenocidale.
Ėshtė naive, e gabueshme dhe jashtėzakonisht e dėmshme tė
mendohet se KFOR-i na mbron nga Serbia apo nga rebelimi i
strukturave tė Serbisė nė Kosovė. Dėshmi kundėr besimit nė
mbrojtjen qė na e bėn KFOR-i ėshtė tolerimi tetėvjeēar i
strukturave tė Serbisė nė Kosovė, pėrfshirė kėtu edhe veriun e
ndarė. Dėshmi tjetėr ėshtė edhe soditja qė KFOR-i i bėri
spastrimit tė veriut tė Kosovės nga shqiptarėt nė shkurt tė
vitit 2000. Shpalljet, e madje edhe njohjet, pa referendumin
qė e fuqizon popullin dhe pėrderisa nuk na lejojnė tė kemi
ushtrinė tonė veēsa do ta keqėsojnė gjendjen nė Kosovė. As
Pakoja e Ahtisaarit nuk lejon referendum dhe as ushtri pėr
Kosovėn. Kosova parashihet tė ketė vetėm FSK-nė, pra njėlloj
xhandarmėrie me 2.500 pjesėtarė (me armatim tė lehtė dhe nėn
kontroll tė NATO-s) e cila asisoj do tė jetė sė paku katėrfish
mė e vogėl se policia. Ēfarė shteti i pavarur do tė jetė ajo
Kosovė nė tė cilėn do tė ketė shumė mė tepėr policė sesa
ushtarė?! Kosova e atillė do tė jetė e varur dhe pa sovranitet,
me vullnet tė shkelur dhe pa kontroll mbi veten e saj: policėt
e shumtė do tė jenė kėtu pėr ta shtypur popullin kurse
ushtarėt e paktė tė FSK-sė do tė jenė te kufijtė qė sdo tė
mund ti ruajnė. Shpallja eventuale e pavarėsisė sė Kosovės pa
organizuar referendum qė e bėn popullin sovran dhe pa ushtri
qė e mbron vendimin e popullit, e shndėrron Kosovėn nė njė
Bosnje tė re. Atė lloj shpallje, jo vetėm qė e shfuqizon
menjėherė PSSP-ja tė cilit i nėnshtrohet Kuvendi i Kosovės,
por ajo vetėm sa do ti shėrbejė strukturave tė Serbisė qė ti
formalizojnė enklavat anekėnd Kosovės si pjesė tė Serbisė.
Shpallja e Thaēit nuk do ta bėnte Kosovėn tė pavarur nga
Serbia por do ti bėnte enklavat tė pavarura nga Kosova.
Mbase realiteti nė Kosovė po bėhet gjithnjė e mė cinik. Nė
vitet e 90-ta, Hashim Thaēi u pat angazhuar nė UĒK meqė
besonte se pavarėsia e shpallur e Ibrahim Rugovės ishte e kotė
pa ushtri. Tash, Hashim Thaēi flet pėr shpalljen e pavarėsisė
sė Kosovės pa e pasur ushtrinė tonė, ēarmatosjen e sė cilės e
nėnshkroi ai vetė!
Prishtinė, 25 Nentor 2007 |
|
|
 |
|
|
|
|
|