|
20.04.2007
Rezoluta e Keshillit te Sigurimit te
OKB-se do te nxirret shume shpejte, pas
rezolutes Kuvendi i Kosoves do ta nxjerr
Kushtetuten e shtetit te pavarur dhe sovran te
Kosoves, do te kemi edhe ceremonite e
zyrtarizimit te pavaresise. Ne ne menyre
dinjitoze kemi zhvilluar luften per liri, ne
menyre dinjitoze kemi kaluar kete tranzicion
demokratik, dhe ne menyre dinjitoze, te
pergatitur dhe unike po e presim edhe diten e
zyrtarizimit te Kosoves se pavarur.
Qellimi dhe perkushtimi im dhe i Partise
Demokratike te Kosoves, si forca kryesore
politike ne Kosove eshte ruajtja dhe kultivimi i
kohezionit politik shtetndertues.
tha kryetari i PDK-se z.Hashim Thaçi, ne nje
interviste dhene emisionit te BBC-se Zigzag.
Propozimi i Ahtisarit per Kosoven e pavarur,
eshte zgjidhja e vetme e pranuar dhe e
respektuar prej qytetareve te Kosove, prej
Shteteve te Bashkuara te Amerikes, prej
Bashkimit Evropian, prej sekretarit te
pergjithshem te OKB-se, nga Britania e Madhe,
nga vendet fqinje, nga tere bota demokratike.
Tash do te kete diskutime ne kuader te Keshillit
te Sigurimit, por siç eshte i informuar opinioni,
tashme votat e mjaftueshme ne KS te OKB-se per
rezoluten per Kosoven veç jane siguruar. Keshtu
qe, perspektiva per nxjerrjen e vendimit per
rezoluten e re eshte ne perfundim e siper tha
kryetari Thaçi ne emisionin e Radios BBC te
Londres, Zigzag.
Kreu i opozites kosovare ka folur edhe
rreth vizites se misionit faktmbledhes ne Kosove.
Vizita e anetareve te Keshillit te Sigurimit qe
do ti bejne Kosoves ne ditet e ardhshme do te
jete nje vizite informuese, per tu plotesuar ai
informim, te cilin deshirojne ta kene nje pjese
e anetareve te KS te OKB-se.Perkushtimi i
politikes kosovare, i qytetareve te Kosoves
eshte qe anetaret e Keshillit te Sigurimit te
kthehen me nje opinion edhe me pozitiv dhe kjo
vizite te ndikoje ne unifikimin e qendrimit per
rezoluten e re per Kosoven.
Anetaret e KS vijne per te vizituar Kosoven, do
ta vizitojne edhe Beogradin, do te informohen
prej autoriteteve te Beogradit per te ardhmen
edhe te Serbise, por edhe te rajonit, edhe te
Kosoves. Sinjale shantazhi nga Beogradi kane
ndodhur edhe me heret, kane ndodhur edhe ne
vitin 2003. Ne te gjithe duhet te fokusohemi si
ti integrojme serbet, qytetare te Kosoves dhe
natyrisht ne kuader te kesaj ti marrim
pergjegjesite qe na takojne u shpreh kryetari
i PDK-se.
Ne po ndertojme Kosove te pavarur, per te
gjithe qytetaret e Kosoves, me te drejta te
barabarta, duke respektuar veprimet afirmative
per komunitetet, ne veçanti per komunitetin serb,
ne menyre qe te jene pjese aktive e Kosoves se
re, e Kosoves se pavarur, te jene pjese e jetes
demokratike, te kene formacionet e tyre politike,
te marrin pjese ne zgjedhje, te jene pjese e
parlamentit dhe qeverise se ardhshme te Kosoves
theksoi z.Thaçi.
Kosova po ndertohet si shtet i pavarur, po
ndertohet si shtet i cili duhet te jete
funksional, efektiv, me institucione te plota,
duke ushtruar autoritetin ne tere territorin e
Kosoves, te kete edhe autoritetin sovran ne
gjithe hapesiren e vet. Keshtu qe, jo rastesisht
para tri viteve, per here te pare, kam potencuar
ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe Kosova
duhet te jete shtet i pavarur dhe sovran, dhe jo
vetem i pavarur se mund te kete shtete te
pavarura, por tu mungoje sovraniteti. Per kete
arsye Kosova do ta kete edhe pavaresine, edhe
sovranitetin, nje sovranitet qe i hap
perspektive Kosoves, per tu integruar ne
strukturat e Bashkimit Evropian dhe ne NATO, ne
raporte te qendrueshme dhe te drejtperdrejta dhe
bashkepunimi me Shtetet e Bashkuara te Amerikes
potencoi kryetari i PDK-se z.Hashim Thaçi.
Kryetari i partise me te madhe ne vend, ne
emisionin e BBC-se ka folur edhe per gjendjen ne
pjesen veriore te Mitrovices.
Une kahere kam derguar mesazhin qe qytetaret e
pjeses veriore te Mitrovices te mos i shesin
pronat dhe shtepite e tyre, por te blejne me
teper, te kete projekte konkrete ne kete drejtim,
projekte te cilat do ti inkurajojne njerezit qe
te kthehen ne trojet e veta per te vazhduar
jeten e re ne Kosoven e pavarur. Nuk do te vjen
ne shprehje asnjehere ndarja e qytetit te
Mitrovices, veriu eshte pjese e Kosoves,
integriteti territorial i vendit respektohet dhe
garantohet edhe prej parimeve te Grupit te
Kontaktit, qe nuk do te kete ndarje te Kosoves,
nuk do te kete ndryshim te kufijve dhe nuk do te
kete bashkim me ndonje vend tjeter.
Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves
eshte pergjigjur edhe ne pyetjet qe kishin te
bejne me mundesine e venies se vetos nga ana e
Rusise dhe Kines per rezoluten e re per Kosoven.
Une dua te besoj qe nuk do te ndodh ndonje
pretendim per te vene veto ne rast te nxjerrjes
se rezolutes se re per Kosoven, por mund te them
se jemi duke shkuar te drejtim te nje procesi te
sigurt se rezoluta do te nxirret, do te kemi
pajtueshmeri nga te dy vendet qe u potencuan,
por ne çdo rrethane do te kemi njohjen e Kosoves
se pavarur, brenda shume pak javeve.
Rezoluta e Keshillit te Sigurimit te OKB-se do
te nxirret shume shpejte, pas rezolutes Kuvendi
i Kosoves do ta nxjerr Kushtetuten e shtetit te
pavarur dhe sovran te Kosoves, do te kemi edhe
ceremonite e zyrtarizimit te pavaresise. Ne ne
menyre dinjitoze kemi zhvilluar luften per liri,
ne menyre dinjitoze kemi kaluar kete tranzicion
demokratik, dhe ne menyre dinjitoze, te
pergatitur dhe unike po e presim edhe diten e
zyrtarizimit te Kosoves se pavarur tha
kryetari Thaçi.
Kreu i PDK-se eshte pergjigjur edhe ne
interesimet rreth e degjuesve rreth rolit te
Maqedonise dhe te vendeve te rajonit ne raport
me te ardhmen e Kosoves
Angazhimi i Maqedonise dhe te gjitha vendeve
fqinje, me perjashtim te Serbise ka qene korrekt,
konstruktiv dhe mbeshtetes per zgjidhjen e
statusit politik te Kosoves. Edhe Maqedonia,
edhe Shqiperia, edhe Mali i Zi, por edhe vendet
tjera ne rajon nga ish-Jugosllavia, kane dale ne
perkrahje te propozimit te presidentit Ahtisari,
qe do te thote qe kemi nje opinion te fuqishem
ne favor te pavaresise se Kosoves.
Lideri i PDK-se ka riafirmuar qendrimin e tij
dhe te PDK-se per unitetin dhe pergjegjesine
qytetare dhe politike ne momentin aktual.
Kosova eshte unike, eshte e pergatitur, ka
treguar pergjegjesi te larte, edhe Kuvendi i
Kosoves ka marre pergjegjesite qe i takojne, e
ka pershendetur propozimin e presidentit
Ahtisari, prezencen civile nderkombetare dhe ate
ushtarake te NATO-s, dhe ka deklaruar marrjen e
pergjegjesive per implementimin e propozimit te
presidentit Ahtisari.
Nuk pres mrekulli diten e pare te pavaresise,
por pres sjellje te pergjegjshme, marrje te
pergjegjesive te reja, ne perputhshmeri me
realitetet e krijuara dhe duhet te fokusohemi te
gjithe qe te kemi fillim te suksesshem. I gjithe
opinioni nderkombetar eshte i orientuar se çka
po ndodh ne Kosove ne ditet e para te pavaresise.
Keto dite dhe ditet e ardhshme duhet ti kalojme
ne menyre te qete, paqesore, ne menyre qe nga
pavaresia e Kosoves te mos ndihet keq asnje
komunitet ne Kosove, sepse pavaresia e Kosoves
duhet te jete ne interes te te gjithe qytetareve
te Kosoves. Une besoj se do te jemi shume
dinjitoze, shume te pergjegjshem, si politike
dhe si qytetare te Kosoves tha mes tjerash
kryetari i PDK-se.
Ne intervisten dhene BBC-se, kryetari Thaçi
ka folur edhe per simbolet e ardhshme te Kosoves.
Simbolet e shtetit te Kosoves nuk jane çeshtje
te nje partie, te nje individi, te nje disponimi
te nje grupi te caktuar te njerezve, por jane
perkushtime dhe vlera identifikuese per vendin
dhe per te gjithe qytetaret e Kosoves. Ne kete
drejtim kam besim se edhe Kuvendi i Kosoves,
politika kosovare dhe qytetaret e Kosoves do te
jene unike ne rastin e nxjerrjes se flamurit,
stemes dhe himnit, ne menyre qe te kemi simbole
unifikuese dhe identifikuese per qytetaret e
Kosoves, qe do ti respektojme dhe te ndihemi
krenare dhe dinjitoze me simbolet e ardhshme
shteterore te Kosoves.
Duke u pergjigjur ne interesimin e degjuesve
te Radios BBC te Londres, lidhur me mundesine e
rirreshtimeve politike ne Kosove, kryetari Thaçi
theksoi:
Sot per askend nuk duhet te kete ambicie per
pushtet, duhet te kete perkushtim per ndertimin
e shtetit, pastaj hapen perspektiva te reja te
konkurrences se vlerave demokratike. Opozita
kosovare ka sakrifikuar shume gjate kesaj
periudhe, duke ruajtur dhe kultivuar unitetin
shtetformues ne Kosove. Ne kemi ofruar
perkushtimin tone te bashkepunimit, te
bashkepergjegjesive. Ka qene nje afrim i
ndersjelle, i cili eshte reflektuar ne tere
skenen politike kosovare. Tere perkushtimi im
eshte ruajtja e unitetit politik, investimi per
ndertimin e institucioneve stabile dhe efektive,
sepse para se gjithash kemi nevoje per
institucione te cilat jane te gatshme ti marrin
pergjegjesite dhe te mos kemi fillim te
ndertimit te shtetit te deshtuar, por fillimin e
ndertimit te nje shteti efektiv. Qellimi dhe
perkushtimi im dhe i Partise Demokratike te
Kosoves, si forca kryesore politike ne Kosove
eshte ruajtja dhe kultivimi i kohezionit politik
shtetndertues.
Ish-udheheqesi politik i Ushtrise Çlirimtare
te Kosoves z.Hashim Thaçi, ne emisionin e radio
BBC-se ne Londer, ka folur edhe rreth gjykimit
te ish-komandantit te Zones Operative te
Dukagjinit te UÇK-se Ramush Haradinaj ne Hage.
Ushtria Çlirimtare e Kosoves, shqiptaret e
Kosoves nuk kane kryer krime, kane zhvilluar
lufte çlirimtare dhe çdo shqiptar ne Hage,
gjendet padrejtesisht dhe natyrisht qe
perkushtimi i te gjithe neve eshte qe te lirohen
sa me shpejte qe eshte e mundur. Atje do te
deshmohet pafajesia e njerezve qe gjendet atje,
sepse UÇK ka zhvilluar lufte te drejte, lufte
çlirimtare, ka ruajtur dhe kultivuar
partneritetin me NATO-n dhe boten perendimore,
ka luftuar kunder gjenocidit te Serbise.
|