|
Ne Kosove nuk mungojne opinionet, sipas
te cilave thuhet: Beogradi dhe Podgorica mund te shkruajne
ēka te duan, por, Kosova e ka zgjedhur rrugen e vet drejt
Evropes, apo kjo eshte vetem zgjidhje e perkohshme etj. Por,
nuk eshte krejt ashtu. Ceshtja nuk eshte aq e thjeshte siē
prezentohet me aq komoditet intelektual dhe aspak
reflektim analitik e politik, sepse kjo nuk perkon me
realitetin juridik dhe perceptimin qytetar kosovar rreth
problematikes. Formulimi i lartecituar nga Karta Kushtetuese
e Unionit Serbi dhe Mali i Zi eshte duke u sponzorizuar nga
Brukseli (Bashkimi Evropian) dhe do te mbeshtetet edhe nga
Washingtoni zyrtar.
Perfshirja e Kosoves e (Metohise)
ne kete Union, jo jetegjate dhe te paperspektive,
behet pa respektuar vullnetin e qytetareve te
Kosoves. Te zgjedhureve te tij - institucioneve
te Parlamentit, Qeverise, partive politike madje
pa konsultim paraprak as me qytetaret e ketyre
dy vendeve fqinje te Kosoves (Serbise dhe Malit
te Zi).
Eshte theksuar, te gjithe duhet te jene te
barabarte para kritereve demokratike. Derisa,
kosovaret jane ne rruge te mire per realizimin e
tyre, si parakusht per zgjidhjen e statusit
perfundimtar, ne anen tjeter, Beogradi vazhdon
te jete mosrespektuesi me i madh i standardeve
demokratike ne rajon (Kujto vetem aferen e
fresket, por te rrezikshme te bashkpunimit rreth
armatimit te Beogradit zyrtar me Irakun).
Duke mos harruar se Beogradi vazhdon tju
shkele te drejtat e njeriut minoritareve,
legjislacioni pothuaj ende eshte i kohes se
sistemit monist, nuk ka bashkepunim parimor me
Tribunalin e Hages, nga pushteti(tet) vazhdon
instrumentalizimi i mediave, mosrespektimi i
rregullave te ekonomise se tregut. Ushtria,
policia dhe sherbimet inteligjenteserbe
udhehiqen prej ish-strukturave qe nxiten dhe
udhehoqen luftrat ne Slloveni, Kroaci,
Bosnje-Hercegovine dhe Kosove, i gjithe ky
potencial kadrovik dhe tekniko - ushtarak eshte
jashte kontrollit civil me orjentim demokratik.
Sa po respektohen vendet ne procesin e
integrimeve ne strukturat perendimore, sipas
implementimit te reformave demokratike? Duhet
theksuar, me rastin e Kosoves po ndodhe e
kunderta. Prishtina eshte duke i realizuar me
vendosmeri (megjithe kufizimet politike,
legjislative dhe juridike) reformat demokratike
per te miren e vendit, shoqerise, rajonit ne
pergjithesi dhe integrimit ne strukturat e
Brukselit. Ndersa, Beogradi vazhdon te injoroje
dhe shkele mbi reformat. Per befasi, qendra te
ndryshme te politikes nderkombetare vazhdojne ne
njeren ane ti zbusin (disiplinojne) kosovaret
ne reagimet e tyre rreth statusit, por, ne anen
tjeter bejne trysni ndaj Beogradit dhe
Podgorices per perfundimin sa me te shpejte te
marreveshjes per Unionin (Serbi dhe Mali i zi)
gjithenje sipas formules, pjese e se ciles do te
jete edhe Kosova.
Per ēudi Kosoves i thuhet se pari standardet,
e pastaj statusi, ndersa Beogradit se pari te
arrihet marreveshja (statusi) e pastaj
standardet. Kosova dhe qytetaret e saj kane
percaktim dhe punojne per reforma, e jo per
ndonje rilidhje te re me Beogradin.
Bashkesia nderkombetare njohu statuset politike
para standardeve demokratike per Sllovenine,
Kroacine, Bosnje dhe Hercegovinen, Maqedonine,
Sllovakin etj. Kosovaret nuk iu friksohen dhe
nuk pretendojne ti shmangen realizimit te
standardeve, por, ne rastin (perjashtim) te
Kosoves; kerkohet te mos kete kritere te
dyfishta rreth standardeve dhe statusit.
-Prishtinen dhe Beogradin nuk i ndajne dhe as
nuk i bashkojne standardet, por statusi.
Kosova dhunshem ishte bere pjese e Serbise
(1912), mbretrise Serbo-Kroate-Sllovene (1918),
Jugosllavise (AVNOJ-it-1945). Serbia
jovullnetshem u largua (qershor-1999).
Sot, ne kohe te tranzicionit demokratik-Kosova
juridikisht po njihet si pjese e Serbise me
vendim politk, duke mos respektuar parimet dhe
procedurat demokratike te vendimmarrjeve. E kam
potencuar, vullneti i qytetareve nuk mund te
ndrydhet me dekrete apo deklarata politike.
Mini-federates per bashkepunim Rusi-Bjellorusi
dhe Ukraine, gjate luftes ne Kosove, iu shtua
edhe lidhja direkte e Serbise. Beogradi ende nuk
e ka shfuqizuar kete marreveshje. Pse Kosova te
jete pjese e kesaj lidhje antiperendimore?! Kjo
eshte fyerje, por, sikur ka edhe konotacione
ndeshkuese (diciplinuese) per qytetaret me
orientim te vullnetshem perendimor te Kosoves.
Sipas kesaj Karte Kushtetuese Unioni, do te
mbeshtetet ne parimet e barazise se dy shteteve
anetare (Serbi dhe Mal i zi- ne vazhdim SM),
territori do te perbehet nga shtetet perkatese
SM, ato do te kene treg te perbashket. Unioni do
ti kete simbolet flamurin, himnin dhe stemen,
qendren administrative. Kuvendi dhe Keshilli i
ministrave do te jete me seli ne Beograd,
shtetasi i shtetit eshte anetar shtetas i SM,
Unioni lidhe dhe vendos marredhenie
nderkombetare me shtetet tjera, SM vendos per
ceshtje ushtarake dhe te mbrojtjes, kane nje
Ushtri etj etj.
Dihet se per cfare barazie mund te flitet per
qytetaret e Kosoves, sipas parimit te barazise
se dy shteteve. Padrejtesisht per territorin e
Kosoves flitet si pjese e nje shteti te ketij
unioni. Kosova mund dhe do te kete bashkepunim
tregtar me Beogradin dhe Podgoricen, por do te
jete e papranueshme qe ekonomia e Prishtines te
udhehiqet nga Beogradi.
Kosova eshte duke e ndertuar identitetin
shteteror do te kete himinin, flamurin dhe
stemen e vet, eshte e paimagjinueshme qe nga
qytetari i Kosoves te kerkohet te kendohet
perseriHej Slloveni
, apo ndonje hej tjeter,
siē eshte e jashte ēdo logjike qe ndokush nga
Kosova te kerkoje nga qytetari kosovar me
perkatesi serbe te kendoje propozim himinin Kur
ka ra kushtrimi ne Kosove.
Qytetari i Kosoves do te kete shtetsine e
kosovarit, e asesi shtetesi hibrdizuese SM.
Kosova po bene hapat e pare ne drejtim te
vendosjes se lidhjeve nderkombetare, veshtire
mund te gjesh qytetar shqiptar dhe i perkatesive
minoritare joshqiptare qe do te emerohej
ambassador i unionit Serbi-Mal i Zi. Vendi ka
strukturen e vet te mbrojtses e cila funksionon
sipas marreveshjes me nderkombetaret, nuk eshte
fare gjykim real nese nga i riu kosovar kerkohet
te veshe uniformen dhe sherbej politikes se
shtetit serb dhe malazez.
eshte larg ēdo realiteti te pritet, se
qytetaret kosovare (shqiptare dhe minoritare jo
serb) te marrin pjese ne votim per te zgjedhur
deputetet per ne Parlamentin Serbo-Malalzez. Te
kene Parlament dhe qeveri te perbashket,
Kushtetute, ushtri, polici, adminstrate, buxhet,
etj. etj.
-Prishtina, Podgorica dhe Beogradi mund ti
kene deputetet e vet ne Parlamentin Evropian,
por asesi ne nje asamble me seli ne Beograd.
Ne Beograd sot, me teper ka mbeshtetes te
pavarsise se Kosoves, sesa ne Prishtine
mbeshtetes te ndonje rilidhje me Serbine.
Qe te ndodhe stabiliteti dhe ngadhnjimi i
vlerave demokratike duhet te Pavarsohet Kosova,
Mali i Zi dhe Serbia. Te ndara vec e vec, dhe te
ndhodhe njohja reciproke, por, te orejentuara
kah perendimi, kjo zgjidhje do te jete me
efektive per rajonin, per hyrje ne BE e pse jo
edhe ne NATO.
Kosova po kalon fazen e pare te pavarsise dhe
demokratizimit. Ideja per liri te plote te
Kosoves nuk eshte ide vetem shqiptare, por
projekt i botes demokratike, te cilin po e
implementojme bashkerisht.
Bota perendimore duhet te respektoje solucionet
e dretja e jo projekte te pasigurta.Unioni Serbi
dhe Mal i Zi mund te formohet, por, funksionimi
do te jete i ēthurshem ndersa ne Kosove i
deshtuar.
-Koncepti politik ne Ballkan duhet te
deballkanizohet. Jane anarkonike sintagmat:
politike, drejtesi, siguri, parlament ballkanik
etj. Kosova eshte pjese e botes oksidentale,
gjeografikisht ndodhet ne Ballkan, por, ne
aspektin politik dhe kulturor, eshte e orientuar
kah bota perendomore. Edhe shtetet balltike jane
gjeogrfikisht me afer Rusise, por ato u
pavresuan, arriten stad solid te demokratizimit
dhe me sukses u integruan ne strukturat
veriatlantike.
-Per luften qe ndodhi (bombardimet 1999), ndaj
Serbise, Perendimi nuk i ka borxh Beogradit.
-Kosova duhet te pavaresohet dhe westernizohet
(perendimizohet e jo te ndodhe
Serbo-ballkanizimi i saj).
|