10.01.2008
Me nje ceremoni solemne, me nderimet ushtarake te Togut
ceremonial te TMK-se, i cili ishte rreshtuar per te nderuar
kryeministrin ne ardhje, u be sot pranim- dorezimi i detyres
se Kryeministrit te Kosoves, nga Agim Çeku te kryeministri i
ri z.Hashim Thaçi.
Une e marre sot kete pergjegjesi te re me vullnetin me te
madh, me vizionin e qarte per nje te ardhme me te mire per
vendin dhe gjithe qytetaret theksoi kryeministri Thaçi.
Nga ana e tij, kryeministri i deritanishem Agim Çeku shtoi
se ka vleresim pozitiv per perberjen e kabinetit te ri
qeveritar tw drejtuar nga kryeministri Thaçi, duke e
cilesuar premtues.
Nje pritje solemne ishte organizuar nga kryeministri ne
largim Agim Çeku per pasuesin e tij Hashim Thaçi. Para
hyrjes ne ndertesen e Qeverise, Agim Çeku, bashke me
zevendesin e tij te deritashem Lutfi Haziri, kane pritur
Hashim Thaçin bashke me dy zevendesit e tij, Hajredin Kuçi
dhe Rame Manaj, ku te gjithe bashke i kane bere nderime
Togut ceremonial te TMK-se, i cili ishte rreshtuar per te
nderuar kryeministrin ne ardhje.
Kryeministri Hashim Thaçi mori detyren e shefit te
qeverise se Kosoves nga kryeministri i deritashem,
Agim Çeku
Kryeministri Thaçi ka shprehur respekt per punen e
Çekut ne sherbim te vendit.
Une e marre sot kete pergjegjesi te re me
vullnetin me te madh, me vizionin e qarte per nje
te ardhme me te mire per vendin dhe gjithe
qytetaret. Ne Kosoves do te kete kontinuitet te
perkushtimeve qeverisese ne çdo projekt te mire qe
ka pasur kryeministri Çeku, ka thene kryeministri
Thaçi.
Kryeministri Thaçi gjithashtu tha se do te
kultivohet fryma e unitetit dhe angazhimet e
perbashketa qe Kosova te behet shtet i pavarur. Ai
riperseriti deklarimin e mehershem te tij se
Prishtina, Uashingtoni dhe Brukseli e dine daten e
pavaresise, por perseri nuk e tha se cila eshte
data.
Nga ana e tij, ish-kryeministri Çeku, mes tjerash
theksoi se tashme ne Kosoves eshte ndertuar nje
demokraci funksionale tha Agim Çeku ne konferencen
e perbashket me gazetaret, pasi qe kishte bere
zyrtarisht dorezimin e detyres. Ai ka uruar
kryeministrin e ri qe te permbushe zotimet e bera
duke u shprehur i bindur se po dorezon mandatin
pasi ka bere gjithe ato pune te mira qe ka qene e
mundshme te kryhen nga Qeveria qe ka drejtuar.
Kosova eshte bere gati per pavaresi dhe ne
situate te tille po e dorezojme Kosoven
kryeministrit te ri, Qeverise se re qe besoj se
keta do te jene gjithashtu te suksesshem. Jemi te
vetedijshem te gjithe besoj edhe kryeministri
eshte i vetedijshem se na presin sfida te medha,
ka thene Çeku.
Çeku shtoi se ka vleresim pozitiv per perberjen e
kabinetit te ri qeveritar duke e cilesuar premtues.
Kjo
eshte web faqja zyrtare e fancave te
Hashim Thaqit ne Diaspore. Ketu mund te gjeni te
gjitha informacionet aktuale lidhur me aktivitetet e liderit
dhe udheheqesit te Partise Demokratike te Kosoves. Web faqja
jone do te jete e lidhur edhe me nyjet e web faqes zyrtare
te PDK-se ne Vendlindje. Aty ju do te njiheni me
informacione me te reja me interes per qytatret shqiptare Kliko
per me teper!