|
Une ndjehem krenar
qe po e mbaje kete fjalim ne Institututin
Amerikan per Paqe - sepse, besoj qe propozimet e
mija do t’i ndihmojne dhe kontribuojne paqes dhe
stabilitetit ne rajonin ende te brishte te
Ballkanit.
Para se te paraqes vizionin tim ne dhjete pika
per per Kosoven e pavarur, do te doja t’i them
disa fjale.
Qe nga viti 1999 statusi i Kosoves ka qene i
paqarte. Beogradi nuk ka juridiksion mbi ne.
Kosova ka institucionet e zgjedhura ne menyre
demokratike, por megjithkete, asnje ligj nuk
mund te hyje ne fuqi pa miratimin e Misionit te
Kombeve te Bashkuara ne Kosove.
Ne jemi nje vend ne te cilin kosovaret e
zgjedhur ne menyre demokratike nuk e kane
pushtetin real, por ky pushtet qendron ne duart
e nderkombetareve te pazgjedhur nga vota, por te
emeruar. Per me teper, nderkombetaret na mbajne
neve pergjegjes, ndonese pushtetin real e mbajne
ata. Kosova ka institucionin e Kryetarit dhe ate
te Kryeministrit, por megjithate, asnjeri prej
tyre nuk mund te flas, apo, per me teper, as te
marre pjese ne mbledhjet e OKB-se, kur debatohet
per Kosoven.
Jam plotesisht i vetedijshem se shqiptaret e
Kosoves i kane borxh te madh Perendimit, NATO-s,
e sidomos SHBA-ve. Po te mos ishte rezistenca
kosovare, e pasuar nga nderhyrja ushtarake e
Perendimit, nuk do te kishte nje Kosove ne te
cilen shumcia e popullsise do te ndieheshin te
sigurt. Ne do te ishim te spastruar etnikisht. E
keqja do te ngadhenjente mbi te miren. Por,
Perendimi reagoi.
Pa SHBA-ne, Kosova sot do te ekzistonte vetem
ne zemrat e Diaspores. Per kete, ne kemi qene,
dhe do t’u jemi gjithnje mirenjohes. Siç do te
mund te kete verejtur secili vizitor amerikan ne
Kosove, ne nuk do ta harrojme kurre ate qe ju
bete per ne. Por, eshte e ardhmja jone, ajo per
te cilen dua ta bisedoj sot me ju.
Vitin e ardhshem do te duhej te filloje
zgjidhja e çeshtjes se statusit final te Kosoves.
Nderkombetaret duan qe te negociojne nje
marreveshje ne mes te Prishtines dhe Beogradit.
Ne e duam vendin tone, me kufijte ekzistues.
Nuk besoj qe deshira e Beogradit per nje Kosove
autonome eshte po aq e fuqishme sa vullneti dhe
e drejta e qytetareve tane per nje Kosove te
pavarur. Te drejten per per vetevendosje nuk e
kemi shpikur ne.
Gjithashu jam i vetedijshem se ekziston nje
dallim mes gjenerateve ne Serbi. Shume te rinj
jane te gatshem te pranojne ndarjen e Kosoves
nga Serbia. Por, asnje politikan ne Beograd nuk
do te perkrahe publikisht pavaresine e Kosoves.
Zoran Gjingjigj, kryeministri i vrare i Serbise,
pat deklaruar se nuk deshiron te hyje ne histori
si njeriu qe hoqi dore nga Kosova.
Une i kuptoj dilemat e tyre. Por, ne nuk duhet
te lejome qe paralizimi i Serbise ta mbaje
Kosoven ne pranga dhe ne paqartesi. Ne nuk jemi
me pjese e Serbise, pavaresisht se çka thuhet ne
dokumente teknike.
Qe nga viti 1999, qyetari yne filloi per here
te pare ta perjetoje se çka do te thote te
jetosh pa shtypje dhe pa frike policore.
Qytetaret tane me nuk kane frike te trokasin ne
dyert e stacioneve te policise. Te kujtojme:
para vitit 1999, ata qe do te ktheheshin, do te
vinin te pergjakur e te keqtrajtuar.
Me gjithe perparimin qe eshte bere, Kosova nuk
eshte parajse; shkalla e papunesise eshte shume
e larte; shume qytetare jetojne ne varferi te
skajshme; shume familje jane te varura
finaciarisht nga ndihma e te afermve te tyre qe
jetojne ne diaspore. Por, me rendesi eshte se me
ne fund po e ndiejme se kemi nje vend qe eshte
yni.
Nuk do te lejojme kthim prapa, skenat me
ushtare e police ne rruge duke terrorizuar
qytetare nuk do te perseriten kurre me.
Ju te gjithe e kuptoni rrugen e gjate qe kemi
bere qe nga viti 1999. Qe atehere, Kosova ka
perjetuar shume ndryshime pozitive. Ajo ka
sistemin ligjor, Parlamentin etj. Jemi duke
zhvilluar sistemin tone te edukimit dhe
shendetesise. Tani qytetaret e Kosoves paguajne
taksat e tyre per Kosoven, jo per Serbine.
Nuk jemi province e ndonje vendi tjeter. As nuk
veprojme si e tille. Nuk ka me kthim mbrapa.
Ndonjehere rastise te degjojme se percaktimi
yne per pavaresi na qenka kercenim per rajonin.
Une absolutisht nuk pajtohem me kete qendrim.
Une theksoj se pavaresia e Kosoves eshte qeles
per stabilitet ne Ballkan.
Perderisa statusi i Kosoves te jete i
pazgjidhur, nuk mund te kete qartesi. Vetem
qartesia mund te sjelle stabilitet ne rajonin
tone. Qartesia do t’i ndihmoje forcat
demokratike ne Serbi, ne Mal te Zi, ne Maqedoni.
Por mbi te gjitha, pa qartesim te statusit
final, Kosova mund te beje fare pak progres.
Nje veshtersi tjeter me te cilen ballafaqohemi
eshte fakti se serbet e Kosoves, per zgjidhjen e
problemeve te tyre, nuk kerkojne pergjigje nga
Prishtina, por nga Beogradi. Partite serbe ne
Parlamentin e Kosoves udhehiqen nga Beogradi.
Ata nuk mund te vendosin per te ardhmen e tyre
ne menyre te drjete, sepse ende ushqejne
shpresen se nje dite gjithçka do te jete si me
pare, kur pakica sundonte shumicen.
Ne te njejten kohe, ka edhe shqiptare te
pakenaqur ne Maqedoni, Presheve dhe tani, si
duket, edhe ne Maqedoni. Perderisa nuk ka
qartesi, ata do te vazhdojne te propagojne per
ndryshimin e kufijeve ne favor te tyre.
Ata duhet ta kuptojne se Mali i Zi, Maqedonia
dhe Serbia kane kufij qe nuk do te nderrohen ,
ashtu siç nuk do te nderrohen kufijte e Kosoves.
Per hire te paqes dhe sigurise ne rajon, nuk
duhet te kete kompromise me çeshtjen e kufijve
dhe nuk duhet te lejohet copetimi i Kosoves.
Nese OKB-ja do te vendoste ne favor te copetimit
te Kosoves, atehere ne çdo vend te Ballkanit do
te zgjoheshin interesat nacionaliste dhe
apetitet territoriale, dhe secili prej tyre do
te kerkonte qe te rifilloje edhe nje here
shqyrtimi i çeshtjes se tyre kombetare.
Gaboheni nese mendoni se ne mesin e tyre do te
jene vetem shqiptaret e Serbise Jugore dhe te
Maqedonise - ne nje rast te tille do te duhej te
ballafaqoheshim me serbet ne Republikes Serbe,
madje madje edhe Sllovenet do te kerkonin nga
Kroacia me shume territor ne bregdet. Çdo
kontest territorial ne Ballakn do te hapej
serish.
Andaj duhet te merret vendim per stautsin final
te Kosoves, e ky vendim duhet te jete vetem
pavaresia e Kosoves. Dhe per hire te vendit tone
dhe te rajonit, ky vendim do te duhet te merret
shpejt, ne menyre qe te gjithe ne te perfitojme
nga qartesia dhe stabiliteti.
Ne nje artikull te botuar ne Washtington Post
me 7 Mars 2000, Sekretari i Pergjithshem i OKB-se,
Koffi Annan, pati shprehur brengen e tij se
UNMIK-u po vepronte “pezull”, per shkak se
statusi politik i Kosoves nuk eshte definuar
qarte. Dhe ja tani 4 vjet pas asaj deklarate
vazhdojme te jemi ne amulli.
Per hire te paqes dhe sigurise, statusi politik
i Kosoves nuk duhet te vazhdoje te mbetet ne
amulli dhe i paqarte. Me heret thash se vizioni
im eshte per nje Kosove - shtet shumeetnik.
Dhe une e kam me gjithe mend. Siç mund ta dini
shume prej jush, veren e kaluar kam inicuar nje
leter, permes se ciles, te gjithe lideret
shqiptare te Kosoves se bashku me pakicat jo
serbe, u bejne ftese te gjithe refugjateve nga
Kosova qe te kthehen ne vendlindjen e tyre.
Une e di se nuk mund te jemi shtet serioz dhe i
se drejtes, nese nga te qenet te shtypur prej
serbeve, shnderrohemi ne shtypes te tyre.
Siç do te shihni ne Dhjete Pikat e mia, Kosova
do te jete vend shumeetnik ne te gjitha nivelet.
E garantuar me Kushtetuten tone, e cila do te
shkruhet, do te jete e drejta e te gjithe
qytetareve te Kosoves qe te jetojne ne paqe, te
jene te gjendje te levizin lirshem ne tere
territorin e Kosoves, ta perdorin fene e tyre
dhe te flasin gjuhen e tyre.
Ne fakt, eshte endrra ime qe Kosova nje dite te
mburret me shumellojshmerine etnike, ashtu siç
mburret Amerika. Dhe qe secili prej nesh te
pranoje kontributin e njeri-tjetrit ne historine
dhe kulturen kosovare dhe evropiane.
Hapi i pare pozitiv drejt nje te ardhme me te
mire per Kosoven u be 5 vjet me pare. Qe atehere
ne kemi ecur shume hapa perpara. Permbushja e
suksesshme e standardeve do te na mundesoje te
ecim edhe me tutje. |