AlbaNur ka arrit te kontaktoj liderin e PDK-se permes internetit dhe te marr intervisten e pare ekskluzive ne kete menyre.

 

Ne kete interviste kryetari Hashim Thaci flet per internetin, ku nje pjese te konsiderueshme te informatave edhe ai vet i siguron permes internetit, per konceptin e ri te komunikimit te partise se tij me qytetaret e Kosoves, per rinine e pakenaqur kosovare, per bisedimet rreth statusit te Kosoves, per 17 muajt e qeverisjes se keqe te koalicionit qeveritar ne Kosove dhe allternativa e tij per te shpetuar shoqerine kosovare nga kolapsi...

 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

 
 
"RINIA E KOSOVES KA ARSYE TE JETE E PAKENAQUR..."
 

Ne fillim, ne emer te stafit te AlbaNurit, ju pershendesim, zoteri Kryetar. Dhe kemi nderin qe pranuat permes internetit te ndani kohen per t’u pergjigjur ne pyetjet tona:

AlbaNur: Ju me presidentin e ndjere Rugova per disa vjet radhazi keni qene politikanet me te kerkuar nga vizitoret e internetit ne disa motore kerkues siç jane Google, Yahoo, MSN, etj. Kurse tani diferenca e juaj me politikanet tjere eshte shume me e madhe. Jeni ne dijeni per kete dhe na tregoni sa ju premton koha qe te vizitoni edhe ju internetin?

Hashim Thaçi: Interneti sot eshte nje nder burimet me te fuqishme dhe me te shpejta te informimit. Interneti i ka shfuqizuar distancat gjeografike dhe kohore ne te gjithe pjeset e botes. Ai eshte simbol i zhvillimeve bashkekohore. Nje pjese te konsiderueshme te informatave per te cilat jam i interesuar i siguroj permes internetit. Per kete arsye edhe perkunder angazhimeve te medha gjej gjithmone kohe per te.

AlbaNur: Koheve te fundit departamenti i juaj i informimit ka bere nje pune te mrekullueshme me leshuarjen ne rrjet te faqes zyrtare te PDK-se, ku shume shqiptare ne diaspore dhe gjetiu tani informacionin rreth aktiviteteve te partise suaj e marrin permes internetit. Mendoni se kjo do te vazhdoje keshtu edhe ne te ardhmen dhe informacionet nuk do te mungojne ne keto momente kyçe per statusin e Kosoves?

Hashim Thaçi: eshte nje pune e mire, e cila natyrisht qe do te vazhdoj. Ne sot po jetojme trendet e shoqerive te informatizuara. Interneti eshte shembulli me i shquar i ketyre trendeve.

AlbaNur: Nje kohe te gjate fancat e AlbaNurit kane pasur nje prezentim tuajin ne internet dhe ne motoret kerkues linket e AlbaNurit jane te parat. Kurse tani faqja e jone u mundeson vizitoreve shqiptare te lidhen edhe me faqen e partise suaj. Mendoni se kemi kaluar kufijte dhe jemi perzier shume ne punet e partise suaj?

Hashim Thaçi: Nuk do te thoja keshtu. Koncepti i Partise Demokratike te Kosoves eshte koncepti i shoqerise se hapur, nje koncept qe per dite e me shume po kuptohet nga qytetaret si koncepti politik me realist dhe me bindes per te tashmen dhe perspektiven e tyre.

AlbaNur: Pasi partia e juaj eshte e hapur per te gjithe qytetaret dhe ju jeni teper modest ne pergjigjen e juaj, fancat e juaj ne diaspore bashke me stafin e AlbaNurit kane vendosur qe ju te keni edhe domainin e juaj www.hashimthaci.com Ne valen e ketyre aktiviteteve, a mund te presim nje dite qe kryetari i PDK-se, zoti Hashim Thaçi, te komunikoje me qytetaret shqiptar edhe permes internetit?

Hashim Thaçi: Komunikimi i vazhdueshem dhe i drejtperdrejte me qytetaret eshte pjese e rendesishme e konceptit tim politik. Une perfaqesoj interesat e qytetareve te Kosoves prandaj çdo forme e komunikimit qe na ndihmon te ecim perpara duhet vleresuar.

AlbaNur: Te kalojme pak ne politike. Jemi ne kohen e bisedimeve per statusin e Kosoves, a mendoni se ekipi negociator i Kosoves paraqet forcen reale te spektrit politik kosovar ne keto bisedime, veçanerisht kur dihet se pas vdekjes se Rugoves, LDK nuk eshte me ajo qe ishte me pare, ne njeren ane dhe ne anen tjeter, pakenaqesia e shqiptareve te rinj te Kosoves po perfundon ne organizime te levizjeve te reja politike?

Hashim Thaçi: Rinia e Kosoves ka arsye te jete e pakenaqur, sepse ka shume probleme te medha qe e rendojne jeten dhe perspektiven e saj. Sidomos ne 17 muajt e fundit vendi eshte duke perjetuar nje qeverisje shume te keqe nga koalicioni aktual, qeverisje e cila po e thellon krizen dhe po prodhon zhgenjim ne mesin e qytetareve. Ne si Parti Demokratike e Kosoves ne vazhdimesi kemi ngritur zerin kunder ketij kursi negativ dhe kemi kerkuar ndryshime substanciale, te cilat i kerkojne edhe vete qytetaret e Kosoves. FATKEQeSISHT KA NDODHUR E KUNDeRTA. UNe BESOJ SE BRENDA SPEKTRIT POLITIK KA VULLNET DHE POTENCIAL PeR Te NXITUR NDRYSHIME POZITIVE Qe I DUHEN VENDIT DHE PERSPEKTIVeS Se QYTETAReVE. SA i perket statusit Kosova eshte ne vitin vendimtare per zgjidhjen e statusit final qe do te jete nje status ne perputhje me vullnetin e qytetareve per shtet te pavarur dhe sovran. Kjo eshte korniza dhe mandati i ekipit negociatore, por çdo vendim qe merret duhet ti kalohet instances me te larte ne vend- Kuvendit te Kosoves.


AlbaNur: Disa intelektuale dhe politikane kane sugjeruar permes deklaratave te tyre ne mjetet e informimit se ekipi negociator Kosovar ne keto bisedime Kosoves duhet t’ia lene rrugen hapur per integrime tjera rajonale ne proceset e ardhshme politike qe mund te ndodhin ne Kosove. A ka ndonje qendrim ne lidhje me kete nga ana e ekipit negociator Kosovar?

Hashim Thaçi: Rruga nga po ecim eshte shume e qarte. Procesi i ndertimit te shtetit te pavarur dhe sovran eshte proces i pakthyeshem. Ideja e jugosllavizmit dhe modifikimet e saj perfundimisht kane vdekur. Kosova si shtet i pavarur dhe sovran pas konsolidimit ka vetem nje rruge te integrimit : ate ne strukturat politike dhe ushtarake te botes demokratike, pra ne Bashkimin Evropian dhe ne Nato. Ky eshte vizioni i qytetareve te Kosoves. I gjithe angazhimi im eshte ne funksion te ketij vizioni.

AlbaNur: z.Thaçi per gazeten Lajm keni deklaruar se qeveria e Kosoves eshte e zhytur ne korrupsion, udhehiqet nga parapolitika, krijon kriza artificiale, etj. A mendoni se parapoltika, nese nuk ndalet sot, do te jete pjese e lojes edhe ne te ardhmen, keshtu qe shqiptaret edhe ne shtetin e Kosoves te mos kene mundesine t’i shfrytezojne vlerat e verteta demokratike?

Hashim Thaçi: E thash me heret: Vendi eshte duke perjetuar nje keqqeverisje sistematike. Qeveria aktuale ka perkeqesuar gjendjen ne te gjitha segmentet e qeverisjes. Korrupsioni fragmentare ka marre permasat e korrupsionit strukturore qe eshte e barabarte me krimin e organizuar. Kjo qeveri i ka permbysur raportet. Aty ku eshte dashur te kete renie ka ngritje, e aty ku eshte dashur te kete ngritje ka renie. Me kete dua te them se aty ku eshte dashur te kete renie te korrupsionit ka ngritje te tij, aty ku eshte dashur te kete ngritje te nivelit te standardit jetesore te qytetareve te vendit ka renie te ketij standardi. Ne vend se te kemi ngritje te buxhetit kemi renie te tij. Ne vend se te kemi zhvillim, kemi me pak shkolla, me pak çerdhe, me pak rruge te rregulluara, thjeshte me pak investime publike.

AlbaNur: Kur ju akuzoni ndryshimet kozmetike ne qeverine e Kosoves, kemi verejtur se alternativa e juaj eshte oferta per nje qeveri teknike qe do te forconte edhe ekipin negociator, a mendoni qe ne kete qeveri teknike duhet te perfshihen edhe ata qe sot nuk prezantohen ne Parlamentin e Kosoves, por nga ana tjeter paraqesin force me te madhe se partia e Veton Surroit?

Hashim Thaçi: Qeveria teknike per momentin eshte nje alternative per te shpetuar vendin nga kolapsi drejt te cilit po e qon qeveria aktuale. Kjo qeveri do duhej te kishte nje baze te fuqishme politike dhe konsensuale. Qytetaret e Kosoves meritojne nje qeverisje ndryshe.


AlbaNur: Ne e kemi tradite ne pyetjen tone te parafundit te pyesim politikanet per parashikime: Ku dhe si e sheh kryetari Hashim Thaçi veten dhe Kosoven ne vitin 2016?

Hashim Thaçi: Si nje pjese dinjitoze e familjes se madhe te demokracive evropiane.

AlbaNur: Pyetja e fundit, cili eshte mesazhi i juaj per vizitoret e web faqes shqiptare Albanur.Net?

Hashim Thaçi: Te punojme te gjithe per nje zhvillim te shpejte ekonomik, politik, arsimore e kulturore. Nuk kemi kohe per te humbur. E kemi te gjitha shanset qe te kapim ritmin modern te zhvillimit.

Zoteri Kryetar, vertet kjo menyre e intervistimit permes internetit ishte produktive. Ne ju falenderojme per kohen dhe ju deshirojme suksese dhe fitore te reja me PDK-ne dhe qytatret e Kosoves.

 

NESE DONI TE KOMENTONI INTERVISTEN E LIDERIT TE PDK-SE HASHIM THAQI DHE TE POSTONI KOMENTIN E JUAJ, ATEHERE KLIKONI KETU!

 
 
HOTEL VICTORY PRISHTINA
 
 
Kryetari Hashim Thaci:

AlbaNur ka arrit te kontaktoj liderin e PDK-se permes internetit dhe te marr intervisten e pare ekskluzive ne kete menyre.  Kliko!

 
 
 
 
 
 
 

Muzika Shqip | News | Lajme Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Shitblerje Albanian Hotels | Shqiperia Online | Albanian TV | Humor Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture

HASHIM THACI LIDER I PARTISE DEMOKRATIKE TE KOSOVE

copyright by ALBANUR/ designed by tim shkupi 2004

eXTReMe Tracker