|
Ne fillim, ne emer
te stafit te AlbaNurit, ju pershendesim, zoteri
Kryetar. Dhe kemi nderin qe pranuat permes
internetit te ndani kohen per tu pergjigjur ne
pyetjet tona:
AlbaNur: Ju me presidentin e ndjere
Rugova per disa vjet radhazi keni qene
politikanet me te kerkuar nga vizitoret e
internetit ne disa motore kerkues siç jane
Google, Yahoo, MSN, etj. Kurse tani diferenca e
juaj me politikanet tjere eshte shume me e madhe.
Jeni ne dijeni per kete dhe na tregoni sa ju
premton koha qe te vizitoni edhe ju internetin?
Hashim
Thaçi: Interneti sot eshte nje
nder burimet me te fuqishme dhe me te shpejta te
informimit. Interneti i ka shfuqizuar distancat
gjeografike dhe kohore ne te gjithe pjeset e
botes. Ai eshte simbol i zhvillimeve
bashkekohore. Nje pjese te konsiderueshme te
informatave per te cilat jam i interesuar i
siguroj permes internetit. Per kete arsye edhe
perkunder angazhimeve te medha gjej gjithmone
kohe per te.
AlbaNur: Koheve te fundit departamenti i
juaj i informimit ka bere nje pune te
mrekullueshme me leshuarjen ne rrjet te faqes
zyrtare te PDK-se, ku shume shqiptare ne
diaspore dhe gjetiu tani informacionin rreth
aktiviteteve te partise suaj e marrin permes
internetit. Mendoni se kjo do te vazhdoje keshtu
edhe ne te ardhmen dhe informacionet nuk do te
mungojne ne keto momente kyçe per statusin e
Kosoves?
Hashim Thaçi: eshte nje pune e
mire, e cila natyrisht qe do te vazhdoj. Ne sot
po jetojme trendet e shoqerive te informatizuara.
Interneti eshte shembulli me i shquar i ketyre
trendeve.
AlbaNur: Nje kohe te gjate fancat e
AlbaNurit kane pasur nje prezentim tuajin ne
internet dhe ne motoret kerkues linket e
AlbaNurit jane te parat. Kurse tani faqja e jone
u mundeson vizitoreve shqiptare te lidhen edhe
me faqen e partise suaj. Mendoni se kemi kaluar
kufijte dhe jemi perzier shume ne punet e
partise suaj?
Hashim Thaçi: Nuk do te thoja
keshtu. Koncepti i Partise Demokratike te
Kosoves eshte koncepti i shoqerise se hapur, nje
koncept qe per dite e me shume po kuptohet nga
qytetaret si koncepti politik me realist dhe me
bindes per te tashmen dhe perspektiven e tyre.
AlbaNur: Pasi partia e juaj eshte e hapur
per te gjithe qytetaret dhe ju jeni teper modest
ne pergjigjen e juaj, fancat e juaj ne diaspore
bashke me stafin e AlbaNurit kane vendosur qe ju
te keni edhe domainin e juaj
www.hashimthaci.com Ne valen e ketyre
aktiviteteve, a mund te presim nje dite qe
kryetari i PDK-se, zoti Hashim Thaçi, te
komunikoje me qytetaret shqiptar edhe permes
internetit?
Hashim Thaçi: Komunikimi i
vazhdueshem dhe i drejtperdrejte me qytetaret
eshte pjese e rendesishme e konceptit tim
politik. Une perfaqesoj interesat e qytetareve
te Kosoves prandaj çdo forme e komunikimit qe na
ndihmon te ecim perpara duhet vleresuar.
AlbaNur: Te kalojme pak ne politike. Jemi
ne kohen e bisedimeve per statusin e Kosoves, a
mendoni se ekipi negociator i Kosoves paraqet
forcen reale te spektrit politik kosovar ne keto
bisedime, veçanerisht kur dihet se pas vdekjes
se Rugoves, LDK nuk eshte me ajo qe ishte me
pare, ne njeren ane dhe ne anen tjeter,
pakenaqesia e shqiptareve te rinj te Kosoves po
perfundon ne organizime te levizjeve te reja
politike?
Hashim
Thaçi: Rinia e Kosoves ka arsye
te jete e pakenaqur, sepse ka shume probleme te
medha qe e rendojne jeten dhe perspektiven e saj.
Sidomos ne 17 muajt e fundit vendi eshte duke
perjetuar nje qeverisje shume te keqe nga
koalicioni aktual, qeverisje e cila po e thellon
krizen dhe po prodhon zhgenjim ne mesin e
qytetareve. Ne si Parti Demokratike e Kosoves ne
vazhdimesi kemi ngritur zerin kunder ketij kursi
negativ dhe kemi kerkuar ndryshime substanciale,
te cilat i kerkojne edhe vete qytetaret e
Kosoves. FATKEQeSISHT KA NDODHUR E KUNDeRTA. UNe
BESOJ SE BRENDA SPEKTRIT POLITIK KA VULLNET DHE
POTENCIAL PeR Te NXITUR NDRYSHIME POZITIVE Qe I
DUHEN VENDIT DHE PERSPEKTIVeS Se QYTETAReVE. SA
i perket statusit Kosova eshte ne vitin
vendimtare per zgjidhjen e statusit final qe do
te jete nje status ne perputhje me vullnetin e
qytetareve per shtet te pavarur dhe sovran. Kjo
eshte korniza dhe mandati i ekipit negociatore,
por çdo vendim qe merret duhet ti kalohet
instances me te larte ne vend- Kuvendit te
Kosoves.
AlbaNur: Disa intelektuale dhe politikane
kane sugjeruar permes deklaratave te tyre ne
mjetet e informimit se ekipi negociator Kosovar
ne keto bisedime Kosoves duhet tia lene rrugen
hapur per integrime tjera rajonale ne proceset e
ardhshme politike qe mund te ndodhin ne Kosove.
A ka ndonje qendrim ne lidhje me kete nga ana e
ekipit negociator Kosovar?
Hashim Thaçi: Rruga nga po ecim
eshte shume e qarte. Procesi i ndertimit te
shtetit te pavarur dhe sovran eshte proces i
pakthyeshem. Ideja e jugosllavizmit dhe
modifikimet e saj perfundimisht kane vdekur.
Kosova si shtet i pavarur dhe sovran pas
konsolidimit ka vetem nje rruge te integrimit :
ate ne strukturat politike dhe ushtarake te
botes demokratike, pra ne Bashkimin Evropian dhe
ne Nato. Ky eshte vizioni i qytetareve te
Kosoves. I gjithe angazhimi im eshte ne funksion
te ketij vizioni.
AlbaNur: z.Thaçi per gazeten Lajm keni
deklaruar se qeveria e Kosoves eshte e zhytur ne
korrupsion, udhehiqet nga parapolitika, krijon
kriza artificiale, etj. A mendoni se parapoltika,
nese nuk ndalet sot, do te jete pjese e lojes
edhe ne te ardhmen, keshtu qe shqiptaret edhe ne
shtetin e Kosoves te mos kene mundesine ti
shfrytezojne vlerat e verteta demokratike?
Hashim Thaçi: E thash me heret:
Vendi eshte duke perjetuar nje keqqeverisje
sistematike. Qeveria aktuale ka perkeqesuar
gjendjen ne te gjitha segmentet e qeverisjes.
Korrupsioni fragmentare ka marre permasat e
korrupsionit strukturore qe eshte e barabarte me
krimin e organizuar. Kjo qeveri i ka permbysur
raportet. Aty ku eshte dashur te kete renie ka
ngritje, e aty ku eshte dashur te kete ngritje
ka renie. Me kete dua te them se aty ku eshte
dashur te kete renie te korrupsionit ka ngritje
te tij, aty ku eshte dashur te kete ngritje te
nivelit te standardit jetesore te qytetareve te
vendit ka renie te ketij standardi. Ne vend se
te kemi ngritje te buxhetit kemi renie te tij.
Ne vend se te kemi zhvillim, kemi me pak shkolla,
me pak çerdhe, me pak rruge te rregulluara,
thjeshte me pak investime publike.
AlbaNur: Kur ju akuzoni ndryshimet
kozmetike ne qeverine e Kosoves, kemi verejtur
se alternativa e juaj eshte oferta per nje
qeveri teknike qe do te forconte edhe ekipin
negociator, a mendoni qe ne kete qeveri teknike
duhet te perfshihen edhe ata qe sot nuk
prezantohen ne Parlamentin e Kosoves, por nga
ana tjeter paraqesin force me te madhe se partia
e Veton Surroit?
Hashim Thaçi: Qeveria teknike per
momentin eshte nje alternative per te shpetuar
vendin nga kolapsi drejt te cilit po e qon
qeveria aktuale. Kjo qeveri do duhej te kishte
nje baze te fuqishme politike dhe konsensuale.
Qytetaret e Kosoves meritojne nje qeverisje
ndryshe.
AlbaNur: Ne e kemi tradite ne pyetjen
tone te parafundit te pyesim politikanet per
parashikime: Ku dhe si e sheh kryetari Hashim
Thaçi veten dhe Kosoven ne vitin 2016?
Hashim Thaçi: Si nje pjese
dinjitoze e familjes se madhe te demokracive
evropiane.
AlbaNur: Pyetja e fundit, cili eshte
mesazhi i juaj per vizitoret e web faqes
shqiptare Albanur.Net?
Hashim Thaçi: Te punojme te
gjithe per nje zhvillim te shpejte ekonomik,
politik, arsimore e kulturore. Nuk kemi kohe per
te humbur. E kemi te gjitha shanset qe te kapim
ritmin modern te zhvillimit.
Zoteri Kryetar, vertet kjo menyre e
intervistimit permes internetit ishte produktive.
Ne ju falenderojme per kohen dhe ju deshirojme
suksese dhe fitore te reja me PDK-ne dhe
qytatret e Kosoves. |