|
Ne
restaurantin Te Qershijate Llapashtices, mbreme
nenkryetari per ēeshtje organizative te PDK-se, z.Rrustem
Mustafa me bashkepunetore ka shtruar iftar per 30 studente
te profileve te ndryshme te Universitetit te Prishtines,.te
cilet dite me pare kane aderua ne radhet e PDK-se, duke
perqafuar konceptin dhe filozofine politike te saj.
Ne iftarin e shtruar nga ana e nenkryetarit te PDK-se,
perveē studenteve qe aktualisht jane duke studiuar, ne mesin
e tyre kishte edhe te rinj, qe tani kane perfunduar studimet
dhe disa prej tyre jane ne prag te perfundimit te studimeve
postdiplomike.
Duhet theksuar gjithashtu se ne iftar merrnin pjese edhe
deputeti aktual i Parlamentit te Kosoves, z.Hajredin HyseniDini,
pastaj, dr.Sabri Kiēmari, anetar i kryesise se PDK-se,
ndersa ishte prezent edhe kryetari i deges z.Muhamet Latifi,
i cili eshte kandidat per kryetar komune nga radhet e PDK-se,
si dhe z.Fatmir Toplica, aktivist i shquar i ilegales ne
Llap, i cili sivjet i eshte bashkangjitur radheve te PDK-se,
duke u cilesuar si njeri prej perforcimeve te medha dhe i
cili ne zgjedhjet e sivjetme te 17 nentorit garon per
keshilltare te asamblese komunale ne listen kandiduese te
PDK-se. |