Ky takim nderkombetar behet ne nje kohe kur nje
shqetesim i ri, ose me sakte nje shqetesim i
vjeter, i rikthyer me nje force te re eshte
shfaqur ne bote: marredheniet midis besimeve.
eshte kjo arsyeja qe teza e Samuel Hantigtonit,
se pas renies se utopive totalitare shekulli i
21-te do te jete shekulli i perplasjes se
qyteterimeve, ka zgjuar dhe vazhdon te zgjoje
shume interesim ne kahun e pranimit ose te
kundershtimit te saj. E pranuar teresisht ose
pjeserisht, e glorifikuar ose e hedhur poshte,
kjo teze gjithsesi mund te injorohet. Ka kohe qe
diçka shume e rendesishme po ndodh ne boten
tone, diçka qe vemendjes sone per nje kohe te
gjate i ka shpetuar. Do te quhet perplasje ose
jo e qyteterimeve, do te cilesohet katastrofe e
pashmangshme ose e shmangshme, kjo eshte e
veshtire te parashikohet. Ajo qe mund te thuhet
me bindje eshte se shumica e popujve te botes
jane te perzier drejtperdrejt ose terthorazi me
kete problem. Rrjedhimisht, miliona miliona
njerez kudo ne bote kane bashkuar mendjet,
pasionin dhe vullnetet e tyre, per t'i dale
perpara se keqes. Kam bindjen se mbledhja jone
ketu ne Tirane ben pjese ne mozaikun e ketij
shqetesimi te pergjithshem njerezor. Per nje
nderthurje fatkeqe te rrethanave, acarimi midis
besimeve ka perkuar dhe shpesh eshte bere
amalgam me nje zezone tjeter planetare:
terrorizmin. Terrorizmi, ashtu si konfliktet,
ashtu si lufterat, ashtu si urrrejtja qe i pjell,
eshte me i vjeter se te gjitha besimet e medha
te sotme: krishterimi, islamizmi, judaizmi dhe
budizmi. Terrori ne te gjitha trajtat e tij, me
gjithe rekuiziten e maskat e veta, e ka
shoqeruar historine njerezore ne te gjitha fazat
e saj. Terrorizmi nuk ka fe. Terrorizmi nuk ka
sistem vlerash ku mbeshtetet. Terrorizmi nuk ka
atdhe. Ashtu si qyqja qe nuk ka çerdhen e vet
dhe uzurpon çerdhet e te tjereve, terrorizmi
kerkon popuj, vende, ideologjira, besime fetare,
kauza politike, konflikte racore, acarime etnike,
mjerime shoqerore e keshtu me radhe, per te
leshuar ne to vezet e veta, per te pjelle pastaj
racen e vet: terrorin. Identifikimi i
terrorizmit me nje popull ose me nje grup
popujsh, me nje çeshtje madhore, me nje besim
fetar, eshte nje keqkuptim tragjik. Per fat te
keq ky keqkuptim po ecen dhe po kthehet ne
faktor te pare, per t'i dhene terrorizmit ate qe
nuk e ka: nje baze, nje truall, nje besim.
Terrorizmi e bashke me te acarimi midis popujve
me besime te ndryshme, jane kthyer, siç u tha me
lart, ne nje problem dramatik planetar.
Kontinenti yne europian eshte i prekur
drejtperdrejt nga ky shqetesim. E kur permendim
Europen, e marrim me mend se gadishulli yne
ballkanik eshte dyfish i prekur. E ne kete
gadishull vendi yne, vend i rralle ne Europe me
tre besime fetare, perben nje rast te veçante,
ashtu sikurse dhe cilesohet me te drejte ne
programin e ketij forumi.
Perse kemi tolerance mes tri feve
Ne qe jemi shqiptare, ndonese na vjen keq, jemi
te ndergjegjshem se imazhi i vendit dhe i
popullit tone ne boten e sotme nuk eshte per t'u
lakmuar. Ne jemi te ndergjegjshem, gjithashtu,
se ky imazh nuk ndreqet as me mllefe, as me
psheretima revanshiste, por me pune dhe me
emancipim te gjithanshem. E permenda imazhin e
demtuar te Shqiperise per te ardhur tek nje e
vertete tjeter, dhe pikerisht tek ideja se dhe
ne keto kushte te veshtira, kur ne ndodhemi nen
prozhektoret e kritikes edhe ne kushtet, pra,
kur cenet tona kane dale ne plan te pare, ka
diçka qe mbare bota na e njeh per merite. Dhe
kjo diçka, per fat te mire, nuk eshte gje e
vogel. Perkundrazi, ajo eshte diçka e madhe, e
çmuar veçanarisht sot. Kjo eshte toleranca,
harmonia fetare. Ka kohe qe kjo tolerance,
permendet si nje gje proverbiale. Dhe ka arsye
per kete. Nje popull jo i madh ballkanik, nje
komb me tre besime dhe kater komunitete fetare,
ne nje zone te famshme per grindje dhe pezm. Nje
popull aspak i urte, madje do te thosha i prirur,
si pjesa me e madhe e ballkanasve, per acarim. E
megjithate, ndonese me tri fe, kusht ideal per
perçarje, shqiptaret gjate historise se tyre nuk
i kane njohur konfliktet fetare.
Shpjegimi per nje harmoni fetare, qe ka zgjatur
me shekuj ne Shqiperi, nuk duhet kerkuar ne
ndonje paradoks, ne ndonje sistem edukimi e
emancipimi te nje niveli shembullor, e aq me pak
ne cilesi moralo-etike te veçanta te ketij
populli. Shqiptaret jane si gjithe te tjeret.
Harmonia fetare e tyre eshte pjelle e vete jetes,
rrjedhoje e natyrshme e kushteve dhe e
rrugetimit te tyre neper histori.
Historiku i bashkejetes
Konvertimi, kthimi i nje pjese te shqiptareve
nga feja e pare e tyre, katolicizmi, ne besimin
ortodoks, e me pas kthimi i nje pjese tjeter ne
fene myslimane, ka qene, me sa duket, edhe
shkolla e pare e tolerances. Gjate ketij procesi
per shqiptaret u be e zakonshme qe nje pjese e
familjes te ruante besimin e pare katolik, e
tjetra te ishte ortodokse apo myslimane. Raste
te shumta deshmojne qe dy vellezer, njeri
katolik e tjetri mysliman, te jetonin nen nje
pullaz, e keshtu me radhe kjo ndodhte me fise e
krahina te tera. eshte e kuptueshme se kur
njeriu mesohet te jetoje me besime te ndryshme
ne te njejtin fis, madje nen te njejtin pullaz,
ai vetvetiu mesohet me tolerancen e me harmonine.
Nje njeriu te tille urrejtja midis feve i duket
e huaj dhe absurde. Kur ne shekullin e 19-te ne
Ballkanin e shqetesuar shqiptaret po perpunonin
edhe ata strategjine e tyre te shkeputjes nga
Perandoria osmane, rilindasit shqiptare,
filozofet, poetet, politikanet, e kuptuan se
harmonia fetare ishte nje thesar i paçmuar. Ata
e kuptuan se nje perçarje fetare e shqiptareve
do te vinte ne rrezik vete ekzistencen e
Shqiperise. Ndaj ata u kapen pas idese se
harmonise fetare, me thonj e me dhembe, per ta
ktheyr ate ne nje antidot, ne nje flamur krahas
flamurit te lirise. Per fat te mire vizioni
liberal per fene, per pranimin e tjetrit, do te
rrezatonte njefaresoj nje tolerance ne mos te
njejte, se paku te ngjashme, kur ishte fjala per
kombesine ose racen tjeter. Toleranca ndaj "tjetrit",
ndaj atij qe kishte jo vetem tjeter fe, por edhe
tjeter kombesi, u vertetua ne nje shembull te
madh e te shkelqyer, qe nuk ka qene aq i
shpeshte ne historine e njerezimit: qendrimi i
shqiptareve ndaj hebrejve. Shqiptaret u shfaqen
si komb filosemit jo vetem ne jeten e tyre te
perditshme. Filosemitismi i tyre perballoi
proven me te veshtire: holokaustin. eshte nje e
vertete e njohur, e megjithate, me lejoni ta
perseris, se ne mbarim te luftes se Dyte
Boterore numri i hebrejve, ndersa pakesohej kudo,
ne Shqiperi u rrit gati 10 fish. Me lejoni ta
perseris kete, sepse popujt kane nevoje per
modelet e mira dhe ne jemi mbledhur sot ketu qe
t'i inkurajojme ato. Botimi kohet e fundit i
dokumenteve te qeverise dhe aleateve te vet
gjermane, qe te hiqnin dore nga perndjekja e
hebrejve ne Shqiperi ngaqe do te krijoheshin
probleme me popullsine vendase, deshmon gjer ne
çfare shkalle mbrojtja e hebrejve ishte unanime
ne Shqiperi.
Aresyeja e dyte
Per te kuptuar me mire se si harmonia midis tre
besimeve dhe kater komuniteteve fetare, ne nje
vend kaq te ngushte si Shqiperia, nga nje
program moral, nga nje filozofi, etike ose
strategji shqiptare, u ndesh me realitetin e
ashper historik dhe nga kjo perplasje doli e
pademtuar gjer me sot, me lejoni qe t'u kujtoj
fare shkurt ato qe kane ndodhur ne kete vend
lidhur me fene. Feja e pare e shqiptareve,
katolicizmi, e vjeter pothuaj sa ajo e Romes,
ishte e vetmja ne kete vend per gati 1000 vjet.
Ndarja e kishes romane nga ajo bizantine, ndarje
kufiri i se ciles kalonte perafersisht ne
Shqiperi, do te sillte konvertimin e pare te nje
pjese te katolikeve shqiptare ne ortodokse. Disa
shekuj me pas, pushtimi i krejt Ballkanit nga
Perandoria osmane do te sillte, bashke me
ushtrine dhe administraten, nje besim te ri:
islamin. Nuk ishin vetem nje pjese e shqiptareve
qe u konvertuan. Dukuria ishte e gjere ne
gadishull. U kthyen ne myslimane nje pjese e
sllaveve dhe e grekeve. Katoliket shqiptare
ishin e para popullsi e madhe katolike qe ra nen
sundimin otoman. Ata u perpoqen te mbanin
lidhjet me boten e krishtere europiane. Merret
me mend se nje kalvar i gjate e nje martirizim i
pafund i priste katoliket shqiptare, keta
tragjike te vetmuar, ne perandorine qe ishte
krejt e huaj per ta. E megjithate, ata e mbajten
per t'u kujtuar shqiptareve ate qe kishin humbur:
atdheun dhe Europen. Ortodokset shqiptare,
ndonese te ndare fetarisht nga katoliket, u
perpoqen, ashtu si ata, te mbanin ndezur flaken
e lirise dhe te shqiptarizmit. Nje nderlikim i
ri u shfaq ne jeten e ortodokseve shqiptare ne
shekullin e 19-te e 20-te, pas çlirimit te
Greqise nga zgjedha osmane. Nje ide groteske, e
pjelle nga qarqe panheleniste, ideja se
ortodokset ballkanas jane greke dhe s'mund te
kene tjeter kombesi, i helmoi marredheniet midis
te krishtereve greke dhe shqiptare. Ortodokset
shqiptare me veprat e tyre, me aktet, disa here
me flijimin e jetes se tyre, e deshmuan se ishin
ortodokse te nje kombesie tjeter. Ka kaluar kaq
kohe e, per fat te keq, nje ide e tille absurde
vazhdon te gjelloje ne Greqine e sotme, anetare
e Bashkimit Europian.
Myslimaneve shqiptare, ithtaret e besimit te ri,
do t'u duhej ndoshta te kalonin neper proven me
te veshtire. Duke marre fene islame, besimin
zyrtar te perandorise, myslimanet shqiptare, te
tunduar nga favoret, kishte rrezik t'i perçmonin
e te ndaheshin nga vellezerit e tyre te
krishterte. Ky do te ishte fundi i harmonise
fetare ne Shqiperi dhe ndoshta fundi i
Shqiperise.
Myslimanet shqiptare nuk e bene kete. Dhe jo
vetem kaq. Si per te treguar qarte se ata
nderruan fene por nuk nderruan kombin, ata,
ashtu si edhe me pare, moren pjese ne te gjitha
aksionet kombetare bashke me te krishteret. Ata
moren pjese ne beselidhjet e hapta ose te
fshehta, ne komitetet, ne kryengritjet kunder
shtetit osman. Ashtu si te krishteret, u flijuan
edhe ata, madje shpesh me denime me te rrepta,
ngaqe, kur ishte fjala per fatet e kombit, midis
tij dhe fese zgjodhen kombin. Pavaresia e gjeti
Shqiperine ne nje kaos te plote. Megjithate,
edhe midis kesaj rremuje ballkanike te papare,
edhe midis principatave te perçara, midis
programeve, flamureve, peshkopeve, imameve,
feudaleve, poeteve e banditeve, shkurt, edhe ne
ditet kur dukej sikur shqiptaret nuk kerkonin
veçse shkaqe per t'u kacafytur, perçarja fetare,
me ndonje perjashtim te rralle, nuk u shfaq.
Nje nga shpjegimet, si te thuash, nje nga
sekretet perse pas kaosit mbreteria e Zogut
arriti ne nje kohe te shkurter te vendoste
rregullin ne Shqiperi ka qene edhe legjislacioni
per marredheniet e te tri feve me shtetin
shqiptar. Ndonese i perpiluar treçerek shekulli
me pare, ky legjislacion eshte me i miri gjer me
sot ne historine e Shqiperise dhe nje nder me te
miret ne Europe. Ai eshte i tille ngaqe bazohet
ne traditen per te cilen folem me lart. Perfitoj
nga rasti per t'u sugjeruar autoriteteve
shqiptare qe, lidhur me problemet e sotme te
ngjashme, do te benin mire te keshilloheshin me
ate legjislacion.
Arsyeja e trete
Historia e harmonise fetare ne Shqiperi nuk
eshte nje histori idilike. Ne thelb ajo ka qene
dhe mbetet dramatike. Nuk e kam fjalen per
episode te tilla si farsa tragjikomike e
ndalimit te besimeve prej regjimit komunist. As
per mallkimin qe, ne emer te fese, iu be
alfabetit shqiptar dhe ortodokseve shqiptare qe
e lexonin ate. E as per rebelimin proturk te
Haxhi Qamilit. Historia ka qene ne thelb
dramatike, sepse ka qene perhere e mbarsur me
rreziqe te medha. Sot, ne Shqiperine demokratike,
te gjitha rreziqet e kapercyera jane prape te
mundshme. Ato jane te tilla, siç u tha ne
Europe, e, pa dyshim ne bote. Ne fund te fundit,
ngaqe jane te tilla, te mundshme, ne jemi
mbledhur te flasim e te shqetesohemi per to.
Harmonia fetare, sa ç'eshte madheshtore si
ngrehine, aq eshte edhe e brishte. Mjafton e
çara e pare serioze, mjafton radikalizimi i
njerit prej besimeve, qe ngrehina te shembet. Ne
rastin e Shqiperise te tre besimet, ashtu siç e
pame, jane te lidhura me kombin, me vete
ekzistencen e tij. Neve nuk na lejohet asnje
sjellje e papergjegjshme, asnje harrese, asnje
pakujdesi ne mirembajtjen e kesaj ngrehine. Aq
me pak na lejohen pasionet meskine, anesite, per
te mos permendur provokimet dhe provokatoret. Se
pari ne duhet te jemi te qarte per gjerat
themelore, per ato qe jeta dhe historia i kane
vendosur nje here e pergjithmone e qe nuk kane
nevoje te vihen ne dyshim. Te gjithe popujt e
qyteteruar e bejne kete. Asnje vend qe quhet i
tille nuk i shkul e i ngul themelet e tij çdo
vit e çdo stine, si nomadet. Themeli i themeleve
ne çeshtjen fetare ne Shqiperi eshte qe te tre
besimet kryesore jane te tria barazisht te
rendesishme e barazisht te ligjshme. Katoliket,
pavaresisht se jane me te pakte ne numer,
perfaqesojne fene e pare te shqiptareve. Si te
tille ata kane nje zbritje vertikale ne
historine dhe kulturen shqiptare te pashembullt.
Si te tille, ata i kane dhene kombit shqiptar
simbole dhe shenja themelore, nga Gjergj
Kastrioti te Nene Tereza. Shkurt, ata jane ura
me e vjeter, asnjehere e shembur, qe lidh
Shqiperine me Europen.
Myslimanet shqiptare, ndonese feja me e re ne
Shqiperi, kane te njejtin legjitimitet. Ai
sigurohet jo vetem nga prania e tyre e fuqishme
numerike, por nga kontributi rrjedhimisht i
fuqishem ne gjithe rrugetimin e popullit
shqiptar drejt lirise dhe emancipimit.
Ortodokset shqiptare, ashtu si katoliket, ashtu
si myslimanet, kane qene pjese e pandare e
korpusit kombetar ne te gjitha stuhite qe ai ka
perballuar. Keqkuptimit te pafalshem, lidhur me
kombesine, ata i kundervune kontributin e tyre
kolosal ne Rilindjen Kombetare Shqiptare, krahas
vellezerve katolike e myslimane. Ky drejtpeshim
midis tre besimeve kryesore, duke mos harruar
ketu edhe komunitetin e kater, bektashizmin, nuk
eshte nje deshire e marre per realitet. Dhe as
retorike poetike, ose psikoze pajtuese, e tille
qe kerkon drejtpeshimin dhe harmonine atje ku
ajo nuk ekziston. Ky drejtpeshim e ky
legjitimitet jane nje realitet, nje thelb.
Shqiperia eshte nje vend me tri fe. Ajo nuk mund
te identifikohet me asnjeheren prej ketyre feve.
Ne qofte se ne nuk besojme ne kete, ne nuk
besojme ne arsyen tone te te qenit, ne arsyen e
te qenit te vete Shqiperise. Si rrjedhoje e
kesaj, ne jemi te bindur se respekti i
ndersjellte midis besimeve duhet te jete i
shenjte ne kete vend. Asnje ngacmim a provokim
nuk mund te lejohet midis vete besimeve. Asnje
ngacmim i laikeve kunder fetareve. Asnje ngacmim
i fetareve kunder laikeve. Se fundi, asnje
ngacmim i te tre besimeve kunder shtetit.
Tundimet per te kunderten jane verejtur, per fat
te keq, kohet e fundit, ne periudhen e
demokracise.
Rreziqet e reja
Keqkuptimet me te ndjeshme jane ato qe lidhen me
raportet komb-fe. Perkunder tradites shekullore,
jane shfaqur prirjet per ta vene fene kunder
kombit. Lidhur me nderlikimin e qarqeve fetare
greke per t'u mohuar ortodokseve shqiptare
kombesine, ky eshte nje problem i rende, qe nuk
ndihmon per asgje te mire ne Ballkan. Shpresojme
qe qeveria greke te ushtroje aq sa mundet
ndikimin e saj ne keto rrethe per te ndrequr nje
keqkuptim. Shfaqja e nje rryme radikale midis
myslimanizmit shqiptar e ka shqetesuar kohet e
fundit jo vetem opinionin, por, siç eshte
deshmuar ne shtyp e ne TV, edhe vete komunitetin
mysliman. Mendoj se konflikti del nga kuadri i
brendshem fetar qysh ne çastin kur prek raportet
me kombin. Ne shkrime dhe deklarata, vertet te
rralla, por shpesh te qarta, ne shtyp dhe ne
internet, jane hedhur ide qe e mohojne haptas
kombin shqiptar, ne emer te nje kombi tjeter,
atij islamik. Jemi te sigurte se nje shpallje e
tille nuk mund te kete perkrahje midis shumices
se islamisteve te rinj shqiptare, nje pjese e te
cileve kane kryer studimet ne vendet arabe. Si
ne rastin e panhelenizmit, shoqeruar me
proselitizmin e emigranteve shqiptare, ashtu dhe
ne rastin e panarabizmit, kemi te bejme me nje
perpjekje per tkurje te kombit shqiptar. Thene
ndryshe, kemi te bejme me nje version "soft" te
copetimit te vendit. Nje dhunim tjeter i rende,
i ndeshur sidomos ne propagandat antishqiptare,
ka qene perçudnimi i idese se lirise e te
drejtave te njeriut, duke u identifikuar vetem
me ato fetare. Per nje kohe te gjate propaganda
e Millosheviqit u perpoq t'i mbushte mendjen
botes se lufta per liri e shqiptareve te Kosoves
nuk ishte gje tjeter veçse nje lufte fetare e
myslimanizmit shqiptar kunder krishterimit serb.
Nuk eshte e veshtire te perfytyrohet sot se sa
tragjike do te ishte per Kosoven po te binte ne
kete kurth dhe, ne vend te lirise se mirefillte,
te kerkonte lirine fetare. Kurse ne vend te
krimineleve serbe t'i shpallte lufte
krishterimit fqinj. Nje vend i larget ne malet e
Kaukazit, Çeçenia, po e paguan shtrenjte nje
ngaterrese te ngjashme. Nje tjeter problem qe
lidhet me trysnine radikale fetare eshte
perpjekja per te shfrytezuar historine e vendit.
Nga acarimet midis fondamentalisteve rrezikohet
perçudnimi i historise shqiptare gjer ne ate
shkalle aq sa per pezm kunder krishterimit te
mohohen rrenjet, te mohohet autoktonia e
popullit shqiptar ne trojet e tij. Ne e dime se
si ndodh ne Ballkan kur teza te tilla dalin nga
skajimi kinse historik, per t'u shnderruar aty
per aty ne tragjedi njerezore. Mbeshtetur nga
teza te tilla, popullsia çame u debua nga trojet
e veta gjashtedhjete vjet me pare. Mbeshtetur
prej tyre, 300.000 shqiptare te Kosoves u debuan
ne Turqi prej Jugosllavise se Rankoviqit. Se
fundi, ne pame me syte tane debimin e gati nje
milion shqiptareve te Kosoves ne prag te
shekullit te 21-te. Duke iu rikthyer idese se
ruajtjes se drejtpeshimit fetar ne Shqiperi,
mendoj se eshte koha qe shteti shqiptar t'i
siguroje nje baze kushtetuese e ligjore ketij
drejtpeshimi. Institucionet fetare, vendet e
kultit, shkollat, fondacionet, financimet e
brendshme ose te jashtme, te gjitha keto nuk
mund t'i lihen rastesise, por duhet te
rregullohen me ligj.
Shteti laik
Si rrjedhoje e kesaj, shteti shqiptar duhet te
marre masat per te njemendesuar autoqefaline e
kishes ortodokse shqiptare. Gjithmone ne kete
vazhde, si rrjedhoje e faktit qe kombi shqiptar
ka tre besime dhe kater komunitete fetare shteti
shqiptar duhet te siguroje me Kushtetute
ndalimin e pjesemarrjes se Shqiperise ne aleanca
ose liga fetare, ngaqe çdo aleance e tille bije
ndesh me parimin baze te laicitetit te
Republikes dhe ve ne pozite diskriminuese dhe
perjashtuese besimet e tjera.
Shteti shqiptar duhet te ritheksoje parimin e
laicitetit te Republikes, duke e bere te qarte
se feja eshte e ndare nga shteti dhe nga
politika. Vendi yne ka zgjedhur rrugen dhe
orientimin e vet drejt familjes se tij natyrale,
familjes se popujve europiane. Ai ben pjese sot
ne aleancen dhe luften kunder terrorizmit, kesaj
flame qe eshte e drejtuar kunder gjithe botes
dhe kunder gjithe besimeve. Vendi yne modest
ndodhet, tani per tani, ne ate zone qe quhet si
oborri i jashtem i Europes. Vendet qe ashtu si
ne jane ne pritje, i ofrojne kontributet e tyre
shtepise europaine. Kontributi yne, harmonia
fetare, eshte mesazhi me i qarte i miqesise e i
mirekuptimit qe Shqiperia i dergon sot familjes
se popujve.
Fjalimi i mbajtur dje nga Ismail Kadare ne
konferencen e organizuar nga Qendra per te
drejtat e Njeriut dhe Presidenca.
|