|
PEN Qendra e Kosoves, me indinjate reagon per dhunen dhe
kercenimet ndaj intelektualeve ne ambientin publik te
Kosoves. Kjo dhune vjen gjithnje duke u rritur, posaçerisht
ndaj intelektualeve me kritike qe ata te mos flasin dhe
shkruajne per ngjarje qe shemtojne dhe deformojne ambientin
kulturor dhe publik.
Dhuna fizike, kercenimet dhe shpifjet jane pjese e procesit
te deformuar kulturor dhe social qe kalon Kosova ne keto
vite te fundit. Kosova gjate decenies se fundit ka njohur
akte te vrasjes, plagosjes, tentim vrasjes se gazetareve,
publicisteve, shkrimtareve, akademikeve, profesoreve
universitare. Linçi publik, fyerja publike e intelektualeve,
goditja e tyre ne mes te dites ne ambiente publike jane
format me te urryera qe vijne nga kohe dhe sisteme te krimit
dhe dhunes ndaj mendimit te lire dhe integritetit te
intelektualit.
Intelektualet ne Kosove jane te rrezikuar shumefish. Atyre u
ka mbetur jo shume hapesire per te artikuluar idete e tyre
kritike, te cilat jane te domosdoshme per nje ambient normal
kulturor dhe civilizues e demokratik. eshte pikerisht liria
e shprehjes dhe e mendimit ajo qe u perket invideve.
Pa vlera individuale nuk eshte e mundur te kete vlera
kolektive. Pluralizmi kulturor nuk krijohet dhe as nuk
pasurohet me logjiken e grupeve dhe kopeve, por me vlera
krijuese individuale te njohura dhe te pranuara jo vetem ne
ambiente lokale dhe fisnore. Kosova po rrezikon te
shnderrohet ne nje ambient ku matrapazlleku dhe mashtrimi
cenojne te drejten civile intelelektuale.
Rrezikimi i mundesise per te thene dhe shkruar lirshem ate
qe duan personalitetet me te njohura te artit, kultures dhe
shkences, eshte shenja e fundme e alarmit per rrezikun qe u
kanoset ideve dhe vlerave kritike ne shoqerine e Kosoves, e
cila e ka jetike kerkesen, nese do te jete e lire dhe
pluraliste, apo do te mbetet ne ambientin e kaosit dhe
dhunes.
PEN Qendra e Kosoves terheq vemendjen e opinionit publik se
guximi i dhunshem fizik nuk eshte tregues i guximit
intelektual. Guximi i dhunshem eshte shprehje e varferise
intelektuale, kulturore dhe qyteteruese.
Jeta publike nuk mund te ndertohet duke krijuar afera dhe
sulme te shpifura e as duke i leshuar rruge mediokritetit
dhe arrogances. PEN Qendra vlereson se ka ardhur koha ne
Kosove te hapen disa tema ecenciale per lirine individuale
dhe shprehjen e lire te mendimit, per sistemin e koordinuar
te shpifjeve dhe kercenimit ndaj intelektualeve, madje edhe
per temen e hapjes se diskutimit te dosjeve te sherbimeve
informative, per te cilat individe dhe grupe te
veteshpallura, pretendojne se i disponojne. eshte koha qe
institucionet e Kosoves ta hapin kete teme, duke pasur
reference edhe individet qe deri tani jane paraqitur
publikisht dhe vazhdojne ne menyre shume agresive ta
perdorin luften virtuale permes webfaqeve. Individet e tille
duhet ta kene kurajon civile per tua vene ne dispozicion
kapitalin e tyre te dokumenteve informative institucioneve
legjitime te Kosoves.
E ardhmja e shoqerise se Kosoves varet nga aftesia dhe
vullneti jo vetem i intelektualeve, por edhe i te gjithe
faktoreve publik per te krijuar, ruajtur dhe kultivuar
ambient te hapur, te sigurt dhe te lire qe i jep hapesire
mendimit te lire e kritik.
Bordi i PEN Qendres se Kosoves
Prishtine, me
28 maj 2007 |