|
Liria e shtypit
nė Maqedonit |
|
 |
|
Ceshtja Kombtare dhe
mosuniteti i Shqiptareve |
Jo vetem qe ne shume pjese te botes ende nuk
eshte zgjidhur ceshtja nacionale e shume popujve,
te cilet vuajne nga pushtimi dhe neokolonializmi,
por nje gje e tille ndodhe edhe ne Europen e
civilizuar e demokratike.
Ceshtja kombetare nuk eshte zgjidhur ende edhe
ne Europe. Ceshtje kombetare e konflikte
nderetnike ka ne Irlanden e Veriut (Britani e
Madhe), ne Baski e Kataloni (Spanje), ne Korzike
(Itali). Pastaj konflikte ndershteterore per
territore, te heshtura e te hapura, ka ndermjet
Gjermanise e Frances, Gjermanise e Polonise,
Polonise e Bellorusise, Gjermanise e Cekise,
Hungarise e Rumanise, Turqise e Greqise,
Sllovenise e Kroacise,... Pakenaqesi dhe
tendenca separatiste ka ne Skoci e Uells te
Britanise se Madhe, ne Bosnje e Hercegovine, ne
Qipro, ne Vojvodine, ne Sanxhak, ne Moldavi etj.
Te mos flasim per ceshtjen e dhimbshme kombetare
euro-aziatike te Kurdistanit. Ne kete mes ceshtja
kombetare shqiptare eshte shembulli me drastik,
me tragjik dhe me i hapur i moszgjidhjes se ceshtjeve
kombetare ne Ballkan dhe ne Europe.
Ceshtja e zgjidhjeve nacionale dhe e formimit te
shteteve te reja te pavarura nuk varet vetem nga
lufta clirimtare qe ben nje popull, por varet po
aq edhe nga raporti i forcave te interesit te
Fuqive te Medha boterore dhe marreveshjet apo
mosmarreveshjet e tyre per ndarjen e zonave te
interesit.
Shtetet ballkanike sllave dhe Greqia gjithmone
kane pasur aleat te forte dhe besnik Rusine
cariste, e cila i ka ndihmuar vazhdimisht per clirimin
e tyre nga Perandoria Turke, si dhe pastaj i ka
ndihmuar ne pushtimin dhe aneksimin e tokave te
Shqiperise Etnike. Kurse populli yne nuk ka
pasur asnjehere aleate te perhershem dhe miq
besnike ne luften e tij per liri dhe pavaresi
kombetare, sepse edhe vete Europa ka qene jo e
bashkuar ne politiken e saj te jashtme dhe nuk
ka pasur interesa te medha ne Ballkan.
Disa shtete europiane, here pas here na kane
perkrahur, por pjeserisht dhe perkohesisht, ne
momentet e caktuara historike. Shqiptaret dhe
Shqiperia asnjehere nuk kane pasur aleate dhe
miq te perhershem ne Europe, prandaj edhe ne nuk
kemi fituar asnjehere plotesisht lirine dhe
pavaresine kombetare. Tek tani, nga vitet e
90-ta te shekullit XX dhe fillimi i ketij
mijevjecari, po duket se me ne fund edhe
Shqiptaret dhe Shqiperia Etnike jane duke fituar
miq dhe aleate permanente, afatgjate e
strategjike, sic jane Shtetet e Bashkuara te
Amerikes, Anglia e ndonje tjeter.
Por kjo miqesi dhe aleance natyrore ende eshte e
brishte dhe e pakonsoliduar plotesisht, prandaj
eshte jo reale nga ne qe te presim dhe te
kerkojme perkrahje te qind per qind e pa rezerva
ne luften tone per berjen e Shqiperise Etnike.
eshte ende shume heret te pretendohet qe keta
aleate e miq te na ndihmojne drejtperdrejt qe
tani ne clirimin dhe ribashkimin e trojeve tona
etnike ne nje Shtet Kombetar Shqiptar. Kjo
perkrahje dhe ndihme do te vjen ne nje etape dhe
kohe me te vonshme, kur te jene nderruar disa
rrethana politike dhe ushtarake ne nivel
europian dhe boteror. Kur epersia e Perendimit
ndaj Lindjes te jete ne nje shkalle me te larte
e me te sigurt se tani.
Nga kjo del se faktori i brendshem politik
shqiptar dhe faktori i jashtem politik
nderkombetar, ende jane te papjekur dhe jo ne
nivel te duhur te pergjegjesise per zgjidhjen e
ceshtjes kombetare shqiptare dhe te ceshtjeve
tjera nacionale ne Europe dhe me gjere.
Ceshtjet kombetare, formimi i shteteve te reja,
ne te shumten e rasteve, behet me faza,
shkalle-shkalle e hap pas hapi, neper etapa e jo
pernjeheresh. Kjo del nga historia e
shtetformimit dhe bashkimit kombetar te shumices
prej shteteve europiane. Dallimi eshte se disa
kombe kane qene me te hershem e disa me te
vonshem ne formimin e shtetit te tyre kombetar.
Shqiptaret jane nga ata popuj qe kthesat
historike i kane gjetur te vonuar, te
papergatitur, te pabashkuar e te paorganizuar sa
duhet. Prandaj kane fituar pak. Ne nje gjendje
te tille i ka gjetur shqiptaret e Shqiperise
Etnike edhe fillimi i ketij shekulli e
mijevecari te ri, prandaj edhe kete here jane
duke fituar shume pak.
Shqiptaret dhe partite e tyre politike nuk mund
te merren vesh as per gjera shume te vogla te
zhvillimit te brendshem e jo me te merren vesh
per nje veper kolosale e vigane sic eshte berja
e Shqiperise Etnike.
Mosmarreveshja, urrejtja, mosuniteti,
karrierizmi dhe mungesa e ulet e vetedijes
kombetare po e brejne nga brenda, si krimbi
mollen, kombin tone. Pa i bashkuar shqiptaret
zemrat dhe kokat, nuk mund t'i bashkojne as
tokat e ndara te Atdheut. Me mendesi te vjetera
mesjetare dhe me percarje te reja nuk zgjidhet ceshtja
kombetare shqiptare.
MOSUNITETI I SHQIPTAREVE
Shqiptaret te shumten e kohes jane te percare.
Ata behen bashke vetem gjate ngjarjeve te medha
historike, gjate lufterave, gjate tronditjeve te
medha kombetare apo gjate sulmeve frontale
ushtarako-policore te armiqve tane. Shqiptaret
nuk kane unitet ndermjet veti.
Shqiptaret me se shumti i bashkon vdekja se sa
jeta e lufta per liri dhe ribashkim kombetar!
Prandaj ne popull shpesh degjon togfjalshin: "Ra kjo vdekje dhe u pame?! Pra, shqiptaret,
politikanet, fqinji me fqinj, njerezit e
thjeshte, gjate shumices se kohes nuk shihen,
nuk flasin me njeri-tjetrin, grinden e perlahen
me njeri-tjetrin, shkojne keq me njeri-tjetrin
dhe ata pajtohen, takohen e shihen vetem ne rast
te vdekjes se dikujt ose ne rast te krizave e
gjemave te medha kombetare kur rrezikohet
ekzistenca e gjithe popullit nga xhelatet
pushtuese sllavo-greke! Kjo eshte e meta me e
madhe e shqiptareve. Ata lidhin Besen dhe
bashkohen ne kohe rreziqesh kolektive dhe
percahen, ndahen e armiqesohen perseri me
njeri-tjetrin posa kalon rreziku i cili i ka
bashkuar! Por uniteti i shpejte nuk sjelle
ndonje sukses ne qendresen e tyre perballe
armiqve pushtuese, sepse behet aty per aty, me
nje organizim dosido, i cili nuk sjelle fitore.
Shqiptaret nuk duhet te jene bashke e ne unitet
vellazeror e politik vetem ne vdekje e ne lufte,
por ata kane nevoje dhe duhet te jene te
bashkuar gjate gjithe kohes, si ne paqe ashtu
edhe ne lufte, si ne hidherime ashtu edhe ne
gezime, si ne mbrojtje ndaj armiqve, ashtu edhe
ne ndertimin dhe zhvillimin e vendit.
Mosuniteti i shqiptareve erdhi ne shprehje edhe
gjate lufterave clirimtare qe u zhvilluan ne
hapesirat shqiptare te Shqiperise Etnike, si ne
Kosove (1997-999), ne Kosoven Lindore
(2000-2001) dhe ne Iliride (2001). Sic shihet
edhe nga vitet e luftimeve, keto tri luftera u
zhvilluan ndaras dhe ne kohe te ndryshme, gje qe
flet per mosunitetin flagrant te shqiptareve.
Flet per percarjen, papjekurine, lokalizmin,
bajraktarizmin, karrierizmin e klases politike
shqiptare dhe per mungesen e programit
mbarekombetar per veprimtari dhe lufte te
perbashket te kombit shqiptar per clirim dhe
ribashkim kombetar te Shqiperise Etnike. Flet
per mentalitetin mesjetar e feudal te
udheheqesve partiake shqiptare! Shqiptaret ende
duhen te piqen.
Nje situate percarese e konfuze dominon ne
Malesi te Madhe, ne Iliride, ne Kosove dhe ne
Shqiperi, ku numri i madh i partive politike
eshte ne shperputhje flagrante me numrin e
pergjithshem te banoreve shqiptare te ketyre
krahinave e shteteve shqiptare. Dhe kur t'i
shtosh kesaj se, shumica e partive politike
shqiptare nuk e kane ne programin e tyre
zgjidhjen e ceshtjes shqiptare dhe ribashkimin e
Shqiperise Etnike, atehere gjendja behet edhe me
e rende, me tragjike dhe me alarmante.
Tani per tani shqiptaret me shume po mendojne
dhe punojne per ekonomi, per pasuri e standard
personal e familjar, se sa qe mendojne e
perpiqen per clirim e bashkim kombetar. Kurse
partite politike shqiptare me teper po luftojne
per pushtet se sa per shtet. Ata me
papergjegjesine e tyre po rrezikojne edhe
shembjen edhe te ketij shteti te vogel qe kemi (si
ne vitin 1997), e jo me te angazhohen e te
luftojne per ribashkimin e Shqiperise Etnike!
Vetedija politike dhe ndergjegjja kombetare te
shumica derrmuese e udheheqjeve te partive
politike shqiptare, anembane trojeve etnike
shqiptare eshte ne nje nivel shume te ulet! Dhe
c'eshte me keq, ky nivel i ulet i vetedijes dhe
ndergjegjes kombetare te partive politike eshte
reflektuar edhe te nje pjese bukur e madhe e
popullit shqiptar! Kjo do te thote se,
shqiptarizmi dhe atdhetarizmi te shqiptaret,
keto 15 vitet e fundit ka shenuar renie drastike.
Kombi shqiptar ka ende shume politikane,
qeveritare, lidere e udheheqes kozmopolite,
globaliste dhe internacionaliste, qe
fatkeqesisht jane ne pushtet apo ne krye te
partive politike shqiptare ne Tirane, Prishtine,
Shkup, Presheve e Ulqin, te cilet ose punojne
per pasurimin e vetvetes, ose veprojne per
forcimin e shteteve fqinje! Shqiperise Etnike i
duhen politikane, lidere e udheheqes te
mirefillte, kombetare e atdhetare, qe te
mendojne globalisht dhe te veprojne shqiptarisht,
qe te mendojne internacionalisht, por te
veprojne kombetarisht. Politikane qe dijne t'i
shfrytezojne taktikat ? Shtetin e Kosoves,
Republiken e Ilirides, Autonomine e Kosoves
Lindore, te Malesise se Madhe e te Camerise per
te realizuar strategjine politike ? Shqiperine
Etnike.
Partite politike shqiptare nuk angazhohen per
formimin e Shqiperise Etnike, sepse ato jane te
angazhuara per njohjen dhe konsolidimin e
shteteve fqinje sllave me ndihmen e trojeve
etnike shqiptare, sic eshte rasti me i fresket i
Maqedonise (1993) dhe Malit te Zi (2006). Cdo
njohje nga shqiptaret dhe partite e tyre
politike, si dhe nga shteti i Shqiperise i
ketyre shteteve, eshte automatikisht mohim
flagrant i Shqiperise Etnike, vetvetiu eshte
veprimtari antikombetare. Apo mosnjohja e Ceshtjes
Came e te Camerise nga Shteti Shqiptar, duke e
denigruar kete ceshtje madhore te kombit tone ne
nje ceshtje "ligjore e pronesore!, eshte
vetvetiu mohim i Shqiperise Etnike nga Shqiperia
londineze! Dhe kur e mohon vetveten, eshte
vetevrasje, se ciles nuk ka Zot as mjek qe ia
gjen ilacin.
Nje realitet tjeter i demshem dhe ne disfavor te
Shqiperise Etnike eshte edhe mosuniteti, grindja
dhe mosbashkepunimi i partive shqiptare ne
Shqiperi, Kosove, Iliride, Malesi te Madhe dhe
ne Kosoven Lindore kur eshte ne pyetje zgjidhja
e ceshtjes kombetare shqiptare. eshte e
natyrshme qe keto parti kane programe te
ndryshme politiko-ekonomike per te ardhe ne
pushtet, por ne momentet e caktuara kohore dhe
gjate kthesave te medha historike ato duhet te
kene nje qendrim, nje unitet dhe nje program te
perbashket kombetar. Kete opcion dhe synim
mbarekombetar per clirimin dhe bashkimin e
Shqiperise Etnike partite politike shqiptare
ende nuk e kane.
Kjo percarje dhe ky konflikt nderpartiak
ekziston si ne nivel krahinor, ashtu edhe ne
nivel mbarekombetar. Edhe formimi i shume
partive politike brenda Shqiperise Etnike ka
krijuar me teper percarje se sa unitet.
5 tetor 2007 |
| |
|
|