Ne Chatin e Ri Albanian Chat mund te Futeni edhe si Vizitor, klikoje reklamen Video Chat Shqiptar, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu dhe zgjedhe dhomen!
 
Emin Azemi
Emin Azemi

Emin Azemi: Lufta pėr lirinė

Emin Azemi: Pse “Zgjohu” bie nė gjumė

Emin Azemi: Manastiri ka ēu’ fjalė...

Emin Azemi: Librat me cuba e ardhacakė

Emin Azemi: Kush deshti ta shuaj Fakti-n

Emin Azemi: Gazeta Fakti nuk eshte ceshtje Private

Fakti ka kushtuar 5 miljon Euro, Menduhi nuk t'i jep as 5 banka

Jepe lajmin vet nė portalin e lidhjeve shqiptare nė AlbaNur
Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Kosova

Lajme nga Maqedonia

Liria e shtypit nė Maqedonit

Fakti nuk eshte ceshtje private
"Faji" i vetem i FAKTI-t, si duket, eshte aftesia kesaj gazete per te mbijetuar. Refimi per nje histori te hidhur te gazetave qe nuk paten sukses ketu nder ne, jorralle I ka ngja asaj kronikes se zeze me intonim morbid per aksidentimin e autobusit plot me udhetare ku keqardhja nuk shprehet per ata qe kane vdekur, por per ata qe kane ngelur gjalle. Emin AZEMI

Emin Azemi, botues i "Faktit", Shkup
 
Po degjogjme ketyre diteve rrefime "fantasatike" se, gjoja, problemi qe i ndodhi FAKTIT paska qene "eshtje private e pronarit te kesaj gazete, dhe asgje me teper. Sa mjerim! Ta rrotullojme kete teze te mbrapshte ne nje kontekst tjeter: Pse, atehere, partite politike, tentojne, cila me shume e cila me pak, te ushtrojne njefare ndikimi ne mediume" Qe te jete ironia edhe me e madhe, kjo teze mund te zhvillohet edhe me tej: Pse partite politike, cila me shume e cila me pak, ketyre diteve jane ne kerkim te ekipeve per riaktivizimin e disa mediave te shtypura. A eshte edhe kjo ceshtje private e dikujt? Nese qenkan ceshtje private problemet e nje mediumi, atehere me cfare te drejte partite politike nderhyjne, kur (s?)u konvenon dicka, ne punet e mediave (private) dhe me cfare te drejte partite politike bejne selektime ne media qe jane te aferta me to dhe qe nuk jane te aferta me to. Nese je i afert me to, nuk do te  guxonte te ndodhe ajo qe i ndodhi FAKTIT, apo jo?!
 
FAKTI eshte pionier i gazetarise se pavarur ne gjuhen shqipe
 

 
Gazeta FAKTI eshte pionier i gazetarise se pavarur ne gjuhen shqipe ne Maqedoni. Te gjitha proceset positive brenda ketyre 7-8 vjeteve u mbeshteten fuqishem nga kjo gazete, duke filluar nga ndryshimet radikale qe ndodhen ne Maqedoni, ne vitin 1998, pasatj kryengritja e shqiptareve, ne vitin 2001, duke luajtur rolin e nje "divizioni" te fuqishem informativ e kulturor ne senzibilizimin e zhvillimieve te bujshme te ketij viti, per te artikuluar drejt perceptimet e brendshme politke dhe ato nderkombetare. Marreveshja e Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese qe pasuan me vone, ishin thelbi i "agjendes" informuese e analitike te FAKTI-t. Do te ishin shume te vobeket sajtet dhe arkivet e diplomateve te huaj, po te mos ekzistonte FAKTI. Intervistat e shumta me Ali Ahmetin, Arben Xhaferin dhe nje mori diplomatesh te huaj, ishin lidhja me e drejteprdrejt qe e krijoi FAKTI me opinionin publik. Kjo lidhje krijoi senziblizim te qarte politik dhe ne asnje rast politika jone redaktuese nuk biente ndesh me politiken e Unionit Europian, te SHBA, te OSBE-se dhe te shume diplomacive nderkombetare ndaj Maqedonise. FAKTI luajti nje rol te jashtezakonshem ne demaskimin e tendenacve retrograde qe mundoheshin perms referendumit njenacional ta kthejne prapa rroten e historise, duke shfuqizuar keshtu gjithcka qe u arrit me mund dhe sakrifica ne vitin 2001, qe rezultoi ne Marreveshjen e Ohrit. Degradimet dhe obstruimet qe iu bene Marreveshjes se Ohrit nga ana e segmenteve te caktuara te partive ne pushtet,me vone, futja e disa kuadrove me biografi te dyshtimte ne listat kadrovike te partise shqiptare ne pushtet, lenia pas dore e interesave sociale te nje numri te madh ish lufteraresh te UCK-se, pastaj nepotizmi e korrupcioni i individeve te caktuar, ishin lajtmotivi kryesor i politikes redaktuese te kesaj gazete. Ky lajtmotiv do te vazhdoje te jete i tille edhe me tutje. Kjo kritike do te kultivohet sidomos ndaj partive qe vijne ne pushtet, pa marre parasysh proviniencen e tyre.
 
Interesi publik nuk mund te jete ceshtje private
 
Ne te gjitha teorite mbi mediat, roli i tyre percaktohet si interes publik dhe e mire e pergjithshme. Pronesia dhe struktura menaxhuese e nje mediumi ne asnje rast nuk duhet ngaterruar me interesin shoqeror te atij mediumi. Nje media mund te jete private, por misioni i saj eshte publik, shoqeror. Ne te kunderten, ata qe kane marre guximin te hapin media private, me me qejf do ta kishin hapur ndonje salon ondulimi, ndonje dyqan per shitje te farave te kungullit, apo ndonje byro per lidhje dhe njohje te cifteve (para)martesore.
 
Pervec se te ne, gjithkund ne vendet me tradite demokratike, e sidomos ne SHBA, puna e nje medumi, e sidomos roli qe ka ne shoqeri, nuk trajtohet si ceshtje private e ndonje menaxheri a drejtuesi te atij meduimi (pos nese ndonjeri prej tyre ben aksident automobilistik, ku pergjegjesia ne kete rast eshte individuale dhe jo publike). Rendesia qe u jepet mediave, ne keto vende, e sidomos ne SHBA, ka nje peshe te jashtezakonshme ne definimin e raporteve te brendshme demokratike dhe sa me cilesor te jete qendrimi ndaj mediave, aq me e shendoshe eshte edhe klima demokratike ne vend. Per ta ilustruar me se miri kete paradigme qe krijojne mediat ne shoqerite demokratike, do ta citojme ish kryetarin e SHBA Richard M. Nixon, ne nje interviste  te zhvilluar nga gazetari me fame David Frost-, ne  vitin 1978:
 
"Koncentrimi me i madh i fuqise se SHBA-se, sot, nuk eshte ne Shtepine e Bardhe (White Hause), nuk eshte ne Kongresin, dhe as ne Gjykaten e Larte Supreme. Ajo eshte e koncentruar ne mediat masive. Dhe ate shume, teper shume.Aty ka shume fuqi e pushtet, dhe ata te cilet e hartuan kushtetuten nje dite do te kene teleshe me keto. Sepse ata qe hartuan kushtetuten u kujdesen qe te ndajne ndershmerisht fuqine e pushtetit. Kryetari ndane pushtetin me Kongresin dhe Gjykaten e Larte Supreme. Dhe keshtu ata kane nje kontroll reciprok. Por, asnjehere nuk kishte dhe nuk ka kontroll mbi Radio e Televizionin. Nuk ka kontroll mbi gazeten!"
 
T'i trajtosh si private problemet e nje medie, eshte njesoj sikur problemet e nje partie politike a institucioni te trajtohen ne prizmin privat. Gjithmone mediat, perfshi edhe FAKTI-in, jane marre, jo rralle, edhe me problemet private te lidereve partiake, te cilat jane trajtuar si probleme shoqerore. Sepse, eshte konsideruar se problemet private te nje politkani mund te reflektohen edhe ne jeten publike te organizates qe ai drejton, apo te nje konteksti me te gjere shoqeror.  Asnjehere FAKTI nuk ka heshtur, sic heshten tani partite poltike, kur keto te fundit kishin halle e probleme. FAKTI madje ka bere nje hap edhe me tej ne tejkalimin e ketij rubikoni, duke drejtuar dhe demantuar pikepamjet e shtremberuara qe plasoheshin ne nje pjese te mediave ne gjuhen maqedonase. Edhe atehere, edhe tani, konsiderojme se te drejtosh a demnatosh nje pikempaje te gabuar per ndonje politkan shqiptar, eshte pune fisnike mediale, ashtu sic mund te jete pune fisnike mediale demaskimi i veprimeve te tyre qe mund te jene ne dem te zhvillimit te shoqerise.
 
FAKTIN mund ta ndihmoni duke e lene rehat te punoje
 
"Faji" i vetem i FAKTI-t, si duket, eshte aftesia e kesaj gazete per te mbijetuar. Refimi per nje histori te hidhur te gazetave qe nuk paten sukse ketu nder ne, jo rralle i ka ngja asaj kronikes se zeze me intonim morbid per aksidentimin e autobusit plot me udhetare ku keqardhja nuk eshte per ata qe kane vdekur, por per ata qe kane ngelur gjalle(!) Si eshte e mundur te mbijeteoje vetem FAKTI? eshte kjo nje pyetje dashakeqe e disa shpirtkeqinjeve, te cilet me teper habiten me suksesin e kesaj gazette e me pak kane mirekuptim per problemet reale dhe te shumta qe I ka kjo gazete. Si duket, kishte edhe te atille, qe mungesen disa diteshe ta FAKTI-t u munduan ta kompenzojne me jarge dollie, duke e lutur tinez Zotin qe kjo gazete kurre me te mos del, sepse vetem pa FAKTI-n keta jargeprodhues mund te shohin perspektiven e tyre te mjere ne kete shoqeri inferiore. Por, FAKTI doli, edhe pa i konsultuar ambicjet "private" te pronarit dhe drejtuesve te kesaj gazette. FAKTI ridoli sepse e kerkonin lexuesit, e kerkonte koha. Po te ngelte ne meshiren e partive politke dhe te gjitha mekanizmave institucional e shteteror qe kontrollojne ato, FAKTI kurre nuk do te dilte. FAKTI ridoli pa ndihmen e asnje faktori politkk shqiptar a maqedonas ne kete shtet dhe kjo na jep kurajo qe edhe ne te ardhmen misionin tone professional ta kryejme te pavarur, pa ndihmen dhe pa ndikimin e tyre. Ndihmen me te madhe qe mund ta japin partite per FAKTI-in, eshte ta lejne rehat ate te punoje.
 

Aktuale nga Publicistet Shqiptar ne AlbaNur

Per me teper Reagime nga Kolumnistet Shqiptar, Kliko Ketu!

Notice

AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals
AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

Advertising your Shopping at AlbaNur
 
Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
 
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili | Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | Radio Shqiptare

copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster