|
Liria e shtypit
në Maqedonit |
|
|
|
|
Ilirida |
Ilirida - Shqiperia Verilindore, Lugina e
Vardarit ose Maqedonia Perendimore, ka qene e
banuar qe ne periudhen me te lashte
parahistorike, te Neolitit, nga popullsi bartese
te Kultures Mediterane. Me vone, nga kjo
popullsi parahistorike u formuan Pellazget dhe
fiset Ilire, te cilet ne Iliride, perveç tjerash,
ndertuan edhe keto qytete historike: Oeneu (Tetova),
Draudaku (Gostivari) dhe Uskana (Kerçova) te
cilet banosheshin nga fisi Ilir i Penesteve.
Linkestet dhe Enkelejte banonin rreth qyteteve
Struge, Oher (Lyhnidis) dhe Manastir (Heraklea).
Kurse pjesa veriore e Maqedonise, Shkupi (Scupi),
Kumanova, etj., ka qene e banuar nga fiset ilire
te Dardaneve dhe Paioneve.
Ne Enciklopedine serbe theksohet: "Maqedonia ne
periudhen antike ishte shtet i pavarur, i banuar
me fise iliro-thrakase, nga maqedonasit iu dha
emri MAQEDONI". Me poshte thuhet: "Shtrihej
rreth brigjeve te Detit Egje. Ne histori eshte
njohur me emrin Maqedonia, me kryeqytet
Selanikun. Me vone Filipi II, i ati i Lekes se
Madh, i zgjeroi kufijte ne Veri. Kjo njihej me
emrin Maqedonia II, me kryeqytet Stobi (Shtipi).
Kufiri i Maqedonise II shtrihej deri te lumi
Astibo dhe rrjedha e poshtme e lumit Erigon". (Malla
Enciklopedija, Prosveta, Beograd, 1978, f .461).
Pra, siç shihet, Maqedonia antike asnjehere nuk
eshte shtrire ne veri te lumit Erigon (Crna Reka),
dhe se ne perendim asnjehere nuk e ka pasur
territor te saj Maqedonine e sotme Perendimore.
Ata ishin te banuara me fiset tjera ilire, si:
dardanet, paionet, lynkestet, penestet,
enkelejte etj. Kete e deshmojne edhe germadhat e
vendbanimeve te vjetra dhe objektet e shumta
arkeologjike te zbuluara anekend hapesires se
Maqedonise se sotme.
Kurse, sa iu perket maqedonasve pellazgo-ilire,
nje historian do te theksonte: ”Heret u
paraqiten ne histori dhe shume heret u zhduken”.
Kjo tregon, se maqedonasit antike nuk paten jete
te gjate ne histori. Ne shek. III p.e.s nuk u
degjuan me fare, ndersa Leka i degjuan me fare,
ndersa Leka Ieonjetnive dhe ndarja e tyre nga
shteti Madh vazhdoi te "veproje" ne arenen
historike. Ai beri buje dhe la gjurme te thella
ne histori. Edhe sot eshte i pranishem ne lemine
e historise. Per te dihet se eshte i biri i
Filipit II e i nenes Olimpi dhe se mesues e ka
pasur Aristotelin (aristokrat Telin, filozof
ilir). Leka i Madh ishte kusheri i Pirros se
Epirit. Qe ne moshe 6 vjeçare mbet jetim dhe e
mori ne mbrojtje dhe e rriti mbreti i Taulanteve,
Glauku, i cili me pas i ndihmoi qe te behet
mbret i Maqedonise. Çka eshte me rendesi, Leka i
Madh, ishte mbret i Maqedonise prej v. 336 deri
ne v. 323 p.e.r., pra, deri ne vdekjen e tij.
Perkatesine etnike iliro-maqedonase, askush nuk
mund t'ia mohoje, prandej edhe quhet Leka i
Maqedonise (Aleksandri i Maqedonise).
Pra, me mire do te ishte qe historianet dhe
politikanet sllavo-maqedonas te mos merren me
kuazishkence, sepse kjo sjell huti brenda vete
popullit sllavo-maqedonas. Perpjekjet e tyre qe
te jene pasardhes te nje populli te sterlashte,
me te cilin mburret historia antike dhe historia
me e re, jane pretendime te kota, sepse nuk
munden te jene edhe sllavo-maqedonas edhe
maqedonas antike. Nuk munden te jene ne te
njejten kohe edhe sllave edhe ilire, sepse
maqedonasit e Lekes se Madh kane jetuar ne nje
hapesire dhe ne nje kohe krejtesisht tjeter.
Fisi i Maqedoneve te Lekes se Madh ka qene fis
pellazgo-ilir. Kete e deshmojne vete historianet
dhe filozofet helene (greke) te asaj kohe, duke
i quajtur Maqedonet, ashtu si edhe Iliret, fise
"barbare", pra fise te huaja, jo greke, qe nuk
kishin gjuhen dhe etnine e tyre.
*****
Shteti qe sot zyrtarisht quhet Ish Republika
Jugosllave e Maqedonise (IRJM), per here te pare
si gjysmeshteti, si Republike i ish-Federates
Jugosllave, u konstitua ne vitin 1945.
Republika e Maqedonise u nda nga ish-Federata
Jugosllave pas mbajtjes se Referendumit te 8
shtatorit 1991, duke shpallur po ate vit edhe
pavaresine shteterore. Ende pa permbushur
kushtet e parashtruara nga Komisioni i
Badinterit u be njohja e Maqedonise si shtet i
pavarur, dhe me 1993 ajo u pranua anetare e
Organizates se Kombeve te Bashkuara. Me gjithe
njohjen e saj si shtet i pavarur nga OKB-ja,
Republika e Maqedonise (apo zyrtarisht: IRJM -
FYROM) ende ka shume probleme te pazgjidhura me
fqinjet e saj.
Keshtu, Bullgaria nuk ia njeh kombesine (etnine),
duke pretenduar se ne Maqedoni ka vetem pjese te
kombit bullgar e jo ndonje komb maqedonas.
Greqia nuk ia njeh as etnine, as emrin shtetit
sllavomaqedonas, duke pretenduar se ajo eshte e
vetmja "trashegimtare" e emrit antik "Maqedon
dhe Maqedoni". Serbia Maqedonise nuk ia njeh
pavaresine e Kishes Ortodokse Maqedonase, duke
tentuar qe ta mbaje gjithmone nen sqetullen e
saj kete kishe. Kosova nuk ia njeh kufijte
Maqedonise, sepse Serbia mbolli "mollen e
sherrit" midis dy vendeve kur ia dhuroi
Maqedonise nje pjese te madhe te tokes se
Kosoves. Republika e Shqiperise e njeh
Maqedonine si shtet te pavarur e sovran dhe nuk
ka probleme ndershteterore me te, por populli
shqiptar i Ilirides nuk e njeh Maqedonine si
shtet te vetin, sepse nuk eshte i barabarte me
popllin sllavo-maqedonas, sepse nuk eshte popull
shtetformues ne kete republike.
*****
Pas ardhjes ne pushtet te VMRO-DPMNE, kjo parti
dhe qeveria e saj perpiloi nje program pune ku
pjesen me te madhe te ketij programi e perben
problemi ekonomik dhe zgjidhja e ketij problemi.
Kurse problemi politik lihet nen hije te
ekonomise. Çeshtjet e pazgjidhura etnike,
implementimi i plote i Marreveshjes se Ohrit etj.,
lihen ne plan te dyte, edhepse ato jane
problemet numer nje me te cilat perballet shteti
i Maqedonise. Ne kete menyre qeveria e VMRO-s po
ike nga problemet e mprehta reale politike dhe
shkon e fshihet pas problemeve ekonomike, te
cilat poashtu jane te medha dhe duan zgjidhje
urgjente, por jo ne kurriz te problemeve etnike
dhe te pabarazise ligjore ndermjet etnive.
Duhet theksuar se, ne mars-prill te vitit 2001,
Kryeministri i atehershem i Maqedonise kerkoi
ndarjen e saj, por shqiptaret nuk e pranuan kete
teze, sepse Kryeministri i atehershem
sllavomaqedonas u jepte shqiptareve vetem dy-tre
komuna te ketij shteti, kurse pjesen e ”luanit”
te trojeve shqiptare te Ilirides propozonte ta
mbante per vete! Kurse ne maj te po atij viti
(2001), kur UÇK kishte shti ne dore luginen e
eperme te Vardarit dhe ishte afruar te portat e
Shkupit, Kryeministri u terhoq nga ideja dhe
ngarkoi Akademine e Shkencave te Maqedonise per
ta elaboruar me tej tezen e ndarjes se saj. Nuk
vonoi shume dhe gazeta Veçer e dates 25 maj 2001
botonte harten e ndarjes se Maqedonise. Ky
skenar jorealist e antishqiptar nuk u realizua
atehere, por skenari vazhdon te qendroje ne
sirtaret e kesaj partie sllavomaqedonase.
Sllavomaqedonasit VMRO-iste duan ta ndajne
Maqedonine, por faji perballe Europes dhe botes
”duhet” t’u mbetet Shqiptareve, qe ne te
etiketohemi e anatemohemi nga faktoret politik
relevante nderkombetare si ektremiste,
nacionaliste, separatiste, paqeprishes,… deri
edhe terroriste! Por, faktikisht dhe
historikisht, Maqedonine (ta quajme kushtimisht)
Etnike e kane ndare vete ideologet
sllavomaqedonas te VMRO-se se shekullit te
kaluar: Jane Sandanski (nga Maqedonia e Pirinit),
Goce Dellçevi (nga Maqedonia e Egjeut), Nikolla
Karevi, etj., te cilet nuk luftuan ne koalicion
me shqiptaret e Hasan Prishtines per te krijuar
Shqiperine Etnike dhe Maqedonine Etnike, por
luftuan per te pushtuar sa me shume territore te
Shqiperise Etnike ne prag te shekullit te kaluar.
Prandaj tani Maqedonia sllavomaqedonase e
Pirinit gjendet nen Bullgari, kurse Maqedonia
sllavomaqedonase e Egjeut gjendet nen Greqi. Dhe
jo vetem kaq, por politika antishqiptare e VMRO-se
se sotme moderne dhe e te gjitha partive tjera
politike sllavomaqedonase ende vazhdon me avazin
e vjeter. Ata me ngulm po perpiqen te mbajne te
pushtuara tokat shqiptare te Shqiperise Etnike (Iliriden)
dhe po vazhdojne te injorojne te vetmit aleate
te tyre natyrore ne Ballkan – Shqiptaret, me te
cilet i bashkon idea per krijimin e Shqiperise
Etnike dhe Maqedonise Etnike. Dhe Maqedonia
Etnike e tyre nuk shtrihet ne tokat shqiptare te
Ilirides, por gjendet ne Bullgarine e Pirinit
dhe ne Greqine e Egjeut, si dhe ne Maqedonine e
sotme juglindore (rrjedha e poshtme e Vardarit).
Sllavomaqedonasit dhe Shqiptaret kane te
perbashket te njejtin pushtues shovenist –
Greqine, por kete fakt pushtetaret
sllavomaqedonas te Shkupit nuk e marrin
parasyshe dhe vazhdojne te armiqesohen me tej me
Shqiptaret, duke mos qene te vetedijshem se ne
kete menyre ata po godasin, me shume se
Shqiptaret, vetveten dhe çeshtjen e tyre
kombetare. Me apo pa "aleatet" sllavomaqedonas,
kombi shqiptar do te vazhdoje rezistencen dhe
luften e tij per berjen e Shqiperise Etnike.
Mosimplementimi i plote i Marreveshjes se Ohrit
dhe vazhdimesia e diskriminimit te shqiptareve
te Ilirides nga pushtetmbajtesit sllavomaqedonas
te Shkupit, vetem se do ta shpejtoje ndarjen dhe
shperberjen e Republikes se sotme te Maqedonise
(IRJM-FYROM). Dhe faji do te rendoje mbi ta,
sepse bota demokratike nuk eshte as e verber e
as naive qe te mos e identifikoje fajtorin e
kesaj ndarjeje.
*****
Republika e Maqedonise eshte shtet unitarist
multietnik, ku pushteti ushtrohet nga lart –
poshte, dhe ku sundon etnia sllavomaqedonase mbi
etnine shqiptare dhe mbi pakicat tjera kombetare.
Ky lloj pushteti etnocentrist eshte burim i
konflikteve te vazhdueshme nderetnike.
Multietniciteti i shtetit eshte njeherit dhe
pasuri e atij vendi, por vetem kur behet
decentralizimi i pushtetit qendror, kur pushteti
dhe te drejtat e qytetareve ushtrohen nga
poshte-larte. Kjo forme e qeverisjes ben te
mundur qe etnite dhe pakicat e ndryshme qe nuk
kane etni, gjuhe, fe e as tradita te perbashketa,
megjithate mund te bashkejetojne ne paqe dhe
harmoni nderetnike ne nje shtet te tille ligjor.
Gjithe kohen ka pasur premtime te pushtetit
maqedonas se do t’i plotesoje kerkesat dhe te
drejtat e shqiptareve, por nuk i ka plotesuar
kurre. Poashtu tere kohen, sidomos gjate
fushatave elektorale, ka pasur premtime te
partive shqiptare per zgjedhesit shqiptare se do
t’i avansojne te drejtat e tyre kombetare, se do
t’i permbushin kerkesat e tyre politike,
kombetare, ekonomike, te arsimit etj., por kur
kane hyre ne qeverisje nuk i kane mbajtur
premtimet. E gjithe politika e sllavomaqedonasve
dhe e partive shqiptare eshte ndertuar dhe eshte
zhvilluar mbi premtime gojore dhe shume pak
gjera jane te shkruara e te inkorporuara ne ligj.
Edhe ato te drejta te sanksionuara ne kushtetute
dhe ligjet e shtetit nuk jane realizuar fare ose
teper pak ne praktike.
Çdo shtet jodemokratik njeherit eshte edhe
ilegjitim per etnine qe shtypet e shfrytezohet
politikisht dhe ekonomikisht. Pjesemarrja e
partive politike te etnive tjera ne Parlament
dhe ne Qeveri, pa permbushur standardet
demokratike, pa rrespektuar dhe zbatuar
marreveshjet paraprake dhe ligjet ne fuqi, nuk e
ben nje shtet legjitim. Perfaqesuesit e
shqiptareve ne pushtetin maqedonas, deputete apo
ministra, deri me sot kane sherbyer vetem si
dekor dhe per te legalizuar pushtetin e
sllavomaqedonasve karshi botes. Pushteti legal
kur eshte jodemokratik, ai automatikisht eshte
pushtet ilegjitim, i paligjshem dhe i
paperfillshem nga etnia apo pakicat qe jane
objekt i padrejtesive te pushtetit legal.
Shqiptaret ne Maqedoni, qe nga viti 1945 e deri
me sot, nuk kane qene te barabarte me
sllavomaqedonasit, prandaj kurre nuk e kane
pranuar ate si shtet te vetin, sepse jane
neperkembur e diskriminuar vazhdimisht nga te
gjitha qeverite e Shkupit. Per kete shkak, me 24
mars 1990 shqiptaret qe jetojne ne trojet e tyre
ne Maqedoni e shpallen Iliriden Republike
Autonome, por nuk e vazhduan punen e metejshme
per jetesimin e saj ne veper! Kurse ne pranvere
te vitit 2001 shqiptaret e Ilirides iu
bashkangjiten thirrjes se Ushtrise Çlirimtare
Kombetare (UÇK) per lufte nacionalçlirimtare dhe
ndarje nga Maqedonia.
*****
Asnje marreveshje nuk mund te kete karakter te
perjetshem. Ajo, çka eshte edhe me keq,
Marreveshja e Ohrit as nuk eshte implementuar ne
teresi as edhe pas kaq vitesh te perpilimit te
saj. Kjo Marreveshje eshte shume e veshtire qe
te implementohet ne teresi, sepse kunder saj ka
qene gjysma e popullit sllavomaqedonas. Kete e
deshmoi edhe Referendumi Popullor i 7 nentorit
2004, i organizuar nga partia aktuale ne pushtet
- VMRO-DPMNE, ku rreth 445.000 qytetare
sllavomaqedonas votuan kunder Marreveshjes se
Ohrit!
Marreveshja e Ohrit eshte Marreveshje per
ekzistencen e Maqedonise, ajo nuk eshte
marreveshje vetem e shqiptareve, por edhe e
sllavomaqedonasve. Prandaj pushtetaret VMRO-iste
te Shkupit jane te obliguar qe ta implementojne
ate deri ne shkronjen e paragrafin e fundit tä
saj, nese nuk duan shperberjen apo ndarjen e
Republikes aktuale te Maqedonise.
Marreveshja e Ohrit ka luajtur rolin historik te
nderprerjes se luftes dhe tani eshte obligim i
te gjitha forcave politike qe te angazhohen per
zgjidhjen e çeshtjeve te hapura dhe ende te
pazgjidhura politike e kombetare ne Maqedoni.
Nje gje e tille mund te realizohet vetem permes
nje dialogu konstruktiv, ku hiqen “temat tabu”
dhe me ndihmen e forcave demokratike
nderkombetare te gjenden format dhe menyrat e
zgjidhjes se problemeve pa gjakderdhje te reja.
Republika Shqiptare e Ilirides ende eshte opcion
politik dhe kombetar i popullit shqiptar te
Ilirides.
Si duket pushteti maqedonas nuk ka mesuar asgje
nga konflikti ushtarak shqiptaro-maqedonas i
vitit 2001! E meta e historise eshte se ajo, ne
nje forme apo ne nje tjeter, perseritet.
Historia perseritet kur njerezit, partite
politike apo pushtetet shteterore nuk mesojne
apo nuk duan te mesojne asgje nga ngjarjet
historike. Dhe atehere historia perseritet, por
perseritet me nje egersi, intenzitet dhe permasa
shume me te medha se sa heren e kaluar.
Prandaj, si dje edhe sot, Maqedonia po perballet
me konflikte te hapura e te fshehura nderetnike.
Ky shtet nuk eshte demokratik dhe si i tille nuk
ka te ardhme. Ardhmeria e Maqedonise qendron
vetem ne decentralizimin demokratik te pushtetit
qendror, i cili shprehet permes konceptit te
demokracise konsensuale, autonomise rajonale,
federates apo konfederates.
Rruga tjeter eshte vetevendosja demokratike e
popullit shqiptar te Ilirides, permes
Referendumit Popullor dhe ndarja e tij nga
Maqedonia, duke formuar shtetin e ri - Iliriden,
me te drejte bashkimi me Shqiperine ose Kosoven.
Perndryshe, Ilirida eshte Shqiperi Verilindore,
e banuar ne masen 90% nga shqiptaret autoktone
pellazgo-ilire qe nga antika dhe deri ne ditet
tona. Kurse ne nivel republikan Shqiptaret
perbejne rreth 45% te numrit te pergjithshem te
popullsise se Maqedonise.
Ilirida eshte pjese integrale e Shqiperise
Etnike.
20 shtator 2007 |
| |
|
|