|
Liria e shtypit
në Maqedonit |
|
 |
|
Imzot
Thaci |
Shkruan Iso Rusi
Ç'eshte ajo qe e detyron PDSH-ne qe kinse duke e
mbrojtur BFI-ne, te jete ortodokse me e madhe se
VMRO-DPMNE dhe mbrojtja e saj e KOM-it?
Para do kohe, ne nje darke, nikoqir e se ciles
ishte diplomati me i fuqishem i huaj ne Shkup,
konfirmova thashethemet se ne kete moment PDSH
eshte partia qe ne menyren me te ashper i
kundervihet nxjerrjes se Ligjit per bashkesite
fetare, me ndryshimet per te cilat veçanerisht
insiston Uashingtoni.
Te perkujtojme qe behet fjale per nxjerrjen e
ligjit per bashkesite fetare, i cili nuk do te
njihte kufizime, ndryshe nga ai i tanishmi,
sipas te cilit per çdo fe lejohet regjistrimi i
vetem nje bashkesie fetare. Kufizimi nga neni i
famshem 8 ka bere qe ky projektligj tashme disa
vite me radhe te mbetet ne vend. Edhe qeveria
paraprake, edhe kjo aktualja nuk mund ta gjejne
formulen qe do t`i kenaqte bashkesite “kryesore”
fetare ne vend, por dhe ithtaret e lirive fetare,
te cilet jane mjaft te fuqishem per te vendosur,
mes tjerash, edhe per pranimin tone ne NATO (Rozmari
di Karlo para do kohe, per here te pare ne disa
muajt e fundit, ne Shkup perseriti se heqja nga
rendi i dites i lirive fetare eshte nje prej 4
parakushteve per te bere ftesen e anetaresimit).
Deri tani rrefimi rreth ketij ligji te
pamiratuar barazohej me friken e qeverise se
Buçkovskit, qe ne menyre shtese te humbe vota ne
zgjedhjet parlamentare nese e dergon ate ne
procedure parlamentare pa garancine se Kisha
Ortodokse Maqedonase (KOM) do te mbetej kisha e
vetme ortodokse ne shtet dhe premtimit te
pershpejtuar te kryeministrit te ri Gruevski, se
KOM do ta ruaje ekskluzivitetin para se,
paraprakisht, te merren parasysh
kunderargumentet e bashkesise nderkombetare.
Keshtu, mbrojtesit politik te ekskluzivitetit te
fese ne dobi te KOM-it dhe te Bashkesise Fetare
Islame (BFI) edhe ne menyre te pavetedijshme
pohojne se te gjithe maqedonasit etnike jane
ortodokse te KOM-it, perderisa te gjithe
shqiptaret jane myslimane te BFI-se. Nuk jane te
reja pohimet se element kyç i kombit maqedonas
eshte kisha e tij, se pikerisht ajo e ka ruajtur
kombin ne momentet me te veshtira. Ndaj, sipas
kesaj logjike, nese tani do te lejohej
veprimtaria e ekspoziturave te kishave ortodokse
fqinje, te cilat kryesisht kane raport armiqesor
me KOM-in, goditjet do te ishin te orientuara
drejtperdrejt kunder vete kombit maqedonas. Ketu
jane edhe rrenjet e pakenaqesise se KOM-it, e
cila nuk deshiron te heqe dore nga ambiciet qe
te luaje rolin identik te cilin ne mjediset e
veta e kane edhe kisha ortodokse serbe edhe ajo
greke lidhur me kombet e tyre.
Mirepo, shtrohet pyetja se sa ia vlen analogjia
e tille per lidhjen ndermjet shqiptareve dhe
BFI-se, se paku per shkak te dy dilemave. Se
pari, shtrohet pyetja nese te gjithe shqiptaret
ne rajonin e Maqedonise jane myslimane dhe
pyetja e dyte, sa BFI dhe bashkesite identike ne
rajon jane me afer fese sesa synimit te
sistemeve dhe regjimeve paraprake qe t`i
kontrollojne aktivitetet fetare myslimane, duke
u mbeshtetur ne qendrimin e atehershem te
plotefuqishem se “religjioni eshte opium per
popullin”. Se dyti, valle, eshte reale te pritet
vershimi i sekteve myslimane qe do t`i
shkaktonin dem BFI-se, se paku per aq sa ajo
vete vite me radhe eshte duke i shkaktuar dem
vetvetes. Ne rast se, nga ana tjeter, mendohet
per bektashinjte, ata edhe sot veprojne ne
kuader te ligjit, ndersa kontesti rreth Arabati
Baba Teqes eshte, megjithate, vetem nje kontest
pronesor.
Ndonese Arben Xhaferi ishte nje nder te paret,
nese jo dhe politikani i pare shqiptar qe para
ndonja dymbedhjete viteve paralajmeronte
rrezikun nga veprimi i Islamit radikal dhe
ithtareve te tij te rinj fanatike, megjithate
nderlidhja e PDSH-se ne tezen se formula “nje fe
– nje bashkesi” eshte ne dobi te BFI-se para se
gjithash per te mbrojtur Islamin e vertete nga
ai radikal, vetvetiu eshte e sforcuar. Nese ketu
edhe ka islamiste radikale, per ta nuk eshte e
domosdoshme te kene nje bashkesi te re islame
per te bere ate qe e kane paramenduar, mjafton
te kene nje organizate joqeveritare ose nje
parti politike dhe te shfrytezojne pakenaqesine
evidente sociale. Nga ana tjeter, frika e
ketille e PDSH-se perputhet me manifestimin
tradicional te albanofobise se djathte
maqedonase, jo rralle te orientuar edhe ndaj
Islamit dhe te shprehur permes pohimeve pas 11
Shtatorit te vitit 2001 se UÇK ne vitin 2001 ka
qene tok me Al Kaeden (te cilen ne ate kohe
Xhejms Perdju e quajti “abuzim te tragjedise
amerikane”) ose pohimi se ne Maqedoni ka 5.000
ekstremiste islamike (titull ne “Utrinski vesnik”).
Do te pranoni qe, se paku kjo perputhje eshte e
panatyrshme.
Atehere, ku qendron sekreti i synimit te PDSH-se
qe, duke mbrojtur BFI-ne, te jete ortodokse me e
madhe se VMRO-DPMNE dhe mbrojtja e saj e KOM-it?
eshte pak e besueshme qe zoteri Menduh Thaçi
deshiron t`i zere vendin Imzot Stefanit, por
edhe me e çuditshme do te ishte qe Thaçi,
objektivisht dyfish me i fuqishem, ne menyre
inferiore t`i sherbeje kryeministrit Gruevski si
alibi para diplomateve kembengules. Dihet se
amerikanet insistojne ne lirite fetare si
parakusht per te bere ftesen, por eshte evidente
se jane te vendosur qe me shqelma, me çdo çmim,
te na fusin ne NATO. Ndersa eshte mire e njohur
se Thaçi dhe PDSH-ja jane te gatshem qe
perderisa nuk behemi pjese e Aleances, edhe ata
vullnetarisht te mos jene ne pushtet. Perveç
kesaj, ky njeri kur deshiron hyn ne Ambasaden
amerikane per te pire kafe me ambasadoren, ndaj
vetem per shkak te kavalierise nuk do t`u binte
kontra amerikaneve, me te cilet prej moti e deri
ne viziten e ardhshme historike te Bushit ne
Shqiperine meme pandashem jemi bashke, siç na e
pershkroi ne nje menyre te rralle inspirative
Teuta Arifi ne kolumnen e saj ne “Dnevnik”.
-------------------
Reagim
Iso Rusi rikthehet me poshtersite!
Ne nje kolumne te tij, te botuar ne gazeten “Koha”-
Iso Rusi duke i shtremberuar tezat tenton te
analizoje PDSh-ne e vecmas zevendeskryetarin e
saj Z.Menduh Thacin, lidhur me qendrin e PDSH-se
per sa i perket ligjit per fene. Qe te jete me e
qarte se pse truri(?) I tij mendon gjithnje ne
kete menyre te mbrapshte te perkujtojme
shkurtimisht se kush eshte Iso Rusi?
Iso Rusi eshte nje pjelle (ne kuptimin biologjik)
tipike eksperimentale e UDB–se se vjeter
jugosllave e cila gjithandej neper hapsirat e
ish-Jugosllavise krijonte cifte per te linde
njerez sic quante propaganda e atehershme
”njeriu i ri socialiste”, “njeriu i ri jugosllav”.,
”njeriu i….” po populli I thjeshtonte keto terma
duke I quajtur thjeshte –kopila!-Keta pra kopila,
te sojit te Iso Rusit duheshte te jene pa
identet, pa fe, gjithnje ne funksion te se keqes
dhe vecmas me theks te vcante te luftojne vlerat
dhe personalitetet shqiptare.E me shperberjen e
ish-jugosllavise na ka ra “hise” qe nje kopil te
tillle ta kemi edhe ne ne keto hapsira.
Duke patur parasysh ate qe e thame me larte s’ka
se si Iso Rusi te mendoje dhe te veproje ndryshe.
I vetedijshem se ne aspect kombetar s’ka se si
te na shese mend duke patur parasysh se eshte “hibrid”-
tash hudhet dhe analizon ligjin per fene dhe
shtremberon (me vetedije !) tezat e
zevendeskryetarit te PDSH-se z.Thacit se ai na
qenka “kunder sjelljes se ketije ligji “(?!). Ky
“kopil” apo “njeriu I ri…” me kete deshiron ta
paraqese PDSH e vecmas z.Thacin ne pozicione te
kunderta me Naton ,SHBA etj. Thuajne se gomari
harron shume shpejt e deveja mban mend.T’ia
kujtojme Iso Rusit (se harron) se me 30 janar
2006 ne nje prononcim publik para mediumeve
publike, z.Thaci si politikan i pare, publikisht
beri me dije se “…askush nuk ka te drejte qe te
kete monopol mbi fete dhe se e drejte e cdo
qytetari eshte te percaktohet edhe per
pikepamjet e tija fetare…’. Me fjale tjera,
z.Thaci e nepermjet tij PDSH si cdohere pa
oportunitet nder te paret ka qene “pro” ketij
ligji,”pro” kesaj te drejte elementare njerezore
qe jo vetem ne aspekt formal por edhe ne aspekt
juridik te kene te drejte Keto qendrime
progresive te z.Thacit edhe ndaj kesaj
problematike i dine dhe io akceptojne jo vetem
shqiptaret,por edhe qytetaret e etnive tjera,
SHBA, Nato e EU, pervec elemnteve radikale
ekstremiste te quajtura si “mjekrra’, vehabistet
e te tjere te ketij lloji. E ky eksperiment
biologjik i UDB Iso Rusi si njeri pa identitet
kombetar e pa fe, por gjithnje ne funksion te
destruktivitetit vihet ne mbrojte te ketyre
vehabistave apo “mjekrave” dhe shtremberon
qendrimet publike te z.Thaci e nepermjet ketij
qendrimet e PDSH-se. O Rusi, as ti e as
produktet si ti nuk do te mund ta paraqesni PDSH
dhe lidershipin e kesaj parti ne qendrime anti-amerikane
dhe anti-Nato. Publikisht dihet se qendrimet e
Z.Thaci e nepermjet tij edhe te PDSH jane
konform vlerave te mirefillta demokratike
eksponent i mirefillt i se ciles eshte vete SHBA,
Nato dhe EU.
Ti, Rusi dhe “mjekrat” per rreth teje si Sedat
Ramadani, Ramadan Ramadani, Beqa etj, nuk do te
keni “gjume” te rehatshem jo vetem nga
lidershipi I PDSH-se po edhe nga cdo aktivist I
kesaj partije. Te jeni te sigurte ,perderisa te
jete edhe aktivisti i fundit i kesaj partie ju
KURRe nuk do te mund te “celni” lule ne keto
hapsira. Ne jemi shume, dita -dites behemi edhe
me shume dhe funderrinave si ju nuk do te
lejojme qe te njellosni kombin dhe te sulmoni
aleatet tane historik e strategjike sic jane
SHBA e NATO.
------------------------
Reagimi i PDSH-se, edhe krahas te gjitha
ofendimeve dhe fjalorit primitiv, nuk do te
meritonte kurrfare vemendje nese nuk do te behej
fjale per partine e dyte (sipas numrit te
parlamentareve) ne Qeverine aktuale dhe
veçanerisht per shkak te dy momenteve:
1.
Ne reagimin ka nje kercenim eksplicit jo vetem
deri te autori i kolumnes, por edhe deri te
persona tjere qe permenden me emer dhe mbiemer,
ndersa “faji” i vetem i te cileve eshte fakti se
kohe pas kohe takohen me Iso Rusin: “Ti, Rusi
dhe “mjekrat” per rreth teje si Sedat Ramadani,
Ramadan Ramadani, Beqa etj, nuk do te keni
“gjume” te rehatshem jo vetem nga lidershipi i
PDSH-se po edhe nga çdo aktivist i kesaj partie.
Te jeni te sigurte, perderisa te jete edhe
aktivisti i fundit i kesaj partie ju KURRe nuk
do te mund te “çelni” lule ne keto hapsira. Ne
jemi shume, dita-dites behemi edhe me shume dhe
funderrinave si ju nuk do te lejojme qe te
njellosni kombin dhe te sulmoni aleatet tane
historik e strategjike siç jane SHBA-te e NATO”.
Kercenimi fare nuk eshte naiv nese dihet se nje
pjese e lidershipit te PDSH-se ne opinion
nderlidhet me nje varg ngjarjesh problematike (prej
perzierjes se supozuar ne zhdukjen e personave
ne vitin 2001 deri te te gjitha episodet e
nderlidhura me rastin e Kondoves dhe incidentet
qe kane ndodhur ne rrethinen e tij), ndersa
aktiviste te saj nderlidhen me incidente siç
ishin ai i “Nota-fest”-it ose rrahja e
studenteve ne Universitetin e Tetoves gjate
fjalimit te kryetarit te Kuvendit te RM-se,
Lubisha Georgievski.
2.
Ne reagimin sherbimi i PDSH-se merr persiper te
drejten te vleresoje se Iso Rusi nuk ka
“identitet kombetar”, se eshte “hibrid”, fryt i
eksperimentit (“biologjik”) me ç`rast eshte
evidente se PDSH-ja ka ambicje qe ne manir
fashist te vleresoje nese dikush mundet ose nuk
mundet t`i takoje nje kombi, nese eshte mjaft i
paster etnikisht, nese ka prejardhje te
pershtatshme “arianite” dhe ngjashem.
-------------------------
Besim Dogani per Kohen
Jo vetem PDSH po edhe mbare shqiptaret nuk i
harrojne keto veprime!
PDSH denoncon akuzat
Reagimet vijne nga qarqe antishqiptare
- Te nderuar,
Nenkryetari i PDSH-se dhe njekohesisht
nenkryetar i Kuvendit te RM ne deklaraten e pare
zyrtare te partise se tij dhe pas te gjithe
reagimeve praktikisht i perseriti mesazhet e
partise se tij, por kete here duke zgjeruar
kualifikacionet edhe ndaj gjithe atyre te cilet
shprehen mospelqim me reagimin e sherbimit per
informim te PDSH-se.
- "Dua te cek se jane qesharake dhe nuk na lene
aspak pershtypje duke patur parasysh se nga
vijne keto reagime, respektivisht nga nje grup
njerezish te orkestruar drejtperdrejt apo
terthorazi te involvuar ne histerine
shumevjeçare antishqiptare si ne
ish-Jugosllavine ashtu edhe tash ne Maqedoni",
thote Dogani
Besim Iljazi
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka reaguar
ndaj zerave te ndryshme qe jane shfaqur ne disa
media maqedonase rreth nje prononcimit te
sherbimit per informim te kesaj partie.
Nenkryetari kesaj partie Besim Dogani,
prononcimet e disa individeve ne media
maqedonase i ka vleresuar si tendencioze dhe me
prapavije kunder interesave strategjike te
shqiptareve.
"Dua te cek se jane qesharake dhe nuk na lene
aspak pershtypje duke patur parasysh se nga
vijne keto reagime, respektivisht nga nje grup
njerezish te orkestruar drejtperdrejt apo
terthorazi te involvuar ne histerine
shumevjeçare antishqiptare si ne
ish-Jugosllavine ashtu edhe tash ne Maqedoni. Te
perkujtojme se ata ishin edhe telall te
politikes se Millosheviqit", thote Dogani ne nje
prononcim per "Koha". Ai potencon se prirja e
ketille nuk eshte kurrgje tjeter, perpos edhe
nje tentative per ta shtremberuar te verteten
dhe "per hedhje hi syve".
"Duke bashkepunuar ngushte me vehabistet kjo
tajfe paraqitet si nje e keqe me e madhe e kohes
moderne te ciles se keqe jo vetem PDSH-ja por
edhe subjektet tjera demokratike do t`i
kundervihen eneregjikisht. Fundja, kjo politike
qe ata afirmonin apo edhe si bashkepunetor te
drejtperdrejt te sistemeve te vjetra te UDB-se,
e mori edhe haraçin e vet, duke vrare e
keqtrajtuar me mijera shqiptare. Opinioni i
gjere i ka te njohur keta si kundershtare te
rrepte te çdo vlere shqiptare. Jo vetem PDSH po
edhe mbare shqiptaret nuk i harrojne keto
veprime.", nenvizon Dogani.
Sipas tij, ky eshte edhe nje manipulim i radhes
qe gjoja se kercenohen apo shantazhohen gazetare
dhe privohet liria e mediave. Kjo nuk paraqet
asgje tjeter perveç se edhe nje tentative e
shtremberimit te se vertetes dhe tentative per
hedhje hi syve.
Nenkryetari i PDSH-se, Besim Dogani ka shfaqur
kembenguljen e partise se tij per t`u dale balle
sfidave qe vijne nga politika arkaike e ketyre
individeve. "Pa dyshim PDSH-ja do te jete
pengese dhe hendikep i madh per instalimin e
kesaj politike arkaike qe ata e deshirojne", ka
thene Dogani.
Ndryshe, reagimi i PDSH-se vjen pasi diteve te
fundit ne disa media maqedonase individe te
caktuar kane sulmuar kete parti, pasi ajo
denoncoi nje kolumne te shkruar nga gazetari Iso
Rusi, ku zyrtare te saj apostrofoheshin si
pengues te Ligjit per bashkesite fetare, per te
cilen kjo parti tha se eshte shpifje tendencioze
me prapavije te caktuar politike. |
| |
|
|