Kim Mehmeti (b. 1955) is a leading and innovative prose writer from the Albanian community in Macedonia. He was born in Gerēec near Skopje, where he now lives and works. He is the author of eleven volumes of prose, including Lulehena (Moon Flower), Peja 1997, Fshati i femijve te mallkuar (The Village of the Damned Children), Peja 1998, and Ritet e Nishanes (Nishane's Rites), Peja 2004. One of his novels has appeared in German, Das Dorf der verfluchten Kinder (The Village of the Damned Children), Klagenfurt 2002. Mehmeti also writes in Macedonian and translates between the two languages.
Ne Chatin e Ri Albanian Chat mund te Futeni edhe si Vizitor, klikoje reklamen Video Chat Shqiptar, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu dhe zgjedhe dhomen!
 
Kim Mehmeti
Kim Mehmeti
Artikuj tjere nga Kim Mehmeti
Dy ditė pas protestave, nė afėrsi tė fshatit Radushė, pra nė hyrje tė Shkupit, policia maqedonase kapi nė pritė katėr shqiptarė tė dyshuar pėr kontrabandė armėsh dhe i ekzekutoi nė vendin e ngjarjes. Per me teper Lexo!
 
Jepe lajmin vet nė portalin e lidhjeve shqiptare nė AlbaNur
Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Kosova

Lajme nga Maqedonia

Liria e shtypit nė Maqedonit
Heronjtė dhe kriminelėt
Nuk ka mė keq se tė jetosh nė shoqėri ku strukturat policore janė ato qė nė ēdo kohė, pa i dhėnė llogari askujt, cilin tė duan, e stolisin me diademėn e heroit apo e ekzekutojnė si kriminel. Ėshtė i pafat ai popull, tė cilit njė grusht politikanėsh ia ngatėrron vlerat dhe jovlerat, tė cilit injorantėt partiakė ia pėrcaktojnė standardet vlerėsuese pėr tė vlefshmen dhe tė pavlefshmen qė ka. Janė tė rrezikshme shoqėritė ku qarqet policore janė ato qė vendosin pėr fatin e bardėve e heronjve tė njė populli dhe janė fatkėqij popujt qė nuk kanė asnjėfarė kontrolli mbi qarqet qė kompletojnė listat e “heronjve” dhe “kriminelėve”. Dhe ėshtė mėkat mbi tė gjitha mėkatet t’i ndihmosh institucionet e njė shteti, qė hapur zhvlerėsojnė ēdo gjė qė ka populli yt, ėshtė jonjerėzore tė mbėshtesėsh njė qeveri, e cila policinė e pėrdor si eskadron pėr tė likuiduar njerėzit qė populli yt i vlerėson si heronj tė tij. Pra, ėshtė i pafat ai popull tė cilin e pėrfaqėsojnė njerėz qė nuk u shkon ndėr mend tė pyesin veten si ėshtė e mundur qė nė listėn e njerėzve publik tė popullit tėnd, tė mos ketė asnjė emėr tė panjollosur. Ai popull ėshtė i pafat, sepse atė e udhėheqin njerėz qė mendojnė se janė mė tė menēur se i tėrė populli, sepse atė popull e udhėheqin politikanė, tė cilėt nuk i besojnė popullit tė vet, sepse ai popull ka mbetur nė duart e atyre qė ndėrtojnė demokraci me vetėdijen e “xhaxhit Enver”, vetėdije e cila, duke u mbrojtur nga armiqtė qė ka nė radhėt e veta, kurrė nuk e sheh armikun e vėrtetė dhe kurrė nuk e kupton se nuk janė politikanėt tė mirė ata qė e dinė cila ėshtė e mira e popullit, por ata qė e njohin tė keqen qė i kanoset njė populli.


Shqiptarėt e Maqedonisė qė moti jetojnė nė kėtė shtet, i cili pa shumė shpjegime, cilindo shqiptar tė kėtushėm, mund ta shpallė “kriminel” dhe ta ekzekutojė pa i dhėnė mundėsi tė dėshmojė pafajėsinė e vet. Policia e kėtij shteti, e pakontrolluar nga shqiptarėt, nė ēdo kohė, dhe cilindo figurė publike tė shqiptarėve tė kėtushėm, mund ta sjellė nė njė situatė dėshpėruese qė ai me tė vėrtetė tė bėjė ēmos qė ta dėmtojė shtetin nė tė cilin njėsitė policore u ngjajnė eskadronėve pėr ekzekutimin e tė gjithė atyre qė pushteti i konsideron si tė rrezikshėm. Policia e kėtij shteti mund tė komprometojė cilindo shqiptar qė nuk i shkon pėr shtat qeverisė sė Gruevskit, meqė nė ato polici nuk ka shqiptarė qė do mbronin pjesėtarėt e popullit tė vet nga manipulimet, apo ka vetėm aq shqiptarė sa mjafton qė pushtetarėt maqedonas t’i mbulojnė veprimet antishqiptare. Dhe kjo ndodh, sepse partitė e kėtushme shqiptare kurrė nuk e morėn seriozisht atė qė ua thoshte populli: se nuk bėhesh bashkėqeverisės me pesė ministra qė nuk vlejnė as sa sekretareshat e kolegėve tė tyre maqedonas, por atėherė kur do kesh kontroll mbi tė gjitha institucionet e shtetit, atėherė kur do jesh faktor nė vendimmarrje.


Duke jetuar nė shtet ku tė gjithė shqiptarėt qė vlejnė diēka njėkohėsisht janė tė radhitur nė dy lista – nė atė tė “heronjve” dhe tė “kriminelėve” – policia e Gruevskit e ka shumė tė lehtė tė diskreditojė cilindo nga ata, apo edhe t’i krijojė situata qė tė lartėsohet si “patriot” i rrejshėm. Kėshtu qė edhe sot, njėsoj si nė dekadat e mėparshme tė socializmit, qarqet policore janė ato qė shqiptarėve tė kėtushėm ua promovojnė “heronjtė” dhe “tradhtarėt”. Pra, njėsoj si dikur, edhe sot, shqiptarėt me emėr e mbiemėr qė jetojnė nė Maqedoni, janė mė tė pambrojturit, nė krahasim me pushtetarėt shqiptarė qė policia e kėtij shteti i mbron, pasi paraprakisht t’i ketė komprometuar, ngaqė ky shtet ende ndėrtohet sipas parimit se “vetėm shqiptari i komprometuar ėshtė i pėrdorshėm pėr shtetin”. Parim tė cilin e ndihmuan tė gjallėrojė edhe sot vetė partitė shqiptare, parti tė paafta t’u kundėrvihen qarqeve policore, parti qė u kėnaqen vetėm me pėrfitimet personale tė njė rrethi tė ngushtė tė pushtetarėve shqiptarė.


Sikur disa politikanė tė shqiptarėve tė Maqedonisė tė mos ishin aq injorantė sa janė, sikur ata ta kuptonin me kohė se jo rastėsisht ky shtet ata i mban larg qendrave tė vendimmarrjes policore, nė mos mė shumė, ata qėmoti do e pyesnin vetveten si ėshtė e mundur qė varrimet e “kriminelėve” qė i ekzekuton policia maqedonase, t’u ngjajnė mitingjeve popullore, ku marrin pjesė tė dėshpėruarit nga pėrfaqėsuesit e vet nėpėr institucionet shtetėrore. Dhe do e pyesni veten mos vallė kjo do tė thotė se tė gjithė shqiptarėt e kėtushėm janė “kriminelė”, tė cilėt i nderojnė “kryebanditėt” e tyre!? Apo mos vallė kjo shqiptari nuk di tė dallojė heronjtė nga keqbėrėsit!? Dhe sikur disa politikanė shqiptarė t’ia kishin shtruar vetvetes kėto pyetje, ata do e kuptonin se janė bėrė pjesė e strukturave tė shtetit, qė kanė pėr qėllim t’ua ngatėrrojnė shqiptarėve tė kėtushėm listat e “heronjve” dhe “kriminelėve”. Pra, duke u dhėnė pėrgjigje kėtyre pyetjeve, ata do e kuptonin se janė bėrė pjesė e njė politike antishqiptare, e cila politika ka pėr qėllim qė popullin e kėtushėm shqiptar ta lėrė pa asnjė njeri tė besueshėm, pa asnjė vlerė, ta shpallė si njė kope injorantėsh qė nuk dinė tė dallojė “heronjtė” nga “kriminelėt”.


Ai qė do tė kuptojė se ēfarė ėshtė duke ndodhur me shoqėrinė e shqiptarėve tė Maqedonisė gjatė dy dekadave tė kaluara dhe cili ėshtė rezultati i grindjeve ndėrpartiake shqiptare, mjafton t’i shfletojė gazetat e kėtushme nė gjuhėn shqipe, ku do gjejė listėn e “tradhtarėve” tė gjallė dhe heronjve tė vdekur. Pra, nėpėr faqet e gazetave tė kėtushme nė gjuhėn shqipe, janė listat e tė gjallėve tė njollosur nga qarqet e kėtushme shqiptaro-policore dhe lista qė e pėrpiloi populli pas varrimit tė atyre qė i ekzekutoi apo i burgosi policia maqedonase. Diku mes kėtyre dy listave, mbeten pushtetarėt shqiptarė, tė cilėt pas ēdo varrimi tė ndonjė shqiptari tė ekzekutuar, kanė marrė ndonjė “shpėrblim” nga pushtetarėt maqedonas, si pėr shembull miratimin e ndonjė ligji me vite tė kėrkuar, e me ēka “sunduesi” u ka ndihmuar “vasalėve” ta rikthejnė besimin e cunguar te populli. Me ēka pra edhe bėhet pėrbuzja mė perverse e inteligjencės kolektive tė kėtij populli, duke e shpallur atė popull si njė kope qė harron shpejt dhe nuk e kupton se ēka ėshtė duke i ndodhur. Ai qė do i shfletojė gazetat nė gjuhėn shqipe tė dy dekadave tė fundit, do e lexojė edhe injorancėn politike tė udhėheqėsve tė kėtushėm partiakė, injorancė e cila mbase edhe vrau dhe asgjėsoi shumė vlera tė shqiptarėve tė kėtushėm. Pra, do lexojė injorancėn politike, e cila shkon deri aty sa liderėt e kėtushėm partiakė kurrė nuk e kuptuan se qarqet antishqiptare maqedonase janė ato qė i nxisin shqiptarėt e kėtushėm qė edhe sot tė armatosen, se ato qarqe ia bėnė me dije kėtij populli se armatimin qė e ka shteti, e qė ėshtė blerė me paratė e tė gjithėve qė jetojnė nė Maqedoni, u takon vetėm maqedonasve, se mbi atė armatim shqiptarėt nuk kanė kurrfarė kontrolli. Gjė qė u dėshmua gjatė konfliktit tė 2001-shit, kur vendbanimet shqiptare sulmoheshin me predhat qė i kishte blerė shteti edhe me paratė e shqiptarėve.
 

Aktuale nga Publicistet Shqiptar ne AlbaNur

Per me teper Reagime nga Kolumnistet Shqiptar, Kliko Ketu!

Notice

AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals
AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

Advertising your Shopping at AlbaNur
 
Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili | Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | Radio Shqiptare

copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster