Ne Chatin e Ri Albanian Chat mund te Futeni edhe si Vizitor, klikoje reklamen Video Chat Shqiptar, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu dhe zgjedhe dhomen!
 
Aktuale nga Menduh Thaci
Jepe lajmin vet nė portalin e lidhjeve shqiptare nė AlbaNur
Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Kosova

Lajme nga Maqedonia

Liria e shtypit nė Maqedonit
Cervenkovski dhe "Likuidimi" i Menduh Thacit
Ne Maqedoni ka shperthtyer nje afere shume e “madhe”. Nje pune spiunazhi dhe kontraspiunazhi mes liderit te PDSH-se z. Menduh Thaci dhe kryetarit te shtetit FYROM z. Branko Cervenkovski. I pari e akuzon kryetarin e shtetit se ka instruktuar Angjencine e Zbulimit per likuidimin fizik te tij dhe familjes Thaci:

 

” Mesohet se Cervenkovski i ka thene drejtorit te Agjencise se Zbulimit, Kire Naumov dhe nje perfaqesuesi te larte te DSK-se t’i percjellin Thaēit se “do ta shkaterroje ate, familjen e tij, madje edhe macet dhe qente e tij”.

 

Ky eshte versioni zyrtar qe eshte publikuar ne disa media dhe ne web faqen zyrtare te PDSH-se.

 

Cila eshte e verteta e kesaj afere? Pse ne kete kohe? Kush perfiton nga kjo afere? Kush mund ta dij se cfare fundi mund te kete kjo afere?

 

Ne fillim dua te shkoqis nje pjese nga nje tekst i para disa javeve “Cervenkovski nuk eshte me i keq se sa Ljubisha, te dy jane te njejte, po qe se kane fuqi me te rrah qafes, sikur kishin dikur”. Kthehem te teksti i meparshem per shkak se realisht e kuptoj shqetesimin dhe panikun qe e ka kapluar liderin e PDSH-se. Jam me shqetesimin e tij ne saff te pare, mund ta le edhe Londren, por nuk marr pjese ne panik, ne nje pjese te fjalorit te tij politik. Pikerisht ky fjalor me nxiti te reagoj per t’u pergjigjur ne pyetjet e mesiperme ne lidhje me kete afere, qe e emerova ne thonjeza “LIKUIDIMI”

 

E verteta ne kete afere eshte ne anen e z. Thaci. Plotesisht besoj se Cervenkovski mund t’i kete thene Kire Naumov qe t’ia percjellin Thacit mesazhin e tij, qofte i dehur me visky, qofte i “nabushat” me kokain. Sikur ky te kete fuqi edhe e bene. Nuk dyshoj fare. Nuk e bene as per Maqedonin e madhe, as pse eshte proserb, as pse eshte bullgar, as pse Mendu Thaci po na e bene neve Iliriden, por e bene pse eshte arrogant, pse eshte person qe gjithnje ka abuzuar pushtetin ne Maqedoni, shkurt e shqip e ben pse politikanet shqiptare jane testuar permes njerezve te tij gjate ketyre 17 vjeteve, ku nje prej politikaneve shqiptar eshte edhe vet z. Thaci. Kjo nuk do te thote se Thaci ka kaluar testimin me noten dhjeteshe sikur disa tjere, pasi vet Thaqi na deklaron se emrin prej ketyre Agjencive e ka pasur: Destruktiv dhe jo Likuidim.

 

Ne dramen politike te Maqedonise prej kur Cervenkovski eshte ne skene ka pasur role te ndryshme, ndaj edhe roli DESTRUKTIV ka qene pjese e skenarit te drames per te mbrojtur superioritetin e qenies slave mbi shqiptaret ne Maqedoni. Per Cervenkovskin dhe sjellejet e tij arrogante, te kryetari i pare Gligorov, ne te kaluaren jane ankuar edhe diplomatet Perendimor. Nga fakti se ky edhe perendimoret i ka shikuar njejte sikur politikanet shqiptar per dallim nga dinakria e loteve te Kiro Gligorovit. Nje e vertete tjeter eshte se per Cervenkovskin kane punuar nje numer i konsiderueshem i politikaneve shqiptare dhe minimafiozeve me bateria qe kane qene informatore te njerezve te tij. Disa sot i ka keshilltare ne Presidence, disa ambasadore, disa i ka afarist “hajde luajm gjymysh”, disa i ka ne BI, disa ne Ombudsman, disa ne forume joqeveritare, disa i ka ne seline e BDI-se dhe qe jane njerez shume te besueshem te Ali Ahmetit. Ne tere kete lluks te tij ka munguar vetem roli destruktiv. Mos kalimi i Thacit ne testim me noten dhjeteshe, ne fillim te viteve te 90-ta, nuk ka kuptuar rolin Likuidim, por vetem Destruktiv.

 

Sado qe Cervenkovski do te ik nga kjo pergjegjesi, nuk do te pergjigjet ne pyetjet dhe akuzat qe i behen prej Thacit, nje dite ai do te detyrohet patjeter se roli Destruktiv eshte me prish rehati te dikujt. Kurse rehatin me te madhe sot ne Maqedoni e ka Cervenkovski: Kryetar shteti dhe nen kontroll LSDM-ja me Sheqeren ne krye. I vetmi eshte Thaci qe e ka kuptuar fuqine e Cervenkovskit ne Maqedoni. Edhe aleati i tij, VMRO-DPMNE, nuk mund te matet me Cervenkovskin, pavaresisht se cfare bokseri mund te jete Gruevski. Ngase ne VMRO nje pjese e madhe jane krejt “gllupa”. E them kete per shkak se Thaci eshte i njejte ne karakter si Cervenkovski. Me perjashtim qe Thaqi nuk ka pasur startin e predispozicionit te Cervenkovskit ne politike. Nisur nga kjo Thaci ka te drejte qe ka nisur kete lufte ne keto momente pasi Cervenkovski ka terren politik te disa shqiptare dhe njerez qe rrin gati ne partine e Alise per ta eleminuar rolin Destruktiv ne dramen politike qe quhet Maqedoni.

 

Ne kete afere perfitues eshte Thaci, humbes Cervenkovski. Por perfitimet e Thacit mund te jene afatshkurta nese ky nuk bene ndryshime te medha ne strategjine politike brenda nje viti. Ne te kunderten, roli destruktiv ne kete drame do te zevendesohet me nje rol tjeter. Por gjithnje, nuk jam i obliguar t’ju tregoj!

 

Por Thaci nuk guxon asesi t’i thote Cervenkovskit: “Presidenti i paēertefikuar nga shqiptaret”. Nuk eshte e vertete. Nga arsyeja e thjesht se i iriton shqiptaret qe i permenda me larte dhe i bene armiq edhe te painformuarit.

 

Shtojce Shqiptare:

Nuk eshte tradite shqiptare te lavderohesh se numeron 100 djelmosha. Tjetri numeron vetem nje. Pavaresisht se kunder kujt je ka zhvillon lufte. Qofte edhe qafir. Nuk eshte as tradite kombetare e as fetare. Nuk ta garanton numri fitoren. Ne realitet te sjell kokecarje dhe tregon panikun e tashem si rezultat i gjunaheve te se kaluares. Njejte sikur qe shpirtin nuk ta ka dhene Cervenkovski, por Zoti. Kurse mua me behet e qarte se kjo mund te jete nje loje me nje emer tjeter: JAM KEQ DHE NGUSHT TJETERKUND DUHET TE DAL TJETERKAH.

 

Shtojce Perendimore:

Mos ju ik padive, nese ke argumente: DON’T GIVE UP. Padite ne Gjyq pasi beson ne planin e Ahtisarit. Leke ke me thase me angazhuar edhe nje avokat me te mire nga vendi ku une tani jetoj. Nese mbetesh vetem me fjale: DO TE MBETESH FODULL EDHE ME I MADH SE HAXHIQAMILI NE SHQIPERI NE PERFUNDIM TE KARRIERES SE TIJ POLITIKE!

Ju mund te komentoni ne lidhje me kete shkrim ne Forum

Aktuale nga Publicistet Shqiptar ne AlbaNur

Per me teper Reagime nga Kolumnistet Shqiptar, Kliko Ketu!

Liria e shtypit nė Maqedonit
Musa Lamallari
Pashallaku i Ambasadorit Amerikan Riker ne Maqedoni

Nje parashikim nen tymin e Nargjiles nga Londra

Kycja, ckycja dhe beteja e Bardhyl Mahmutit

Ngjarjet e Gostivarit dhe karizma e Rufi Osmanit

Lideret shqiptar Aliti dhe Xhaferi (1993-1999)

Partneriteti Iluzor ne Maqedoni

Cka i flet Kohes sone Keopsi ne Giza

Fshati Mjak mes kufirit artificial Kosove - Maqedoni...

Per me teper shkrime nga Musa Lamallari, kliko Ketu!

A kemi gazeta dhe TV shqiptare nė Shkup?

A mendoni se nė Maqedoni janė vetėm kėta publicistė, analistė, opinionistė dhe s’ka tjerė? A mendoni se tė rastėsishme janė imponimi i disa emrave si publicistė nė kėto gazeta dhe media? A mendoni se s’ka alternativa tjera, s’ka emra tjerė nga shqiptarėt nė Maqedoni? A keni harruar se trojet etnike shqiptare nė Maqedoni i kanė dhėnė kombit dy nobelist: Nėnė Terezė dhe Ferid Murati? A ka nevojė tani tė numėrojmė edhe suksese tė tjera nė tė gjitha fushat tė shqiptarėve nga Maqedonia?

 

Lexoje krejt ne AlbaNur

 
Notice

AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals
AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

Advertising your Shopping at AlbaNur
 
Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili | Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | Radio Shqiptare

copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster